Chelsea përgatit ofertë për sulmuesin e Sassuolos

Gjiganti anglez po synon transferimin e Domenico Berardi.

Sipas gazetarit Alfredo Pedulla, Chelsea është duke konsideruar një lëvizje për transferimin e Berardit gjatë afatit kalimtar të verës.

Raportohet se klubi anglez është në kërkim të një sulmuesi tipik dhe duket se ja ka vënë syrin futbollistit të Sassuolos.

Sulmuesi ka kontratë me ekipin italian deri më 30 qershor të vitit 2024, por thuhet se ai është i hapur për një largim pasi nuk është i lumtur më në Itali.

26-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 30 ndeshjen me fanellën e Sassuolos në Serie A, duke realizuar 17 gola dhe tetë asistime.