COVID-19 në Kosovë: 1 mijë e 197 raste aktive, 647 të vdekur

Që nga muaji mars kur në Kosovë ishin regjistruar rastet e para me koronavirus e deri më dje, në vendin tonë janë regjistruar 16 mijë e 179 raste me COVID-19, shkruan lajmi.net.

Sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), janë 647 persona të cilët kanë humbur betejën me koronavirusin.

Bazuar në të dhënat zyrtare të IKSHPK-së, që nga marsi e deri më tani janë shëruar plotësisht nga koronavirusi 14 mijë e 335 pacientë.

IKSHPK-ja bën me dije se aktualisht në vendin tonë janë 1 mijë e 197 raste aktive me koronavirus. /Lajmi.net/

53 TË SHËRUAR DHE 49 RASTE ME COVID-19!Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK…

Gepostet von Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës am Sonntag, 11. Oktober 2020