Category archive

Video - page 2

(VIDEO) MICKOSKI: Në mungesë të rezultateve nuk ka datë për negociata

në kategorine Maqedoni/Video

Nuk ka datë për bisedime me BE-në për shkak të mungesës së projekteve dhe rezultateve konkrete të kësaj Qeverie. Ky është konstatimi i liderit të opozitës, Hristijan Mickoski i cili mos marrjen e datës e arsyeton me siç i quan ai dështimet e Qeverisë Zaev. Kreu i VMRO-DPMNE-së, i kujton kryeministri Zaev se në vend që ta dërgojë vendin në Evropë, po e largon Evropën ditë e më tepër.

“Kur edhe ai u vërtetua se ndryshimi i emrit nuk mjafton për të mbajtur pushtetit dhe pas shpërqendrimit të opinionit nga skandalet dhe mashtrimet, filloi të arsyetohet me të ardhëm Evropiane. Por ajo e ardhme me këtë njeri nuk do të vij, nuk do të vijë për shkak se fjalët për vlera Evropiane janë të zbrazëta, pa përmbajtje dhe vepra konkrete. Pikërisht mungesa e rezultateve të kësaj Qeverie na largon ditë më tepër nga BE-së”,  theksoi Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së

/Alsat-M/

(VIDEO) Nisin punimet për korsinë e katërt në hyrjen e qytetit të Strugës

në kategorine Maqedoni/Video

Në hyrjen e qytetit të Strugës kanë filluar punimet për korsinë e katërt. Lajmi është bërë i ditur në postimin në Fejsbuk të kreut të komunës, Ramiz Merko.

“Sot filluam punimet për korsinë e katërt në hyrjen e qytetit të Strugës, rruga e gjimnazit”, thotë Merko.

Për më shumë ndiq linkun:

Publiée par Ramiz Merko – Faqja Zyrtare sur Jeudi 6 juin 2019

(VIDEO) Mercedes prezanton CLA-në super sportiv AMG 35

në kategorine Auto/Video

Mercedes ka prezantuar nëpërmes një video super veturën e saj sportive, AMG CLA 35 Shooting Brake.

Në këtë video të bërë nga kompania Daimler, e cila ka nën pronësi Mercedesin, ka ofruar pamje të versionit AMG më të lirë që kjo kompani ka ofruar ndonjëherë.

Me motor 2.0 litërsh që prodhon 300 kuajfuqi, kjo veturë shpejtësinë nga 0 në 100km/h e arrin për 5 sekonda, transmeton koha.net.

Mercedes-AMG CLA 35 gjithashtu ka të gjitha rrotat aktive, transmision automatik me shtatë shpejtësi.

(VIDEO) ZAEV: Reagimi i shpejtë, hallkë e duhur kundër lajmeve të rreme

në kategorine Maqedoni/Video

Vlerat e vërteta të NATO-s janë të drejtat e vërteta dhe liria e mediave, ka qenë qëndrimi i kryeministrit Zoran Zaev, qëndrim të cilin e ka mbrojtur edhe sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg, në pyetjen se çka bën RMV lidhur me lajmet e rreme, njofton MEDIAL.mk.

“Liria e shprehjes i sjell edhe lajmet e rreme, ne i ndjekim gjitha proceset, një pjesë e institucioneve punojnë në këtë, siç janë MPB, Ministria e Mbrojtjes, ajo për Shoqëri Informatike, Drejtësisë, punojmë edhe me SHGM-në me fakte të vërteta dhe reagimi i shpejtë janë hallkë më e duhur kundër lajmeve të rreme dhe të reagojmë shpejtë, pasi ato mund të sjellim dëm të madh ndaj personaliteteve dhe institucioneve”, ka thënë Zaev.

/MEDIAL/

(LIVE) Pres konferencë e përbashkët me Sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg

(LIVE) Pres konferencë e përbashkët me Sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg

Publiée par Medial.mk sur Lundi 3 juin 2019

(VIDEO) ZAEV: Vendin e kthyem në rrugën e vërtetë

në kategorine Lajme/Maqedoni/Video

Kryeministri Zoran Zaev në pres konferencën e përbashkët me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se e kthyem vendin në rrugën e vërtetë, sundimin e së drejtës dhe reformat e nevojshme në shërbimet e sigurisë në mënyrë transparente, raporton MEDIAL.mk.

“RMV bëhet pjesë integrale e bashkësisë transatlantike në promovimin e vlerave të përbashkëta në NATO. Mbetemi të përkushtuar në promovimin e dialogut rajonal me gjitha vendet dhe stabilitetin në rajon. Vendi fitoi edhe një rekomandim pa asnjë kushtëzim që të fillojmë negociatat për inkuadrim në BE”, ka thënë Zaev.

/MEDIAL/

(LIVE) Pres konferencë e përbashkët me Sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg

(LIVE) Pres konferencë e përbashkët me Sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg

Publiée par Medial.mk sur Lundi 3 juin 2019

(VIDEO) Mesazhi i kreut të BFI-së, Sulejman Rexhepi me rastin e Fitër Bajramit

në kategorine Maqedoni/Video

“Falënderimet e sinqerta që kemi arritur në këtë Bajram, të viti 2019 gjegjësisht 1440, sipas Hixhretit, i takojnë Allahut (xh. sh.), Krijuesit të Gjithësisë. Atij t’i lutemi, e t’i përgjërohemi, që të na pranojë agjërimin që bëmë në këtë Ramazan”, u shpreh kreu i BFI-së, Sulejman Rexhepi.

“Zoti i Madhërishëm prej nesh kërkon QË TË DËSHMOJMË dhe, pasi të kemi bërë dëshminë, t’i kryejmë ibadetet tjera. Cila është DËSHMIA më e mirë? Gjatë Ramazanit që po përcjellim, ka qenë agjërimi si shenja më dalluese e kësaj dëshmie, namazi dhe të gjitha ibadetet tjera. Mbi të gjitha, ka qenë raporti i përditësuar me Allahun e Madhërishëm dhe me Zotin e Gjithësisë, që shërben që kjo lidhje, e vënë rishtas, në një kontekst kaq fisnik, siç është Muaji i Bekuar, të zgjerohet në tërë vitin. Dhe, unë jam i sigurt që besimtari ynë këtë do ta bëjë”, tha Rexhepi. .

“A nuk ka kënaqësi më të madhe se sa t’i japësh vetes atë që na mëson Kurani i Shenjtë, që na mëson Sunneti i Pejgamberit të ndritur, Muhamedit (a. s.) përmes ibadeteve të bëra gjatë këtyre ditëve të Ramazanit të bekuar: të kujdesemi për familjen, të kontribuojmë në zhvillimin e shoqërisë, të jemi faktorë të vetë ekzistencës në këtë botë dhe në botën tjetër, sepse në të kundërtën DËSHMIA do të mungonte. Të gjitha këto kërkojnë sprovime, përkushtim, flijim dhe sinqeritet shpirtëror, larg të këqijave me të cilat na ngacmon shejtani, larg mynafikut dhe punëve të pista që mund të bëjë një krijesë dykëmbëshe larg Allahut (xh. sh.) dhe pejgamberëve të Tij”, vazhdoi më tej Sulejman Rexhepi, kryetar i BFI-së, sipas të cilit Bajrami i Ramazanit është dita kur ne i drejtojmë falënderimet tona Krijuesit Mëshirëplotë për mundësinë që na e dha për pastrimin tonë fizik e shpirtëror, për të arsyetuar DËSHMINË e jetës dhe të vdekjes sonë dhe për të treguar se në këto dimensione jemi gjithnjë pranë Zotit të Madhërishëm, jemi pranë të varfërve, të sëmurëve, jemi pranë fëmijëve pa prind -jetimëve dhe të atyre që kanë nevojë për ndihmën tonë.

(FOTO/VIDEO) Brabus prezanton Mercedes-AMG GT63 S të ri me 800 kuajfuqi

në kategorine Auto/Lajme/Video

Kompania e njohur që merret me modifikimin e veturave, Brabus, së fundmi është marrë edhe me modifikimin e modelit GT63 S të Mercedes-AMG, duke përfshirë edhe përforcimin e motorit të tij.

Tani, motori i këtij Mercedes-AMG GT63 S, 4.0-litër Twin-Turbo, është me kapacitet prej 800 kuajfuqi, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë ta arrijë për 2.9 sekonda ndërsa atë maksimale e ka të kufizuar deri në 315 km/h.

Brabusi, po ashtu, për këtë GT63 S ka zgjedhur edhe aerodinamikën nga fibra të karbonit, duke përfshirë mbrojtësin e përparmë shtesë (spoiler), vrima për ajër, pragjet, mbrojtësin e pasmë shtesë (difuzer), etj., transmeton Koha.net.

Ky Mercedes-AMG GT63 S, tani vjen edhe me maskën e re me logon “Brabus”, rrotat “Brabus Monoblock Z Platinum Edition” prej 21 dhe 22-inç, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave nga titani, amortizatorët më të ulët për 25 mm, si dhe me interier të modifikuar duke përfshirë lëkurë Alcantara, detaje nga druri dhe fibra të karbonit, si dhe pragjet me ndriçim.

Gjithashtu, Brabusi këtë GT63 S e ka prezantuar në ngjarjen “Top Marques Monaco”.

(VIDEO) SINDIKATA: Institucionet të japin përgjegjësi për tragjedinë në ÇAIR

në kategorine Maqedoni/Video

Vijon hetimi për zbardhjen e tragjedisë së djeshme ku humbën jetën dy të rinjë nga Çairi, teksa punonin në hapjen e një kanali për ujësjellës. Prokuroria pret raportin e obduksionit të trupave të pajetë si dhe të dhënat mbi hetimin e dokumentacioneve për posedim të lejes për ndërtim për kryerjen e gropimit sa i përket investitorit dhe realizuesit të punimeve. Ndërkohë sot bëhet varrimi i dy vëllezërve Mustafa. Nga ana tjetër Sindikata e ndërtimtarisë rastin e djeshëm e cilëson si shkelje flagrante të të drejtave të punëtorëve duke u shprehur të bindur se nëse standardet për punë do të ishin plotësuar tragjedia e djeshme nuk do të kishte ndodhur.

7Nga përvoja jonë e deritanishme mund të themi se këto fatkeqësi ndodhin pikërisht si pasojë e mungesës së kushteve gjatë punës nga ana e realizuesit. Në kushte kur punohet në gropimin e hendekut, aty ka kushte të posaçme sigurie, rrethim duhet të ketë…derisa nuk sigurohen të gjithë këto kushte nuk duhet të fillohet me punë, asnjë punëtor nuk duhet të punoj në asi kushtesh.  Shpesh herë punëtorët pranojnë çfarëdo pune për të luftuar për ekzistencë. Apeli im për periudhën e ardhshme për të gjithë punëtorët është që të mos pranojnë të punojnë në sektorin e ndërtimtarisë në çfarëdolloj kushtesh”-tha Blagica Stojkoska, sekretare e Sindikatës për Ndërtimtari, Industri dhe Projektim.

Sindikata kërkon përgjegjësi nga institucionet për fatkeqësinë e djeshme, para së gjithash nga realizuesi i punimeve si dhe Inspektorati ndërtimor dhe ai i Punës.

Komunat të cilat i japin dokumentet për ndërtim dhe jo vetëm të japin dokumente por gjithë kohës duhet ta kontrollojnë se si po ndërtohet. Inspektorati ndërtimor është i obliguar që të verfikojë të gjitha ndërtimet të gjitha objektet nëse kanë dokumentacionin komplet për pjesën ndërtimore. Inspektorati i Punës është i obliguar t’i inspektojë kushtet e sigurisë dhe të vërtetojë nëse punëtorët e angazhuar në atë objekt janë të paraqitur se punojnë, apo janë në të zezë.  Inspektorët është dashur që të jenë në terren para se të fillohet ky aktivitet për të parë nëse ka kushte sigurie. Inspektorët e ndërtimtarisë dhe ata të punës”-pohoi Blagica Stojkoska, sekretare e Sindikatës për Ndërtimtari, Industri dhe Projektim.

 Tragjedia ndodhi paraditen e së shtunës derisa dy vëllezërit njëri 26 dhe tjetri 28 vjeçar groponin për hapjen e një kanali. Me to ishte edhe një person tjetër i cili falë intervenimeve arriti të mbijetojë. Komuna e Çairit iu shmang përgjegjësisë duke thënë se punëtorët nuk kanë pasur leje për realizimin e punimeve. Organet hetuese pritet që periudhës që vjen të tregojnë se kush do të mban përgjegjësi për fatkeqësinë e ndodhur në Çair.

/Alsat-M/

Deputetja e PD, Majlinda Bregu, duke hyre ne nje seance parlamentare, ku pritet ratifikimi i nje Konvente per te drejtat e njeriut dhe nje marreveshje me SHBA./r/n/r/nLawmaker, Majlinda Bregu, during a parliamentary session.

(VIDEO) BREGU: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria meritojnë datën

në kategorine Maqedoni/Shqipëri/Video

Sekretarja e Këshilli të Bashkëpunimit Rajonal Majlinda Bregu pret që Këshilli Evropian në qershor të japë datën për çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Bregu thotë se data nuk përben dhuratë apo medalje për politikanët por është proces të cilin e meritojnë qytetarët e të dyja vendeve. Në një deklaratë për Alsat, Bregu gjithashtu thotë se negociatat do t’i nxisnin proceset evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Por uroj shumë që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të arrinë çeljen e negociatave. Kjo është përmbushje e asaj pritshmërie të qytetarëve të dy vendeve por në përgjithësi të qytetarëve në Ballkanin Perëndimor për të ecur përpara në këtë proces. Nuk është dhuratë dhe një medalje në qafë për politikanët por duhet kuptuar si një proces të cilin e meritojnë qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe qytetarët e Shqipërisë njëkohësisht edhe të ekonomive të tjera. Ballkani Perëndimor sot në 56 % e mbështet këtë proces, shifrat ndryshojnë nga njëra ekonomi te tjera, të rinjtë janë ata që e mbështesin masivisht, dhe mendoj se ky do të ishte mesazhi më i mirë për të kuptuar dhe dëshmuar që ky rajon si pjesë gjeografike e Evropës ka nevojë të bëhet më i mirë duke dialoguar dhe negociuar me BE-në. Unë nuk di që të ketë ndonjë proces që vjen për mirë në momentin që nuk dialogohet nuk negociohet.. dhe kështu e kuptoj procesin e negociatave si një rrugë të gjatë por si një portë e hapur për të dyja ekonomitë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për të vazhduar rrugëtimin e tyre evropiane”-tha Majlinda Bregu, sekretare e Këshillit për Bashkëpunimit Rajonal.

/Alsat-M/

(VIDEO) LLASKARCA, dëmshpërblimi mbetet pezull

në kategorine Maqedoni/Video

I mbijetoi aksidentit tragjik të autobusit në Llaskarcë, por plagët në fytyrën e tij janë ende të dukshme. Betim Ameti, njëri nga 55 udhëtarët, të cilët më 13 shkurt nga Shkupit po ktheheshin për në Gostivar, arriti të shpëtoj nga rrokullisja e autobusit të “Duro Toursit”, që devijoi nga autostrada. Betimi thotë se gjurmë nga aksidenti ka edhe në pjesët tjera të trupit, por traumat janë më evidente, kur sipas tij, po bëhet zvarritja e dëmshpërblimeve dhe mos marrja e një epilogu gjyqësor për shkaktarët e aksidentit.

Shumica e të lënduarve nuk kanë informatë ose i kanë të gabuara dhe nuk i kanë dorëzuar kërkesat duke menduar se me dorëzimin e kërkesave do ta humbin të drejtën e ngritjes së padisë. Kjo nuk është e vërtetë se në bazë të ligjeve pozitive të RVM-së, e drejta e padisë nuk do të humbet edhe pasi ta marrin shumen e caktuar nga kompania e sigurimeve, ata edhe me tutje e gëzojnë të drejtën që ta padisin shkaktuesin faktik të dëmit”-tha Betim Ameti, i mbijetuar nga aksidenti.

 Tre muaj e gjysmë pas këtij aksidenti, procedura e dëmshpërblimit mbetet ende e hapur. Ndonëse sipas Ligjit për sigurim të detyrueshëm në trafik, pagesa e të dëmtuarve do të duhej të realizohej nga kompania e sigurimeve, ajo mbetet peng e mos paraqitjes së disa kërkesave nga të dëmtuarit. Nga “EuroSig” thonë se kompania e tyre është në procedurë të shitjes, andaj iu bëjnë thirrje që kërkesat për dëmshpërblim të dërgohen sa më shpejtë, për t’i hapur rrugë pagesave të të gjithë të dëmtuarve.

Sipas të dhënave të kësaj kompanie, për 16 personat që kanë ndërruar jetë, familjarët e tyre kanë paraqitur kërkesat kurse për 39 të lënduarit, deri më tani janë paraqitur 33 ndërsa 6 të tjerë ende nuk kanë dorëzuar kërkesën e dëmshpërblimeve.

Sipas polisës së sigurimit, të autobusit të aksidentuar, udhëtarëve në rast fatkeqësie në komunikacion u takon dëmshpërblimi prej 675.000,00 eurove. Familjet e të vdekurve do të kompensohen me nga 4.500€, invalidët me nga 9.000€ kurse, të lënduarit do të marrin nga 2.200€ për kurimet mjekësore.

Për të zbardhur këtë rast, Prokuroria Publike po ndjek dy pista hetimi, faktorin njeri dhe shkaqet teknike. Andaj organi akuzës, një muaj pas ngjarjes kërkoi arrestimin e 7 personave, në mesin e të cilëve pronarin, shoferin dhe shefin e kontrollit teknik të Kompanisë “Durmo Tours”. Por, gjykatësi i procedurës paraprake, përkohësisht vendosi t’ua zëvendësoj masën e paraburgimit me arrest shtëpiak pronarit Durmish Beluli dhe shoferi Manoil Trifunovski, për shkaqe shëndetësore. Por, Betimi, i cili me profesion është jurist thotë se përveç kësaj, padi civile do të ngrejë ndaj ‘Durmo Toursit’ dhe ndaj NP “Rrugët e Maqedonisë”, pasi që sipas tij, nuk kanë siguruar rrethojat anësore në autostradë.

/Alsat-M/

 

(VIDEO) Detaje rreth aksidentit tragjik në ÇAIR ku vdiqën dy persona

në kategorine Maqedoni/Video

Dy persona kanë vdekur ndërsa njeri ka pësuar lëndime të renda trupore si pasoje e rënies se dheut derisa groponin për hapjen e kanalit. Të dy të vdekurit kane qenë vëllezër te cilët kanë punuar në kompaninë ku pronar ka qene babai i tyre. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:00 përball shkollës fillore “Penko” në rrugën “Kemajl Sejfulla”.

Sipas dëshmitareve okularë, gjatë kohës kur ka ndodhur aksidenti ka qenë prezent edhe babai i djemve, kanali supozohet të ketë qenë rreth 2 metra i thelle, mos më shumë. I pari që ka tentuar përmes eskavatorit  t`i nxjerrë viktimat nga kanali ka qenë baba i dy djemve.

Jozyrtarisht, thuhet se i lënduari  është dhëndër i pronarit  dhe se për momentin gjendet në Spitalin e Qytetit të Shkupit “Naum Ohridski”.

(VIDEO) AKSIDENTI NË ÇAIR, nxirren trupat e të vdekurve

në kategorine Maqedoni/Video

Para pak çastesh ekipe të Mjekësisë ligjore dhe ekipe te MPB-së  pas kryerjes së inspektimeve në vendin e ngjarjes  kanë arritur ti nxjerrin trupat e dy vëllezërve të vdekur në aksidentin tragjik që ndodhi sot në Çair të Shkupit. Trupat e pajetë u morën  nga shërbimet përkatëse për tu dorëzuar për autopsi. Ne vend ngjarje vazhdojnë të mbeten ekipe të zjarrfikësve të policisë dhe të ndihmës së shpejtë, njofton Alsat-M.

Kujtojmë se sot rreth orës 11:00 dy vëllezër kanë vdekur ndërsa njeri ka pësuar lëndime të renda trupore si pasoje e rënies se dheut derisa groponin për hapjen e kanalit. Të dy të vdekurit kanë qenë të punuar në kompaninë ku pronar është  babai i tyre. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:00 në rrugën Kemajl Sejfulla.

Sipas dëshmitareve okularë, gjatë kohës kur ka ndodhur aksidenti ka qenë prezent edhe babai i djemve, kanali supozohet të ketë qenë rreth 2 metra i thelle, mos më shumë. I pari që ka tentuar përmes eskavatorit  t`i nxjerrë viktimat nga kanali ka qenë baba i dy djemve.

I lënduari për momentin gjendet në Spitalin e Qytetit të Shkupit “Naum Ohridski”.

, Image: 140298918, License: Royalty-free, Restrictions: Not available for use in Corbis Merchandise., Model Release: yes, Credit line: Profimedia, Fancy

(VIDEO) DITA BOTËRORE E DUHANIT, apele për ndërgjegjësim

në kategorine Maqedoni/Video

Çdo të katërtën sekondë vdes një person si pasojë e pirjes së duhanit. Konsumimi i duhanit është radhitur si shkaktari numër një i kancerit në mushkëritë e bardha si dhe i më shumë se dy të tretave të rasteve të vdekjes në nivel global. Në Maqedoni 46% e popullsisë nga mosha 15-64 vjeçe janë konsumues të duhanit. Ndërsa tronditës paraqitet fakti që mijëra të rritur si dhe numër i lartë i fëmijëve nën 5 vjeç vdesin si pasojë e infeksioneve respiratore që vijnë nga qëndrimi në ambientet ku ka tym duhani. Në Maqedoni ekzistojnë 10 qendra këshilluese për personat e varur nga duhani, mirëpo Instituti i Shëndetit Publik thotë se vetëm një përqindje e ulët arrijnë që të shmangin përdorimin e tij.

Nga kanceri në mushkëritë e bardha brenda vitit vdesin rreth 800 njerëz, që i bie rreth 40 në 100,000 banorë. Nga 1271, tani kemi të dhëna se vetëm 4 persona kanë arritur ta lejnë duhanin pas një viti trajtim”, deklaroi Elena Qoseska, Instituti i Shëndetit Publik

Nga Instituti i Shëndetit Publik kërkojnë që autoritetet Shëndetësore si dhe Qeveria të ndajë më shumë mjete buxhetore për luftën kundër konsumimit të duhanit.

Rekomandimet tona janë që ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Maqedonisë patjetër të sigurojnë mjete buxhetore që të bëhet program i posaçëm parandalues për lënien e duhanit, e cila do t’i mbështet 10 Qendrat Këshilluese për lënien e duhanit që ato të kenë më shumë buxhet me të cilat do të munden të publikojnë, më shumë material propagandues, do kenë mjete të blejnë aparate që janë tregues të monoksid karbonit, të sigurojnë terapi farmaceutike”.  – u shpreh Elena Qoseska, Instituti i Shëndetit Publik

Krahasuar me vendet e rajonit Maqedonia kryeson për nga numri i personave të cilët janë konsumues të duhanit. Instituti i Shëndetit Publik thotë se kjo është falë mungesës së kampanjave kundër duhanit. Ndërkohë Organizata botërore e Shëndetit parashikon që deri në vitin 2025 konsumimi i duhanit në nivel botëror të ulet për 30%.

/Alsat-M/

(VIDEO) Sulmohet sërish gruaja rome, tani në Ferizaj

në kategorine Kosovë/Video

Pasi u sulmua para pak ditësh nga disa persona në Lipjan, gruaja rome është sulmuar edhe sot në Ferizaj, transmeton KTV.

KTV-ja ka siguruar pamje nga momenti kur ajo sulmohet, derisa nga goditjet bie përtokë.

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për rastin në Lipjan, gjersa ka bërë të ditur se hetimet po vazhdojnë për rastin.

 

(FOTO/VIDEO) ZAEV: Autostrada PRISHTINË- SHKUP do ta përshpejtojë evropianizimin e rajonit

në kategorine Maqedoni/Video

Autostrada Prishtinë-Shkup do ta përshpejtojë dinamikën e marrëdhënieve mes qytetarëve dhe biznesmenëve të më shumë vendeve të këtij rajoni. Lidhja infrastrukturore në masë të madhe do ta përshpejtojë evropianizimin gjithëpërfshirës të rajonit, tha kryeministri Zoran Zaev në ceremoninë e sotme me rastin e përfundimit të ndërtimit të pjesës kosovare të autostradës Prishtinë-Shkup.

Në ceremoninë solemne afër fshatit Paldenicë të Hanit të Elezit, në afërsi të vendkalimit kufitar Bllacë mes  Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, Zaev tha se kjo rrugë është e rëndësishme jo vetëm për të dyja vendet fqinje, por edhe për gjithë rajonin në rrugën e tyre drejtë integrimeve evropiane, informon korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Ai i uroi liderët e Kosovës dhe të gjithë ata që morën pjesë në ndërtimin e autostradës “Arben Xhaferi” dhe paralajmëroi se edhe Maqedonia e Veriut do t’i përshpejtojë punët e ndërtimit të autostradës nga Bllaca deri në Shkup.

“Autostrada që sot lëshohet në përdorim do të jetë motivim i fuqishëm edhe për ne që t’i përshpejtojmë përgatitjet për fillimin e punëve në autostradën Bllacë-Shkup. Këto ditë edhe te ne shpallet tender për autostradën prej 14 kilometrave në vlerë prej 120 milionë eurove. Kështu do të rrumbullakohet lidhja e autostradës mes Shkupit dhe Prishtinës dhe udhëtimi mes këtyre dy qyteteve do të zgjasë vetëm 45 minuta. Obligimi ynë është që autostrada Bllacë-Shkup, si pjesë e rutës 6 të rrjetit pan evropian i rrugëve të fillojmë ta ndërtojmë   në afatin e paraparë dhe plotësisht ta përfundojmë në kohë shumë të shpejtë”, tha Zaev.

Ai shtoi se autostrada “Arben Xhaferi” është “shpërblim për durimin dhe për lidhjet e shumta të cilat i kanë Kosova dhe Maqedonia e Veriut në çdo plan”.

“Këtë punë të madhe e vlerësojmë si tonën edhe ne në Maqedoninë e Veriut. Kjo rrugë prej sot do të jetë rruga e cila do të mundësojë lëvizjen më moderne, më të shpejtë dhe më të sigurt të qindra mijëra automobilave, qytetarëve dhe të mjeteve të tjera transportuese, të cilat sigurojnë që Kosova të jetë në mesin e top 20 vendeve me vëllim më të madh të shkëmbimit me Republikën e Maqedonisë së Veriut” që kushton më shumë se 500 milionë euro”, tha Zaevi.

Ai theksoi se Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruan memorandum për bashkëpunim në sferën e menaxhimit të integruar të kufijve mes të dyja vendeve, do të mundësojë shkëmbim më të mirë të informacioneve, lëvizje më të shpejtë të udhëtarëve dhe mallrave mes të dyja vendeve.

Sipas Zaevit “kjo arterie moderne rrugore prej sot bëhet pjesë e sistemit të autostradave që e bën rajonin të lidhur, të afërt dhe miqësor”.

Për Arben Xhaferin, emrin e të cilit e bart autostrada, Zaevi tha se është “një nga figurat më të shquara që nga pavarësia e vendit tonë”.

“Arben Xhaferi është një nga personalitetet e shquara të cilët dhanë kontribut të madh që rajoni të jetë i lidhur dhe unik, pjesë përbërëse e vendeve sovrane, të cilët respektohet ndërmjet vete dhe e ndajnë të kaluarën në emër të së ardhmes së përbashkët evropiane.

Ai theksoi se kjo autostradë i lidh jo vetëm dy vendet fqinje por se përmes saj lidhen edhe të gjitha vendet në rajon mes vete.

“Në emër të progresit të marrëdhënieve mes vendeve, të cilat i lidhin korridoret ndërkombëtare evropiane, edhe një herë iu uroj për suksesin e madh dhe punën e madhe. Iu leni qytetarëve tuaj dhe gjeneratave të ardhshme trashëgimi të madhe dhe shumë të vlefshme, ndërsa qytetarëve të rajonit shembull dhe inspirim i cili duhet të ndiqet”, porositi Zaev.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi theksoi se dita e sotme është e veçantë, jo vetëm për Kosovën, por edhe për gjithë rajonin e Ballkanit. Sipas tij, ndërtimi i autostradës është “investim i fuqishëm”, por shumë me vlerë, sepse Kosova e lirë dhe e pavarur duhet edhe të zhvillohet.

“Nëse në të kaluarën ëndërronim për Kosovën e lirë dhe të pavarur, sot ky është realitet. Nëse dje na dukej se është e pamundur që ta përfundojmë këtë autostradë, sot këtë e arritëm. Kjo është Kosova e re, e zhvilluar, moderne dhe evropiane”, deklaroi Thaçi.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se përmes kësaj autostrade Kosova ndërton ura të bashkëpunimit me fqinjët.

“Sot tregojmë se Kosova është faktor i stabilitetit e cila ndërton ura të cilat i lidhin shtetet fqinje. Lidhemi me ura të bashkëpunimit mes popujve”, tha Veseli.

Kryeministrit Zaev dhe kryeministrit malazez Dushko Markoviq, i cili gjithashtu mori pjesë në ceremoninë, Veseli iu rekomandoi se në “Kosovë gjithnjë do të gjejnë partner i cili do të jetë i veçantë dhe i sinqertë”  dhe i cili do të bashkëpunojë me popujt dhe shtetet e tyre.

“Ne ju jemi falënderues dhe gjithnjë do të jemi falënderues për kontributin tuaj pozitiv që gjithnjë e keni dhënë për shtetin tonë. Edhe ne gjithnjë do të jemi bashkëpunues dhe të mbushur me respekt për shtetet dhe popujt tuaj”, tha Veseli.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se autostrada “Arben Xhaferi”, “përveç që i lidh mes vete shtetet fqinje, i jep një imazh të ri gjithë rajonit”.

“Kjo rrugë na lidh mes vete dhe na afron me Evropën. Kjo jep në imazh të ri jo vetëm për Kosovën, por edhe për rajonin. Shpresoj se me mikun tim Zoran Zaev do të takohemi në anën tjetër që ta inaugurojmë pjesën e mbetur të autostradës në Maqedoninë e Veriut”, tha Haradinaj.

Në këtë ceremoni urime me rastin e përfundimit të punimeve për ndërtimin e autostradës, para të pranishmëve  folën edhe kryeministri malazez Markoviq dhe ambasadori i  Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Filip Kosnet.

Në mesin e mysafirëve të shumtë në këtë ceremoni të pranishëm ishin përfaqësues të korit diplomatik në Prishtinë,  ministra në Qeverinë e Kosovës dhe personalitete të tjera nga jeta politike dhe publike në vend, ishin edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, zëvendëskryeministri Bujar Osmani dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugarevski.

Vlerësohet se ndërtimi i autostradës e cila e lidh Prishtinën me kufirin e Maqedonisë së Veriut, e cila është e gjatë 65,5 kilometra dhe në të cilën gjendet edhe ura më e madhe në Ballkan, e gjatë shtatë kilometra, ka vlerë rreth prej 700 milionë eurove.

(VIDEO) KOMUNA E LIKOVËS destinon më shumë mjete në infrastrukturë

në kategorine Maqedoni/Video

Për vitin 2019 komuna e Likovës në krye me Erkan Arifin ka ndarë më shumë mjete për realizimin e një varg projekteve në infrastrukturë.

Për më shumë linku në vijim:

Komuna e Likovës destinon më shumë mjete në infrastrukturë

Komuna e Likovës destinon më shumë mjete në infrastrukturë

Publiée par Bashke.tv sur Dimanche 26 mai 2019

(VIDEO) ZHBOGAR optimist për politikën e zgjerimit të BE-së

në kategorine Maqedoni/Video

Euroambasadori në vend, Samuel Zhbogar, tha se është optimist se përkundër pranisë së rritur të partive euroskeptike në përbërjen e re të Parlamentit Evropiane, kjo nuk do të reflektojë negativisht në politikën e zgjerimit. U mbetet shteteve anëtare të vendosin nëse vendi do të fillojë bisedime për anëtarësim, shprehet ai, duke shtuar se Europarlamenti nuk ka rol vendimtar në këtë proces, njofton Alsat-M.

(VIDEO) “FSHESA” në LSDM. Ja deklarata e ZAEVIT

në kategorine Maqedoni/Video

Ka përfunduar mbledhja e përgjithshme e partisë më të madhe në pushtet, Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë. Në përfundim të saj ka dhënë një intervistë për shtyp vetë kryetari i saj, Zoran Zaev.

Sipas tij janë shkruar të gjashtë nënkryetarët e LSDM-së: Frosina Remenski, Damjan Mançevski, Oliver Spasovski, Muhamed Zeqiri, Bllakgoja Boçvarski, Petre Shilegov.

Po ashtu është shkarkuar edhe Sekretari i Përgjithshëm të LSDM-së, Aleksandër Kiracovski. Në vendin e tij është emëruar Lupce Nikollovski nga Ministri i Bujqësisë. Zaevi tha se ende nuk dihet se kush do të vijë në vendin e Nikollovskit në Ministrinë e Bujqësisë.

Kryeministri paralajmëroi se së shpejti do të fillojnë edhe ndryshimet në pushtetin ekzekutiv. Ai tha se vendimet për shkarkimin e ministrave aktualë do të sillen së bashku me emrat e rinj.

Megjithatë Zaevi sonte nuk publikoi asnjë emër apo shkëmbim resorësh. Ai paraprakisht shkarkoi 78 kryetarët e degëve nëpër komuna, ndërsa tha se të njëjtit kanë të drejtë të kandidojnë përsëri ndërsa gjithashtu një pjesë e tyre do të rizgjidhen për shkak të sukseseve në zgjedhje.

/Alsat-M/

Publiée par Alsat sur Dimanche 26 mai 2019

(VIDEO) FC SHKUPI siguron pjesëmarrjen në Ligën Evropa

në kategorine Maqedoni/Video

Shkupi udhëton për në Europ pasi mposhti Rabotniçkin me rezultat 2:1.

Me përballjet e javës së 36-të, zyrtarisht u mbyll sezoni në Ligën e Parë Futbollistike e Maqedonisë së Veriut. Në raundin e fundit, duhej vetëm të përcaktohen skuadrat pjesëmarrëse në garat evropian. Në duelin direkt , FC Shkupi me fitore 2-1 ndaj Rabotniçkit, në stadiumin “Todor Proeski” siguroi pjesëmarrje në garat evropiane, duke mbyllur sezonin në vendin e katërt me 48 pikë, një më shumë se Renova dhe Makedonija Gjorçe Petrov. Për shkak të bilansit më të mirë në mesin e skuadrave që kanë pikë të njëjta, skuadra e Makedonija Gjorçe Petrovit, siguroi pjesëmarrje në Ligën e Evropa, ku do të garon edhe Akademia Pandev, ndërsa Shkëndija do të përfaqësojë Maqedoninë në eliminatoret e Ligës së Kampionëve. Në nën hije të këtyre sfidave, Akademia Pandev barazoi 1-1 me Vardarin, Renova mundi Shkëndijën 3-2, ndërsa Sileksi mundi Bellasicën me 2-1.

/Alsat- M/

(VIDEO) Raporti i KE-së, MARIÇIQ: Presim raport pozitiv

në kategorine Maqedoni/Video

Qeveria pret që raporti i Komisionit Evropian i cili do të publikohet të mërkurën të jetë pozitiv dhe vlerësojë reformat në të gjitha fushat. Megjithatë mos miratimi i ligjit të ri për prokurori publike si dhe afera e nepotizimit nëpër institucionet shtetërore priten të jenë ndër kritikat kryesore në raport. Në një intervistë për Alsat kryenegociatori teknik me BE-në Bojan Mariçiq shprehet optimist se vendi do të marr datën për fillimin e negociatave në qershor ose korrik. Sipas tij shtetet anëtare mbështesin çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut megjithatë debati që zhvillohet aktualisht në Bruksel është nëse vendimi për vendin duhet të merret në mënyrë të pavarur apo në pako me Shqipërinë dhe të shtyhet për në vjeshtë.

Shko lartë