Category archive

Stardust - page 2

Film për skandalin e Volkswagenit nga Leonardo Di Caprio

në kategorine Stardust/Teknologji

Leonardo Di Caprio ka angazhuar regjisorin Edward Berger për të realizuar një film mbi skandalin “Clean Diesel” të “Volkswagen”.

Do të jetë një bashkëpunim me “Paramount Pictures” dhe “Appian Way”, kompania e produksionit të Di Caprio. Skenari i është besuar Charles Randolph.

Filmi do të bazohet në librin e Jack Ewing, “Faster Higher Farther: The Inside Story of Volkswagen Scandal”. Sipas medies, mendohet se ky mund të jetë dhe titulli final, transmeton tch.

Skandali i grupit “Volkswagen” konsiston në faktin se kishin instaluar softuerë ilegalë në makinat e tyre Clean Diesel, gjë që mundësonte mashtrimin me testin për emetimin e gazeve.

Nik Xhelilaj rrëfen peripecitë në Turqi, bëhet pjesë e një seriali

në kategorine Stardust

Nik Xhelilaj prej kohësh tashmë është bërë pjesë e kinematografisë ndërkombëtare dhe së fundmi, asaj turke. Aktualisht ai po zhvillon xhirimet për një serial turk, ku do të luajë rolin e një personazhi shqiptar me origjinë nga Prizreni. Rreth një vit më parë ai ka rrëfyer për “RTV 21” se tematika e filmit ka të bëjë me Sirinë: “Do e nis me rolin e terroristit, por në serialet turke nuk dihet se si përfundon.” Ka qenë Orinda Huta e cila në promon e puntatës së radhës të emisionit “Jo vetëm modë”, ka bërë publike disa sekuenca të shkëputura nga intervista e realizuar, që pritet të transmetohet këtë të shtunë.

Aktori ndër të tjera dëgjohet të shprehet kështu: “Shansi im që në Shqipëri në ato vite pati një erë të mirë në qendrën e kinematografisë shqiptare. Pas katër vitesh për të marrë përgjigjen, refuzim vize!” Mirëpo sipas tij, regjisori turk e kishte ndarë mendjen dhe i ka zhvilluar audicionet në Tiranë. Po ashtu ai pohoi se personazhi i tij në film ka të bëjë me vrasje dhe eliminime personash të ndryshëm. I pyetur për raportet e tij me femrat, Niku është shprehur duke qeshur se i ka të mira: “Në raportet e mia private me femrat i mirë jam. Veten për të mirë e di.”/G.SH.

(VIDEO) Shkëlzen Jetishi nuk ka ndalesë për të hyrë në AMERIKË

në kategorine Stardust

Së fundmi, ka qarkulluar lajmi se këngëtarit të njohur nga Gjakova, Shkëlzen Jetishit apo siç njihet te publiku Xenit, SHBA-ja i ka shqiptuar ndalesë të përjetshme për të hyrë atje.

Kjo ngase siç thuhej, shkak i kësaj ndalese ka qenë mosparaqitja e tatimeve për koncertet që ka mbajtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I kontaktuar këngëtari Jetishi tregon të vërtetën rreth lajmit që po përflitet në mediat shqiptare.

“Jo nuk është e vërtetë, është për pak kohë vetëm, çfarë po thonë në media është rren”.

Ndërkohë, Shkëlzeni po vazhdon të jetë aktiv me projekte e mbrëmje të ndryshme muzikore.

(VIDEO) Shakira rrezikohet të futet në burg, kjo është arsyeja

në kategorine Stardust

Këngëtarja e famshme Shakira mund të dënohet me burg nëse vërtetohet që është bërë pjesë e një evazioni fiskal së bashku me bashkëshortin e saj Gerard Pique.

Dyshohet se që nga viti 2012 kur ajo është shpërngulur në Spanjë nuk i ka paguar shtetit asnjë qindarkë taksa nga të ardhurat e saj.

Prej vitit 2012-2014 ajo i detyrohet shtetit spanjoll 16.4 milionë dollarë taksa.

Gjatë seancave gjyqësore, përfaqësuesit e saj janë shprehur se gjatë kësaj periudhe Shakira dhe Pique kanë qenë ende shtetas në Bahamas dhe paguan taksa atje derisa u vendosën përfundimisht në Spanjë.

Nëse gjykata arrin të vërtetojë të kundërtën, Shakira do të përballet me një gjobë të madhe madje rrezikon edhe burgun.

(VIDEO) Mbërrin sezoni i dytë i serisë “Cobra Kai”

në kategorine Stardust/Video

Sezoni i dytë është vazhdim i drejtpërdrejtë i sezonit të parë, i cili ishte edhe vetë vazhdim i filmit “Karate Kid” nga viti 1984.

Sezoni i parë i Cobra Kai bën fjalë për Johnny Lawrence (William Zabka), ish-anëtarin e Cobra Kai dojo, i cili i kthehet karatesë, për ta trajnuar gjeneratën e re të luftëtarëve pasi që 34 vjet më parë humbi nga Daniel LaRusso (Ralph Macchio).

Image

Johnny dhe Daniel përsëri e “ndezin” armiqësinë e tyre shumëvjeçare në sezonin e parë, por si duket sezoni i dytë do të vazhdojë një hap më tej, sepse Danieli sërish e hap dojon e vet, Miyagi-Do dojo, që pagëzohet sipas mësuesit të Danielit nga filmat Karate Kid. Teaseri e sqaron rivalitetin në rritje midis dy dojove, i cili përcillet tek nxënësit e tyre, dhe kështu e imiton temën e filmit origjinal, shkruan KOHA Ditore.

Zabka dhe Macchio kthehen në rolet e tyre legjendare, ndërsa atyre u bashkohet edhe një tjetër aktor paraprak – Martin Kove si Cobra Kai origjinal, sensei John Kreese.

Cobra Kai mbërrin në YouTube Premium më 24 prill.

Roger Daltrey shpjegon se pse Pete Townshend i thyente kitarat pas interpretimit

në kategorine Stardust

Frontmeni i “The Who”, Roger Daltrey, ka shpjeguar se pse shoku i bendit Pete Townshend u bë i njohur për thyerjen e kitarave në fund të koncerteve, duke thënë se nuk kishte të bënte aspak me aspektin vizual të koncertit.

“Gjithmonë më irritonte se kur lexoje për The Who njerëzit gjithmonë shkruanin për Pete që e thyente kitarën në përforcues”, tha Daltrey gjatë një interviste me International Live Music Conference në Londër, javën e kaluar (nëpërmjet Billboard). “Ata nuk e kuptonin. Nuk kishte të bënte me vizualitetin. Kishte të bënte me tingullin që e bënte kjo thyerje. Kur Pete e thyente një kitarë, ndonjëherë i duheshin 10 minuta. Do të ishte si një qengj kurban. Kjo gjë do të bërtiste. Ishte një përvojë e jashtëzakonshme sonike. Zëri do të na linte me kumbim në vesh. Ndonjëherë largoheshim nga skena dhe kumbimi në veshët tanë nuk largohej për dy ditë.”

Ai për kolegun e tij të kamotshëm tha: “Njerëzit e thonë fjalën ‘gjeni’ shumë lehtë, por kur bëhet fjalë për muzikën dhe kompozimin e këngëve, duhet të thoni se Townshend në rok muzikën dhe muzikën e popullarizuar, me siguri është njëri nga kompozitorët më të rëndësishëm të shekullit të 20-të. Në këtë kuptim, muzika e tij përmban gjenialitet.”

Daltrey e pranoi se, edhe pse dyshja po punonin së bashku në muzikën e re, ata nuk funksiononin në mënyrën siç bënin në të kaluarën. “Ne vetëm po e bëjmë një album të ri për momentin,” tha ai, “por është një kohë shumë e çuditshme, sepse nuk jemi më një bend. Unë vetëm e dua punën time që jam tipi i cili e merr atë që Pete e ka shkruar si këngë solo, e shikon dhe mendon ‘si mund ta bëj këtë vepër ta lëvizë publikun?’ Ky proces për mua e bën regjistrimin e këngëve ende një proces që ia vlen. Përndryshe janë dy tipa në dy studio të ndryshme”, shkruan KOHA Ditore

Ai vazhdoi: “Ne nuk bëjmë regjistrime sikur që bënim dikur. Do të doja të ishte kështu, por nuk jemi një bend. Që kur John [Entwistle] dhe Keith [Moon] vdiqën ne nuk jemi një bend në atë kuptim. Por po kështu, ne mund të bëjmë muzikë dhe për sa kohë që mund ta vendosë një vokal në atë që e ka ngritur një këngë nga niveli ‘ishte një këngë Pete Townshend’ në ‘është një këngë e The Who’ unë jam i lumtur”. Në temën se sata punonin në studiot e ndara, Daltrey u përgjigj: “Ai nuk pëlqen pamjen time. Mua nuk më pëlqen pamja e tij!”

Studenti britanik i vetëm me biçikletë shëtit në 20 vende të botës

në kategorine Sport/Stardust

Një student britanik është bërë personi më i ri që ka përfunduar vetëm rrugëtimin me biçikletë në mbarë botën pas udhëtimit prej 18.000 mile nëpër 20 vende.

Charlie Condell, 18-vjeç, vendosi të festonte fundin e nivelit A duke vendosur një udhëtim epik, të nisur më 6 korrik – një ditë pas përfundimit të provimeve të tij.

Aventurieri dhe çiklisti i mprehtë ka udhëtuar i vetëm në 20 vende në Azi, Evropë, Australi dhe SHBA për nëntë muaj, transmeton KosovaPress.

Rekordi i mëhershëm mbahej nga Tom Davies nga Londra, i cili përfundoi sfidën në vitin 2015, në moshën 19-vjeçare.

Charlie ka financuar udhëtimin e tij nga kursimet dhe gjithashtu ka krijuar një faqe për të marrë mbështetje financiare nga njerëzit që admironin udhëtimin e tij me biçikletë.

Ai përfundoi zyrtarisht aventurën e tij në orën 16.00, në Bristol.

 

Mercedesi 60-vjeçar që kushton 1.5 milion dollarë (FOTO)

në kategorine Stardust

Ka raste kur vetë prodhuesi blen modelet e tij të vjetra të kapluar nga pluhuri apo edhe nga ndryshku.

Mercedes-Benz ka ri-blerë një Coupe 300 SL të vitit 1954 me 35.408 milje të kaluara që kishte mbledhur pluhur dhe myk në Jacksonville, Florida, që nga viti 1960, përpara se të zhvendoset në një depo të afërt para një dekade.

Vetura mori vëmendjen e shefit të eventeve për vetura të vjetra nga kompania Amelia Island Concours, Bill Warner, i cili e kishte blerë atë.

Qendra e Mercedes-Benz Classic është duke tentuar me vite ta blejnë veturën dhe së fundi i ka bërë një ofertë të pranueshme pronarit.

Vetura kishte kushtuar 11.000 dollarë kur ishte e re dhe vetëm 1.400 vetura të tilla ishin prodhuar nga vitet 1954 deri 1963, dhe modeli 300 SL kap vlerën e tanishme hiq më pak se 1.5 milion dollarë, transmeton KosovaPress.

Vetura kishte ngjyrën origjinal të kaltër metalike dhe për restaurimin e saj të plotë tash nevojiten dy vjet.

Ajo do të prezantohet në panairin Techno Classica dhe më pas do të kthehet në Stuttgart.

 

Dua Lipa gjen emrin e saj në targën e një makine në Londër (FOTO)

në kategorine Stardust

Dua Lipa po vazhdon të shijojë suksese të njëpasnjëshme në tregun ndërkombëtar të muzikë muzikës.

Së fundmi, ajo me babanë e saj, Dukagjin Lipën, ishin aktivistë në Konferencën Ndërkombëtare të Muzikës Live (ILMC) në pjesën e ‘Future Forum’.

Dua ndërkohë është shumë aktive dhe e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.

Së fundmi, ajo ka treguar përmes disa imazheve në InstaStory se është në xhirimet e një projekti të ri muzikor, që do të vijë së shpejti për fansat.

Teksa ka shijuar shëtitjet në Londër, Dua gjatë ditës së shtunë ka hasur në një veturë me targë të veçantë.

Kjo veturë kishte të shkruar fjalën “Dua” në targën e saj, gjë që ka befasuar artisten shqiptare, e cila e ka ndarë me ndjekësit e saj të Instagramit këtë gjë.

Dua vetëm pak ditë më parë është shpërblyer me dy çmime në “Global Awards”, teksa në muajin e shkurt ajo u bë shqiptarja e parë që rrëmbeu dy çmime “Grammy”/K.J.

Kartëmonedha e parë në SHBA para 157 viteve

në kategorine Bota/Stardust

Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 10 mars të vitit 1862, nxori në qarkullim kartëmonedhën për herë të parë.

Deri atëherë, njësia monetare amerikane ishte tradicionalisht vetëm në formën e monedhave prej ari dhe argjendi, vlera e të cilave varej nga pesha e tyre, transmeton kp.

Kongresi votoi të sillte në qarkullim kartëmonedhën për të mbuluar koston e madhe të luftës civile. Kartëmonedhat që u nxorën në qarkullim në atë kohë ishin të vlerave 5, 10 dhe 20 dollarë.

Qeveria deklaroi se paratë prej letre mund të përdoreshin për të shlyer të gjitha borxhet shtetërore dhe private.

Emri zyrtar i parasë prej letre ishte kartëmonedhë e ligjshme, mirëpo amerikanët i quanin kartëmonedhat ‘letra të gjelbra’ pasi ato ishin shtypur me ngjyrë të gjelbër.

STUDIMI: Fytyra juaj tregon sa i pasur je

në kategorine Stardust

Një studim i ri i publikuar në Journal of Personality and Social Psychology të tregon se mund të dallosh një person nëse është i pasur apo i varfër thjesht duke e parë.

“Lidhja mes mirëqenies dhe nivelit social është treguar në studimet e mëparshme”, thotë Thora Bojrnsdottir, një studente e universitetit të Torontos dhe bashkëautore e studimit. Në përgjithësi, njerëzit me para jetojnë më të lumtur, më pak ankth, krahasuar me ata që luftojnë për të arritur qëllimet. “Këto dallime të mirëqenies reflektohen në fytyrat e njerëzve”, thotë ajo.

Ajo bashkë me profesorin e psikologjisë, Nicholas O. Rule, kishin lëndë universitare të etnive të ndryshme në foto bardhë e zi. Studimi i tyre u bë duke ua treguar studentëve këto foto dhe saktësia e treguar për të pasurit dhe të varfrit ishte 68%. Për Rule kjo ishte pjesa më e habitshme e studimit. “Nuk prisja që efektet të ishin kaq të forta dhe të vëreheshin diferencat”, thotë ai.

Kur i pyet njerëzit se ku bazohen për të bërë këtë përcaktim, e çuditshme është se nuk e dinë se ku bazohen, por personi u jep përshtypjen që është i pasur, apo është i varfër. Duke u fokusuar më shumë në studim, autorët thonë se sytë dhe goja ishin tiparet kryesore që tregonin gjendjen sociale, transmeton tch.

“Me kalimin e kohës fytyra juaj ka reflektime të përjetshme për të zbuluar eksperiencat tuaja. Edhe kur mendoni se nuk shprehni diçka, reliket e këtyre eksperiencave janë akoma aty”, thotë Rule për Universitetin e Torontos.

Dua Lipa rrëmben dy çmime në “Global Awards” (FOTO)

në kategorine Stardust

Pas suksesit të jashtëzakonshëm në Brit Aëards, Dua Lipa vazhdon të rrëmben çmime.

Ajo mbrëmë ka rrëmbyer dy çmime në “Global Awards”, transmeton Koha.net.

Dua Lipa ka fituar çmimin “Artistja më e mirë”, si dhe “Artistja më e mirë britanike”.

Ajo në një postim në Instagram ka falënderuar Global Awards për këto dy çmime, derisa thotë se u ndje me fat që fitoi këto dy çmime.

 

“Kurrë nuk është vonë”: Elizabeth II poston në Instagram

në kategorine Stardust

Edhe pse familja mbretërore ka disa vite tani që e ka profilin e vet zyrtar në Instagram, ndërsa anëtarët e familjes nuk lejohen t’i kenë rrjetet e tyre sociale, Mbretëresha Elizabeth II ka vendosur ta bëjë një përjashtim të vogël kur bëhet fjalë për këtë çështje.

Në hap me brezin e ri, mbretëresha 92-vjeçare ka vendosur të provohet vetë në publikimin e përmbajtjes në llogarinë zyrtare të Instagramit të familjes mbretërore, dhe ka postuar foto nga Muzeu i Shkencës të cilin e vizitoi të enjten, shkruan KOHA Ditore.

“Sot e pata kënaqësinë të mësoj diçka për iniciativat për kodimin kompjuterik dhe më duket e përshtatshme që postimin tim të parë në Instagram ta postoj pikërisht në Muzeun e Shkencës, i cili e ka promovuar prej kohësh teknologjinë, inovacionet dhe e ka frymëzuar brezin e ri të shpikësve”, ka shkruar mbretëresha në publikimin i cili ishte përgatitur krejtësisht për të, ndërsa e gjitha që ajo duhej ta bënte ishte ta shtypte butonin ‘publiko’. Edhe pse edhe vetë nuk ishte e sigurt nëse kishte arritur ta publikonte foton, duartrokitjet që e pushtuan muzeun e siguruan atë që e ka bërë një punë të mirë, ashtu si edhe stafi zyrtar i cili i menaxhon rrjetet sociale mbretërore.

Largohet statuja e Michael Jacksonit nga Muzeu Kombëtar i Futbollit në Britani të Madhe

në kategorine Lajme/Stardust

Statuja e Michael Jacksonit është hequr nga Muzeu Kombëtar i Futbollit në Britani të Madhe për shkak të filmit “Leaving Neverland”, i cili këngëtarin e ndjerë e portretizon si pedofil.

Wade Robson dhe James Safechuck e akuzuan Jacksonin se kishte abuzuar seksualisht me ta për disa vite, kur ata ishin fëmijë, në dokumentarin katërorësh, “Leaving Neverland”, pjesa e parë e të cilit është transmetuar në Britani të Madhe të mërkurën, shkruan KOHA Ditore.

Familja e Jacksonit e dënoi filmin duke e quajtur atë “linçim publik”. Ata madje e kanë paditur HBO-në e cila e ka xhiruar këtë dokumentar.

“Si pjesë e planeve tona të vazhdueshme për t’i prezantuar më mirë historitë që duam t’i tregojmë, kemi vendosur ta largojmë statujën e Michael Jacksonit”, tha zëdhënësja e Muzeut Kombëtar të Futbollit.

Kjo statujë ishte vendosur fillimisht në vitin 2011 në stadiumin e Fulhamit, Craven Cottage për nder të miqësisë së këngëtarit dhe ish-presidentit të Manchester, Mohammed Al Fayed. Pasi që statujën e përqeshën tifozët e Manchesterit, ajo u zhvendos në Muzeun Kombëtar të Futbollit.

Edhe pse muzeu nuk e lidhi në mënyrë eksplicite largimin e statujës me akuzat kundër këngëtarit, filmi “Leaving Neverland” bëri që disa fansa ta bojkotojnë këngëtarin duke i nxitur kështu radio stacionet në Kanada dhe Zelandë të Re që të ndalojnë me transmetimin e këngëve të tij.

Fansat që kanë mbetur besnikë ndaj tij protestuan para selisë londineze të televizionit Channel 4, i cili mbrëmë e transmetoi pjesën e parë të dokumentarit. Filmi paraqet akuza shqetësuese se Jackson i ka keqtrajtuar për disa vjet Robsonin dhe Safechuckun.

Robson, i cili tani është 36 vjeç, u njoftua me Jacksonin kur ishte rreth pesë vjeç. Ai tha se ishte me Jacksonin në disa raste në pronën e tij Neverland në Kaliforni. Safechuck i cili tani i ka 41 vjet u shfaq si fëmijë në reklamën për Pepsi me Jacksonin dhe tha se gjithashtu kishte qëndruar shpesh në pronën e tij.

Familja e Jacksonit i ka mohuar akuzat dhe e ka dënuar dokumentarin, duke i quajtur Safechuck dhe Robson gënjeshtarë. Ata thanë edhe se nën betim kanë deklaruar se Jackson nuk i kishte abuzuar.

Familja gjithashtu tha se Michael i ishte nënshtruar hetimit të detajuar i cili kishte përfshirë edhe bastisje befasuese në Neverland. Jackson u lirua nga akuzat dhe u shpall i pafajshëm.

Martin Shkreli kompaninë e tij farmaceutike e drejton me celular nga burgu

në kategorine Shqipëri/Stardust

Martin Shkreli po vazhdon të drejtojë kompaninë e tij farmaceutike nga burgu, nëpërmjet një celulari që është futur kontrabandë në qelinë e tij.

Kështu publikon CNN për ish-shefin ekzekutiv të një kompanie barnash mjekësore që zuri titujt e parë të medieve ndërkombëtare për rritjen e çmimit të një ilaçi, përpara se të shpallej fajtor për mashtrimin e investitorëve. Shkreli rriti çmimin e Daraprimit që përdorej nga pacientët me AIDS nga 13,5 dollarë në 750 dollarë. Kjo gjë e bëri që shqiptari të kthehej në njeriun më të urryer në botë.

Sipas CNN, Shkreli po drejton nga burgu Phoenixus AG, që më parë njihej si Turing Pharmaceuticals dhe beson se kjo kompani do të bëhet edhe më e suksesshme gjatë kohës që ai është në burg. Ai mendon se kompania ku ai zotëron 40% të aksioneve, do të vlejë 3,7 miliardë dollarë kur të dalë nga burgu, transmeton TCH.

Në telefonatën më të fundit që ka bërë, mësohet se Shkreli ka shkarkuar CEO-n Kevin Mulleady. Më pas, ka ndërruar mendje dhe thjesht e pezulloi.

 

98 miliarderë rusë, me pasuri më të madhe se të gjithë rusët

në kategorine Stardust

98 miliarderë rusë kanë një pasuri më të madhe sesa kursimet bankare të të gjithë rusëve të marrë bashkë. Revista “Forbes” ka përcjellë të dhënat në fjalë që vënë në dukje shkallën e pabarazisë esktreme dhe polarizues ku ka hyrë Rusia e Vladimir Putinit.

Këta milarderë kanë së bashku 421 miliardë dollarë kurse depozita bankare e të gjithë rusëve shkon në 420.7 miliardë dollarë.

Dukuria e shpërndarjes joproporcionale nuk prek vetëm Rusinë, transmeton KJ.

Tashmë shifra se 1% e të pasurve zotërojnë 1/2/ën e pasurisë globale është e njohur dhe shihet si shenjë e një krize të thellë sistemit.

Pabarazia ka qenë në qendër të shumicës së opinioneve të ekspertëve të ekonomisë që nga kriza e vitit 2007-2008 që preku Perëndimin.

(VIDEO) Voziti fëmijën 4 vjeç mbi veturë, thotë nuk e kishte parë

në kategorine Stardust/Video

Australiania Erica Shadford pohon se nuk e kishte ditur se mbi kulmin e veturës po e voziste djalin gjysmëlakuriq katër vjeç. Ajo kështu kishte ecur me veturë rreth 18 minuta, me një shpejtësi rreth 50 kilometra në orë, transmeton Koha.net.

Pjesëmarrësit e tjerë në trafik ishin përpjekur t’i sinjalizonin se mbi kulmin e veturës ishte një fëmijë gjysmë lakuriq. Dëshmitarët e kësaj ngjarjeje të frikshme thonë se e kishin parë katërvjeçarin që për pak nuk e kishte pësuar kur kishte rënë nga automobili derisa ishte në lëvizje, transmeton Koha.net.

Në një moment ajo e kishte ndalur veturë, ndërsa fëmija që ishte vetëm në brekë kishte rënë. Brenda veturës kanë qenë edhe dy fëmijë të saj.

Gjatë gjykimit ajo ishte përpjekur ta bind gjykatësin se nuk e kishte ditur se mbi kulmin e veturës ndodhej fëmija, shkruan Dayli Mirror.

Xhirohet vazhdimi i hitit “Edge Of Tomorrow” (FOTO)

në kategorine Stardust

Në përputhje me sloganin e pjesës së parë, i cili është “Live-Die-Repeat”, Warner Bros ka filluar përsëri ta zhvillojë vazhdimin e hitit veror të vitit 2014, “Edge of Tomorrow”. Këtë herë, Matthew Robinson (The Invention Of Lying) dha sugjerime dhe u bë skenarist zyrtar i vazhdimit. Ideja është që të kthehen regjisori Doug Liman dhe yjet Tom Cruise dhe Emily Blunt.

Karakteri i Cruise, zyrtari për marrëdhënie me publikun pa trajnim ushtarak, dërgohet në front dhe ngatërrohet në qarkun kohor i cili e ringjall sa herë që e vrasin alienët. Filmi bazohet në stripin japonez të Hiroshi Sakurazaka All You Need Is Kill. Ai ia ka sjellë më shumë se 370 milionë dollarë Warner Brosit nga mbarë bota dhe mori rezultate të shkëlqyeshme nga kritikët dhe u prit mirë nga publiku, shkruan KOHA Ditore.

Image

Studioja tashmë disa vjet po merret me idenë e vazhdimit, ndërsa në vitin 2016 skenaristë duhej të ishin Joe Shrapnel dhe Anna Waterhouse. Në fund, ky version nuk kaloi, por këtë herë thuhet se ka shpresë për Robinsonin.

Zbulohet thesari shkencor i fisit Maja

në kategorine Stardust

Disa arkeologë meksikanë zbuluan qindra gjurmë të vlefshme në një shpellë në Jukatan, në juglindje të Meksikë, deklaroi sot një studiues.

“Ky thesar shkencor, i zbuluar në këtë hapësirë mistike, numëron shtatë objekte me vlerë, përfshirë një objekt në qeramikë që shërbente për djegien e temjanit si dhe objekte të tjera”, u shpreh gjatë një konference shtypi studiuesi, Guillermo de Anda.

Shkencëtarët shpresojnë që këto gjurmë të gjetura në gërmadha do të zbulojnë se cilët ishin dhe nga vinin Itzaes, populli maja i cili jetonte në gadishullin e Jukatan.

Kjo shpellë u zbulua më shumë se pesëdhjetë vjet më parë nga popullata lokale që më pas kishte informuar Institutin Kombëtar të Antropologjisë dhe Historisë (INAH)./atsh

Shko lartë