Category archive

Stardust - page 20

Motra e Meghan Markle përfundon në ‘listën e personave me fiksime’

në kategorine Stardust

Mesa duket, Pallati i Kensington po ndërmerr masa kundër Samantha Markle, motrës së Meghan Markle. Sipas një raporti nga The Daily Mail, oficerët përgjegjës për sigurinë e Dukeshës përditësuan Scotland Yard mbi “dëmet që Samantha Markle mund t’i shkaktojë reputacionit të familjes mbretërore” dhe përflitet se ajo mund të jetë përfshirë në “listën e personave me fiksime.”

Ndërkohë, Samantha, sigurisht, s’është aspak e lumtur mbi ngjarjen dhe iu drejtua Tëitter-it për t’u prononcuar. “Kjo është qesharake nuk mund të më mbyllni gojën duke më bërë shembull dhe duke sensacionalizuar e nënçmuar rrethanat,” shkruan ajo. “Më vjen keq që s’prekni dot lirinë time të fjalës, aq më pak kur vjen puna te jeta ime.”

“Duhet të ketë një kushtetutë të shkruar në Mbretërinë e Bashkuar që mbron lirinë e fjalës së individëve. I kam kërkuar sime motre vetëm të sillet mirë me babain tonë,” vijon ajo. “Media britanike po tenton të më mbyllë gojën, kur unë vetëm kam kërkuar që babai ynë të trajtohet mirë dhe të nxjerr në dritë të vërteten. S’më heshtni dot.”

Është ende e paqartë çdo të thotë të përfshihesh në “listën e personave me fiksime,” por një përfaqësues i Metropolitan Police tha, “Nuk konfirmojmë identitetin e asnjë personi me interes për policinë deri kur ai person të ketë jetë akuzuar zyrtarisht.”

Postimet origjinale:

Pse s’e keni parë dhe s’keni për ta parë tani afër të dashurën e Renato Mekollit

në kategorine Stardust

Renato Mekolli, shefi i kuzhinës më djallëzore në Shqipëri, është i dashuruar. Por as mos shpresoni ta shihni apo ta njihni tani afër gjysmën e tij më të mirë. Në fjalët e tij, “me jetën private nuk ka shitur dhe nuk do të shesë kurrë.”

Për Revistën Class, Mekolli thotë: “Familja dhe njeriu im është një gjë shumë e shenjtë, nuk ka pse të dalë [në televizor].”

Gjysma tjetër, pra partnerja e tij, nuk ka pse të dalë publikisht me të. Të paktën tani për tani.

“Përderisa me këtë peson, unë nuk kam vendosur të martohem dhe të jemi zyrtarisht bashkë, pse të dalë? Të bësh këtë gjë që bëjnë shumë, të shesin personin e tyre nga mëngjesi në darkë që të bëjnë lajm, të kënaqen dhe ta publikojnë në Instagram dhe në Facebook, në çdo mënyrë që të diskutohen, për mua është a pakonceptueshme. Unë, nga kjo pjesë, nuk kam nxjerrë kurrë gjë,” tha ai.

Më tej, shefi zbulon se ai dhe partnerja e tij misterioze nuk bashkëjetojnë. “Mund të shkoj unë në shtëpinë e saj, ajo në timen, mund të rrimë bashkë, të jetojmë bashkë, por jo, nuk bashkëjetoj.”

Pa lidhje serioze, pa dasmë, s’ka famë për të dashurën e Renatos.

1 18 19 20 21 22 36
Shko lartë