Shëndeti - Page 39

Disa këshilla praktike për prindërit e fëmijëve që zgjohen herët

Zgjimi i hershëm është karakteristike për bebet e vogla, fëmijët deri në tre vjeç, madje edhe për fëmijët parashkollorë.
“Kur bebja fle gjumë dhe nuk i nevojitet ushqimi në mes të natës, atëherë ndonjë kohë optimale e zgjimit do të duhej të jetë midis orës 6:00 dhe 7:30 të mëngjesit. Nëse jashtë është ende errësirë, atëherë për zgjim është shumë herët”, thotë Kim West, specialiste për gjumin e fëmijëve.
Edhe pse nga 10 deri 15 për qind e fëmijëve në mënyrë natyrale zgjohen herët, te shumica e vogëlushëve ekziston ndonjë shkak për këtë, transmeton Telegrafi.
Fatmirësisht, kur arrini të identifikoni problemin, ekzistojnë mënyrat që ai problem shpejt të zgjidhet. Ja se çfarë duhet të bëni nëse bebja juaj zgjohet në agun e mëngjesit.
<img class="alignnone size-full wp-image-2383938" src="https://gazeta.mk/wp-c

Vajza 7 vjeçe përfundon në spital pas shpimit të veshëve

Lily, një vajzë 7 vjeçe nga Britania është shtruar në spital pasi vathët iu ngulën nën lëkurë. Çdo gjë ndodhi vetëm disa javë pasi i kishte shpuar.
Nëna e saj, Suzie Nisbet tha se specialistët e siguruan vogëlushes se mund të ndërronte vathët pas 3 javësh pasi do kuroheshin plotësisht. Gjatë kësaj periudhe, Lily kishte përdorur edhe një solucion tre herë në ditë për të shmangur infeksionin.
Por menjeherë pas ndryshimit të vathëve, vajza pati dhimbje të mëdha. Ajo kaloi katër orë në spital derisa dy infermiere arritën të hiqnin aksesorët nga lëkura e saj.

Mjekët: Ky është modeli më i mirë i çantave të shkollës

Në çdo vit të ri shkollor prindërit janë të shqetësuar pasi duhet të vendosin se cilat çanta janë të përshtatshme për fëmijët. Shumë prej tyre mendojnë se çantat kanë efekte negative duke i shkaktuar fëmijëve dëmtime në shpinë. Madje shumë kompani kanë tentuar edhe të krijojnë çanta ortopedike. Prindër qetësohuni, pasi një lajm i mirë

Fëmijët përfshihen në sfidën e peshkaqenëve, ja arsyeja

Një këngë për fëmijë, e quajtur “fëmija peshkaqen” është bërë virale dhe ka marrë vëmendjen e të gjithë përdoruesve në rrjete sociale.
Teksti mund të ngulitet shumë shpejt në mendje pasi flitet për një familje peshkaqenësh.
Kënga është publikuar në kanalin zyrtar të Pinkfong në Youtube dhe bazohet tek fëmijët koreanë që kërcejnë nën ritmet e muzikës.
Kanali edukues sjell video me ngjyra që ndihmojnë fëmijët të mësojnë dhe ndërveprojnë me Pinfong, një princ nga planeti Staria.
Kënga u publikua në nëntor të 2015 dhe u bë virale në Azinë juglindore verën e kaluar. Por këtë vit është tkhyer në fenomen global dhe ka arritur mbi 1.6 miliardë klikime.

Fëmijët japonezë janë më të lumturit në botë, ja çfarë duhet të mësoni nga prindërit e tyre

Çdo prind do më të mirën për fëmijën e tij, por sekretin e lumturisë për të vegjëlit e kanë gjetur japonezët. Sipas studimit të publikuar në “The Lancet”, fëmijët japonezë janë më të shëndetshëm dhe më të lumtur se të gjithë fëmijët e botës. Gjithashtu fëmijët e lindur në Japoni kanë jetë më të gjatë krahasuar me të tjerët. Ja çfarë mund të mësoni ju nga këta prindër…
Lejojini fëmijët të eksperimentojnë me ushqimet, por kujdesuni që të zgjidhni ato ushqime që kanë vlera ushqimore.

Mos i sforconi të konsumojnë diçka që nuk e duan. Lejojini të shijojnë edhe ndonjë ëmbëlsirë apo gjëra të ngjashme.
Servireni ushqimin në pjata të vogla dhe mundohuni t’i bëni të duken bukur.
Mblidhuni së ba

A duhet të postojnë prindërit foto të fëmijëve #Back to School? Ekspertët ndajnë një shqetësim të madh

‘Back to School’, ky është hashtagu më i përdorur në Britani nga prindërit të cilët mezi presin të hedhin fotot e fëmijëve në mediat sociale. Çdo vit prindërit e këtij vendi postojnë rreth 1.3 miliardë foto të fëmijëve të tyre në ditët e para të fillimit të sezonit shkollor.Por a këshillohet nga ekspertët? Nëse jo, përse? Sipas ekspertëve të çështjeve të sigurisë kjo gjë nuk duhet të ndodhë, e në vend të postimit të fotove në mediat sociale, mund të bëhen foto e të grumbullohen në një album, duke e ruajtur në shtëpi, në një sirtar si kujtim. Pothuajse një e treta e të gjithë këtyre fotove shihen nga pedofilët të cilët median sociale e shohin si strofullën e tyre. E dini çdo të thotë kjo? 390 milion foto, koleksion për to.Studimet nga kompanitë kryesore të sigurisë në internet tregojnë se pavarësisht paralajmërimeve, prindërit vazhdojnë të postojnë. 51% e

Fëmija juaj i përdor të dyja duart? Ja mosha kur vendoset dora dominante

Fëmija juaj nga viti i katërt do të përcaktohet me cilën dorë do të shërbehet.
Te disa fëmijë është menjëherë e qartë a është majtak apo djathtak, mirëpo shumica do t’i përdorin në mënyrë alternative të dyja duart nga viti i katërt, dhe prandaj zgjedhin me cilën do të shërbehen, transmeton Telegrafi.
Zgjedhja e tyre duhet të jetë e qartë më së voni deri kur të fillojnë të shkojnë në shkollë, thotë psikoterapeutisjtja gjermane Johanna Barbara Sattler.

Prindërit, të cilët dyshojnë që fëmija u është majtak, Sattler i këshillon që të vendosin objekte të caktuara në mes, ngjyrën në mes të letrës apo lugën në mes të pjatës. Kështu fëmija kanë lirinë dhe mundësinë e

“Si nuk mendon për sigurinë e vajzës tënde” flokët i dhanë famë 5 vjeçares, por njerëzit i kundërvihen

Para pak ditësh, kur fotografitë e Mia Aflalos u shpërndanë masivisht online, profili i saj i Instagramit ndiqej nga rreth 40 mijë persona e sot ajo numëron plot 83 mijë ndjekës. Pesë vjeçarja është një yll në ngjitje në fushën e modelingut dhe e veçanta e saj janë flokët voluminozë e tejet të gjatë. E vogla nga Tel Aviv i Izraelit ka pozuar tashmë për British Vogue dhe fotografitë e saj po bëjnë naming në rrjetet sociale.. E si mund të mos pëlqesh këtë fytyrë kaq të ëmbël? Sipas stilistit të flokëve Sagi Dahari, vogëlushja është një vajzë e mbarë e qeshur me të cilën punohet shumë lehtë. Por pas gjithë këtij shkëlqimi, janë të shumtë njerëzit që mendojnë se e ëma po vendos në rrezik vajzën me gjithë këtë vëmendje që po merr. Fotot e vogëlushes mund të keqpërdoren dhe një famë të tillë ajo mund ta marrë vetëm pasi të jetë e aftë të kuptojë pasojat negative. Meg

Prindërit që pinë duhan, rrezikojnë fëmijët e tyre nga kjo sëmundje

Fëmijët, prindërit e të cilëve pinë duhan, rrezikohen më shumë nga sëmundjet kronike të mushkërive, paralajmërojnë shkencëtarët.
Ekspozimi ndaj tymit të duhanit për dhjetë ose më shumë orë në javë shton rrezikun e vdekjes nga sëmundja e zemrës në 27 për qind.
Rreziku i goditjes është 23 për qind më i lartë dhe 42 për qind i sëmundjeve pulmonare kronike, krahasuar me të tjerët që jetojnë me jo-duhanpirësit.
Pasoja e konsumimit pasiv të duhanit në fëmijëri sjell vdekjen e 7,000 deri në 100,000 jo-duhanpirësve të rritur në vit.
Ekspertët thonë se ndërprerja e pirjes së duhanit është mënyra më e mirë për të mbrojtur një fëmijë nga efektet negative të duhanit.
Studimi shkencor u krye në 70,900 jo-duhanpirës të rritur, ndërsa rezultatet u publikuan në “Journal of American Medicine Preventive”.

Fëmija 1-vjeç gjendet e gjallë në pyll, mbijetoi 5 dite pa ujë e ushqim

Një fëmijë që u zhduk në një pyll në jug të Kinës është gjetur shëndoshë e mirë pas 5 ditësh.
Xiaojiao, 20 muajshe hyri në pyllin pas shtëpisë së saj në Guangxi të hënën e kaluar dhe babai Chen Qingran, e raportoi të zhdukur të nesërmen pasi nuk mundi ta gjejë atë.
Vajza e vogël u zbulua të premten nga një punonjës i centralit, i cili e pa atë të shtrirë në tokë në shkurre pranë një kanali.
Xiaojiao është vajza më e vogël e Chen dhe thuhet se po luante me vëllain e saj 6-vjeçar dhe motrën 4-vjeçare pranë shtëpisë së tyre, por më vonë u zhduk.
Policia filloi kërkimet ditë e natë për ta gjetur, madje edhe me qen.
Policia përfundoi një rreze kërkimi prej rreth 2.5 kilometrash dhe më shumë se 700 njerëz, përfshirë oficerë e vullnetarë morën pjesë në operacionin e kërkimit të Xiaojiao.
Kur fëmija u gjet ishte dehidratuar shumë d

Vajzat e vogla që ndryshuan historinë e botës

Femrat me vite e vite të tëra janë munduar që ta ndryshojnë historinë, shumë gra kanë sakrifikuar edhe veten vetëm që gjeneratat e reja të mos të jenë të diskriminuara dhe të kenë një jetë më të mirë, sesa ato.
Por një rol të madh në ndryshimin e historisë e kanë luajtur edhe vajzat e reja, që të bënë të kuptosh që kurrë nuk është herët për të bërë një ndryshim.
Duke filluar nga Anna Frank e deri tek Malala Yousafzai, zëra të fuqishëm e të paharrueshëm, që kanë luftuar në ngritjen e vajzave dhe grave, për edukimin e tyre, në përgjithësi për ngritjen e vetëdijes tek të vajzat e reja. Arritja e këtyre vajzave janë tejet inspiruese dhe impresive.
Në vitin 1960 Ruby Bridges, u bë vajza e parë me ngjyrë që filloi të ndjek shkollën në New Orleans. Pas shumë sakrificave dhe paragjykimeve që ju bënë, ajo mbetet një ikonë dhe inspirimin në aspektin e të

Patate të Pjekura me Qumësht Për Shije dhe Shëndet Të Mirë

Patatja gjithmonë ka qenë e pazëvëndësueshme në recetat tradicionale të kuzhinës shqiptare. Foto: Flickr

Të gjithë kemi gatuar e provuar tavën me patate.
Mënyrat e përgatitjes janë nga më të larmishmet, nga tava me patate e pjekur me pulë, me mish të grirë e deri tek ajo me perime të stinës.
Patatja gjithmonë ka qenë e pazëvëndësueshme në recetat tradicionale të kuzhinës shqiptare.
AgroWeb.org ju sjell sot një recetë të veçantë dhe shumë të thjeshtë.
Për këtë gatim ju duhen vetëm pak përbërës, por shija që do të krijohet është e parezistueshme.
Patate të Pjekura me Qumësht
Përbërësit 4-5 persona
5-6 patate mesatare
4 gota me qumësht
2 lugë me vaj ulliri
3-4 thelpinj hudhër
2 lugë gjelle ajkë qumështi
2 lugë gjelle me thërrime djath

Dhjetra foshnje në vit braktisen në maternitetin e Tiranës, kryesisht nga studentet e rretheve

Një ditë pas braktisjes së një foshnjë të pajetë në Paskuqan, ende nuk dihet identiteti i prindërve të saj. Sipas policisë foshnja e cila i është nënshtruar ekzaminimet mjeko-ligjore për të mësuar nëse bëhet fjalë për një fëmijë të lindur në maternitet apo jashtë tij si dhe shkaqet e vdekjes, ishte futur në një çantë

E keni bërë gabim: Ja si duhet të lani rrobat e foshnjave

Higjiena e rrobave të bebeve është e rëndësishme për mirëqenien e tyre, e mbi të gjitha në fazat e para te jetës. Një kujdes i veçantë ndaj higjienës se veshjeve është dhe siguria për të mos mbetur gjurmë të ilaçeve të rrobave në to për të evituar kështu dermatite apo irritime.
Ne fakt lëkura e bebeve është shume e ndjeshme dhe delikate dhe e ka më të lehtë që të irritohet shpejt. Pikërisht për këtë është mire te evitoni te përdorni larësit tradicional për rrobat e tyre, te cilat shpeshherë përbëjnë substanca acide dhe alkaline.
Gjatë larjes së rrobave, nuk rekomandohet përdorimi i zbardhuesit ngase, megjithëse të testuar, ata mund të janë shumë agresiv për lëkurën e të vegjëlve tuaj dhe, si rrjedhojë, të shkaktojnë dermatit apo ndonjë lloj reaksioni alergjik.
Në vend të kësaj, nënat mund të përdorin aceto të bardhë për zbardhjen e rrobave. Dhe,

Si ta kuptoni nëse foshnja juaj ka dhimbje veshi, pak prindër arrijnë ta kuptojnë

Infeksionet e veshëve janë të zakonshëm tek foshnjat dhe fëmijët e vegjël, me shumicën e fëmijëve që kanë të paktën një episod deri në kohën kur mbushin tre vjeç.
Ata shpesh pësojnë një të ftohur. Mund të jetë e vështirë të vëreni nëse fëmija juaj vuan nga një dhimbje veshi që shoqëron një infeksion të veshëve apo ndonjë grip, pasi shenjat janë të ngjashme.
Sidoqoftë, në mesin e simptomave të dhimbjes së veshit nga një infeksion potencial rreshtohen të qarat e shpeshta, kruarja e veshëve, ethet, vështirësitë në gjumë, humbja e apetitit dhe vështirësitë në të dëgjuar.
Nëse nuk trajtohen, infeksionet e veshit mund të shpërthejn ëtupanin e veshit dhe të shkaktojnë probleme në dëgjim, prandaj është e rëndësishme të vizitoni pediatrin sapo këto simptoma fillojnë të shfaqen.

Qeni hero shpëton foshnjen që po mbytej në dhomë

Një qen i përkëdhelur është përshëndetur si një hero pas shpëtimit të një vajze një vjeçare nga mbytja deri në vdekje teksa flinte.
Chloe Showell, nga Dartford në Kent, filloi të mbytej nga të vjellat e saj pasi u sëmurë gjatë natës në gjumë, pak para orës 11:00.
Por, qeni kavalier ngriti alarmin duke qarë dhe duke vrapuar nëpër banesë për të njoftuar nënën e Chloe-së.
Shannon Weeks, 23 vjeç, nxitoi për të parë se çfarë po ndodhte.
Nëna e dy fëmijëve e gjeti vajzën e saj të zbehtë dhe fytyrën poshtë.
Mjekët thanë se nëse vajza nuk do të ishte gjetur në kohë, ajo do të mbytej.
“Ai me të vërtetë e shpëtoi atë. Louie është heroi im. Nëse nuk do të ishte për të, nuk do të kisha vajzën time të bukur. Ajo ishte e tmerruar prej tij, por tani ata janë të pandashëm”, tha nëna. 

Tre arsyet pse prindërit nuk duhet t’i ndihmojnë fëmijët me detyrat e shtëpisë

Shumica e prindërve besojnë se nëse nuk i kontrollojnë fëmijët e tyre gjatë bërjes së detyrave, ata nuk do t’i bëjnë saktë detyrat e shtëpisë. Mirëpo, studiuesit nga Universiteti i Teksasit kanë treguar të kundërtën. Qëndrimi i prindërve me fëmijët gjatë kohës që ata bëjnë detyrat në shkollën fillore është i padobishëm, ndërsa në 9-vjeçare

Mish keci me lëng limoni – mënyra perfekte e pjekjes në shtëpi

Kjo është një recetë fantastike, e thjeshtë dhe unike në shije. Foto: Flickr

Në doni të përgatisni një recetë të veçantë e speciale për fundjavë apo në rast feste apo gëzimi familjar provoni recetën e mishit të pjekur të kecit me lueng limoni.
Kjo është një recetë fantastike, e thjeshtë dhe unike në shije e cila padyshim, pasi ta keni provuar njëherë do të shndërrohet në më të preferuarën.
AgroWeb.org ju sjell më poshtë këtë recetë fantastike, e cila përgatitet krejt lehtë dhe shpejt në shtëpi pa ju munduar dhe pa ju marrë kohë.
I gatuar në këtë mënyrë, mishi merr një shije të mrekullueshme, bëhet tërësisht i shkfrifët dhe i butë.
Përgatitja e Mishit të Pjekur të Kecit me Lëng Limoni
 Përbërësit 
 (Përbërësit më poshtë ja

Uthulla e mollës bio – vlerat dhe si ta dalloni nga uthulla e zakonshme

Uthulla e pafiltruar e mollës është e pasur me minerale si kaliumi, fosfori, magnezi, sulfuri, hekuri e të tjerë. Foto: Flickr

Që kur u zbulua për herë të parë në vitin 400 para erës sonë, uthulla e mollës është përshkruar si një eliksir magjik shërues dhe i fuqishëm.
Uthulla e mollës është një antibiotik i lëngshëm që lufton bakteret dhe ndihmon për një jetë të shëndetshme.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, uthulla më e mirë është ajo e padistiluar që bëhet nga mollë të freskëta.
Ajo që vjetërohet në fuçi druri, e cila përmirëson shijen natyrale të produktit.
Ngjyra e uthullës së pafiltruar është kafe e ndezur.
Ajo është e trashë dhe në fund të shishes vërehet një substancë si pëlhurë e cila në mesin e ekspertëve të ushqimit njihet si ‘nëna’.
Pëlhura Magjike E Uthullës

Kulaç i Ëmbël me Arra – Receta Fantastike e Shtëpisë

Një recetë fantastike, e thjeshtë në përgatitje por me një shije të veçantë të mrekullueshme. Foto: Flickr

Një recetë fantastike, e thjeshtë në përgatitje por me një shije të veçantë të mrekullueshme.
Përgatitet krejt lehtë në shtëpi dhe shoqërohet në mënyrë të shkëlqyer me reçelra të ndryshëm, kafe apo çaj por edhe fruta të ndryshme të freskëta.
AgroWeb.org sjell më poshtë recetën unike të përgatitjes së kulaçit të ëmbël në shtëpi.
Përgatitja e Kulaçit të Ëmbël në Shtëpi
Për 1 kg miell nevojiten
2 filxhanë kafeje me vaj ulliri
1 gotë sheqer
3 kokrra vezë
3 lugë gjelle arra të shtypura
1-2 lugë gjelle me rrush të thatë ( sipas preferencës)
Sodë
Ujë
Përgatitja
Si fillim sitni miel

1 2 3 40