Çfarë është “Boxing Day”? Ja pse anglezët luajnë gjithnjë më 26 dhjetor
“Boxing Day” është një term që daton prej shekullit të XIX kur familjet e pasura britanike paketonin dhuratat në kuti për t’ia dhuruar njerëzve në nevojë.
Familjet e punëtorëve dhe shërbëtoreve merrnin dhuratat e Krishtlindjes nga punëdhënësit e tyre gjatë kësaj dite dhe atyre u jepej një ditë pushim për të festuar me familjen e tyre.
“Boxing Day” është dita e pushimit që festohet një ditë pas Krishtlindjes (gjithnjë më 26 dhjetor). Por pavarësisht se nisi si dita e dhuratave për të varfrit, sot ajo është shndërruar në një ditë pushimi për të bërë pazaret.
Ajo ka lidhje gjithashtu edhe me festën katolike të Shën Stefanit. Dhe sigurish që është huazuar edhe nga futbolli që u bënë tifozëve një paketë ndeshjesh dhuratë në këtë datë. Në vitet e shkuara ajo që ka qenë e plotë, por e drejta televizive ka bërë që ta copëtojnë, duke nisur nga sot dhe përfunduar në datë 28.
Por skuadrat e Premier Ligës janë kundër kësaj tradite, e cila nuk luan vetëm në këtë ditë po shtrihet deri në ditët e para të vitit të ri, duke pasur thuajse çdo ditë ndeshje. Këtë vit ishte Konte ai që u ankua, në sezonet e shkuara Guardiola dhe Klop kanë reaguar ashpër.