Category archive

Video - page 3

(VIDEO) UEJL rrit buxhetin për 40 për qind

në kategorine Maqedoni/Video

 

Rritja e  buxhetit për 40 për qind, rritja e numrit të studentëve hapja e drejtimeve të reja që kërkon tregu vendor, janë disa nga sukseset me të cilat Universiteti i Evropës Juglindore përfundon këtë vit kalendarik. Kështu u shpreh Rektori i këtij Universiteti, Abdylmenaf Bexheti, duke premtuar se ndryshimet do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Bexheti madje tha se UEJL-i do të bëj përpjekje që të vazhdojë edhe ngritja e cilësisë së studimeve, gjë kjo që do ndihmoj në rritjen e numrit të studentëve, edhe përkundër fenomenit të migracionit që ndodh në vendin tonë. Vazhdo të lexosh

(VIDEO) AHMETI: Rrënjët tona janë tek sakrifica dhe gjaku i UÇK-së

në kategorine Maqedoni/Video

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka thënë se sukseset e deritanishme duhet ndarë, forcat vendore me miqtë tanë ndërkombëtarë si nga Uashingtoni, Brukseli dhe Aleanca e NATO-s. Projektet tona, tha ai, “kanë qenë dhe mbeten projekte të rëndësishme, por pa ndihmën e lehtësimin e komunitetit ndërkombëtar nuk do kishim arritur sot kur jemi tani”, njofton MEDIAL. Vazhdo të lexosh

(VIDEO) AHMETI: Opozita të përfshihet në procesin e ndryshimeve kushtetuese

në kategorine Maqedoni/Video

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në fjalimin e tij të fundvitit i bëri thirrje opozitës maqedonase dhe asaj greke që të kyçen në pjesën përfundimtare të procesit për zbatimin e marrëveshjes së Prespës. Ahmeti theksoi se më 9 janar fillon ndërtimi i historisë më të re, ndërsa opozitat e dy vendeve duhet të jenë pjesë e këtyre vendimeve. Vazhdo të lexosh

(VIDEO) Një milionë euro për shtigje të reja për biçikleta

në kategorine Maqedoni/Video

Rreth 1 milionë euro ka shpenzuar qyteti I Shkupit për ndërtimin dhe rikonstruimin e shtigjeve për biçikleta. Qyteti i Shkupit, gjatë vitit që po lëmë pas ka ndërtuar mbi 14 kilometra shtigje për biçikleta me qëllim të uljes së numrit të makinave që janë në qarkullim. Si pjesë më problematike për ndërtimin e këtyre shtigjeve paraqitet rruga Cvetan Dimov në Çair, një pjesë në Kisella Vodë dhe një pjesë e rrugës Ruzvelltova, kjo për shkak se rrugët janë shumë të ngushta ose nuk kanë aspak trotuare. Vazhdo të lexosh

(VIDEO) GOSTIVAR: Protesta kundër ndotjes së ajrit

në kategorine Maqedoni/Video

Ndotja e ajrit ka nxjerrë në rrugë për të shprehur pakënaqësinë e tyre pjesëtarët e disa shoqatave ekologjike dhe banorët  e Gostivarit. Me parullat “S’ka më heshtje, s’ka më pritje” protestuesit shprehën revoltën ndaj organeve kompetente që, sipas tyre, nuk ndërmarrin masa konkrete për zgjidhjen e këtij problemi. Kryetari i shoqatës ekologjike “Ekvo Gv”, Ahmet Sallmani tha se protestat nuk do të ndalen derisa organet kompetente të ndërmarrin masa konkrete kundër ndotjes së ajrit. Organizatorët për kalimtarët e rastit kanë ndara maska mbrojtëse kundër ajrit të ndotur. Gjendja me ndotjen e ajrit edhe në Shkup sot ka qenë alarmante. Kryeqyteti tashmë për ditë me radhë është në listën e 15 qyteteve me ajrin më të ndotur në botë. Vazhdo të lexosh

(VIDEO) 127 mijë metra katrorë sipërfaqe në Shkup shndërrohen në parqe

në kategorine Maqedoni/Video

Viti 2018 do të mbahet mend si vit rekord i punës që ka realizuar ndërmarrja publike “Parqet dhe Gjelbërimet” në Shkup. Krahasuar me vitin 2017, këtë vit mbi 127 mijë metra katrorë sipërfaqe gjelbëruese janë shndërruar në parqe të zbukuruar me lloje të ndryshme të fidanëve, luleve e pajisjeve të tjera zbukuruese për parqe. Vazhdo të lexosh

Shko lartë