Sport - Page 1013

Lajmet me te reja nga sporti

Rikuperimi i Kaliniç dhe Biglias, objektiv i Gattusos

Me 28 pikë pas 20 javësh, zona Champions është një utopi për Milanin, që edhe pas ndryshimit në pankinë nuk po arrin të gjejë vijimësi në rezultate. Ndonëse edhe Gattuso nuk po realizon pritshmëritë, duket se drejtuesit e Milanit nuk kanë ndërmend ta largojnë para verës, por me ndryshimin se tani i kanë ndryshuar objektivat.

Messi në histori !?

Thyerja e rekordeve ka qenë gjithmonë objektivi i Lionel Messit, por numri 10 “blaugrana” këtë radhë është i pari edhe jashtë fushës së blertë. Sipas Football Leaks, për herë të parë në historinë e futbollit, një lojtar, duke iu referuar pikërisht Messit, do të paguhet më shumë se 100 milionë euro në sezon.

Inter vazhdon me intensitet merkaton

Lisandro Lopez mund të quhet tashmë një futbollist i Interit. Mbrojtësi argjentinas i Benficës do të huazohet te zikaltrit deri në muajin qershor kundrejt 500 mijë eurove dhe nëse bind, Interi do të paguajë 9 milionë euro për kartonin e tij. Nga ana tjetër, Lisandro do të përfitojë 400 mijë euro rrogë deri në muajin qershor dhe më pas, do t’i ofrohet një kontratë