Category archive

Formula 1

Holanda, me një pistë të sajën në F1. Verstappen kryen testime

në kategorine Formula 1/Sport

Vitin e ardhshëm, në kalendarin e Botërorit të Formulës 1 do të jetë edhe Çmimi i Madh i Holandës, garë kjo që do të zhvillohet në pistën e Zandvoort.

Max Verstappen përfitoi nga rasti për t’u kthyer në vendlindje, duke testuar këtë pistë me makinën e tij Red Bull, sigurisht i shoqëruar edhe nga shoku i tij i skuadrës, Pierre Gasly.

Interesimi për këtë ngjarje ishte i madh, me tifozët që u mblodhën rreth kësaj piste që në orën 7:00 të mëngjesit dhe asnjëri prej tyre nuk mbeti i zhgënjyer.

Ky eveniment ishte në kuadër të edicionit të katërt të “Jumbo Racedagen”, me Verstappenin që në vitin 2017 vendosi edhe një rekord jozyrtar të pistës, me 1 minutë, 19 sekonda dhe 511 të mijëtat.

“Ishte edicioni i katërt i ‘Jumbo Racedagen’ dhe këtu ishte një çmenduri. Ishte diçka fantastike të shihje sesa shumë tifozë holandezë ishin mbledhur për të ndjekur këtë ngjarje. Pista në vetvete është shumë sfiduese dhe është diçka e mrekullueshme që ajo do të kthehet në kalendarin e Formulës 1”, tha Verstappen.

Ndërsa pritet që pista e Zandvoortit të jetë gati për vitin 2020, Verstappen dhe Gasly po përgatiten për ndalesën e radhës së Botërorit të Formulës 1, që do të jetë Çmimi i Madh i Monacos.


Top Channel

Burimi: http://top-channel.tv/

Gjesti prekës i Lewis Hamilton, i dhuron trofeun fëmijës me tumor

në kategorine Formula 1/Sport

Lewis Hamilton tregon se nuk është vetëm një pilot fantastik, por edhe një njeri me zemër të artë.

Piloti britanik, i cili triumfoi të dielën në Çmimin e Madh të Spanjës në Formulën 1, vendosi që t’ia dhurojë trofeun e garës vogëlushit 5-vjeçar, Harry Shaw, i cili vuan nga kanceri.

Përpara fillimit të garës, vet vogëlushi i kishte dërguar një mesazh Hamiltonit, i cili pas përfundimit të saj theksoi se Harry ishte një frymëzim për të. Ndërkohë, drejtuesit e Mercedesit dërguan makinën W10 të Hamiltonit në shtëpinë e vogëlushit Harry, për ta admiruar nga pranë.

Një gjest ky që e preku shumë babain e vogëlushit, James Shaw, që komentoi dhuratën e bërë nga 5 herë kampioni i botës në Formulën 1.

“Nuk mund të kuptoni se çfarë do të thotë ky gjest për djalin tim. Tani ai beson se Lewis është miku i tij më i mirë dhe për një fëmijë kjo është diçka fantastike. Në një moment të tmerrshëm si ky, të gjithë ne kemi një motiv për të buzëqeshur”, tha James Shaw.


Top Channel

Burimi: http://top-channel.tv/

Briatore “shpërthen” kundër Ferrarit

në kategorine Formula 1/Sport

Ferrari tregoi edhe në Spanjë që jo vetëm nuk është rival i denjë për Mercedesin, por është mbrapa edhe Red Bullit.

Përveç shtypit italian që e ka “masakruar” këto ditë skuadrën, është edhe Flavio Briatore, ish-drejtuesi i Benetton dhe Renault, që nuk i ka kursyer kritikat për “Kokëkuqen”.

Në Instagram, Briatore shkroi: “Ferrari po lufton kundër një Red Bulli me motor Honda dhe një Mercedesi që vjen nga një planet tjetër. Pista e Spanjës tregon gjithmonë të vërtetën. Nëse nuk je në gjendje të shfaqësh potencialin aty, nuk mund të konkurrosh për Botërorin. Vështirë se Ferrari do të fitojë ndonjë garë”.


Top Channel

Burimi: http://top-channel.tv/

Një dokumentar për Michael Schumacher, në Festivalin e Kanës

në kategorine Formula 1/Sport

Më 5 janar të vitit të ardhshëm, në Zvicër dhe Gjermani do të shfaqet dokumentari dedikuar legjendës së Formulës 1, Michael Schumacher.

Ai titullohet thjesht “Schumacher”, ndërsa traileri do të prezantohet në edicionin e radhës të Festivalit të Kanës (Cannes Film Festival).

Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, vet bashkëshortja e Michael Schumacher, Corinna do të flasë për herë të parë në këtë film dokumentar, për legjendën e Formulës 1 dhe jetën përkrah tij.

Po kështu, në të do të jenë edhe intervistat e fëmijëve të çiftit, Mick Schumacher, që aktualisht garon në Botërorin e Formulës 2, dhe vajza Gina; babai i Michael Schumacher, Rolf, dhe shumë shokë skuadre e rivalë, me të cilët ish-piloti ka garuar në karrierën e tij.

Për këtë dokumentar, që del në vitin e 50-vjetorit të lindjes së Schumacherit dhe të 25-vjetorit të fitores së tij të parë në Formulën 1, familja Shumacher ka vënë në dispozicion video të arkivit privat, që nuk kanë dalë në dritë asnjëherë.


Top Channel

Burimi: http://top-channel.tv/

Formula 1 në Brazil. Gara do të spostohet në Rio de Janeiro

në kategorine Formula 1/Sport

Çmimi i Madh i Brazilit në Botërorin e Formula 1 duke nisur nga viti 2020 nuk do të zhvillohet në Sao Paulo, por në Rio De Janeiro. Ai që e konfirmoi këtë lajm është vetë presidenti i vendit, Jair Bolsonaro që do të thotë se pista e Interlagos ku janë zhvilluar garat e këtij kampionati deri tani do të braktiset përfundimisht.

‘Pista e re do të ndërtohet në harkun e 6-7 muajve nga nisja e punimeve, kështu që gara e Brazilit në Formula 1 do të mbahet në Rio De Janeiro-tha Bolsonaro-kjo do të sjellë një rritje të vendeve të punës, si dhe përfitime në sektorin e Turizmit’.

Mësohet se pista e re e Formula 1 do të ndërtohet në zonën Deodoro, në pjesën perëndimore të qytetit. Çmimi i madh i Brazilit është pjesë e Botërorit të Formula 1 që nga viti 1973. Të 36 garat janë mbajtur në pistën e Interlagos të Sao Paulos, ashtu sikurse do të ndodhë edhe për 2019.

projekti i ri do të përfshijë edhe hyrjen e Botërorit të MotoGP në vendin amerikan. ideja është që të krijohet një pistë si ajo e Barcelonës, Silverstone në Angli apo Austin në Texas të SHBA.


Top Channel

Burimi: http://top-channel.tv/

Ferrari ndryshon planet, makina e Vettel me surpriza në Spanjë

në kategorine Formula 1/Sport

Gara e radhës në botërorin e Formula 1 do të zhvillohet ditën e diel në Spanjë. Makina Ferrari ende nuk ka fituar në asnjë nga 4 garat e zhvilluara deri më tani, por ajo që habit është vendimi që kanë marrë inxhinierët, për të ndryshuar motorin e makinës së Sebastian Vettel (një pilot ka 3 të tillë në dispozicion për gjithë sezonin).

Kjo gjë ishte programuar që të ndodhte pas një muaji, në Kanada, por duket se “kokëkuqja” ka vendosur të ndryshojë kurs, duke i dhënë Vettel një motor të ri. “Kjo është një pistë e veçantë dhe sektori i fundit është ai që bën diferencën. Në Spanjë nuk kam fituar me Ferrarin, shpresoj që me masat që kemi marrë këtë herë t’ia dal mbanë”, tha Vettel.

Ndërsa Mattia Binotto, shefi i Ferrarit tha: “Jemi shumë pas Mercedes dhe duhet të zhvillojmë sa më shumë makinën për të rivalizuar. Në Baku përdorëm një paketë të re aerodinamike, ndërsa për në garën e Spanjës vendosëm të ndryshojmë motorin, më herët nga parashikimi. Të shohim se si do të shkojnë gjërat, pasi edhe rivalët tanë lëvizin”.

Burimi: http://www.botasot.info/

Djali i Michael Schumacher: Jam lindur për të garuar, dua të jem si babai

në kategorine Formula 1/Sport

Mick Schumacher, djali i 7 herë kampionit të Formula 1 Michael Schumacher, ka thënë se garimi në Formula 1 është i pashmangshëm për të.

“Garimi në Formula 1 është pjesë e fatit tim, që është shkruar që më parë”, tha fillimisht 19-vjeçari.

Këtë edicion, Mick do të garojë në Formula 2 me makinën Prema, por ai debutoi në Bahrein me dy makinat të Formula 1, si pjesë e testimeve: Alfa Romeon dhe Ferrarin.

‘’Momentalisht nuk mund ta krahasoj veten me asnjë pilot. Tani për tani, krahasohem vetëm me veten time. Ëndrra ime mbetet të arrijë sukseset e babait’’.

“Në Formula 1 ka shumë pilotë të talentuar, të gjithë të ndryshëm dhe kampionë. Për mua është e rëndësishme që t’i bëj hapat një e nga një, ndaj garimi në Formula 2 ishte i rëndësishëm para se të debutoj në Formula 1. Nuk e di se kur do të garoj në kampionatin më të bukur, por di që një ditë kjo gjë ka për të ndodhur”, përfundoi talenti i akademisë së Ferrarit.

Burimi: http://www.botasot.info/

Petrucci më i shpejti 

në kategorine Formula 1/Sport

Piloti italian i Ducati, Danilo Petrucci, ka qenë më i shpejti në sesionin e dytë të provave të lira të zhvilluar në pistën e Jerez, të vlefshme për garën e Çmimit të Madh të Spanjës në MotoGP. Ai dha kohën 1’37”909, duke lënë pas motorin tjetër Ducati, atë të Andrea Dovizioso, me 97 të mijëtat më shumë. Ndërsa në vendin e tretë u klasifikua Cal Crutchlow me LCR Honda. Vetëm i katërti kampioni i botës në fuqi, spanjolli Marc Marquez me Honda zyrtare, dy të dhjetat më i avashtë. Ndërsa shoku i tij i skuadrës, Jorge Lorenzo, u klasifikua në vendin e dytë. Në këtë pistë duket se do të vuajë shumë motori Yamaha, pasi Valentino Rossi u rendit në vendin e 14-të. Italiani kishte vështirësi, ndërsa shoku i tij i skuadrës Maverick Vinales doli i pesti. Zhgënjeu edhe kryesuesi i Botërorit, Alex Rins, që me motorin Suzuki u rendit në vendin e 16-të, 8 të dhjetat më i  ngadaltë. Të shtunën, në orën 14:10, do të nisin provat zyrtare në MotoGP, ndërsa të dielën, në orën 14:00 do të zhvillohet gara. Kjo e Jerez është e para për këtë sezon në Europë.

Burimi: http://www.botasot.info/

“Senna Day”, Brazili përkujtoi legjendën e F1

në kategorine Formula 1/Sport

Pista e Formulës 1 në Interlagos të Brazilit mblodhi tifozë të panumërt një ditë më parë, për të përkujtuar legjendën e këtij sporti, Ayrton Senna, që u nda nga jeta 25 vite më parë pas një aksidenti tragjik të ndodhur në pistën e Imolës, në Çmimin e Madh të San Marinos.

Eventi “Senna Day” nisi me kryerjen e një xhiroje me makinën “Lotus”, me të cilën Ayrton Senna ka garuar, ndërkohë që braziliani në këtë pistë mundi të fitonte garat e viteve 1991 dhe 1993, pikërisht përballë publikut të tij të adhurueshëm.

Në program ishin përfshirë edhe zbritja në pistë e makinave “kart”, e në mënyrë të veçantë e makinës “super tour McLaren”, një makinë me të cilën Senna fitoi të 3 titujt botërorë në Formulën 1, në vitet 1988, 1990 dhe 1991.

  25 vjet nga vdekja e legjendës së Formula 1, Ayrton Senna (Foto)

Më pas, tifozët patën mundësinë të admironin të gjithë objektet e pilotit legjendar të Formulës 1, që kishte në zotërim gjatë të gjithë karrierës së tij, ndërkohë që provuan edhe makinat simulatore që riprodhuan triumfet e tij më të mëdha.

Ky event ishte një homazh për njeriun e votuar si sportistin brazilian më të madh të të gjitha kohërave, me 47% të preferencave, duke lënë pas legjendën e futbollit Pelè me 23%.


Top Channel

Burimi: MEDIAL.mk

25 vjet nga vdekja e legjendarit

në kategorine Formula 1/Sport

Më 1 maj 1994 Brazili dhe gjithë bota e sportit u tronditën rëndë: tre herë kampioni i botës Ayrton Senna u përplas me makinën e tij në Imola, në një aksident të frikshëm dhe ende pa një arsye të qartë.

Në Brazil atë aksident e kanë ende të gjallë në mendje. “Senna u përplas në kthesën Tamburello! Senna u aksidentua rëndë!”, tha komentatori në televizion.

Ishte gara e fundit e yllit të Formula 1, aksidenti ishte fatal dhe fotot e atij aksidenti janë ende një kujtim i gjallë. Senna vdiq në vend. Për pilotin 34-vjeçar ndihma mjekësore ishte e kotë. Sporti në zi, Brazili humbi njeriun e vet më të dashur. Zi kombëtare, aq sa nuk mjaftonte një ditë zie shpallur nga qeveria braziliane, aq e thellë ishte dhimbja.

Ende tani nuk është zbuluar arsyeja e aksidentit të tmerrshëm në Imola. Ndoshta timoni pësoi defekt, ndoshta gomat ishin tepër të ftohta pas një periudhe ku në pistë ishte Safety-Car, këto janë dy teoritë më të përhapura. Senna kishte regjistruar 41 fitore dhe 3 tituj kampionë në Formula 1, aty ku ishte piloti më i mirë, por mbi të gjitha më i dashur në histori.

Ajo që shtonte misterin rreth vdekjes së Sennas ishte fakti se braziliani nuk konsiderohej një pilot që rrezikonte gjatë garës, nuk bënte çmenduri për të fituar me çdo kusht dhe këtë e pranonte edhe vetë në intervista.

Pas aksidentit fatal, rregullat në Formula 1 ndryshuan për të shtuar sigurinë e pilotëve dhe spektatorëve.

Burimi: MEDIAL.mk

Marquez: Koha për hakmarrje, nuk ka më gabime idiote

në kategorine Formula 1/Sport

Botërori 2019 në Moto GP do të nisë këtë fundjavë etapën e tij të parë në “kontinentin e vjetër”, në pistën spanjolle të Jerez. Pas rrëzimit 3 javë më parë në Teksas, kampioni i botës në fuqi Marc Marquez, u shpreh se në shtëpinë e tij nuk do të ketë më vend për gabime. Objektivi i tij i vetëm është fitorja dhe festa me tifozët.

“Jerez është gjithnjë një garë speciale, pasi është e para në Europë dhe dua ta fitoj. Për më tepër që aty kam gjithnjë mbështetjen e shumë tifozëve spanjollë. Nuk dua ti zhgënjej dhe nuk do të dështoj. Në Teksas bëra një gabim idiot, që nuk do të përsëritet më”, tha Marquez.

Spanjolli me Honda ndodhet i katërti në renditjen botërore me 45 pikë, 9 më pak se kryesuesi i saj, Andrea Dovizioso. “Unë synoj fitoren, ndërsa kryesimi mund të vijë edhe gradualisht, nga gara në garë. Në Jerez vij për t’u hakmarrë pas rrëzimit në Teksas. Do të shfrytëzoj në maksimum cdo pjesë të pistës për të fituar”, u shpreh Marc Marquez.

Burimi: MEDIAL.mk

Formula 1 do të vazhdojë garat në pistën e Monzas

në kategorine Formula 1/Sport

Është arritur marrëveshja për vazhdimin e kontratës me njërën prej pistave më të vjetra të Formula 1.

Lajme të pasionuarit pas Formula 1. Çmimi i Madh i Monzas i cili ishte në dyshim për të mos u zhvilluar më do të vazhdojë të jetë e pjesë e Botërorit të Formula 1 të paktën edhe tre vitet e ardhshme.

Kompania Liberty Media që mbron të drejtat e këtij sporti, ka arritur akordin me federatën italiane të automobilizmit, duke rinovuar kontratën e cila do të zgjasë të paktën deri në vitin 2022, vit në të cilin do të festohet edhe 100-vjetori i pistës së Monzas.

Këtë vit, gara për Çmimin e Madh të Monzas do të mbahet më 8 shtator.

Burimi: MEDIAL.mk

Çmimi i Madh i Monzës, edhe 5 vite të tjera në Formulën 1

në kategorine Formula 1/Sport

Italia do të vazhdojë të jetë në kalendarin e Botërorit të Formulës 1 edhe për 5 vite të tjera.

Këshilli i Përgjithshëm i “Automobile Club Italia” ka arritur marrëveshjen me pronarët e Formulës 1, “Liberty Media”, për rinovimin e kontratës për organizimin e Çmimit të Madh të Monzës për periudhën 2020-2024.

Nëpërmjet një komunikate, “ACI” thekson se presidenti Angelo Sticchi Damiani mori lirinë e plotë për të vijuar bisedimet me “Liberty Media” për të gjitha aspektet teknike dhe tregtare që kanë të bëjnë me këtë partneritet, në mënyrë që në një kohë shumë të shkurtër kontrata të firmoset zyrtarisht dhe bashkëpunimi të bëhet funksional.

Pista e Monzës ka pritur për herë të parë një garë të Formulës 1 në vitin 1921 dhe që nga ai moment e deri tani, në të janë zhvilluar 88 gara. Ajo është e gjatë 5.7 km dhe skuadra që ka triumfuar më shpesh në të është pikërisht Ferrari, plot 19 herë.

Vitin e kaluar ai që fitoi në këtë pistë ishte britaniku Lewis Hamilton, me Mercedes, i ndjekur nga dy finlandezët, Kimi Raikkonen dhe Valtteri Bottas.


Top Channel

Burimi: MEDIAL.mk

Mercedes vendos diktatin

në kategorine Formula 1/Sport

Mercedes vijon dominimin në këtë sezon të Formulës 1, pasi ashtu si në tre garat e para, edhe sot në Azerbajxhan mori dy vendet e para, me Bottas fitues dhe Hamilton në vendin e dytë.

Ashtu si starti i garës, nuk pati surpriza edhe në finish, ndonëse në fillim piloti i Ferrarit Charlse Leclerc dha sinjale se do të rivalizonte denjësisht.

Francezi u ngjit nga vendi i 10 në të parin, me gomat medium, por një strategji i gabuar e drejtuesve të Ferrarit, bëri që të rrinte gjatë në pistë dhe më pas të dështonte me gomat soft, duke e mbyllur garën në vendin e pestë, me xhiron më të shpejtë.

Vetëm vendi i tretë për pilotin tjetër të Ferrarit, Sebastian Vettel, i cili bëri një garë të qetë, duke mos tentuar surpriza, por thjesht ruajti pozitat e tij të nisjes.

Pas garës së katërt, rikthehet në krye të renditjes për pilotë Valteri Bottas, që lë pas vetes Lewis Hamilton, ndërsa në vendin e tretë mbetet Max Verstappen.

Burimi: MEDIAL.mk

F1, Bottas fiton në Azerbajxhan dhe merr kryesimin ndaj Hamiltonit. Ferrari ngushëllohet me vendin e tretë të Vettel

në kategorine Formula 1/Sport

Mercedesi ka arritur një tjetër fitore të dyfishtë në këtë sezon të Formula 1. Valtteri Bottas fitoi duke dominuar nga fillimi në fund Çmimin e Madh të Azerbajxhanit, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës, Leëis Hamilton. Kjo është fitorja e katërt e dyfishtë e Mercedesit në 4 garat e para të Botërorit, një rekord më vete ky.

Ndërkohë, tjetër garë e zbehtë e Ferrarit, që arriti vetëm një vend të tretë me Sebastian Vettel dhe një vend të pestë me Charles Leclerc.

Pas kësaj gare, në renditjen e përgjithshme të pilotëve tashmë është kryesues Bottas, duke kaluar në klasifikimi Hamiltonin.



Top Channel

Burimi: MEDIAL.mk

Mbahet gara automobilistike Drag Race

në kategorine Formula 1/Sport

Gara më atraktive në automobilizmin kosovar, Drag Race, e para për këtë vit, mbahet sot në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë.

Federata e Auto Sportit e Kosovës, në bashkëpunim me të gjitha institucionet relevante, i ka marrë të gjitha masat që gara të ketë rrjedhën më të mirë të mundshme.

Veç garuesve të shumtë nga Kosova, do të ketë edhe shumë të tillë nga rajoni.

Nga ora 10:30 do të mbahet brifingu me garues dhe stafin menaxhues të garës, e cila zyrtarisht pritet të fillojë në orën 11:00.

Burimi: MEDIAL.mk

Ferrari dominon provat e lira

në kategorine Formula 1/Sport

Ka përfunduar edhe sesioni i tretë dhe i fundit i provave të lira të Çmimit të Madh të Bakusë në Azerbajxhan, ku Ferrari vijon të konfirmohet në formë të mirë.

Piloti francez i “kokëkuqes”, Charles Leclerc regjistroi kohën më të shpejtë, 1.41.604, me gomat “Soft”, të njëjtat që përdori edhe gjermani Sebastian Vettel, i cili u rendit i dyti.

Me më tepër se një sekondë më ngadalë se makinat Ferrari, kohën e tretë më të mirë e vendosi piloti i Red Bull, Max Verstappen, ndërsa pas tij dy makinat Mercedes, Valteri Bottas dhe Lewis Hamilton.

Sot në orën 17:00 do të zhvillohen edhe provat zyrtare, ku pritet të përcaktohet edhe radha e nisjes për garën, që është planifikuar për nesër në orën 16:10.

Ferrari e ka nisur keq sezonin dhe nuk ka fituar asnjë prej 3 garave të para, ndërsa synon të rikthehet te suksesi, duke filluar që nga gara e nesërme në Baku.

Burimi: MEDIAL.mk

Pilotët e Ferrarit zhgënjejnë në provat zyrtare, starti i përket Mercedesit

në kategorine Formula 1/Sport

Ndonëse në provat e lira dhanë sinjalin se po riktheheshin, dy makinat Ferrari dështuan në provat zyrtare, duke dorëzuar startin te makinat rivale të Mercedes.

Valteri Bottas do të niset i pari në Çmimin e Madh të Bakusë, në Azerbajxhan, garë që do të zhvillohet nesër në orën 16:10, ndërsa pas tij do të jetë piloti kampion në fuqi i botës, Lewis hamilton.

Vetëm vendi i tretë për pilotin gjerman të Ferrarit, Sebastian Vettel, ndërsa pas tij do të niset piloti i Red Bull, Max Verstappen.

Piloti tjetër i Ferrarit, Charlse Leclerc, i cili dominoi provat e lira, do të niset nga vendi i 10, pasi u përplas në kthesën më të vështirë të pistës, gjatë provave zyrtare.


Top Channel

Burimi: MEDIAL.mk

Shumë prekëse, del në dritë plani sekret i Schumacherit…

në kategorine Formula 1/Sport

Para aksidentit fatal të tij, që tronditi krejt botën e sportit, “mbreti” i Formula 1, Michael Schumacher, kishte disa plane në kokë. Ato ishin plane të së ardhmes, që tani kanë dalë në dritë. Midis tyre, një kënaqësi shumë e veçantë për legjendën e madhe gjermane ishte që të bëhej menaxher i djalit të tij, Mick Schumacher. 

I biri i shtatë herë kampionit të botës në Formula 1, i cili ka triumfuar tashmë në Formula 3, bëri disa teste (prova) në akademinë e pilotëve të Ferrarit në Bahrein dhe u vërtetua se ka një të ardhme shumë premtuese. Çdo gjë tregon se djali i kampionit legjendar mund të ndjekë hapat e babait, i cili kishte plane shumë ambicioze për të, para se të aksidentohej duke bërë ski dhe të mbetej në koma prej disa vitesh.

Kështu, ish-menaxheri i Michael, Willi Weber, ka zbuluar tashmë se Schumacher ka qenë gjithmonë i etur për ta parë djalin e tij në majën e motorsportit. “Unë kam asistuar disa herë, kur Michael Schumacher ishte me Mick dhe po i mësonte të birit hapat e parë në motosport. Michael ishte i etur për ta parë djalin në Formula 1, donte ta trajnonte dhe menaxhonte për t’ia arritur kësaj. 

Ky do të kishte qenë rezultati përfundimtar i të gjithë historisë. Garimi i djalit në Formula 1 do ta kishte mahnitur Michael. Kishte në plan të punonte me të përditë, t’ia mësonte të gjitha sekretet e pistës, sepse vetë kishte kaluar nëpër të gjitha përvojat. E donte djalin si vetja në Formula 1, kampion. Kjo ishte ambicia më e madhe e Michale Schumacher”, – tregoi Weber në një intervistë për “Motorsportotal”.

Burimi: MEDIAL.mk

F1, puseta shkakton kaos në Baku

në kategorine Formula 1/Sport

Një situatë surreale u regjistrua në provat e lira për garën e Azerbajxhanit në Formula 1, pasi sesioni u anulua për motive sigurie, nga një pikëpamje që askush nuk e priste.

Një pusetë u zbulua si kurth në mes të cirkuitit në Baku, duke e bërë situatën sa komike aq edhe problematike në një kampionat elitar të garave me makina.

Makina Williams e George Russell u dëmtua shumë pas një përplasjeje me një pusetë në pistë. Njëvendëshja u transportua në bokse, por la shumë mbetje të forta dhe vaj në asfalt, duke e bërë të pamundur vazhdimin e sesionit të provave. Piloti në fjalë rrezikoi të vuante një aksident më të rëndë.

Në një moment më të hershëm ishte makina Ferrari e drejtuar nga Leclerc ajo që vuajti problemet e paparashikuara, por ishte debutuesi britanik që e pësoi më keq. Si të mos mjaftonte aksidenti i Russell, edhe karroatreci që transportoi makinën e Formula 1, u përplas brenda cirkuitit me një urë mekanike duke i rikonfirmuar komisarëve të garës se anulimi ishte opsioni më i mirë.


Top Channel

Burimi: MEDIAL.mk

Leclerc shpreson që të thyejë tabunë

në kategorine Formula 1/Sport

Piloti Charles Leclerc shpreson që të thyejë tabunë dhe të korrë suksesin e parë në karrierë. Ai iu afrua shumë triumfit në Bahrein, por një problem në makinën Ferrari e ndali të korrë suksesin e parë sezonal.

“Nuk e harxhoj kohën duke u menduar për atë që kaloi. Unë përpiqem të përmirësohem në çdo garë, duke korrigjuar pikat e mia të dobta. Shpresoj që edhe Ferrari të përmirësohet në këtë garë dhe të arrijmë fitoren e parë sezonale. Kjo ka më shumë rëndësi”, tha piloti 21-vjeçar Leclerc.

“Botërori sapo ka nisur, shpresoj që shumë shpejt të rikuperojmë disavantazhin me Mercedes dhe të korrim fitoren e parë. Suksesi ka shumë rëndësi për skuadrën, për të na motivuar edhe më shumë në vijim. Pista e Baku është plot surpriza, ndaj nuk ka favoritë”, u shpreh Charles Leclerc.

Burimi: MEDIAL.mk

F1 me pistë në Vietnam, testohen rrugët për 2020-ën

në kategorine Formula 1/Sport

Formula 1 zbarkon në Vietnam ku për herë të parë duke nisur nga viti 2020 në këtë vend do të mbahet një garë e këtij Botërori.

Skuadra e Red Bull së bashku me David Coulthard, vendosën që të testonin rrugët e Hanoit që po mbizotërohej nga një festë shumëngjyrëshe, ndërkohë që edhe tifozët ishin tejmase të entuziazmuar.

Rreth 30 mijë tifozë ishin të pranishëm në këtë mbrëmje spektakolare teksa u argëtuan jashtë mase nën tingujt e muzikës së Armin van buuren, një prej 5 DJ më të mirë në botë, duke valëvitur edhe flamujt e vendit të tyre.

Eventi i organizuar konsiderohet edhe si momenti i nisjes së numërimit mbrapsht për përurimin e pistës vietnameze të Formula që është 12 km larg kryeqytetit dhe që ka një gjatësi prej 5565 m. Në bazë të kontratës shumëvjecare të nënshkruar nga organizatorët me Liberty Media, edicioni i parë i cmimit të madh i Vietnamit në Formula 1 do të zhvillohet në prill të vitit ardhshëm.


Top Channel

Burimi: http://top-channel.tv/

Hamilton fiton Çmimin e Madh numër 1000 në Formula 1 (Foto)

në kategorine Formula 1/Sport

Lewis Hamilton fitoi Çmimin e Madh të Kinës, gara numër 1000 në historinë e Formulës 1.

Britaniku i Mercedesit la pas shokun e tij të skuadrës, Valtteri Bottas dhe ferraristin Sebastian Vettel.

Kjo është fitorja e tretë radhazi e Mercedesit në 3 garat e para të sezonit, duke treguar se edhe ky sezon nuk do të ketë histori. Në renditjen e pilotëve kryeson Lewis Hamilton me 68 pikë, i ndjekur nga Bottas me 62 pikë. Ndërkohë, Mercedes kryeson renditjen e konstruktorëve me 130 pikë, ndërsa Ferrari ka 78.

Formula 1 do të kthehet pas dy javësh, me Çmimin e Madh të Azerbajxhanit.

Kjo është renditja e Çmimit të Madh të Kinës:

Kjo është renditja e përgjithshme e pilotëve pas 3 garash:



Top Channel

Burimi: http://top-channel.tv/

Hamilton fiton Çmimin e Madh numër 1000 në Formula 1

në kategorine Formula 1/Sport

Lewis Hamilton fitoi Çmimin e Madh të Kinës, që ishte special, pasi ishte gara numër 1000 në historinë e Formulës 1.

Britaniku i Mercedesit la pas shokun e tij të skuadrës, Valtteri Bottas dhe anëtarin e Ferrari, Sebastian Vettel.

Kjo është fitorja e tretë radhazi e Mercedesit në 3 garat e para të sezonit, duke treguar se edhe ky sezon nuk do të ketë histori. Në renditjen e pilotëve kryeson Lewis Hamilton me 68 pikë, i ndjekur nga Bottas me 62 pikë. Ndërkohë, Mercedes kryeson renditjen e konstruktorëve me 130 pikë, ndërsa Ferrari ka 78.

Formula 1 do të kthehet pas dy javësh, me Çmimin e Madh të Azerbajxhanit.

Kjo është renditja e Çmimit të Madh të Kinës:

Image

Burimi: http://www.botasot.info/

Shi, vetëtima dhe përmbytje në motoGP

në kategorine Formula 1/Sport

Organizatorët e garës së Çmimit të Madh të Amerikës në Moto GP kanë anulluar të gjithë provat e lira që do të zhvilloheshin pasditen e sotme në pistën e Austin. Shkak është bërë moti i keq, me shi e vetëtima, që ka bërë të pamundur zhvillimin e testeve. Në disa zona të pistës ka patur edhe përmbytje, ndaj janë anulluar të gjithë testet.

Në rrezik janë edhe provat zyrtare, që zhvillohen më vonë (në orët e mbrëmjes me orën shqiptare). Ato rrezikojnë që të shtyhen, kur kushtet e motit të përmirësohen apo kur pista të thahet. Për momentin në fuqi janë ende oraret e vjetra (ora 22:30, provat zyrtare në Moto GP), por ka gjasa që gjithçka të ndryshojë me kalimin e minutave. Gjithçka në varësi të motit.

Burimi: http://www.botasot.info/

1 2 3 7
Shko lartë