Category archive

Stardust - page 3

Dhëndër pa nuse, një histori që emocionon

në kategorine Stardust

Dëshira e vetme e Ajay Barot ishte që të kishte një martesë madhështore. 27-vjeçari dëshironte një dasmë luksoze dhe ajo u përmbush por në ceremoni mungonte elementi kryesor, nusja.

Ajay u martua pa një nuse dhe arsyeja do ju prekë. Ai është me aftësi të kufizuara të të mësuarit. Ndaj familja e tij vendosi që të bënte dasmën pa nuse por u siguruan të bëheshin të gjitha ritualet dhe traditat e Gujaratit. Rreth 200 njerëz ishin të ftuar në ceremoninë martesore pa nuse.

“Djali im u diagnostikua me aftësi të kufizuara të të mësuarit dhe humbi nënën e tij në moshë të vogël. Ai filloi të na pyeste për martesën e personave të tjerë dhe pse vetë nuk po martohej. Ne nuk ishim në gjendje t’i përgjigjeshim pyetjes së tij kështu që vendosëm të organizojmë një dasmë, që ai të ndjehet sikur po realizohet dhe ëndrra e tij të plotësohet. Jam shumë i lumtur që ia përmbusha ëndrrën djalit tim pa menduar se çfarë do të thoshin njerëzit,”-tha babai i Ajay, Vishnu Barot/K.J.

Maratonat më sfiduese në botë

në kategorine Stardust

Që kur legjionari Filipidesi i Athinës, u dërgua në Spartë e më pas drejt Athinës për të kumtuar në frymën e fundit fjalën “Fitore”, gara e vrapimit e quajtur maratonë u bë pjesë e Lojërave Olimpike pikërisht në nder të tij duke filluar nga viti 1896 nga themeluesi i këtyre lojërave Pierre de Coubertin.

Sot, në gjithë botën organizohen rreth 800 maratona dhe miliona njerëz i bashkohen vrapimeve të gjata e sfiduese. Së fundmi është bërë një listë e maratonave më të vështira dhe më sfiduese që mbahen në botë. Nga ky hulumtim u hartua një listë e garave me vështirësi të lartë për shkak të terrenit, gjatësisë, kushteve ekstreme të motit etj. Në listën ku janë renditur 25 maratona nga 800 në mbarë botë ne kemi shkëputur Top5 e më të vështirave.

Image

1. Pikes Peak Marathon, është maratona më sfiduese që mbahet në SHBA. Atletët duhet të vrapojnë në një terren që është 7.815 metra mbi lartësinë e detit, me ndryshime të temperaturave me rreth 50 gradë celsius dhe shpesh ata përballen me mot ekstrem; stuhi të papritura dhe rrufe në majat e larta të maleve. Shumë e nisin këtë maratonë po fare pak arrijnë ti shkojnë deri në fund.

Image

2. Tenzing Hillary Everest Maratona, është zyrtarisht maratona më e lartë në botë. Startin e ka në kampin bazë të Everestiti në 17.600 metra mbi nivelin e detit dhe përfundon në Namche Bazar në 11.286 metra mbi nivelin e detit. Mbahet çdo 29 Maj dhe kjo maratonë nuk është për fillestarët apo për amatorët e vrapimit por kërkon atletë profesionistë me eksperiencë të gjatë në vrapime dhe distanca të gjata.

Image

3. Equinox Marathon, në shqip Maratona e Ekuinoksit është e treta në renditje si maratona më sfiduese në botë. Ajo mbahet në Alaska dhe zhvillohet çdo muaj mars, për nder të ekuinoksit pranveror. Itinerari përshkon rrugën drejt majës më të lartë Ester Dome lartësia 2323 metra e kthim. Rekordin për meshkuj e mban Stan Justice me kohën 2h41’30” që prej vitit 1984, ndërsa për gratë rekordi mbahet që prej vitit 2002 nga Susan Faulkner me kohën 3h18’16”.

Image

4. Polar Night Half Marathon edhe pse një gjysmë maratonë e gjatë 13.1 km ajo është renditur e 4-ta për sa i përket garave të gjata më sfiduese në botë për faktin se kjo maratonë mbahet natën. Kjo është një maratonë që organizohet në Norvegji gjatë periudhës së natës polare kur dielli nuk ngrihet mbi horizont dhe gara ndriçohet nga një seri pishtarësh përgjatë gjithë itinerarit.

Image

5. Great Wall Marathon ose Maratona e Murit të Madh përfundon kur maratonistët të kenë ngjitur 5.164 shkallë të murit të madh Kinez. Me pamje mahnitëse më shumë se 2500 vrapues në vit nga 60 vende të ndryshme të botës i bashkohen kësaj maratone e cila për herë të parë u organizua në vitin 1999./tch

Në Itali quhesh i moshuar vetëm pas moshës 75-vjeçare

në kategorine Stardust

Në Itali, mosha ka kohë që cilësohet vetëm një numër, pasi qytetarët do të konsiderohen “të moshuar” pas moshës 75 vjeç.

Vendimi është marrë nga Kongresi Kombëtar i Shoqërisë Italiane të Gerontologjisë dhe Geriatricisë (SIGG) në Romë.

“Një 65 vjeçar, sot ka aftësinë fizike dhe njohëse të një 40-45 vjeçari dhe një 75-vjeçar ka atë të një 55-vjeçari në 1980”, tha Niccolo Marchionni , një profesor i gerontologjisë në Universitetin e Firences.

Italianët tani jo vetëm që po jetojnë më gjatë, por po qëndrojnë më të shëndetshëm për një kohë më të gjatë.

Sipas hulumtimeve të cituara në kongres, nëntë nga dhjetë të moshuarit italianë janë në shëndet të mirë dhe një në tre bëjnë stërvitje fizike, ndërsa tetë nga dhjetë thonë se janë të kënaqur me jetën e tyre.

Krahasuar me një shekull më parë, jetëgjatësia e jetës në Itali është rritur me 20 vjet.

Geriatriacianët përcaktojnë “vjetërsinë” si përshtatje ndaj ndryshimit të demografisë dhe përparimeve në mjekësi.

Në Itali, anketat statistikore sugjerojnë se jetëgjatësia mesatare e femrave është 85 vjeç dhe 82 deri 83 për meshkujt.

“Nga realiteti shohim që një person i cili është 65-vjeçar sot nuk mund të perceptohet si i vjetër”, tha Marchionni./dita

Puna që paguhet 1 mijë euro në ditë

në kategorine Stardust

Dëshironi të bëni para?

Një kompani që prodhon pica në shtëpi ju ofron mundësinë që të shijoni produktin e saj dhe të paguheni mirë. Kompania, Ooni, do t’i paguajë punëtorët me fat deri në $ 1,000 në ditë vetëm duke i shijuar picat,

Përgjegjësitë e punës përfshijnë testimin dhe dhënien e informatave për recetat e ndryshme. Furrat e Oonit janë vetëm për përdorim në natyrë.

Kandidatët mund të aplikojnë deri më 14 tetor duke dërguar Ooni një video 60 sekondash që tregon aftësinë e tyre për pica.

Nëna hedh vajzën 7 javëshe nga 22 metra lartësi (FOTO)

në kategorine Stardust

Një nënë ka hedhur vajzën e saj 7 javëshe nga një lartësi prej 22 metrash. Krista Noelle Madden, 35 vjeç, ka dalë para gjykatës, pasi dyshohet se e ka hedhur vogëlushen nga një greminë në Asheville, Karolinën e Veriut.

Ajo ka thënë në gjykatë se ishte rrëmbyer të enjten, por rrëmbyesit kishin rënë dakord ta linin atë të shkojë, shkruan The Sun.

Vogëlushja e quajtur Shaylie është gjetur duke qarë nga një çift që po kalontë aty pranë. Ajo kishte marrë disa plagë në fytyrë dhe në trup. Çifti Scott dhe Cheryl Fowler kishin dalë në pyll por në një moment dëgjuan të qarat e një foshnje dhe shkuan menjëherë drejt saj.

“Ajo kishte disa gërvishtje në ballë, në pjesën e pasme të kokës, poshtë gjurit dhe në krahun e saj të vogël”, tha Cheryl, duke e përshkruar momentin kur e gjeti fëmijën. Nuk e kuptoj se çfarë lloj nënë është ajo që ka bërë këtë veprim, ka thënë Sccot.

Vajza e vogël nuk ka pësuar dëmtime serioze për jetën, pasi ajo ishte hedhur së bashku me ndenjësen. Madden, nëna e dy fëmijëve, është akuzuar për tentativë të vrasjes së shkallës së parë pas incidentit të tmerrshëm në Asheville, Karolina e Veriut, SHBA.\tvklan.al.

Fjalët e Steve Jobs në prag të vdekjes, që përlotën të gjithë

në kategorine Bota/Stardust

“Arrita majat e suksesit në botën e biznesit. Në sytë e të tjerëve jeta ime ishte epitoma e suksesit. Sidoqoftë, përpos punës, unë kam pak gëzime. Në fund, pasuria është vetëm një fakt i jetës me të cilin unë jam mësuar.

Në këtë moment, i shtrirë në shtrat i sëmurë, ndërsa reflektoj për jetën time, kuptoj se e gjithë fama dhe pasuria që i kushtova kaq shumë kohë, janë zbehur dhe duken të pakuptimta përballë vdekjes së afërt. Në errësirë, shoh dritat jeshile që vijnë nga pajisjet dhe dëgjoj zërat e aparaturave, mund ta ndjej frymën e zotit të vdekjes që afrohet.

Tani e di, kur kemi siguruar mjaftueshëm pasuri sa për të shtyrë gjithë jetën, duhet të merremi me të tjera çështje, që nuk lidhen me pasurinë. Duhet të merremi me diçka më të rëndësishme. Mbase me marrëdhëniet me njerëzit, mbase me art, mbase me ëndrrat për ditët e rinisë.

Vrapimi non-stop pas pasurisë, do t’ju shndërrojë në një qenie të ndrydhur, ashtu si mua. Zoti na dha shqisat për të ndjerë dashurinë në zemrat e njerëzve, jo për të ndjerë iluzionet që sjell pasuria. Pasurinë që kam fituar gjatë jetës time, nuk mund ta mar me vete. Çfarë mund të marr janë vetëm kujtimet e dashurisë. Ajo është pasuria e vërtetë që do t’ju ndjekë, do t’ju shoqërojë dhe do t’ju japë forcë e ndriçim për të vazhduar.

Dashuria mund të udhëtojë mijëra kilometra. Jeta nuk ka limit. Shko ku të duash. Arrij lartësitë që do të arrish. Eshtë e gjitha në zemrat dhe duart tuaja. Cili është shtrati më i shtrenjë në botë? – “Shtrati i vdekjes”…

Mund të punësosh dikë të ngasë makinën për ty, të fitojë para për ty, por s’mund të punësosh dikë që të përballojë sëmundjen tënde, për ty. Të mirat materiale mund të gjinden sërish edhe pasi kanë humbur, por ekziston diçka që nuk mund ta gjesh kurrë pasi e ke humbur – “Jeta”.

Kur një njeri shkon në sallën e operacionit, do të kuptojë se ekziston një libër që duhet të përfundojë së lexuari – “Libri i jetës së shëndetshme”. Në çfarëdo faze të jetës që mund të jemi tani, herët ose vonë do të përballemi me momentin final të ‘mbylljes së perdeve’.

Ruaje si gjënë më të çmuar dashurinë për familjen, dashurinë për bashkëshortin/en, dashurinë për miqtë…”.

Berberë në derë të shtëpisë për ata që s’presin

në kategorine Stardust

Në kryeqytetin e Ganës, Akran, Emmanuel Kojo dhe punëtorët e tij arritën në shtëpinë e një myshteriu dhe po bëjnë gati gjërat e nevojshme për qethje.

Emmanueli është pronar i Shave Masters, kompani që ofron shërbime të qethjes për meshkuj nëpër kryeqytetin ganez, transmeton KTV.

Përparësi e tyre është se shërbimet i ofrojnë në derë të shtëpisë.

Duke përjetuar edhe vetë pritjet e gjata nëpër berberë, Emmanueli e pa si mundësi të mirë biznesi shkuarjen nëpër shtëpi të myshterinjve. Ai ofron mundësi qethje njerëzve që janë shumë të zënë e që nuk kanë kohë të presin te berberi. Kompania e tij ofron qethje të flokëve në shtëpi, zyra apo kudo që myshterinjtë ndihen më rehat.

“Dy vjet më parë, prita goxha gjatë te berberi dhe thash me veten: përse askujt nuk i a rëndë ndërmend që berberi të shkonte te myshterinjtë sesa ata të shkonin te ai. E bisedova idenë me bashkëshorten time dhe thamë ta provojmë një herë. Vendosëm që të ndihmojmë ata që nuk kanë kohë dhe t’ua ofrojmë qethjen në derë të shtëpisë”, thotë Emmanueli.

Shave Masters ka fituar klientë vetëm në rrethinë, por Emmanueli e ka ndërmend që ta zgjerojë biznesin nëpër shtetet tjera afrikane.

Eurovision Song Contest: Jonida Maliqi, një nga zërat më të mirë në konkurrim

në kategorine Stardust

Në Tel Aviv, 41 vende do të marrin pjesë në edicionin e 64 të “Eurovision Song Contest”, ku pas dy gjysmë finaleve që do të mbahen të martën dhe të enjten, vetem 26 prej tyre do të jenë pjesë e finales së madhe të së shtunës. Shqipëria do të përfaqësohet në festival me Jonida Maliqin me këngën “Ktheju tokës”.

Punk islandez? Folk polak? Apo Joik norvegjez? Çfarëdolloj rryme dhe kushdoqoftë fituesi i Eurovision-it, e rëndësishme është muzika. Në Tel Aviv, 41 vende do të jenë pjesëmarrëse në edicionin e 64 të “Eurovision Song Contest”, ku pas dy gjysmë finaleve që do të mbahen të martën dhe të enjten, vetem 26 prej tyre do të jenë pjesë e finales së madhe të së shtunës.

Edhe ky edicion i Eurovision-it nuk erdhi i papërfshirë nga polemikat. Ukraina u tërhoq nga konkurimi pasi e pa të papërshtatshem Izraelin si vend organizator kurse Bullgaria nuk merr pjesë për arsye financiare. Gjithashtu shumë organizata joqeveritare kanë bërë thirrje për bojkot, pasi e shohin Izraelin si vend okupator. Megjithatë, këtë fundjavë miliona teleshikues do te “mbërthehen” para televiziorit për të ndjekur magjinë vjetore muzikore.

Mes 41 vendeve pjesëmarrëse, Holanda, që do të përfaqësohet nga Duncan Laurence me këngën “Arcade” shikohet si favorite dhe pas saj renditet Rusia. Shqipëria do të përfaqësohet në festival me Jonida Maliqin me këngën “Ktheju tokës”. Pavarësisht faktit se gjatë provave, regjia televizive e festivalit ka patur probleme teknike, blogerët e Eurovizionit janë shprehur se Maliqi është një nga zërat më të mirë në konkurrim.

/Shqiptarja/

Gara për mbledhje të simiteve (FOTO)

në kategorine Stardust

Disa garues në Hong Kong ngjiten në kullën me simite për të mbledhur ëmbëlsirën tradicionale si pjesë e festës për t’i dhënë fund festivalit Cheung Cha bun.

Festivali mbahet çdo vit në ishullin Cheung Chau dhe shënon ditëlindjen e Budës, transmeton KTV.

Kur ora shënon mesnatën, pjesëmarrësit më të guximshëm ngjiten në kullën 20 metra të gjatë dhe mbledhja e simiteve i bekon me fat familjet e garuesve.

Kampion i garës është Kwok Ka-ming që për herë të tretë mblodhi më së shumti simite derisa Kung Shan fitoi titullin në konkurrencën e femrave.

Ndërkohë mijëra banorë të Hong Kongut dhe turistë ia mësyjnë ishullit të vogël në ditën e fundit të festivalit për të parë koloritin e paradës kur fëmijët të veshur si perënditë marshojnë nëpër rrugët e ishullit.

“Festivali shfaq qytetin shumëngjyrësh dhe më pëlqen kur shoh njerëzit që vijnë edhe në këtë ditë të nxehtë”, thotë banori Rett Kao.

Ky festival shton punën edhe për bizneset lokale. Martin Kwok thotë se gjatë shtatë ditëve të festivalit ka shitur 70 mijë simite.

“Simitet po shkojnë flakë”, thotë veç të tjerash Kwok.

Francë/ Ja si duken pamjet e reja të katedrales ‘Notre Dame

në kategorine Bota/Stardust

Katedralja e Parisit ‘Notre Dame’ mund të pajiset me një çati të re që e bën të aftë të prodhojë energji elektrike të mjaftueshme, sa që të furnizojë me rrymë të gjitha ndërtesat afër saj.

E ndërtuar nga panele xhami nga kompania arkitekturale ‘Vincent Callebaut Architectures’ do mundësojë që katedralja e apostrofuar të bëhet ndër katedralet më moderne ndonjëherë.

Seksionet e qelqit në tavan që ndajnë kulmin nga brendësia do të lejonin që drita natyrale t’i jepte një pamje të bukur katedrales.

Ja sa vjeçarë ishin miliarderët e teknologjisë kur filluan kompanitë e tyre të para

në kategorine Bota/Stardust

Për themeluesit e kompanive teknologjike Elon Musk dhe Jack Dorsey, u deshën disa tentime që të startojnë kompaninë që do i bënte në vizionarë të industrisë dhe që të vlenin miliarda dollarë.

Themeluesit e Tesla dhe Twitter respektivisht, kishin vetëm pak sukses në fillimet e tyre në moshën e re. Iu desh atyre dhe të tjerëve disa herë të provonin që të vinin me idenë që I bëri ata emra të mëdhenj në industri.

Edhe pse shpesh janë storiet e atyre që kanë lënë kolegjin si Mark Zuckerberg që marrin më së shumti vëmendje, jo të gjithë manjatët e teknologjisë gjetën sukses në një moshë kaq të re.

Këto janë moshat dhe fillimet e gjigandëve të teknologjisë së sotme:

Elon Musk, 24 vjet

Musk dhe vëllai i tij, Kimbal themluan Zip2, një kompani që jepte guida për gazeta si New York Times dhe Chicago Tribune. Kompania më pas u ble nga firma kompjuterike Compaq.

Pas kësaj Musk krijoi shumë kompani të tjera sikur X.com, dhe kompanitë që tani është CEOsi TEsla, SpaceX dhe The Boring Company.

Miachel Dell, 21 vjet

Michael Dell themeloi Dell Technologies nga dhoma e tij në konviktin e Universitetit të Texasit në Austin. Çka filloi si një punë dytësore për të bërë ca para shtesë u krijua në një kompani profitabile që i lejoi atij të bindtë prindërit që të linte fakultetin.

Mark Zuckerberg, 19 vjet

Zuckerberg lansoi Facebookun në fillim me emrin “Thefacebook” nga dhoma e konviktit të tij në Universitetin e Harvardit. Ai la kolegjin po atë vit në mënyrë që të koncentrohej plotësisht në zhvillimin e medias së tij sociale.

Bill Gates, 16 vjet

Në shkollë të mesme Gates dhe një shok tij Paul allen lansuan një biznes të quajtur Traf-o-Data. Kompania automatizoi procesin e analizimit të të dhënave për rrugë në Washington.

Kompania vazhdoi të operojë edhe pas përfundimit të shkollës së mesme. Pastaj u futën në kolegj dhe e lanë atë. Dyshja lansoi Microsoftin në vitin 1975, dhe u fokusuan vetëm aty.

Jack Dorsey, 23 vjet

Dorsey ka lënë kolegjin dy herë. Derisa ishte në fakultetin e parë në Missouri, ai hakoi një kompani të quajtur Dispatch Managment Services dhe gjeti një të metë në sigurinë e tyre. Shefi i kësaj kompanie e punësoi Dorseyn menjëherë dhe e bindi të shkonte në New York, ku edhe ishin zyret e firmës.

Pasi u fut në Universitetin e New York, ai e la edhe atë që të vazhdonte me shokun e tij të zhvendosej në San Francisko. Të dy pastaj lansuan kompaninë softuerike të quajtur dNet. Dorsey do e krijonte së bashku me Kidd Twitterin gjashtë vjetë më vonë.

Evan Spiegel, 22 vjet

Spigel së pari dha idenë për Snapchat në një ligjeratë në Universitetin e Stanford në prill të vitit 2011. Klasa e tij e cilësuan idenë e tij të dërgimit të fotove që zhdukeshin shpejt si ide të keqe.

Disa muaj më vonë ai me shokët e tij lansuan Snapchatin nga shtëpia e babait të Spiegel në Los Angeles. Ai dikur më vonë u rrikthye për të përfunduar fakultetin në vitin 2018.

Steve Jobs, 21 vjet

Jobs dhe bashkëthemeluesi i Apple Steve Wozniak u takuan nëpërmes një soku në vitin 1971, para se të fillonin kolegjin dhe u bënë shokë. Ata shpesh punonin së bashku në projekte të vogla të teknologjisë dhe së bashku morën pjesë në takimet e mbajtura nga Homebreë Computer Club në vitin 1975. Jobs dhe Ëozniak u interesuan në kompjutera në këto takime dhe shpejt e hoqën hobi të tyre në kompaninë Apple.

Të dy Stevët punuan jashtë garazhit në shtëpinë e zotëruar nga prindërit e Jobs. Fqinjët shpesh e panë që Jobs mbante takime nga kjo garazh veshur me xhinse të prerë dhe zbathur.

Jeff Bezos, 30 vjet

Bezos la punën e tij tek D.E. Shaw që të lansonte Amazon.com, që filloi si një shitës i librave online. Ai voziti përgjatë vendit me gruan e tij, MacKenzie, që të themelonin Amazon në Seattle. Ai kaloi krejt kohën e kësaj rruge duke folur në telefon me investitorë të mundshëm dhe duke bërë plane biznesi në kompjuterin e tij.

Emily Weiss, 25 vjet

Derisa ishte studente në Universitetin e NeW York, Weiss bëri një praktikë në Teen Vogue, ku ajo pati një paraqitje të shkurtër në reality serialin “The Hills”. Pasi mori diplomën, ajo punoi si një asistente e në Vogue. Gjatë kësaj kohe Weiss lansoi një bllog për bukurinë e grave të quajtur “Into the Gloss”. Ajo merrej me uebsajtin prej orës 16 deri në orën 20, në të njejtën kohë e mbante edhe punën në Vogue.

Brenda një viti, Weiss kishte rritur uebsajtin e saj në 10 milionë klikime brenda një muaji. Në këtë mënyrë ajo la punën dhe u fokusua krejtësisht në bllogun e saj. Pak më vonë Weiss lansoi Glossier, platformën për produkte të lira për lëkurë dhe produkte të bukurisë.

Facebook ka shkarkuar kontaktet e 1.5 milionë përdoruesve pa dijeninë e tyre

në kategorine Bota/Stardust

Facebook ka njoftuar se është duke kontaktuar me ata persona kontaktet e të cilëve janë ngarkuar në serverët e kompanisë por gjithashtu përbën skandalin e radhës për një kompani që i kanë munguar probleme të tilla vitet e fundit.

Në Maj të 2016-ës Facebook kishte kërkuar përdoruesve të rinj fjalëkalimet e e-maileve për të verifikuar llogaritë e tyre.

Tashmë sipas Business Insider, nëse përdoruesit i kanë dhënë Facebook fjalëkalimin atë kohë, rrjeti social e ka përdorur për t’u qasur listat e tyre të kontakteve dhe të ngarkojë përmbajtjet e tyre në serverët e saj pa dijeninë e përdoruesit.

“Kemi gjetur se në disa raste kontaktet e e-mailit të përdoruesit ishin ngarkuar pa dashje nga Facebook kur krijoheshin llogari të reja. Sipas përllogaritjeve tona, deri në 1.5 milionë njerëz mund të kenë rënë pre e këtij gabimi. Këto kontakte nuk janë ndarë me asnjë tjetër dhe jemi duke i fshirë ato.”

Rrjeti social tha se është duke kontaktuar me ata persona kontaktet e të cilëve janë ngarkuar në serverët e kompanisë por gjithashtu përbën skandalin e radhës për një kompani që i kanë munguar probleme të tilla vitet e fundit.

Ende Facebook nuk shpjegon pse verifikimi me fjalëkalimin e e-mailit ishte aplikuar. E gjitha që rrjeti social thotë janë justifikime për skeptikët e praktikave dhe premtimeve të një kompanie përfshirë në skandale privatësie të padëgjuara nga të tjerët.

Loredana thirrje për konferencë; Do e tregoj të vërtetën!

në kategorine Diaspora/Stardust

Loredana pëmes një postimi në Instagram ka bërë thirrje për konferencë për medie për të sqaruar të vërteten lidhur me rastin në Zvicërr.

Pas gjithë kësaj rrëmuje, ajo gjatë të enjtës mbrëma u kthye në Kosovë bashkë me bashkëshortin e saj Mozzik, ku prezente ishte edhe kamera e Gazetes Express.

Ajo menjëherë ka bërë një postim duke u bërë thirrje të gjitha medieve që ta sqaroj të vërtetën e këtij mashtrimi,

Ajo do të mbaj një konferencë në ora 12:00 në Hotel Emerald e që prezent do të jenë edhe dy avokatët e saj, Tomë Gashi dhe Artan Sadiku.

Si do të duken “mrekullitë” e arkitekturës së qyteteve të së ardhmes (FOTO)

në kategorine Stardust

Revista e arkitekturës dhe dizenjimit, eVolo, ka organizuar një konkurs për se si do të jenë qytetet e së ardhmes.

Projektet kanë qenë të shumta dhe idetë nga më të larmishmet, që nga piramida kokëposhtë, që do të krijonin ujë në shkretëtirat e Egjiptit, e deri te harqet përmbi malet midis Austrisë dhe Zvicrës.

Image

Klaudia Gołaszevska dhe Marek Grodzicki, Poloni, një qiellgërvishtës që edhe pastron ajrin.

Image

Projekti nga Romain Josueand Corentin Fraiss, mbi malin që ndan Zvicrën me Italinë, do të shfrytëzonte ndryshimet e temperaturës e lagështisë për të krijuar struktura akulli.

Image

Zöe Russián Moreno, Venezuelë, qendër miulti-funksionale për kërkime gjeo-biologjike e edukative, që do të përdorte teknologjinë elektromagnetike për të fluturuar mbi një park kombëtar të Venezuelës.

Image

Bjellorusët parashikojnë kulla pluskuese në ajër që do të rikthenin kënetat, tharja e të cilave, sipas shkencëtarëve, ka ndikuar me shtimin e zjarreve.

Image

Koreja e Jugut, kjo digë mes akujve do ët ngadalësonte shkrirjen e akullnajave.

Image

Disa arkitektë kinezë janë frymëzuar nga ndarja e kastave në Indi. Katet e para do të ishin për kastën e ulët, por kështu grupet do të jetonin bashkë.

Image

Amerikanët e Dattner Architects mendojnë se një qiellgërvishtës i tillë, i krijuar për pemë e jo për njerëz, do të ndihmonte me luftën kundër shpyllëzimit.

Image

American BKV Group kanë paraqitur një qiellgërvishtës ku edhe mbillen perime, të pajisur me platforma për dronë dhe turbina që pastrojnë ajrin nga dyoksidi i karbonit.

Image

Ndërtesa Biosferë vjen nga Britania, një rezervë natyrore vertikale që fitoi vendin e tretë. Kulla simulon klima të ndryshme për të mbrojtur gjallesat.

Image

Honglin Li nga SHBA solli këtë sistem për menaxhimin e mbetjeve në një qiellgërvishtës vertikale, për të rikthyer lidhjen e njeriut me natyrën/Dita.

Mega jahti i ri 152 metra i gjatë (FOTO)

në kategorine Stardust

Pushuesit do të jenë në gjendje të lundrojnë në një mega jashtme një gjatësi 152 metra, i cili krenohet me një helikopter, një hidroplan, një pishinë në natyrë si dhe shtretër në natyrë për të fjetur nën qiellin me yje.

Kompania e lundrimit me bazë në Norvegji SeaDream Yacht Club po e zgjeron flotën e saj me SeaDream Innovation, që thotë se ky është ‘një jaht i ri revolucionar, i cili do të prezantojë konceptin e jahteve globale’, transmeton tch.

Fotot e pabesueshme tregojnë se mega jaht – i cili do të peshojë 15,600 ton bruto dhe mburret me 110 suita me pamje nga oqeani – do të ketë nëntë kuverta të veçanta.

Biletat për udhëtimin e parë do të fillojnë nga 37,193.44 euro.

Brenda kështjellës së çiftit mbretëror (FOTO)

në kategorine Stardust

Ka pak ditë që princi Harry dhe Meghan Markle sollën në jetën të birin e tyre.

34 vjeçi i martuar me 37 vjeçen, u bënë prindër të Archie Harrison.

Por a e keni menduar ndonjëherë si duket nga brenda shtëpia e çiftit thuajse më të përfolur britanik.

Më poshtë gjeni disa pamje nga ‘kështjella’ e tyre në Windsor.

Mel Gibson do ta luajë babadimrin në komedinë “Fatman”

në kategorine Stardust

Mel Gibsoni do ta luajë babagjyshin në “Fatman”, një komedi që do të shfaqet në Festivalin e ardhshëm të Filmit në Cannes.

Gibson është bashkuar si Kris Kringle në filmin që do të bëhet me regji të Ian dhe Eshom Nelms, ndërsa producentë ekzekutivë janë David Gordon Green dhe Danny McBride.

Krijuesit e filmit e quajnë atë një “përrallë të zhurmshme” për një babadimër të pazakontë i cili vihet në shënjestër nga një vrasës me pagesë, i cili është angazhuar nga një 12-vjeçar, pasi mori qymyr në çorapen e tij të dhuratave. Produksioni është planifikuar të fillojë në fillim të vitit të ardhshëm.

Të drejtat vendore (amerikane) dhe ndërkombëtare për filmin do të dalin në shitje në Cannes, në tregun më të madh të filmit në botë, shkruan KOHA Ditore.

Gibson së fundi luajti në filmat “Daddy’s Home 2” dhe “Dragged Across Concrete.”

Vetëm 1% e popullsisë është në gjendje ta zgjidhë këtë enigmë

në kategorine Bota/Stardust

Një test shumë i veçantë dhe sipas shkencëtarëve, vetëm 1% e popullsisë është në gjendje të dijë ta zgjidhë atë pa ndihmë dhe në një kohë të shkurtër. Ajo ka të bëjë me vizatimin e stilizuar të një qeni, por në këtë imazh një figurë tjetër është e fshehur, ajo e pronarit të saj.

Dhe detyra jonë është pikërisht ta identifikojmë atë. Herën e parë që u propozua ky test ishte në një gazetë amerikane në 1880, por gjatë 137 viteve të saj kjo shifër është rizbuluar pa pushim, deri tek ne.

Merrni disa minuta dhe përpiquni të gjeni zgjidhjen. Përndryshe vazhdoni të lexoni po ashtu, sepse ne do t’ju zbulojmë misterin.

A e keni bërë atë? Nuk ka? Në fakt nuk ishte aq e thjeshtë. Testi me të vërtetë kërkon që të përdorim të gjitha lajmet tona. Ka një mashtrim për të identifikuar siluetën e njeriut që testi na kërkon të gjejmë.

Shikoni feçkën e qenit dhe mbështesni kokën në të majtë dhe do të shihni se veshi i tij do të perceptohet nga mendja jonë si një kapelë, nën të cilën një fytyrë njerëzore do të dalë në një mënyrë të veçantë.

Por ka edhe nga ata që shohin një figurë të tërë duke e mbajtur gjithmonë kokën në të majtë. Mund të shihet duke shikuar në gojën e qenit. Po tani e patë

 

 

 

(VIDEO) “Syri i Dubait”, rrota panoramike më e madhe në botë

në kategorine Stardust/Video

Ain Dubai, që është quajtur edhe “Syri i Dubait”, sipas modelit të syrit të Londrës në Britaninë e Madhe, do të jetë rrota panoramike më e madhe në botë dhe do të hapet për publikun, vitin e ardhshëm.

Plot 250 metra e lartë, struktura do të jetë 200 për qind më e lartë se rrota e parë panoramike e shpikur ndonjëherë, çka edhe dëshmon dëshirën e projektuesve për të kapërcyer kufijtë e të mundurës përmes inxhinierisë moderne dhe ndërtimit, transmeton tch.

Rrota panoramike është mbërthyer me 192 kabllo metalikë, që arrijnë në total një gjatësi prej 2400 km. Pesha e saj është e barasvlershme me atë të 16 airbus-ëve A380 superjumbo.

Rreth 9 mijë tonë hekur janë përdorur për ndërtimin e rrotës që është 25 për qind më shumë nga sasia e hekurit e përdorur për të ndërtuar kullën Ejfel në Paris.

Ajo do të mbajë 48 kapsula pasagjerësh me një kapacitet prej 1900 personash. Rrota ndodhet në ishullin Blu Uotër, një nga projektet më të fundit të Dubait, i hapur në fund të vitit të shkuar.

Bieber dhe Sheeran, të premten publikojnë bashkëpunimin

në kategorine Stardust

Justin Bieber dhe Ed Sheeran po bashkëpunojnë për të sjellë një këngë të re së bashku.

Dyshja e famshme njoftoi bashkëpunimin në mediat sociale.

“I don’t care” do publikohet të premten dhe kënga mezi po pritet nga fansat.

Në një video Ed Sheeran i tregon fansave pak sekonda nga kënga. Gjithashtu publikoi edhe një pjesë të tekstit të këngës në Instagram, shkruan oranews.

Ed dhe Justin sollën hitin e tyre të parë së bashku “Love Yourself”, në vitin 2015.

Lajmet për bashkëpunimin vijnë pasi Bieber u shfaq në performancën e Ariana Grandes në Coachella muajin e kaluar dhe la të nënkuptohet se do sjellë muzikë të re.

“Një album do vijë së shpejti”, i tha Justini fansave, pasi këndoi hitin “Sorry” me Ariana Granden.

50 dollarëshi i ri australian printohet me një gabim drejtshkrimor 46 milionë herë (FOTO)

në kategorine Stardust

46 milionë herë është printuar me një gabim drejtshkrimor, 50 dollarëshi i ri në Australi i cili ka për qëllim të parandalojë falsifikimin.

Kartëmonedha që besohet se doli në qarkullim në tetor të vitit të kaluar, e që u shtyp 46 milionë herë, megjithatë, gabimisht doli në qarkullim me gabim drejtshkrimor, transmeton Koha.net.

Siç raporton The Guardian, në pjesën me ngjyrë të verdhë është shkruar gabimisht fjala “përgjegjësi”.

Në mbishkrim është shkrimtari dhe shpikësi indigjen David Unaipon dhe një fjalim i Edith Cowan, anëtarja e parë grua në parlamentin australian.

Aty është shtypur një fragment nga libri i Unaipon, dhe një pjesë nga fjalimi i parë i Cowanit në parlament. Gabimi, ndodhet tek fjalimi i Cowanit.

“Është përgjegjësi (në vend se të shkruhet responsibility, është shkruar responsibilty) e madhe të jem gruaja e vetme këtu, dhe dua të theksoj domosdoshmërinë që eksiton për të gjitha gratë tjera”, tha ajo.

Image

Një zëdhënëse e (RBA), Bankës Rezervë ka thënë se janë të vetëdijshëm për gabimin dhe në afatin e ardhshëm do të korrigjohet.

Kujtojmë se Australia është vendi i parë që përdor kartëmonedhat e polimerit. Polimeri, krahasuar me letrat tjera, ka qëndrueshmëri dhe siguri më të madhe dhe vlerësohet se s’mund të falsifikohet.

Image

Me thikën e ngulur në shpinë, del nga spitali për të pirë cigare (FOTO)

në kategorine Stardust

Një pacient pothuajse i zhveshur me një thikë të ngulitur thellë në shpinë u largua nga departamenti i urgjencës – për të tymosur një cigare.

Vladimiri nga Rusia, 34 vjeç u kthye në pavijon vetëm kur mjekët e paralajmëruan se po rrezikonte jetën dhe i thanë:- “Do të vdisni?” Pas kësaj, Vladimir u kthye në dhomën e trajtimit në spitalin e qytetit rus të Kazanit, transmeton tch.

Një infermiere filmoi ‘misionin e jashtëzakonshëm’ të pacientit për cigaren, ndërsa pjesa tjetër e stafit përpiqej që ta bindte se po rrezikonte rëndë shëndetin e tij.

Thika ishte zhytur kaq thellë sa që vetëm doreza ishte e dukshme. Stafi i spitalit e zhveshi kur ai u tha se kishte ‘diçka për të bërë’ dhe pas kësaj u ngrit në këmbë dhe filloi të ecë.

Një femër infermiere dëgjohet  në video duke e pyetur:- “Vladimir, a je çmendur?”

Ndërsa ai ecën nëpër korridorin e spitalit – duke u përkulur nga dhimbja dhe në një moment  mbahet tek kangjellat – ajo e pyet: “Sa larg po shkon? Jashtë është ftohtë, Kthehu!”

Ai kthehet dhe i thotë asaj se po shkon ‘për të pirë një cigare’.  Pas kësaj, ndërhyn një mjek dhe e fut brenda për t’i hequr thikën nga shpina.  Kjo ngjarje ka ndodhur përpara disa javësh dhe videoja ka bërë xhiron e botës.

Shko lartë