Category archive

Basketboll - page 3

25 pikë nga LeBron në fitoren e radhës për Lakers

në kategorine Basketboll/Sport

LA Lakers kanë regjistruar fitore në përballje ndaj Sacramento Kings, me rezultatin 101:86.

Është kjo fitorja e gjashtë e skuadrës nga Los Anegles në 12 ndeshje të luajtura këtë sezon, shkruan ..

Gjashtë lojtarë në radhët e Lakersave realizuan pikë dyshifrore. Këta janë; James, Ingram (12), Caldwell Pope(11), Hart (11), Kuzma (11) dhe McGee(10).

Natyrisht më i miri ishte “mbreti” i cili kontribuoi me plotë 25 pikë për skuadrën e tij.

Ai shtoi edhe shtatë kërcime, dy asistime dhe një top të vjedhur në fitoren e Lakersave././

Momentet më të mira nga LeBron:

REKORD: Basketbollistja e Prishtinës realizon 116 pikë në 40 minuta

në kategorine Basketboll/Sport

KBF Prishtina ka demoluar KBF Vushtrria , duke shënuar fitore në udhëtim me rezultatin 31:126.

Në këtë ndeshje rekord vendosi basketbollistja e Prishtinës, Marigona Rushiti, njofton faqja zyrtare e KBF Prishtina, transmeton ..

Ajo realizoi plot 116 pikë në 40 minuta lojë, duke u bërë kësisoj rekordmene.

Ishte Granit Rugova që më herët mbante rekordin e pikëve (110).

Gjatë 40 minutave bashkëlojtaret e saja e shërbyen me asistime Rushitin, e cila ishte thjeshtë e pandalshme. /./

NBA: Fitojnë LA Lakers dhe Toronto

në kategorine Basketboll/Sport

Një mbrëmje e pasur, me plot 10 ndeshje, për të apasionuarit e kampionatit më të ndjekur në botë NBA.

Vijon forma e jashtëzakonshme e Toronto Raptors, që në 12 takimet e para të sezonit të rregullt kanë pësuar vetëm një disfatë. Skuadra më e mirë e Konferencës së Lindjes triumfoi 105-114 në parketin e Sacramento Kings, ku shkëlqeu me 25 pikë dhe plot 11 topa të kontrolluar poshtë koshit Kaëhi Leonard. Nga 24 secili realizuan Buddy Hield dhe Willie Cauley-Stein për Kings, që gjithsesi nuk e shmangën dot humbjen.

Ndalen më në fund Denver Nuggets nga Memphis Grizzlies me rezultatin 89-87. Në radhët e vendasve spikati me 20 pikë dhe 12 rebound Marc Gasol, po 20 pikë shtoi për Grizzlies edhe Jackson.

Fitore relativisht e lehtë për Oklahoma City Thunder 85-96 në “Quicken Loans Arena” të Clevelandit, ku Cavaliers pësuan humbjen e 10-të në 11 takime të luajtura gjithsej. Vendimtare loja e mirë e Denis Shroeder, që shënoi 28 pikë, duke e bërë të pandjeshme mungesën e Russell Westbrook për shkak të një dëmtimi në kavilje.

Vjen suksesi i pestë në 11 takime për Los Angeles Lakers, që iu imponuan 114-110 Minnesota Timberwolves. Finale disi kaotike në “Staples Center”, me takimin që u zgjidh nga Kyle Kuzma, që shënoi 21 pikë në total, ndërsa LeBron James iu afrua shumë “triple double”, me 24 pikë, 9 asiste dhe 10 rebound.

Bindin edhe Philadelphia 76ers, që dolën fitues nga “Bankers Life Fieldhouse” të Indianas, ku Pacers u dorëzuan në fund me rezultatin 94-100. 20 dhe 10 topa të kontruar nga Joel Embiid, që vlejtën më shumë se 36 pikët e Victor Oladipos.

Në takimet e tjera u shënuan këto rezultate: Orlando Magic-Detroit Pistons përfundoi 96-103, Atlanta Hawks-New York Knicks 107-112, Miami Heat-San Antonio Spurs 95-88, New Orleans Pelicans-Chicago Bulls 107-98 dhe Utah Jazz-Dallas Mavericks 117-102.

Të gjitha rezultatet:

Cleveland Cavaliers-Oklahoma City Thunder 85-96

Orlando Magic-Detroit Pistons 96-103

Atlanta Hawks-New York Knicks 107-112

Miami Heat-San Antonio Spurs 95-88

Indiana Pacers-Philadelphia 76ers 94-100

Memphis Grizzlies-Denver Nuggets 89-87

New Orleans Pelicans-Chicago Bulls 107-98

Utah Jazz-Dallas Mavericks 117-102

Sacramento Kings-Toronto Raptors 105-114

Los Angeles Lakers-Minnesota Timberwolves 114-110

Z Mobile Prishtina shkruan historinë në FIBA Europe Cup

në kategorine Basketboll/Sport

Z Mobile Prishtina ka shkruar historinë në garat evropiane.

Skuadra nga Kosova ka arritur të sigurojë kalimin në fazën e dytë në FIBA Europe Cup, pas fitores ndaj Cherkaski Mavpy me rezultat 73:92.

Kryeqytetasit arritën të dëshmojnë në këtë udhëtim në Lituani se jo rastësisht po sigurojnë kalimin në fazën tjetër të FIBA Europe Cup vetëm pas ndeshjes së katërt në grup, duke dominuar vendasit në pjesën më të madhe të ndeshjes.

Z Mobile Prishtina pati start të mirë në këtë ndeshje, duke e fituar çerekun e parë me rezultat 15:21.

Ndeshje më e barabartë u pa në çerekun e dytë të ndeshjes, me vendasit që fituan me vetëm një pikë epërsi, 26:25.

Dominim total skuadrës së Cherkaski Mavpy, kryeqytetasit i bënë në çerekun e tretë, ku i munden 16:31, ndërsa çereku i fundit u fitua nga vendasit me një pikë epërsi, e cila pak kishte rëndësi në rezultatin përfundimtar.

Së bashku me Prishtinën kalimin në fazën tutje nga grupi E e ka siguruar edhe skuadra kampione e Danimarkës, Bakken Bears, që mundi me lehtësi në Rumani, Steauan e Bukureshtit././

D-Rose: Ishte e “sikletshme” të luaja me LeBron

në kategorine Basketboll/Sport

Derrick Rose, MVP më i ri në histori të NBA, ka folur rreth ndjesisë të së qenurit në një skuadër me LeBron James.

Rose dhe James kaluan një sezon së bashku me skuadrën e Cleveland Cavaliers, gjatë sezonit 2017/18.

30 vjeçari, asokohe po mendonte vetëm të kthehej në NBA, në çfarëdo shanse që do t’i ofrohej.

Fakti që këtë rikthim e bëri me Cavaliers dhe LeBron, ka qenë i çuditshëm për lojtarin.

“Më duhej të nënshkruaja me një skuadër që e kam pasur rivale për katër ose pesë vite. Luajta me një lojtarë që jam përballur për katër ose pesë vite radhazi ( LeBron)” ka thënë Rose  në një intervistë me Shams Charania nga “The Atletic”, transmeton ..

Derrick Rose ka luajtur shtatë sezone me Chicago Bulls, ku është përballur me Clevelandin e LeBron, e pastaj edhe me Miami Heat, gjithashtu të udhëhequr nga “Mbreti”.

Koha kur ai duhej t’i përshtatej stilit të lojës së James, ishte e “sikletshme” për lojtarin. /./

Basketbollisti rus nënshkruan me Lipjanin

në kategorine Basketboll/Sport

Për herë të parë në histori të basketbollit kosovar, një lojtar rus do të paraqitet në superligën e Kosovës.

Alex Dubovitskiy, është lojtari që ka nënshkruar së fundmi me KB Lipjanin.

Alex më parë është paraqitur me skuadrën e Chi-State, shkruan ..

Dubovitskiy luan në pozitën 3/4 apo 4/3. Ai është 24 vjeçar dhe pritet ti ndihmojë shumë skuadrës së re.

Kalimi i lojtarit rus tek skuadra e Lipjanit u mundësua falë menaxherit të lojtarit , Argjent Zeqiri, i cili është menaxher edhe i disa lojtarëve tjerë të huaj që luajnë në Kosovë. /./

James kontribuon me 29 pikë në fitoren e Lakers

në kategorine Basketboll/Sport

LA Lakers ka regjistruar fitore në përballjen e mbrëmshme ndaj Dallas Mavericks.

Rezultati përfundimtar i super ndeshjes ishte 114-113, që tregon se ndeshja ishte tejet interesante, shkruan ..

Në këtë ndeshje, prej më të mirëve ishte si gjithmonë “mbreti” James.

Ai kontribuoi me 29 pikë, 6 asistime dhe 5 kërcime, duke qenë kështu lideri për këtë takim.

Ai gjithashtu është angazhuar edhe në fazën defanzive duke vjedhur tre topa.

Kjo fitore ishte e treta për Lakers, në tetë ndeshje këtë sezon. /./

Momentet më të mira nga James:

Dyshja Curry – Durant vendosin rekord të jashtëzakonshëm

në kategorine Basketboll/Sport

Sezoni i ri në NBA ka gjetur Golden State-n e vjetër.

Skuadra kampione në fuqi po dhuron spektakël në çdo lojë, duke lënë të kuptojnë që janë pretendent kryesorë edhe këtë sezon, shkruan ..

Njësoj si në sezonet e kaluara, janë Stephen Curry dhe Kevin Durant ata që po shkëlqejnë.

Këtë sezon, dyshja “magjike” ka arritur një statistikë të “çmendur”.

Së bashku, ata regjistrojnë mesatare më të mirë të pikëve sesa formacionet startuese të Celtics, Suns, Grizzlies, Clippers dhe Cavs.

Me të vërtetë këto shifra janë të jashtëzakonshme. Me këso performanca, GSW padyshim do të paraqiten përsëri në finale. /./

Pas gjashtë ndeshjeve me Lakers, LeBron lë mbrapa Koben në këtë statistikë

në kategorine Basketboll/Sport

LeBron James ka shfaqur performancë të jashtëzakonshme në ndeshjen e fundit, ndaj San Antonio Spurs.

“Mbreti” regjistroi 35 pikë, për të shtuar edhe 11 kërcime dhe 4 asistime, shkruan ..

Me 35 pikët e tij në natën e mbrëmshme, LeBron ka lënë mbrapa Kobe Bryant-in, duke e tejkaluar për pozitën e katërt në listën e atyre që kanë regjistruar më së shumti ndeshje me 30+pikë.

LeBron tashmë ka 432 ndeshje me më shumë se 30 pikë, duke lënë mbrapa “mamban” që ka 431 sosh.

Nëse “mbreti” regjistron edhe tri ndeshje me 30+ pikë, ai do të barazohet me Karl Malone i cili ka 435 ndeshje të tilla. /./

LeBron James në “flakë”, këto janë statistikat e tij ndaj Spurs

në kategorine Basketboll/Sport

Los Angeles Lakers ka pësuar humbje në ndeshjen ndaj San Antonio Spurs, me rezultatin 110:106.

Anash humbjes, ishte “mbreti” James ai që shkëlqeu në këtë takim, shkruan ..

James ishte i pandalshëm duke regjistruar 35 pikë për skuadrën e tij.

Statistikat e tij LeBron i mbushi edhe me 11 kërcime dhe katër asistime.

Në gjashtë ndeshje, është kjo humbja e katërt për Lakers që regjistrojnë vetëm dy fitore. /./

E pabesueshme çfarë ka ndodhur me Cleveland pas largimit të James

në kategorine Basketboll/Sport

Largimi i LeBron James nuk ka ndikuar vetëm në rezultatet e Cleveland por edhe më gjerë.

Cavaliers nuk regjistrojnë fitore në sezonin e ri, duke u renditur kësisoj në vendin e fundit të konferencës lindore, shkruan ..

Përveç rezultateve të dobëta, skuadra po pëson humbje edhe në aspektet e tjera.

Problemi kryesorë qëndron me tribunat e skuadrës, saktësisht tifozët.

Me largimin e “mbretit” skuadra është detyruar që çmimet e biletave ti zbres jashtë normales, për të mbushur sallën.

Një biletë për ndeshjen Cleveland – Brooklyn është shitur për vetëm 1 euro e 75 cent. /./

Kush është Vigan Gashi, ylli që po shkëlqen në SHBA?

në kategorine Basketboll/Sport

E ardhmja e basketbollit të Kosovës duket se është në rrugë të mirë.

Shumë të rinj paraqiten me skuadra të ndryshme anë e mbanë botës. Së fundmi, ai që po bie në sy është Vigan Gashi, shkruan ..

Vigani luan në pozitën e organizatorit. Gjatësia e tij është 185 cm. Hapat e parë të basketbollit i ka mësuar në akademinë e basketbollit të Prishtinës.

19 vjeçari është aktivizuar më skuadrën e Prishtinës, në kategorinë e pionierëve.

Potenciali i tij i madh, i hapi rrugët dhe bëri të mundur që karrierën ai ta vazhdojë në Turqi.

Atje u aktivizua me Trabzonsporin, ku ishte mbresëlënës. Aventura e tij në Turqi zgjati vetëm sa i takoi kategorisë së kadetëve.

Rrugëtimin e tij, Gashi e vazhdoi në Gjermani. Në kategorinë e Juniorëve ai është paraqitur me skuadrën e Bayer Leverkusen, gjithnjë duke pasur performanca të jashtëzakonshme.

Sezonin e kaluar, Vigani e përfundoi me kolegjin Wilson. Ai  regjistronte 18 pikë për ndeshje dhe ishte lider në asistime me 7.6 asistime për ndeshje.

Një vit para se Gashi të paraqitej me Wilson High School, ata kishin rekord 5 fitore dhe 19 humbje. Në sezonin me Viganin, ata u ngritën në 18 fitore dhe gjashtë humbje.

Pas shtatë viteve mungesë në play off, në Pensilvani, Gashi i siguroi kolegjit të tij edhe pjesëmarrjen në play off.

Pas atij sezoni fenomenal, Gashi pranoi shumë oferta nga kolegjet amerikane. Ai këtë vit ka zgjedhur të paraqitet me DeSales University.

Gashi ka bërë të ditur se synimi i tij është paraqitja në ndonjë skuadër të Euroleague. Gjithashtu ai ka thënë se dëshira e tij është të luaj për Përfaqësuesen A të Kosovës. /./

Kjo ishte paraqitja e jashtëzakonshme e  Curry, realizoi 51 pikë

në kategorine Basketboll/Sport

Golden State Warriors ka regjistruar mbrëmë fitoren e radhës ndaj skuadrës së Washington Wizards, me rezultatin 144-122.

Kjo fitore erdhi falë performances fenomenale të organizatorit të lojës, Stephen Curry, shkruan ..

Ish MVP i NBA, realizoi plotë 51 pikë, në vetëm tre qereka lojë.

Ai ishte në “flakë” nga  gjuajtjet për tre pikë, duke realizuar 11 sosh.

Kjo është fitorja e katërt e Golden States, në pesë takimet e para në NBA././

Shikoni videon me momentet më të mira të Steph Curry:

Fitorja e parë e LA Lakers, fitorja e parë e James

në kategorine Basketboll/Sport

U luajtën plot 11 ndeshje në NBA e sigurisht ajo që bie në sy është fitorja e parë sezonale e Los Angeles Lakers, të udhëhequr tashmë nga LeBron James, 113-131 ndaj Phoenix Suns. Gjithsesi, ish-bashektbollisti i Cleveland Cavaliers nuk shfaqi formën e tij të zakonshme, duke u ndalur në 19 pikë, 10 asiste e 7 rikuperime. Më i mirë për Lakers rezultoi Stephenson me 23 pikë, 8 asiste dhe 8 rikuperime. Po 23 pikë realizoi edhe Booker për Phoenix.

Po në Perëndim, koleksionoi fitoren e katërt në pesë takimet e para Golden State Warriors, që me Stehpen Curry-n në superformë shkatërroi 144–122 Washington Wizards. Plot 51 pikë realizoi “ylli” i Warrios, që e ka nisur me marsh të fundit sezonin, ndërsa Kevin Durant shtoi edhe 30 pikë të tjera për Golden State. Një sfidë pa shumë histori kjo e “Oracle Arena”, ku kampionët në fuqi u shfaqën si një makineri e pandalshme, duke shënuar 80 pikë vetëm në pjesën e parë e 144 në total.

Bien sërish Houston Rockets, këtë radhë 89-100 përballë Utah Jazz. Spikati në këtë ndeshje Donovan Mitchel me 38 pikë, 7 asiste dhe 5 rikuperime, duke fitusr duelin brenda sfidës me James Harden, që u ndal në 29 pikë e për fat të keq pësoi një demtim në bicepsin femoral, duke e mbyllur para kohe takimin. Për Rockets ishte disfata e 3-të në 4 sfidat e fillimsezonit.

Siguroi fitoren e katër radhazi Milwaukee Bucks, 123-108 ndaj Philadelphia 76ers, falë grekut Giannis Antetokoumpo, që realizoi “triple double”, 32 pikë, 18 asiste dhe 10 rikuperime. Ai bëhet baksetbollisti i parë i NBA, që nga koha e Wilt Chamberlain, që në katër takimet e parë realizon +25 pikë dhe +15 rikuperime. Për Philadelphian nuk mjaftoi “tribpe double” i Ben Simmons (14-13-11) dhe 30 pikët e 19 rikuperimet e Joel Embiid.

Në Lindje vijojnë të pandalshëm marshimin Toronto Raptos, që iu imponuan 112-105 Minnesota Timberwolves. Mirë se erdhët në shfaqen e Kawhi Leonard! Ish-basketbollisti i Spurs realizoi 35 pikë, duke treguar se nuk është sa për të bërë një xhiro në radhët e skuadrës kanadeze. Për Minnesotën nuk mjaftuan 23 pikët e Jimmy Butler.

Cleveland Cavaliers në krizë të plotë në këtë fillim sezoni në Konferencën e Perëndimit. Pa LeBron James skuadra nga Ohio humbi të katërtën radhazi 86-102 ndaj Brroklyn Nets.

Në takimet e tjera Miami Heat fitoi 110-87 me New York Nicks, Atlanta Hawks 111-104 me Dallas Mavericks, Chicago Bulls 112 – 110 ndaj Charlotte Hornets, San Antonio Spurs u mposht 96-116 nga Indiana Pacers, ndërsa Sacramento Kings triumfoi 97 – 92 me Memphis Grizzlies. /SS/

 

Ja sa do të suspendohen lojtarët që u përleshen në ndeshjen Rockets – Lakers

në kategorine Basketboll/Sport

Ja sa do të suspendohen lojtarët që u përleshen në ndeshjen Rockets – Lakers

NBA ka bërë të ditur për masat që ka ndërmarrë për lojtarët që u përfshinë në përleshjen e madhe që ndodhi në ndeshjen Houston Rockets – La Lakers.

“Rolin kryesorë” në këtë përleshje e patën Rajon Rondo dhe Chris Paul, megjithëse është një lojtar tjetër që ka pësuar më shumë, transmeton ..

Sipas Adrian Wojnaroëski, NBA ka kumtuar këtë vendim:

Brandon Ingram do të suspendohet me katër ndeshje, pasi ishte ai që nxiti gjithçka.

Rondo do të suspendohet me tri ndeshje për goditjen që i dha Paulit.

Kurse Paul suspendohet me vetëm dy ndeshje, pasi i futi gishtin në sy Rondos.

Padyshim se Rondo dhe Ingram do të jenë mungesë e madhe për skuadrën e Lakers. /./

Ky është reagimi i Floyd Mayweather për përleshjen në NBA

në kategorine Basketboll/Sport

Përleshja e lojtarëve të Houston Rockets dhe LA Lakers ka sjellë reagime të shumta.

Rajon Rondo dhe Chris Paul kanë shkëmbyer disa grushte me njëri tjetrin, shkruan ..

Arsyeja e kësaj përleshje, sipas Carmelo Anthony, ishte veprimi i pa hijshëm i Rondos.

Melo ka thënë se Rondo pështyu mbi Chris Paul, gjë kjo që nxiti reagimin e CP3.

Pas gjithë kësaj drame, reagimi i Floyd Mayweather ka tërhequr vëmendjen.

Boksieri dukej shumë i emocionuar dhe i lumtur për atë që shihte në parket. /./

Shikoni foton:

Zbulohet arsyeja e përleshjes në NBA, flet Carmelo Anthony

në kategorine Basketboll/Sport

Një përleshje e madhe ka ndodhur në ndeshjen Houston Rockets – LA Lakers.

Rajon Rondo i Lakers dhe Chris Paul i Rockets janë përfshirë në një përleshje ku kanë shkëmbyer disa grushte, shkruan ..

Lexoni edhe: 

Përleshje në NBA, shkëmbehen grushte mes yjeve

Situata eskaloi edhe më shumë kur lojtarët e tjerë u përfshinë në këtë zënkë.

Madje, Brandon Ingram i Lakers u përjashtua nga loja pak minuta para fundit të takimit.

Ylli i Rockets, Carmelo Anthony, ka zbuluar arsyen e kësaj zënke. Ai ka thënë: “Rondo pështyu mbi Chris Paul. Ky veprim nuk bëhet as në rrugë”.

Kujtojmë se në fund të takimit triumfues nga loja dolën skuadra e Rockets. /./

Përleshje në NBA, shkëmbehen grushte mes yjeve

në kategorine Basketboll/Sport

Ndeshja mes Houston Rockets dhe LA Lakers, përveç spektaklit në basketboll, dhuroi edhe grushte.

Rockets fituan takimin me rezultat 124:115 ndaj Lakers, shkruan ..

Pak para përfundimit të takimit, në çerekun e katërt, pati një përleshje mes lojtarëve.

Chris Paul dhe Rajon Rondo u përfshin në një konflikt dhe shkëmbyen disa grushte me njëri tjetrin.

Edhe lojtarët e tjerë u përfshinë. Brandon Ingram madje u përjashtua nga loja.

Skena si këto nuk janë aspak të mira për audiencën sportive. /./

Video e përleshjes:

 

LeBron e nis sezonin në mënyrë fenomenale, shikoni çfarë bënë

në kategorine Basketboll/Sport

LeBron James e ka nisur sezonin e ri me LA Lakers me dy aksione të jashtëzakonshme.

Ai “u prezantua” para tifozëve me dy “ngulitje” spektakolare që ngritën të gjithë në këmbë.

Megjithatë, skuadra e “mbretit” në fund pësoi humbje ndaj Portland Trail Blazers (128:119).

LeBron përfundoi takimin me 26 pikë të regjistruara, me saktësi 9-16 nga loja e hapur.

Ai shtoi edhe 12 kërcime, 6 asistime dhe një top të vjedhur për skuadrën e tij.

Start i mirë individualisht por jo edhe për skuadrën. /./

Shikoni “ngulitjet” fenomenale:

James dhe Lakers befasohen në ndeshjen e parë në NBA

në kategorine Basketboll/Sport

Los Angeles Lakers dhe LeBron James e kanë nisur me humbje sezonin e ri në NBA.

Sezoni i ri në NBA, nuk ka nisur në mënyrën më të mirë për LeBron James dhe skuadrën e tij të re, Los Angeles Lakers.

Lakers pësuan humbje në udhëtim tek Portland Trail Blazers me nëntë pikë diferencë 128-119.

LeBron edhe pse ishte koshashënuesi më i mirë për Lakers me 26 pikë të shënuara, ato nuk mjaftuan për të evituar humbjen nga Portland././

Rezultatet:

Portland Trail Blazers – Los Angeles Lakers 128 – 119

Philadelphia 76ers – Chicago Bulls 138:108

Miami Heat – Washington Wizards 113:112

Lajme të mira për fansat e LeBron James

në kategorine Basketboll/Sport

Sezoni i ri në NBA veç ka filluar dhe lojtarët si LeBron James, Kevin Durant e Stephen Curry janë gati për spektakël.

Golden State Warriors kanë fituar takimin e parë në një natë të mahnitshme të Curry, i cili regjistroi 32 pikë, shkruan ..

Sigurisht, ky nuk është lajm i mirë për përkrahësit e LeBron, pasi është rivali kryesorë.

Mirëpo, ata duhet të jenë të lumtur pasi sonte është nata kur LeBron do të luaj ndeshjen e parë sezonale me LA Lakers.

Ndeshja fillon në ora 04:30 ( sipas orës sonë). Lakers do të përballen me Portland Trail Blazers.

Performanca e parë e “mbretit” në fanellën e Lakers do të jetë në fokusin kryesorë. /./

Ali, Messi, Jordan e të tjerë, ja kë zgjedhin audienca sportive si më të mirin e historisë

në kategorine Basketboll/Sport

Ali, Messi, Jordan e të tjerë, ja kë zgjedhin audienca sportive si më të mirin e historisë

Historia e sportit ka njohur sportistë të mrekullueshëm si Muhammad Ali, Michael Jordan, Lionel Messi, Cristiano Ronaldo e Roger Federer.

Varësisht nga interesat e audiencës sportive, tifozët kanë të preferuarit e tyre, shkruan ..

Disa pëlqejnë një individ për shkakë të skuadrës së preferuar, disa pëlqejnë një individ edhe për atë çfarë është jashtë botës së sportit.

Epiteti i më të mirit të të gjitha kohërave është një çështje e madhe. Serena Ëilliams, Muhammad Ali, Phil Taylor, Tiger Ëoods, Roger Federer, Usain Bolt, Michael Phelps, Sachin Tendulkar, Michael Schumacher, Ronda Rousey, Michael Jordan, AP McCoy, Pele, Diego Maradona, Lionel Messi and Cristiano Ronaldo, ishin 16 emrat që u futën në diskutim.

Pas votimeve, kjo listë u ngushtua.  Katër emrat e fundit ishin; Muhammad Ali, Michael Jordan, Roger Federer e Lionel Messi.

Audienca e “Sport Bible” zgjodhi argjentinasin Lionel Messi si më të mirin e historisë. Pas tij mbeti Muhammad Ali me vetëm 2% më pak.

Federer ishte i treti kurse në pozitën e katërt legjenda e basketbollit Michael Jordan. /./

Z Mobile Prishtina – Cherkaski Mavpy, ky është rezultati i pjesës së parë

në kategorine Basketboll/Sport

Z Mobile Prishtina e ka fituar pjesën e parë të përballjes së FIBA Europe Cup ndaj Cherkaski Mavpy.

Skuadra nga kryeqyteti ka shkuar me epërsi prej 51:43 ndaj skuadrës ukrainase, në ndeshjen që po zhvillohet në ‘Pallatin e Rinisë dhe Sporteve’.

Z Mobile Prishtina pati një çerek të parë të  jashtëzakonshëm, të cilin e fitoi me rezultat 27:17.

Çereku i dytë u takoi mysafirëve, me rezultat 24:28././

Shko lartë