Covid-19 në Fier: Infektohet 28-vjeçari pjesë e forcave RENEA

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 52 raste të reja me Covid-19, 2 prej të cilave në Fier.

Gazetarja e Ora News Inelda Vallja, informon se një nga të infekuarit është një 28-vjeçar nga Libofsaha pjesë e forcave RENEA në Tiranë.

Mësohet se ai kishte ardhur në Libofshë për të takuar prindërit.

Ai ka paraqitur shenja të covid dhe ka telefonuar 127. Tamponi i është marrë në Fier edhe pse ka ardhur me simptoma  nga Tirana. Aktualisht po bëhet hetimi epodemiologjik i rastit.

Pritet marrja e tamponit për të gjithë rastet e kontaktit.

Rasti i dytë është një i moshuar nga fshati Peshtan, rast kontakti me personat e dalë pozitiv me parë.

Deri më tani në të gjithë vendin janë shënuar 45 viktima dhe janë regjistruar 2,047 të infektuar.