Category archive

Formula 1 - page 2

Legjenda e Formulës 1 do të festojë 50-vjetorin e tij

në kategorine Formula 1/Sport

Më 3 janar të vitit 2019, legjenda e Formulës 1 do të festojë 50-vjetorin e tij, edhe pse në kushte jo të zakonshme.

Për këtë arsye, në Muzeun “Ferrari” është krijuar një hapësirë për hapjen e një ekspozite në nder të 7 herë kampionit të botës.

Kjo është mënyra më e mirë, e gjetur nga “Kokëkuyqja” italiane, për të shprehur të gjithë mirënjohjen në drejtim të Schumacherit, që tashmë e ka gdhendur fort emrin e tij në historinë e kësaj skuderie të Formulës 1.

Në 11 sezone me Ferrarin, periudha 1996-2006, piloti gjerman fitoi 5 tituj për pilotë radhazi, në periudhën 2000-2004, ndërkohë që ndihmoi edhe skuadrën italiane të fitojë 6 tituj për konstruktorë.

Në Muzeun “Ferrari”, që do të quhet “Michael 50” dhe që hapet në bashkëpunim me fondacionin “Keep Fighting”, do të ekzpozohen të gjitha momentet e paharruara që 7 herë kampioni i botës ua dhuroi tifozëve të kësaj skuadre.

Por jo vetëm kaq. Në këtë ekspozitë do të tregohet edhe kontributi i madh i dhënë nga Michael Schumacher për zhvillimin e makinave GT, gjatë kohës së qëndrimit të tij në Maranello, si pilot dhe si konsulent.

Burimi: http://www.botasot.info/

Mediat angleze: Schumacher ka lënë shtratin, rehabilitohet në Zvicër

në kategorine Formula 1

Në mediat europiane po qarkullon një lajm i madh mbi gjendjen shëndetësore të Michael Schumacher. Sipas “Daily Mail”, ish-kampioni i Botës në Formula 1 ka bërë përparime të jashtëzakonshme sa i përket shëndetit, pas një periudhe të gjatë rehabilituese si pasojë e aksidentit të pësuar në Merbel të Francës.

Thuhet si ish-ferraristi është i vetëdijshëm dhe nuk ka më nevojë për ndihmën e pajisjeve. Michael Schumacher nuk është i lidhur pas shtratit dhe nuk ka nevojë për frymëmarrje artificiale për të qëndruar në jetë.

Po sipas Daily Mail, 7 herë kampioni i botës në Formula 1 ka peshë normale. Schumacher banon në shtëpinë e tij në Zvicër, në një dhomë të përshtatur për trajtimin e tij shëndetësor.

Informacionet përkasin me deklaratën e pak ditëve më parë të presidentit të FIA-s, Jean Todt, që theksoi se e kishte ndjekur bashkë me Shumacherin Çmimin e Madh të Brazilit, por pa dhënë detaje të tjera mbi shëndetin e gjermanit.


Top Channel

Burimi: http://top-channel.tv

E jashtëzakonshme: Zgjohet Schumacher

në kategorine Formula 1/Sport

Me 29 dhjetor do të bëhen pesë vjet nga lëndimi i rëndë i Michael Schumacher pas një rrëzimi gjatë skijimit në alpet franceze.

Sportsmail ka mësuar se ylli i garave nuk është i shtrirë në shtrat, por kërkon kujdes mjekësor (të infermierëve), përcjell Bota sot.

Bashkëshortja e Schumacherit, Corinna, me të cilën ai u martua në vitin 1995, ka insistuar në fshehtësinë e gjendjes së tij, një kërkesë që është mbajtur me besnikëri nga të gjithë ata rreth tyre.

Miqtë nuk flasin. Nëse nuk veprojnë kështu, ata nuk janë më miq.

Kujdesi i përhershëm dhe fizioterapia kushton më shumë se 50,000 funte në javë.

Banorët vendas në Gland, një qytet me 13,000 banorë që ndodhet midis Gjenevës dhe Lozanës, e dinë situatën më të fundit mjekësore të superyllit që jeton në mesin e tyre./BS

Image

Image

Image

Burimi: http://www.botasot.info/

Ferrari dhe Mercedes, rivalitet edhe për Mick Schumacher

në kategorine Formula 1

Botërori i Formula 1 është mbyllur, por rivaliteti mes Ferrarit dhe Mercedesit po vijon.

Ndërsa në pistat e garave bilanci është dukshëm në favor të “Shigjetave të argjendta”, Ferrari duket se ka fituar terren përsa i përket merkatos së pilotëve, pasi pritet që në të ardhmen të ketë në radhët e tij një pilot të ri, por me një mbiemër me peshë të madhe: Mick Schumacher.

Suksesi i arritur këtë vit nga 19-vjeçari, djali i legjendës Michael Schumacher, që u shpall kampion Evrope në Formula 3, e ka rritur shumë interesin te dy skuderitë më të rëndësishme të Formula 1. Në mbrëmjen Gala të FIA-s të ditëve të fundit, Toto Wolff e pranoi hapur dëshirën e tij për të parë Schumacher Jr. në radhët e Mercedesit, për të formuar një dyshe me Lewis Hamilton.

Ndërsa gjatë muajve të verës ishte Maurizio Arrivabene ai që dha një mesazh të qartë, duke theksuar preferencën e Mick Schumacher për Ferrarin.

“Me mbiemrin që ka dhe që është pjesë e historisë së Ferrarit, është e qartë që dyert e Maranellos janë dhe do të jenë të hapura për Schumacher, por nuk duhet t’i ushtrojmë presion”, ishte deklarata e Arrivabenes.

Për momentin, Mick Schumacher ende nuk ka firmosur kontratë me skuadrat e Formula 1, por, sipas burimeve pranë familjes së tij, shumë shpejt 19-vjeçari do ta ndërmarrë këtë hap dhe duket se akordi do të jetë me Akademinë e Pilotëve të Ferrarit.

Në vitin 2019, Mick Schumacher do të garojë në Botërorin e Formula 1 me skuadrën italiane Prema, me të cilën fitoi edhe titullin në F3. Rastësia do që kjo skuderi i shërbeu si trampolinë edhe Charles Leclerk që në Botërorin e ardhshëm do të jetë piloti zyrtar i Ferrarit për të formuar skuadër me Sebastian Vettel.


Top Channel

Burimi: http://top-channel.tv

Schumacher kërkohet nga Ferrari e Mercedesi

në kategorine Formula 1/Sport

Botërori i Formula 1 është mbyllur, por rivaliteti mes Ferrarit dhe Mercedesit po vijon. Ndërsa në pistat e garave bilanci është dukshëm në favor të “Shigjetave të argjendta”, Ferrari duket se ka fituar terren sa i përket afatit kalimtar të pilotëve, pasi pritet që në të ardhmen të ketë në radhët e tij një pilot të ri, por me një mbiemër me peshë të madhe: Mick Schumacher. 

Suksesi i arritur këtë vit nga 19-vjeçari, djali i legjendës Michael Schumacher, që u shpall kampion Evrope në Formula 3, e ka rritur shumë interesin te dy skuadrat më të rëndësishme të Formula 1. Në mbrëmjen Gala të FIA-s të ditëve të fundit, Toto Wolff e pranoi hapur dëshirën e tij për të parë Schumacher Jr. në radhët e Mercedesit, për të formuar një dyshe me Lewis Hamilton. Ndërsa gjatë muajve të verës ishte Maurizio Arrivabene ai që dha një mesazh të qartë, duke theksuar preferencën e Mick Schumacher për Ferrarin. Për momentin, Mick Schumacher ende nuk ka firmosur kontratë me skuadrat e Formula 1, por, sipas burimeve pranë familjes së tij, shumë shpejt 19-vjeçari do ta ndërmarrë këtë hap dhe duket se akordi do të jetë me Akademinë e Pilotëve të Ferrarit.

Në vitin 2019, Mick Schumacher do të garojë në Botërorin e Formula 1 me skuadrën italiane Prema, me të cilën fitoi edhe titullin në F3. Rastësia do që kjo skuadër i shërbeu si trampolinë edhe Charles Leclerk që në Botërorin e ardhshëm do të jetë piloti zyrtar i Ferrarit për të formuar skuadër me Sebastian Vettel.

Burimi: http://www.botasot.info/

F1, bisedime për rinovimin e kontratës së pistës së Barcelonës

në kategorine Formula 1

Organizatorët e Çmimit të Madh të Barcelonës në Botërorin e Formula 1 kërkojnë që kjo garë të qëndrojë në kalendarin e këtij kampionati edhe pas vitit 2019.

Për këtë arsye ata kanë nisur bisedimet me drejtuesit e Liberty Media që ka në zotërim Formula 1 për zgjatjen e kontratës aktuale, që skadon në fund të vitit 2019.

Lajmi u konfirmua nga Presidenti i cirkuitit, Vicenc Aguilera.

“Jemi duke punuar për këtë çështje. Po diskutojmë dhe unë shpresoj që Formula 1 të qëndrojë në këtë cirkuit edhe për shumë vite të tjerë. Gjithsesi, nuk mund të jap detaje për negociatat”, tha Aguilera.

Ndërkaq, drejtori i këtij cirkuiti, Joan Fontsere, publikoi edhe bilancin për vitin 2018 të cirkutit dhe këtu përfshihen të gjitha garat e zhvilluara në pistën katalanase. Ajo që të bën përshtypje është se audiencën më të madhe e kishte gara e Formula 1 me 172 144 persona në tribuna, e ndjekur nga gara e Botërorit të MotoGP me 155 401 tidozë të pranishëm.

Në të njëjtën kohë, u publikua edhe kalendari i garave që do të zhvillohen në pistën e Barcelonës për vitin 2019, ku përbën risi përfshirja në të e garës së European Le Mans Series dhe garës prolog të World Endure Championship.


Top Channel

Burimi: http://top-channel.tv

Ndryshon pamje për të fituar titullin

në kategorine Formula 1/Sport

Sebastian Vettel ka vendosur të ndryshojë pamje për sezonin e ri dhe gjatë mbrëmjes “gala” të mbylljes së sezonit 2018 të Formula 1 është paraqitur me një “look” të ri, me mustaqe. Piloti gjerman shpreson që me këtë ndryshim të ketë më shumë fat dhe të fitojë titullin e parë kampion me Ferrarin, pas 4 titujve që ka marrë kur ishte pilot i Red Bull.

“Unë jam gjithnjë i motivuar dhe synimi im mbetet titulli kampion me Ferrarin. Ky është një objekti që nuk e kam realizuar ende, por do të provojmë sërish vitin tjetër. Këto nuk kanë qenë sezone të lehta për mua dhe Ferrarin, por e rëndësishme është që tani jemi kthyer kompetitivë dhe mund të duelojmë për titull”, u shpreh Sebastian Vettel për mediat.

Burimi: http://www.botasot.info/

Zyrtarizohet kalendari i Formula 1

në kategorine Formula 1/Sport

Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA), ka zyrtarizuar kalendarin e Botërorit 2019 të Formula 1. Sezoni i ri do të nisë më 17 mars, në Australi, ndërkohë që gara e fundit do të zhvillohet më 1 dhjetor, në Abu Dhabi. Ashtu si dhe këtë vit, Botërori 2019 në Formula 1 do të ketë 21 gara. Në muajin shtator do të zhvillohen 4 gara, një rekord. Ndërkohë që këtë vit, FIA ka vendosur të bëjë një rokadë garash në Amerikë, me garën e Meksikës që do të zhvillohet para asaj të Teksasit. Si gjithmonë edhe edicioni i ri pritet të jetë interesant dhe garë e fortë për titullin e kampionit.

Burimi: http://www.botasot.info/

Jean Todt: Michael Schumacher pa Çmimin e Madh të Brazilit

në kategorine Formula 1/Sport

Gjendja shëndetësore nuk është ndër më të mirat, por 7 herë kampioni i botës, Michael Schumacher nuk e ka humbur dëshirën për të parë nga afër Formula 1. Lajmi është konfirmuar nga presidenti i FIA, Jean Todt, i cili ka pohuar se ka parë Çmimin e Madh të Brazilit nën shoqërinë e gjermanit.

“Në të vërtetë, unë jam gjithmonë i kujdesshëm kur them diçka, por është e vërtetë. Kam parë Çmimin e Madh të Brazilit në Zvicër me Michael.”-tha Todt

Në intervistën për “Auto Bild”, 72 vjeçari zbuloi dhe atë që nuk i pëlqen tek Formula 1.

“Isha shumë i irrituar sepse nuk i besoja syve pas pesë minutash. Kur shikoj një garë, gjithmonë kam një iPad të shtrirë pranë meje gjatë gjithë kohës. Kjo është arsyeja pse reklamat nuk më shqetësojnë aq shumë. Unë gjithashtu e kuptoj se transmetuesit privat financojnë raportimin e tyre dhe se procedura është në përputhje me ligjin. Por unë do të doja të pëlqeja një nga ato dritare të vogla në këndin ku unë nuk e humbas plotësisht garën. Nëse shoh një garë, unë dua ta kuptoj gjithashtu. “-shtoi ish-drejtori sportiv i Ferrarit.

Burimi: http://www.botasot.info/

Hamilton fiton edhe garën e fundit; Alonso largohet nga F1

në kategorine Formula 1

Lewis Hamilton fitoi Çmimin e Madh të Abu Dhabi dhe e mbyll kampionatin botëror të Formulës 1 me 11 fitore dhe me titullin e radhës në xhep.

Britaniku i Mercedesit dominoi garën e fundit sezonale nga fillimi në fund, duke mbajtur pas vetes Ferrarin e Sebastian Vettel dhe Red Bullin e Max Verstappen.

Ndërkohë, Kimi Raikkonen largohet nga Ferrari duke lënë në mes garën përmbyllëse të kampionatit për arsye teknike.

Vetëm në vend të 11 Fernando Alonso, i cili i jep kështu lamtumirën Formulës 1 pas 17 sezonesh dhe dy titujsh kampion.


.

Burimi: http://top-channel.tv/

Krahasimi me të atin; Mick Schumacher nuk turbullohet

në kategorine Formula 1

Mick Schumacher është kampioni më i ri i Evropës në kampionatin e formula 3 dhe tashmë kanë filluar të bëhen krahasimet me babain e tij Michael Schumacher, 7 herë kampion bote në Formula 1.

Madje ka nga ata që e shohin Schumacher Jr si pasuesin e legjendës së këtij sporti te skuadra e Ferrarit.

Por mesa duket 19 vjecari nuk është aspak i turbulluar për këto krahasime që i bëhen me babain e tij dhe këtë ai e theksoi gjatë në një intervistë për televizionin gjerman RTL që realizoi një film dokumentar me titullin ‘Schumacher’ ku flitet edhe për djalin e ralf Schumacher, David dhe Maximilian Gunther, i vetmi pilot në Formula 2 dhe që do të garojë në Formula E.

“Nuk ka asnjë problem me krahasimet që më bëjnë me babain tim-tha Schumacher Jr-a i është më i miri dhe për këtë arsye është edhe modeli im. Edhe kampionë të tjerë të botës krahasohen me babain tim”.

Vitin e ardhshëm, Mick Schumacher pritet të marrë pjesë në kampionatin e Formula 2 me skuadrën e Prema.


.

Burimi: http://top-channel.tv/

Raikkonen garën e fundit me Ferrarin: Është një familje e madhe

në kategorine Formula 1

Çmimi i madh i Abu Dhabit që do të zhvillohet këtë fundjavë dhe që mbyll sezonin në formula 1 do të jetë gara e 151 e Kimi Raikkonen me Ferrarin dhe njëkohësisht e fundit me Kokëkuqen.

Ajo mes pilotit finlandez dhe skuderisë italiane është një histori që ka zgjatur për 8 sezone dhe që ka sjellë edhe një titull kampion bote për pilotë, atë të vitit 2007.

Pas garës në Emiratet e Bashkuara Arabe, rrugët mes Ferrarit dhe Kimi Raikkonen do të ndahen pasi finlandezi në vitin 2019 do të garojë me Alfa Romeo-Sauber, ndërkohë që vendin e tij te Kokëkuqja do t’ia lërë të riut Charles Leclerc.

Me këtë rast, Raikkonen vendosi të përshëndesë skuadrën nga Maranello nëpërmjet një postimi të tij në Instagram duke publikuar foton e tij së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët të cilët kishin veshur një bluzë me stemën e Ferrarit dhe me mbishkrimin ‘Ne e Duam Kimin’, një foto kjo që u shoqërua me mesazhin: një familje e madhe.

Nga ana tjetër edhe te Ferrari kanë dashur të bëjnë përshëndetjen e tyre për Kimi Raikkonen, madje Maurizio Arrivabene u shfaq i veshur pikërisht me të njëjtën bluzë si familja e pilotit finlandez


.

Burimi: http://top-channel.tv/

Vettel-Mick Schumacher në “Race of Champions”

në kategorine Formula 1

Michael Schumacher dhe Sebastian Vettel kanë garuar së bashku nën flamurin gjerman në “Race of Champions”, e kjo ka ndodhur plot 6 herë në periudhën 2007-2012, duke dominuar totalisht në këtë kompeticion.

Por, kjo histori do të përsëritet, pasi Vettel do të marrë pjesë në këtë kompeticion përkrah një tjetër Schumacheri, e bëhet fjalë për djalin e legjendës së Formulës 1, Mick Schumacher.

Piloti 19-vjeçar vjen në këtë kompeticion si kampioni i ri i Europës në Formulën 3, e tashmë ka bërë që tifozët e Ferrarit të ëndërrojnë për ardhjen e tij te “kokëkuqja” italiane për të ndjekur gjurmët e të atit.

Më 19 dhe 20 janar, në Meksiko Siti do të jetë edhe takimi i parë në një sfidë që vlen për klasifikimin individual në “Race of Champions”, një garë që nga aspekti ekzibicionist kthehet në një kompeticion të ashpër, për shkak se pjesëmarrësit ndikohen shumë edhe nga krenaria kombëtare dhe në këtë prizëm dyshja Vettel-Schumacher niset si favorite.


.

Burimi: http://top-channel.tv/

Wolff: Ky është titulli kampion më i bukur

në kategorine Formula 1/Sport

Mercedes u shpall për të pestin vit me radhë kampion bote në Formula 1 në Botërorin për konstruktorë.

Një rezultat i jashtëzakonshëm, që konfirmon dominimin e makinës gjermane. Për Toto Wolff, ky titull fituar këtë sezon mbetet pa dyshim më i bukuri, pasi është edhe më i vështiri.

“Ky është titulli kampion më i bukur, pasi gjatë gjithë vitit patëm një duel të fortë me Ferrarin. Një betejë mes dy markash të mëdha, por që respektojnë njëra-tjetrën”, tha Toto Wolff, që përgatiten për garën e fundit sezonale, atë që zhvillohet ditën e diel në Abu Dhabi.

“Kemi bërë një punë të madhe gjatë gjithë vitit edhe pse nuk e nisëm mirë, por rikuperuam gradualisht. Të gjithë kanë bërë një punë të jashtëzakonshme, për të patur një makinë të shpejtë dhe fituese. Tani është momenti për të festuar dhe pas garës në Abu Dhabi do të kemi mundësi të shijojmë të dy titujt, për pilotë dhe konstruktorë”, u shpreh shefi i Mercedes.

Burimi: http://www.botasot.info/

Rossi: I kënaqur me vendin e tretë në Botëror

në kategorine Formula 1/Sport

“Mirëupafshim vitin tjetër”, ka qenë përshëndetja që Valentino Rossi u ka thënë fansave të tij në mbyllje të garës së fundit sezonale në Moto GP zhvilluar në Valencia, ku piloti italian u rendit në vendin e 13-të. Legjenda e motoçiklizmit e mbylli Botërorin në vendin e tretë, pas Marquez e Dovizioso, rezultat që Rossi e konsideron si pozitiv.

“Jam i pari mes motorëve Yamaha dhe mendoj se e meritoj këtë pozicion, vendin e tretë në klasifikimin e përgjithshëm, për atë që kam dhënë gjatë gjithë sezonit. Kam dhënë maksimumin edhe kur situata nuk ishte aspak e mirë për motorin tonë, sidomos gjatë verës, ku nuk kishim asnjë përmirësim në motorin tonë, ndërsa rivalët avanconin”, tha Rossi.

“Unë dhe Maverick po punojmë mirë me motorin Yamaha, bisedojmë dhe nëse ka disa ndryshime që vijnë për atë jam gati t’i provoj edhe unë. Për mua ka rëndësi që motori të ketë ndryshime krahasuar me këtë vit. Sezonit 2018 do t’i jepja notën 7, pasi më shumë se kaq nuk mund të arrinim në pistë”, u shpreh Valentino Rossi.

Burimi: http://www.botasot.info/

I ikën policisë në autostradë

në kategorine Formula 1/Sport

Momenti i keq për pilotin italian të garave të motoçiklizmit Romano Fenati vijon ende. Kur mendonte se po rikthente disi buzëqeshjen, duke siguruar një kontratë në Moto3 sezonin tjetër, vjen një incident i papritur, këtë herë jashtë pistave. Sipas mediave italiane, piloti 22-vjeçar po ecte me motor përtej limiteve të lejuara dhe, më pas, nuk i ka ndaluar patrullës së policisë.

Ai ka vijuar të ecte me shpejtësi në autostradë edhe për disa kilometra, ndërkohë që policia e ndiqte nga pas dhe më pas ka vendosur të hapë krahun. Aty ka nisur një debat me forcat e policisë rrugore, që e kanë ndaluar për thyerje të kodit rrugor dhe rezistencë të forcave të rendit, duke e denoncuar pilotin.

Sipas pilotit, ai po ecte me shpejtësi, pasi po shkonte me urgjencë në spital te gjyshi, që sapo ishte operuar nga zemra. Pavarësisht kësaj, kjo sjellje nuk e justifikon veprimin e pilotit, që iu është shmangur forcave të rendit dhe tani pritet të dalë para gjykatës për sqarime.

Burimi: http://www.botasot.info/

Tmerr në Formula 3, pilotja 17-vjeçare fluturon me 273 km/h…

në kategorine Formula 1/Sport

Një përplasje horror ka ndodhur në pistën e GP Macau, ku po zhvilloheshin garat për Teenage Formula 3, teksa një pilote 17-vjeçare ka fluturuar me 273 km/h (170 mph) duke përfunduar në bordurat anësore të pistës.

Shoferja adoleshente Sophia Floersch sipas mediave ndërkombëtare ka pësuar një thyerje të shtyllës kurrizore në përplasjen e frikshme. Ndërkohë videoja e aksidentit po qarkullon në rrjet dhe tregon momentin kur makina e gjermanes ngrihet në ajër si të ishte një “avion” dhe fluturon mbi një seksion mediatik, për t’u përplasur më pas me forcë në mbrojtëset anësore.

Spektatorët duken të tmerruar, ndërsa përplasja vonoi garën për më shumë se një orë dhe prej saj u lënduan edhe katër persona të tjerë që janë dërguar në spital bashkë me piloten Floersch. Ndërkohë, Floersch, shkroi në Twitter se ajo ishte ‘mirë’ vetëm disa orë pas aksidentit, që erdhi si pasojë e një kontakti me pjesën e pasme të makinës së Jehan Daruvala.

Vajza ka falënderuar fansat për mesazhet e mbështetjes dhe ka konfirmuar se ajo do t’i nënshtrohet një operacioni të hënën në mëngjes. “Dua të dinë të gjithë që jam mirë, por nesër në mëngjes do të shkoj në kirurgji”, shkroi ajo.

Image

Burimi: http://www.botasot.info/

«Michael është një luftëtar dhe nuk do të dorëzohet kurrë», gruaja e legjendës së Formula 1 reagon 5 vjet pas aksidentit tragjik

në kategorine Formula 1/Stardust

Në një letër të hapur që mendohet se është shkruar 3 vite më parë, por që është bërë publike sot, Corinna Schumacher, bashkëshortja e 7 herë kampionit të botës në Formula 1, Michael Schumacher, shpreh të gjithë mirënjohjen e dashurinë për pilotin gjerman. Vazhdo të lexosh

Nuk heq dorë nga ëndrra

në kategorine Formula 1/Sport

Prej vitesh Valentino Rossi është në kërkim të titulit të 10-të kampion në karrierën e tij, titull që duket i mallkuar për pilotin italian. Edhe pse 39 vjeç, piloti italian do të garojë edhe për dy sezone të tjera me motorin Yamaha, me shpresën që të bëjë realitet ëndrrën e tij. Legjenda e MotoGP, në një intervistë të dhënë për “motogp.com”, u shpreh se edhe pse sezonin tjetër do të jetë 40 vjeç do të tentojë sërish të fitojë titullin kampion.

“Nuk ka për të qenë e lehtë dhe për momentin nuk kam një ide se si do të jetë sezoni i ri. Pres të shoh se si do të jetë motori në testet e para që do të zhvillojmë në Valencia, më 20-21 nëntor, pas Botërorit dhe më pas mund të kem një ide. Por titulli kampion ka qenë dhe mbetet objektivi im në çdo sezon. Nëse Yamaha më ofron një motor të mirë do të jap maksimumin për t’ia dal mbanë”, u shpreh Rossi, që nuk i trembet konkurrencës me rivalët.

“Edhe pse jam 40 vjeç e rivalët e mi janë 10 apo 20 vjet më të rinj se unë, sërish jam gati të dueloj e përballem me ta. Përvoja është aleati im më i mirë, por që nuk bën punë nëse motor është i avashtë. Ndaj mbi të gjitha shpresoj të kem një motor që të jetë i shpejtë dhe nëse Yamaha do të ma ofrojë një gjë të tillë, atëherë titulli i 10-të kampion është i arritshëm”, tha Valentino Rossi.

Burimi: http://www.botasot.info/

Pedrosa: Nuk dua t’i zhgënjej

në kategorine Formula 1/Sport

Pas 217 garash dhe 31 fitoresh, piloti spanjoll Dani Pedrosa do t’i thotë ditën e diel “lamtumirë” Botërorit të MotoGP. 33-vjeçari, që garon me motorin Honda prej vitit 2006, do të tërhiqet nga sporti në fund të këtij sezoni. “Gara e Valencisë është special për mua, pasi do të jetë e fundit. Jam pak i trishtuar dhe i mallëngjyer për këtë lamtumirë, por ky është fundi. Janë të shumtë miqtë e familjarët që do të jenë në Valencia për të më përshëndetur, ndaj nuk dua t’i zhgënjej. Do të përpiqem të korr rezultatin më të mirë të mundshëm edhe pse të fitoj dhe ta mbyll karrierën me një triumf do të jetë e vështirë”, tha Pedrosa.

Burimi: http://www.botasot.info/

Lewis Hamilton mëson sambën (Foto)

në kategorine Formula 1

Lewis Hamilton fitoi Çmimin e Madh të Brazilit duke i dhuruar Mercedesit edhe titullin kampion për Konstruktorë në Formulën 1.

Në podium, britaniku festoi në mënyrë spektakolare duke kërcyer samba me vajzat që ndanin çmimet.

Duket se Hamilton ia mori dorën shumë shpejt kërcimit tradicional brazilian…


.

F1, Hamilton fiton garën në Brazil; Mercedesi, titullin e Konstruktorëve

në kategorine Formula 1

Lewis Hamilton triumfoi në Çmimin e Madh të Brazilit, duke regjistruar fitoren e 10 në një sezon ku e ka siguruar tashmë titullin kampion për pilotë.

Britaniku fitoi edhe falë faktit që dubluesi Ocon nxori nga pista pilotin e Red Bull, Max Verstappen, që po shkonte qetësisht drejt triumfit.

Garë anonime për Sebastian Vettel, që e mbylli vetëm në vendin e gjashtë, ndërsa piloti i ardhshëm i Ferrarit, LeClerc arriti të renditet në vendin e shtatë, me Sauberin e tij.

Vlen të theksohet se kur ka mbetur edhe një garë për të mbyllur sezonin, skuadra Mercedes ka siguruar edhe matematikisht titullin kampion për Konstruktorë.


.

Valtteri Bottas niset i pari në Brazil

në kategorine Formula 1/Sport

Valtteri Bottas është fituesi i provave të para të lira në garën për Çmimin e Madh të Brazilit në Botërorin e Formula 1.

Piloti finlandez bëri një paraqitje fantastike në sesionin e dytë të provave të lira duke e përshkuar pistën e Interlagos me kohën 1 minutë 8 sekonda e 846 të mijtat.

Ai la në vendin e dytë në këtë sesion shokun e tij të skuadrës, Lewis Hamilton, me vetëm tri të mijtat më shumë, ndërkohë që shumë pranë ishte edhe Ferrari i Sebastian Vettel me 73 të mijtat më shumë se Bottas.

Ndërkohë që pas tij ishin dy makinat Red Bull të Max Verstappen dhe Daniel Ricciardos, ndërsa Kimi Raikkonen nuk shkoi më shumë se vendi i gjashtë.

Vlen të theksohet se Ricciardo u penalizua me pesë pozicione për garën e së dielës për shkak të ndërrimit të turbokompresorit që mori flakë në garën për Çmimin e Madh të Meksikës.

Gara e Brazilit është e parafundit në edicionin e sivjetmë të Formula 1 që përfundon me garën në Abu Dhabi.

Çështje e kampionit për pilotë është zgjidhur, pasi Lewis Hamilton e ka siguruar matematikisht titullin. Ka mbetur të zgjidhet vetëm çështja e titullit të konstruktorëve.

Ferrari, me sytë nga titulli i Konstruktorëve

në kategorine Formula 1

Objektivi më i rëndësishëm, titulli i Pilotëve u sfumua dhe shkoi me meritë në favor të Lewis Hamilton, por në kampin e Ferrarit nuk e kanë humbur shpresën se mund të ngjiten në shkallën më të lartë të podiumit, të paktën në garën për Konstruktorë.

Sebastian Vettel dhe Kimi Raikkonen ende nuk i kanë dorëzuar armët dhe synojnë të çojnë Ferrarin më lart në renditjen e pikëve sesa Mercedesi. Kjo u kuptua qartë në vigjiljen e Çmimit të Madh të Brazilit.

“Duhet të rikthehemi sa më shpejt te fitorja, pasi në këtë pikë të sezonit gjëja më e rëndësishme për skuadrën dhe për ne është titulli i Konstruktorëve. Për këtë jemi këtu. Nuk është ende momenti që të nxjerrim konkluzionet e kampionatit, pasi kemi ende dy gara ku duhet të përqendrohemi. Do të ishte koha e gabuar. Duhet të fitojmë këtu në Brazil dhe në Abu Dabi”, tha Sebastian Vettel.

Pas një sezoni ku humbi sërish duelin me Lewis Hamilton, por e përgëzoi si një kampion të vërtetë, tani piloti gjerman shpreson që të sjellë pikët e duhura në renditje për të çuar titullin në Maranello. Mercedesi kryeson Botërorin me 585 pikë, ndërsa Ferrari ka 530 pikë.


.

Nga viti 2020 do të shtohet Çmimi i Madh i Vietnamit

në kategorine Formula 1/Sport

Formula 1 ka konfirmuar më në fund se duke filluar nga viti 2020 do të shtohet edhe Çmimi i Madh i Vietnamit e cila do të mbahet në kryeqytetin Hanoi. Lajmi u publikua nga bashkia e qytetit pak ditë më parë, por në fund konfirmimi zyrtar erdhi vetë nga Formula 1. 

Gara e Hanoit do të jetë Çmimi i Madh i katër aziatik pas Shanghait, Singaporit dhe Suzukës. Vendimi për ndërtimin e pistës në Vietnam u mor nga Liberty Media e cila është kompania amerikane pronare e këtij kampionati automobilistik.

Shko lartë