Celina pak minuta për fitoren e Swanseas

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Bersant Celina, u paraqit nga minuta e 81-të për fitoren e Swanseas në udhëtim me rezultat 3:0 ndaj Middlesbrough-it.

Golat i shënuan Brewster (18’ e 21’) dhe Ayew (34’-nga penalltia). 

Pas javës së 38-të Swansea është në vend të shtatë me 56 pikë dhe Middlesbrough i 20-ti me 40 sosh. 

Swansea lufton që të ngjiten në Premieer Leaguen angleze.