Chelsea fiton me përmbysje, distancohet nga United në garën për ‘Champions’

Chelsea e ka mundur 2-1 Aston Villën në kuadër të javës së 30-të në Ligën Premier e që është fitorja e parë e tyre pas rikthimit të futbollit në Angli që ishte ndërprerë shkaku i koronavirusit.

Blutë e filluan mjaftë mirë takimin, duke bërë presion në skuadrën vendase, por ishin këta të fundit që kaluan të parët në epërsi.

Kortney Hause shënoi në minutën e 43-të për t’i dhënë skuadrës së tij një pushim të qetë në pjesën e parë.

Në të dytën, skuadra e Frank Lampard ishte edhe më kërkuese edhe ia arriti objektivit.

Christian Pulisic u inkuadrua në vend të Ruben Loftus-Cheek në minutën e 55-të, e që pesë minuta më vonë e realizoi golin e barazimit.

Dy minuta pas golit të amerikanit, Olivier Giroud (62’) e përmbysi rezultatin, për t’i dhënë kështu skuadrës londineze avantazhin.

Pas javës së 30-të, Chelsea vazhdon të jetë në pozitën katërt me 51 pikë, tani 5 pikë më shumë se Manchester Untiedi që ka 46, ndërsa në xhiron e 31-të do të ketë punë me Manchester Cityn në Stamford Bridge.