Category archive

Stardust

Sfida “Dikur vs Sot”, një lojë e fshehtë e Facebook-ut: Ku shkojnë të dhënat tona?!

në kategorine Stardust

Krejt papritur, ashtu si nga hiçi, të gjithë u fiksuan me sfidën e 10-vjeçarit. Njerëz të shumtë, të njohur dhe jo vetëm, nisën të postonin pafund foto të tipit “Dikur (2009) dhe Sot (2019)”. Gjithë situata ishte e këndshme dhe po e shijonim të gjithë, derisa dikush tha se është një lojë e fshehtë e Facebook-ut. Vazhdo të lexosh

(VIDEO) Ky deputet shqiptar paraqiti kursin për shofer si diplomë universiteti

në kategorine Stardust/Video

Në faqen zyrtare të Partisë Socialiste shkruhet, ndër të tjera, se deputeti Sadri Abazi është diplomuar në vitin 2002 nga IRU Academy në Gjenevë. Këndshëm deri këtu. Vetëm se IRU do të thotë International Road Union (Unioni Ndërkomëbtar i Rrugëve) dhe diploma në fjalë, është maksimumi, një kurs për shofer. Vazhdo të lexosh

Adoleshenti që shiti veshkën për të blerë iPhone, s’do të ngrihet më kurrë nga shtrati

në kategorine Stardust

Pas një vendimi fatal në adoleshencë, një i ri kinez do ta kalojë pjesën e mbetur të jetës në shtrat. Wang Shangkun ishte 17 vjeç kur vendosi të shiste njërën veshkë në tregun e zi për të blerë një iPhone 4 dhe një iPad 2. “Ç’më duhen dy veshka?” tha ai asokohe. “Një mjafton.” Vazhdo të lexosh

Në fjalët e saj, ç’i pëlqen Fifit më së shumti te Flori!?

në kategorine Stardust

Një muaj më parë, Fifi, me shprehi në fytyrë tha se ajo dhe Flori “janë shokë dhe artistë”, pas asaj videos ku dukeshin të dashuruar sa më s’ka. Pastaj, në janar, një tjetër video e të njëjtës natyrë u publikua në Instagramin e Florit. Njerëzit mendojnë se ata janë bashkë, ose nëse s’e mendojnë, të paktën e çuditshme s’u duket.

Mbrëmë, në një seancë pyetje-përgjigje në Instagram, pafund ndjekës u interesuan mbi raportin e Fifit dhe Florit. Ajo zgjodhi t’i përgjigjej kësaj: “Ç’të pëlqen më së shumti te Flori?

Përgjigja s’mund të ishte asgjë tjetër veçse diçka që ngre dyshime. “Shpirti,” thotë ajo, shoqëruar me një zemër e fytyrë të dashuruar. “Më fal, Flori, por prej 61,829,382 pyetjeve që kam aty, njërës do i përgjigjem se plas!”

Ndërsa në një përgjigje të mëparshme, Fifi ju rikujton se e gjithë kjo është thjesht për zhurmë. “A ke të dashur,” pyeti dikush tjetër. “Një të portaleve,” thotë ajo. “Më shumë s’ma merr mendja të më duhet.”

1 2 3 21
Shko lartë