Zemaj përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se me kryetarin Muhaxheri janë dakorduar që shtabi emergjent të vazhdojë të jetë në gatishmëri, të decentralizohen shërbimet shëndetësore , inspektoratet të jetë aktiv maksimalisht që të ndikohet e të respektohen rregullat anti-COVID-19.
“Sot në mesditë me kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherin dhe stafin e tij, bëmë një vlerësim të situatës epidemiologjike si dhe u dakorduam që shtabi emergjent të vazhdojë të jetë në gatishmëri, të decentralizohen shërbimet shëndetësore , inspektoratet të jetë aktiv maksimalisht që të ndikohet e të respektohen rregullat anti-COVID-19”, ka shkruar Zemaj, përcjell lajmi.net.
Tutje ai tha se qendra për Mirëqenien e Gruas me aktivitetet e saj në rajonin e Pejës, është përballur me sukses duke siguruar mjedis të sigurt për gratë, të mbijetuarat e dhunës në familje.
Postimi i plotë i Zemajt, pa ndërhyrje:
Sot në mesditë me kryetarin e komunes së Pejës, z. Gazmend Muhaxherin dhe stafin e tij, bëmë një vlerësim të situates epidemiologjike si dhe u dakorduam që shtabi emergjent të vazhdojë të jetë në gatishmëri, të decentralizohen shërbimet shëndetësore , inspektoratet të jetë aktiv maksimalisht që të ndikohet e të respektohen rregullat anti-Covid-19.
Ndërsa Qendra për Mirëqenien e Gruas me aktivitetet për mirëqenien e gruas në rajonin e Pejës, është përballur me sukses duke siguruar mjedis të sigurt për gratë, të mbijetuarat e dhunës në familje.
U njoftova nga menaxhmenti i kësaj organizate joqeveritare për kapacitetet e këshillimit për nevojat shëndetësore, sociale, arsimore, psikologjike, ligjore dhe sociale për gratë dhe fëmijët që kanë përjetuar dhunë në familje për rajonin e Pejës.
Puna humane e QMG-së, në aspektin shëndetësor, do ta ketë përkrahjen brenda mandatit të saj, duke u gjendur pranë secilës grua dhe fëmijë që kanë përjetuar dhunë në familje.
Stop dhunës në familje!. /Lajmi.net/