Sport - Page 744

Lajmet me te reja nga sporti

LeBron James në “flakë”, këto janë statistikat e tij ndaj Spurs

/

Los Angeles Lakers ka pësuar humbje në ndeshjen ndaj San Antonio Spurs, me rezultatin 110:106.Anash humbjes, ishte “mbreti” James ai që shkëlqeu në këtë takim, shkruan ..James ishte i pandalshëm duke regjistruar 35 pikë për skuadrën e tij.Statistikat e tij LeBron i mbushi edhe me 11 kërcime dhe katër asistime.Në gjashtë ndeshje, është kjo humbja e katërt për Lakers që regjistrojnë vetëm dy fitore. /./

Rrëzohet helikopteri i pronarit të Leicester City, reagimet e para të tifozëve…

Helikopteri i Vichai Srivaddhanaprabha, pronari i Leicester City, u rrëzua mjaft pranë stadiumit “King Power” vetëm pak minuta pasi “Dhelprat” kishin dalë nga fusha pas barazimit me West Ham-in për llogari të Premier League.
Helikopteri i 60-vjeçarit tajlandez u rrëzua në një parkim ngjitur me stadiumin pak minuta pasi ishte ngritur nga toka.
 Raportohet se ne helikopter mund te kete qene vete pronari i  Leicester City,Vichai Srivaddhanaprabha, vajza e tij, dy pilote dhe nje person i peste. Megjithate, deri me tani flitet vetem me burime dhe hipoteza pasi autoritetet e Policise nuk kane dhene nje njoftim zyrtar.
Nderkohe, Daily Mail publikon disa foto te tifozeve qe jane mbledhur me shpejtesi pas aksidentit te ndodhur…

Optimizëm te shqiptarët e Shkupit

Java e 11-të e Ligës së Parë ët Maqedonisë, skuadrën e FC Shkupi do ta sjellë përballë Pobedës së Prilepit, por që ndeshjet e saja edhe këtë sezon do ti luajë në Manastir, në stadiumin “Pod tumbe kafe”. Ekipi në një atmosferë të mrekullueshme është stërvitur gjatë kësaj jave dhe shpreson që të përsërisë lojën e të dielës, kur me rezultat të pastër 2:0, por mbi të gjitha me një angazhim të madh të të gjithë lojtarëve, e mundi Sileksin.
Për trajnerin Umit Karan gëzon fakti se ekipi dal ngadalë po kompletohet, pasi tani më është rikthyer në skuadër edhe Besart Krivanjeva, i cili ndjehet i kënaqur nga puna që ka bërë për dy javë që kur iu bashkua ekipit.
“Më gëzon fakti se kalova me sukses lëndimin dhe tani më dy javë po punoj me ekipin. Kemi punuar intensivisht edhe gjatë kësaj jave, ndërsa fitorja e fundit vetëm sa e ka ngritur atmosferën, e cila edhe ashtu ishte shumë pozitive me ardhjen e trajnerit Umit Karan.

Ylli i Dortmund objektivi i Juventus

Dortmund është një prej skuadrave më në formë në këtë fillim sezoni.Skuadra e Lucien Favre renditet e para në kampionatin gjerman, duke lënë pas Bayern Munich, transmeton ..Christian Pulisic është ai i cili ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha, edhe pse aktualisht po vuan nën hijen e talentit tjetër, Jadon Sancho.Talenti amerikan ka një kontratë deri në vitin 2020 dhe ende nuk ka vendosur ta rinovojë, çka ka rritur interesimin, sidomos të Juventusit, që synon të negociojë për 20-vjeçarin në verën e ardhshme.Pulisic do të ishte përforcimi ideal për krahët e sulmit, por konkurrenca është e madhe, pasi klubet e mëdha angleze dhe Real Madridi gjithashtu janë në garë për amerikanin. /./

Reali do yllin Sadio Mane, shifra e investimit është marramendëse!

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, duket se ka vendosur të ndryshojë kurs dhe synon të sjellë në “Santiago Bernabeu” sulmuesin senegalez Sadio Mane, që luan në Premier League me Liverpool. Ai ishte protagonist dje i dy golave në fitoren 4-1 që “reds” arritën ndaj Cardiff.
Sipas të përditshmes spanjolle “Don Balon”, skuadra “merengues” ka gati ofertën prej 115 milionë eurosh për të marrë yllin e skuadrës së trajnerit Klopp.
Perez është një fans i Mane, madje edhe në merkaton e verës së këtij viti u përfol për një transferim të senegalezit në La Liga, por në fund asgjë nuk u konkretizua.
Real Madrid është në kërkim të dëshpëruar të forcave të reja në repartin sulmues, por deri më tani asnjë blerje “big” nuk është bërë që pas largimit të CR7.
Ndaj, senegalezi konsiderohet i përkryer për të mbuluar boshllëqet e krijuara nga largimi i sulmuesit portugez.

Në janar Inter ndryshon fytyrë, bashkë me Marotta vjen edhe idhulli i tifozëve

Interi i ri me president Steven Zhang priet të ndryshojë tërësisht pamje dhe që tani numri 1 i skuadrës zikaltër ka nisur të veprojë në merkato. “Blerja” e parë do të jetë ajo e Beppe Marotta, që do të jetë drejtori i ri sporti i Interit, tashmë një ish-juventin. Sipas mediave italiane, bashkë me Marotta do të vijë edhe ëndrra e të gjithë tifozëve zikaltër në merkaton e verës së këtij viti, kroati Luka Modric.
Do të jetë pikërisht Marotta ai që do të merret me këtë transferim dhe më shumë gjasa gjithçka do të realizohet në janar. Interi është prej muajsh në kërkim të një mesfushori që ka cilësi në mesfushë, që të dirigjojë skuadrën dhe Modric është lojtari që të gjithë ëndërrojnë. Mesfushori kroat do të jetë edhe blerja e parë “big” e presidentit Zhang, që tashmë ka marrë kontrollin e skuadrës zikaltër.

Mësohet arsyeja e rrëzimit të helikopterit në Leicester

Bota e futbollit është shokuar mbrëmë pas ngjarjeve në stadiumin e Leicester City.
Helikopteri i skuadrës së Leicester është përplasur në parkingun e “King Power Stadium”.
Nuk ka ende të dhëna për numrin e viktimave apo numrin e njerëzve që ishin në helikopter në momentin e rrëzimit të helikopterit.
Megjithatë, arsyeja e aksidentit është bërë  e ditur. Në mëngjes është dhënë informata se arsyeja për rrënimin e helikopterit është defekti në motor, i cili nuk është vënë në funksion, pasi është ngritur helikopteri, i cili më vonë është vënë nën zjarr dhe menjëherë është rrëzuar.

Akil Gjakova e nisë furishëm rrugën drejt medaljes së artë

Akil Gjakova  e ka nisur me fitore rrugëtimin për medalje të artë, në Abu Dhabi.Gjakova e ka mposhtur me “IPPON” kundërshtarin nga Taxhikistani, Mirzojamil Ramazonov, shkruan ..Në raundin e ardhshëm Akili do të përballet me gjermanin Igor Wandtke.Kujtojmë se në po të njëjtin kompeticion dje kanë korrur sukses vashat e Kosovës; Kelmendi, Gjakova e Distria. /./

“Jam shumë i shtrenjtë për ju!”, refuzimi epik i Ibras

Në moshën 37-vjeçare, por në formë të jashtëzakonshme. Zlatan Ibrahimoviç ka shënuar 22 gola dhe ka dhënë gjashtë asist për Los Anxheles Lejkërs, duke konfirmuar se përveç klasit ka edhe aftësitë fizike për të qenë protagonist. Por, përveç shkëlqimit në fushë, sulmuesi suedez mbetet protagonist edhe me deklaratat jashtë saj.
Goditja më e fundit ka ardhur për ish-skuadrën e tij, Mançester Junajtid, që prej momentit negativ, ëndërron ta kthejë Ibrahimoviç në “Olld Traford” në merkaton e janarit, duke qenë se kampionati amerikan, MLS, përfundon në muajin dhjetor. Anglezët shpresonin se mund ta huazojnë, por tashmë është Zlatan ai që ka refuzuar një rikthim të mundshëm në Premier Ligë.
“Nuk e marr parasysh fare këtë mundësi. Jam këtu, ndihem i lumtur dhe kam një ndeshje për të luajtur. Jam i përqendruar vetëm te kjo pjesë. Dhe, duke qenë se më pyetet për spekulimet

MotoGP, Vinales fiton në Australi. Marquez zgjat rekordin negativ

Maverick Vinales siguroi një fitore dominuese në Çmimin e Madh të Australisë në MotoGP, këtë të dielë, teksa kampioni i sapokurorëzuar i botës Marc Marquez u detyrua të dilte në mënyrë dramatike nga gara, duke zgjatur edhe më tej tersin e tij në pistën “Phillip Island”.
Piloti spanjoll i Yamahas, i cili e nisi garën nga vendi i dytë dhe mori kryesimin pas tërheqjes së Marquez, arriti kështu fitoren e tij të parë për këtë sezon, duke lënë pas krahëve Andrea Iannonen me Suzuki. Piloti i Ducatit, Andrea Dovizioso e mbylli garën në vendin e tretë, duke shtuar mundësitë për të dalë nënkampion i sezonit, pasi rivali i tij më i afërt, Valentino Rossi nuk shkoi më shumë sesa vendi i 6.
Edhe pse feston për këtë sezon, pati sërish zhgënjim për Hondën dhe Marquezin, i cili siguroi titullin e 6 kampion bote në klasin mbretëror në Japoni, javën e kaluar. Marquez regjistron një statistikë shqetësuese: ka dështuar të përfundojë garën

Man City “thyen bankën”, ofron 80 milionë për yllin holandez

Gjiganti i Premierligës është future në garë për shërbimet e super mesfushorit holandez.
“Daily Star” raporton se Manchester City po planifikon të ofrojë rreth 80 milionë euro për Frenkie de Jong.
Nuk do të jetë asgjë e lehtë për “Citizens” pasi në garë për lojtarin janë edhe Barcelona e Tottenham.
Plani i skuadrës nga “Etihad” është ta transferojë lojtarin gjatë afatit të janarit.
Kujtojmë se Frenkie është edhe reprezentues i Kombëtares së Holandës. 

Këto janë detajet e aksidentit në Leicester, presidenti ishte në helikopter

Helikopteri i presidentit të Leicester është përplasur mbrëmë në afërsi të stadiumit “King Power”.Vichai Srivaddhanaprabha, ka qenë në bord kur ndodhi aksidenti, ka thënë për BBC, një i afërm i presidentit, transmeton ..Ende nuk ka informata rreth numrit të saktë të personave që ishin në helikopter.Ngjarja ndodhi pas përfundimit të ndeshjes Leicester – West Ham United, ndeshje e cila u mbyll me rezultatin 1:1. /./

Liverpuli i pandalshëm, shkatërron Kardifin dhe mban kreun e Premier League

Premier League angleze zhvilloi sot ndeshjet e javës së dhjetë të tij, ku spikati padyshim fitorja e thellë e bindëse e Liverpulit me shifrat 4-1 ndaj Kardifit, në një duel ku shkëlqeu edhe një herë tjetër mesfushori me tipare sulmuese që ka origjinë nga Gjilani i Kosovës, Xherdan Shaqiri. Ishte një fitore që e konfirmon Liverpulin edhe sa i takon golavarazhit në vend të parë në renditjen e Premier League dhe kjo është domethënëse për skuadrën e trajnerit gjerman Jurgen Klop. Kur Liverpuli është në ditë të mirë, pothuajse asnjë skuadër në Europë nuk mund t’i dalë përpara. Kështu, Liverpuli arriti të mposhtë me rezultatin e pastër 4-1 uellsianët e Kardifit dhe të shkëputet momentalisht në krye të kampionatit anglez, në pritje që edhe Mançester Siti të luajë ndeshjen e radhës. Skuadra e Klop dominoi sfidën, të cilën e zhbllokoi shumë shpejt me anë të ylli

Bashkimi mposht Borean në udhëtim

Bashkimi ka shënuar fitore në udhëtim te Borea në javën e gjashtë të Superligës së Kosovës në basketboll.
Klubi prizrenas shënoi fitore me rezultat 91-98.
Jordan Capps ishte më i miri te Bashkimi me 25 pikë, derisa pati edhe 9 kërcime e 3 asistime. Ai u ndihmua nga Alexander Gorski që shënoi 23 pikë, pati 4 kërcime dhe 6 asistime.
Te Borea më i miri ishte Patrick Wrencher me 27 pikë, 14 kërcime e 4 asistime.

Red Bull “me krahë” në Meksikë, Ricciardo “pole”, Hamilton e Vettel në vijën e dytë

/

Dy pilotët e Red Bull do ta nisin garën e Çmimit të Madh të Meksikës nga vija e parë e startit, pasi dy pilotët e saj dhanë kohën më të mirë në përfundim të provave zyrtare. Më i shpejti në pistë ishte australiani Daniel Ricciardo, që ndali kronometrin në 1’14”759, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës, holandezin Max Verstappen. Një rezultat që pritej, pasi makina Red Bull ka qenë më e shpejta në pistë gjatë gjithë sesioneve të provave të lira, duke qenë pretendente edhe nesër në garë.
Në vijën e dytë të nisjes do të jenë dy pilotët pretendentë për titullin kampion, ku i treti u klasifikua britaniku i Mercedes, Lewis Hamilton dhe pas tij ferraristi Sebastian Vettel. Të dy këta pilotë nuk arritën të mundin konkurrencën e Red Bull, duke mos qenë aq të shpejtë sa pritej. Më pas sërish çifti “Mercedes-Ferrari”, këtë herë mes d

Nishani vijon replikat me Panuçin: Është i fundit që duhet të flasë për edukatë

Vijojnë replikat në distancë mes ish-presidenti Bujar Nishani dhe trajnerit të kombëtares shqiptare të futbollit Kristian Panuçi.
Kujtojmë që ky i fundit e ka paditur ish-kreun e shtetit, dhe kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim, pasi nishani e quajti “sharlatan” pas humbjes me Kosovën.
Duke folur në emisionin “Kjo Javë” në New24, Nishani tha se është një proces në vijim dhe se respekton procedurat ligjore, por se Panuçi është personi i fundit që duhet të flasë për kulturë dhe edukatë.
Ai këshilloi të shihen pamjet e konferencës për shtyp të Panuçit në ndeshjen me Kosovën.
“Sapo jam njohur nga media se nuk konvergonte adresa, zyra avokatore e ka depozituar adresën në gjykatë. Është kryer konform procedurës. Respektoj shtetin ligjor. Personi i cili ka shfaqur pretendime se është cenuar, është ndoshta i fundit që duhet të flasë për edukatën e kulturën. Merrni klikoni konferencën e tij për shtyp të ndeshjes me Kosovën dhe do

Këto janë reagimet e lojtarëve të Leicester pas aksidentit të presidentit të klubit

Aksident i rëndë ka ndodhur në parkingun e “King Power Stadium”.
Helikopteri i presidentit të Leicester City, Vichai Srivaddhanaprabha, është përplasur në parking dhe gjithçka është përfshirë nga zjarri.
Nuk ka ende informacione për presidentin e klubit. Ende nuk dihet nëse ai ka qenë në helikopter në momentin e përplasjes.
Reagime për këtë ngjarje pati nga gjithë bota e edhe nga lojtarët e Leicester City.
Ata po lutën për më të mirën. Të gjithë janë në pritje të informacioneve.
Këto janë postimet e lojtarëve në rrjetet sociale:

Fury duket në super formë para duelit me Wilder, shikoni pamjet nga stërvitja

Tyson Fury po përgatitet intensivisht për meçin me Deontay Wilder.Britanezi  ka qenë  jashtë ringut për më shumë se 30 muaj, duke u përballur me probleme të ndryshme, shkruan ..Por, duket se ai nuk ka humbur shumë nga aftësitë e tij për të boksuar.Në disa pamje të publikuara në “Twitter”, Tyson duket në formë të shkëlqyer.Hard hitting @Tyson_Fury 👊The Gypsy King at the Los Angeles open workouts. He’s looking slick ahead of #WilderFury 👀🥊 pic.twitter.com/D0dgfSNaKs— Boxing on BT Sport 🥊 (@BTSportBoxing)

Rrëfehet Cesc, zbulon ndeshjen, stadiumet dhe dy lojtarët e preferuar

Mesfushori i Chelsea, Cesc Fabregas, ka analizuar karrierën e tij, që nga momenti kur shkoi te  “La Masia”, në një intervistë të dhënë për “Marca”.
– Çfarë ka mbetur nga Cesc që njohëm 15 vite më parë?
“Shumë. I njëjti motivim dhe dëshirë për të fituar. Do të thotë që gjithmonë kërkon më shumë por sigurisht në mënyra të ndryshme. Jam ndryshe nga ai që isha në 2003”.
– Cila është ndeshja juaj e preferuar?
“Ndoshta finalja e Kupës së Botës. U futa për të luajtur  në minutën e 87-të (në vend të Xabi Alonso) dhe pata një ndikim të madh në lojë. Kjo është ajo që do të mbahet mënd”.
– Cili është stadiumi juaj i preferuar për të luajtur?
“Do të zgjidhja Camp Nou, Bernabeu, Old Ttrafford dhe Highbury, këto janë stadiumet që kam dashur dhe do të më mungojnë gjithmonë”.
– Me cilin shok skuadre keni një lidhje të veçantë?
“Gjëja më e mirë në futboll janë shokët e ekipit. Kam patur shumë mi

Mbrojtësi i Crvena Zvezdës: Shaqiri më shau serbisht dhe ma drejtoi gishtin

Mbrojtësi serb Marko Gobeljiç ishte ngarkuar me një detyrë speciale në ndeshjen midis Liverpulit dhe Crvena Zvezdës. Ai duhet që të ndalonte në duelet një kundër një lojtarin me origjinë shqitpare, Xherdan Shaqiri me të cili pati dhe disa ngacmime verbale.
Ndërsa lojtari serb tashmë ka shprehur bindjen se Shaqiri nuk do të udhëtojë në Serbi pasi e di shumë mirë atmosferën që e pret.
“Jam munduar të luaj futboll dhe sa më pak të komunikoj me të. Është futbollist cilësor, shumë i shpejtë dhe i vështirë për ta ruajtur. Unë në çdo duel hyj burrërisht në top dhe kështu ishte edhe me Shaqirin. Pas një starti të tillë, ai më fyeu në gjuhën serbe, madje më kërcënoi duke ma drejtuar gishtin. Ia kam kthyer në të njëjtën mënyrë, sepse askujt nuk i mbetem borxh. Pas atij momenti nuk ka guxuar të vijë nga ana ime dhe vazhdimisht largohej në drejtim të mesit të fushës. Nuk e kam humbur asnjë duel me të. Dyshoj shumë se ai do të jet

Rrëzimi i helikopterit të pronarit të Leicester Cityt/ Bilanc tragjik, ja sa është numri i viktimave

Futbolli është në zi. Pronari i Leicester City, drejtori sportiv dhe piloti janë shpallur të vdekur, pas shpërthimit të helikopterit në afërsi të stadiumit “King Power”.
Familjet e të ndjerit po thirren dhe bëhen të vetëdijshëm për humbjen e të dashurve të tyre.
Sipas dëshmitarëve të rastit, helikopteri kishte vështirësi të ulej dhe më pas është rrëzuar.

“Wanda” i sjelll fat, Atletico merr kreun e La Liga-s

Atletico Madrid ka harruar disfatën 4-0 të pësuar në mesjavë kundër Borussia Dortmund në Champions League dhe ka arritur të marrë përkohësisht kreun e La Liga-s pas fitores 2-0 të arritur mbrëmjen e sotme kundër Real Sociedad.
Mbrojtja e “Colchoneros” ka shlyer katër golat e pësuar tri ditë më parë në Gjermani, duk i dhuruar fitoren Atletico-s falë golave të realizuar nga dy mbrojtësit, Godin dhe Felipe Luis. I pari ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 45-të, teksa i dyti i e ka mbyllur atë në të 60-ën.
“Wanda Metropolitano” vazhdon t’i sjellë fat madrilenëve, të cilët kanë marrë pesë fitore dhe një barazim në gjashtë ndeshjet e këtij kampionati që kanë luajtur në shtëpi. Në pritje të rezultateve të ndeshjeve të nesërme, Simeone dhe të tijtë mund të shijojnë të paktën për një natë vendin e parë në renditje.