Category archive

Shëndeti - page 32

Posted on në kategorine Shëndeti

Kur temperatura e lartë shkakton konvulsione tek fëmijët

Të dhëna nga studime të ndryshme epidemiologjike japin shifra se nga 2 deri në 10% e fëmijëve me konvulsioneve febrile zhvillojnë epilepsi. Në shumicën e studimeve rreziku i kalimit në epilepsi pas një krize febrile të vetme nuk është i konsiderueshëm në krahasim me popullatën normale. Madje dhe në popullata me incidencë të lartë për konvulsione febrile, si në Japoni nuk vërehen ndryshime domethënëse nga popullata me incidencë më të ulët.

Faktorët e rrezikut për kalimin e konvulsioneve febrile në epilepsi janë si më poshtë:

  • Prania e anomalive neurologjike para krizës febrile
  • Konvulsionet febrile komplekse
  • Anamnezë familjare për epilepsi

Në rastin e konvulsioneve febrile komplekse, sa më shumë manifestime komplekse, aq më i madh rreziku. Fëmijët me kriza febrile të zgjatura dhe fokale, janë veçanërisht në risk të lartë për epileps Vazhdo të lexosh

Posted on në kategorine Shëndeti

Instrumenti muzikor është gjithçka që i duhet një fëmije për të mësuar të bukurën dhe vlerën e angazhimit

Sot shoqëria jonë ka nevojë për muzikë (si edhe për artet): jetojmë në epokën e konsumit dhe varësisë nga paratë, por ne nuk jemi në gjendje të njohim bukurinë. Çdo ditë ne bëjmë zgjedhjet tona të udhëzuara (për të mos thënë të manipuluara) nga marketingu dhe ata që janë të interesuar të na shtyjnë nga njëra anë apo tjetra. Megjithatë, një përparim është i mundur: është kultura e bukurisë autentike. Secili prej nesh, brenda vetes, ka ndjeshmërinë e nevojshme për të njohur bukurinë, për të prodhuar diçka unike dhe të mrekullueshme. Muzika, si arti, është shkëndija e nevojshme për të nxjerrë këtë vetëdije.

Në pamje të parë kjo duket si Vazhdo të lexosh

Posted on në kategorine Shëndeti

Mjekët heronj nga Kosova shpëtojnë foshnjen 17-muajshe që u mbyt me kikirik

Ekipi mjekësor i Klinikës së Otorinolaringologjisë (ORL) ka shpëtuar jetën e fëmijës E. R (2017), i cili me autoambulancë në gjendje të rënduar ishte sjellë nga Spitali i Përgjithshëm në Ferizaj, si pasojë e përtypjes së kikirikëve. Në njoftim thuhet se në pranim, mjeku kujdestar i klinikës, konstaton gjendjen e rëndë të fëmijës dhe bën përgatitjen urgjente për ta futur në sallë, duke kompletuar fëmijën me analiza dhe konsulta pediatrike si dhe nga ana e anesteziologut. Pasi është konstatuar gjendja e rënduar e fëmijës, e bazuar në ekzaminim dhe radiografi të kraharorit, ishte konstatuar se njëri krah mushkëror ishte jashtë funksionit është thirrur drejtori i Klinikës, i cili bashkë me ekipin kujdestar të anesteziologjisë realizojnë bronkosopkinë rigjide, heqjen e farës së kikirikut nga mushkëritë (bronku i majtë).Vazhdo të lexosh

Posted on në kategorine Shëndeti

Kujdes! Në këtë pjesë të ditës fëmijët janë më memorizues

Në mëngjes, pasdite apo në mbrëmje? Shkencëtarët kanë konstatuar se në cilën pjesë të ditës truri është më i gatshëm që të pranojë informacione të reja.

Nëse deri tani me vogëlushët tuaj keni bërë beteja rreth mësimit, mbase më lehtë do ta keni tani kur shkencëtarët kanë zbuluar se më mirë mbahet në mend në orët e pasdites dhe të mbrëmjes.

Shkencëtarët hulumtimin e kanë bërë në nxënësit e kolegjeve të Nevadës dhe të shkollave të ciklit të ulët në Mbretërinë e Bashkuar.

Ata kanë analizuar shprehitë e tyre për mësim dhe rezultatet nuk kanë qenë shumë befasuese.

Edhe pse shumica e orëve të mësimit mbahen në mëngjes, shkencëtarët Vazhdo të lexosh

Posted on në kategorine Shëndeti

Studim / Rriten mundësitë e identifikimit të autizmit, janë 102 gene përgjegjëse, jo 65

Studiuesit zbulojnë se genet përgjegjëse për çrregullimet e spektrit të autizmit janë 102, dhe jo 65 sikurse besohej deri tani. Rezultati i dal nga një studim i vitit 2015 hidhet poshtë nga studimi më i fundit. Anketa e madhe është kryer nga Shoqëria Amerikane e Gjenetikës Njerëzore, një organizatë globale që mbledh të gjithë specialistët e gjenetikës njerëzore.

Rezultatet janë paraqitur në takimin vjetor të mbajtur, në San Diego, Kaliforni. Në studim u analizuan 37.269 mostra gjenetike.

“Me rreth dy herë më shumë mostra se në të gjitha studimet e mëparshme, ne ishim në gjendje për të rritur ndjeshëm numrin e gjeneve të studiuar”, shpjegon Mark J. Daly, Shef i Gjenetikë Vazhdo të lexosh

Posted on në kategorine Shëndeti

Hani makarona, nuk iu shëndoshin dhe iu bëjnë të lumtur!

Të konsumosh makarona të bën të lumtur, të ndihmon të flesh dhe ndihmon në dobësim. Mjaft më me mitet falso mbi makaronat, nuk është e vërtetë që nuk mund të konsumohen në darkë, dhe pse vallë të privohemi nga një karbonara e shijshme? Ato stimulojnë tiroiden dhe i bëjnë mirë edhe humorit. Vazhdo të lexosh

Posted on në kategorine Shëndeti

Diabeti, ja ushqimet e duhura për të shmangur yndyrnat pas ngrënies

Pas një vakti, në gjak ngrihet glicemia, por sasitë e triglicerideve dhe kolesterolit HDL dhe LDL janë gjithashtu të modifikuara. Nëse ato rriten shumë, rreziku kardiovaskular rritet me efekte shumë të dëmshme sidomos në diabetët e tipit 2, në të cilët tejkalimi i lipemisë, siç quhet pikërisht përqendrimi i yndyrave në gjak, çon në një… Vazhdo të lexosh

Posted on në kategorine Shëndeti

“Nënat e mërzitshme” rrisin fëmijë të suksesshëm!

A i përkisni kategorisë së “nënave të mërzitshme”? Atyre nënave ‘pak rigoroze, pak ushtarake’, sepse pretendoni se fëmijët duhet respektojnë rregullat dhe përgjegjësitë? Atyre nënave ngacmuese që gjithmonë kanë një mijë pyetje për të bërë, një rekomandim për gjithçka?

Epo, nëse i përkisni kësaj kategorie dhe nganjëherë ndiheni fajtore duke menduar se jeni shumë e rreptë, mos e bëni më! Një ditë, kur ata të jenë rritur, do t’ju falënderojnë dhe për ashpërsinë dhe për ato rekomandime që do të kenë një kuptim dhe një dobi të çmuar.

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Essex, Angli, fëmijët e nënave më të rrepta kanë më shumë gjasa të ar Vazhdo të lexosh

Posted on në kategorine Shëndeti

Kjo video e binjakëve të porsalindur dëshmon se mrekullitë ekzistojnë

Askush nuk e mohon lidhjen e brendshme dhe magjike që kanë binjakët me njëri tjetrin. Personalisht nuk e besoja të ishte kaq e fortë që në momentin e lindjes.

Dr. Rodrigo da Rosa Filho publikoi në një video në instagram ku dy binjakë të porsalindur i kanë hedhur krahët njëri tjetrit, si të përqafohenr.  Brenda disa sekondash e qara e tyre pushon dhe ata qetësohen.

“Kjo është arsyeja përse i dua binjakët” shkruan doktori në postimin e tij. “Në gëzime e hidhërime ata janë gjithmonë bashkë” Shikoni dhe ju videon, do ju emocionojë.

Vazhdo të lexosh

Posted on në kategorine Shëndeti

Si të qetësoni dhimbjen e dhëmbëve duke masazhuar këtë pjesë të trupit të bebes

Siç mund ta dini një foshnje nuk ka mënyra të tjera për të komunikuar përveç të qarës, qoftë kur ka uri, vapë, ftohtë, dëshirë për përkëdhelje, dhimbje etj. Dhe të kuptoni arsyet nuk është e thjeshtë. Ju nevojitet kohë para se mund të arrini të dalloni llojin e të qarës, pikërisht për këtë sot po ju tregojmë një guidë dhe këshilla të cilat mund t’ju ndihmojnë për të qetësuar foshnjën tuaj. Sipas ekspertëve, masazhet janë shumë të këshilluara për të lehtësuar shqetësimin e një foshnjeje, por e dini cilat janë pikat kyçe të këmbës që duhet të masazhoni kur ai ka dhimbje koke dhe po i dalin dhëmbët? Provoni të masazhoni pjesën ku gjendet ngjyra vjollcë dhe do të arrini të lehtësoni këto dhimbje.

Vendosuni në një pozicion të rehatshëm së bashku me beben. Nqs bebja është jo i qetë dhe i tensionuar, përpiquni ta qetësoni duke e përkëdhelur , folur, duke vendosur kon Vazhdo të lexosh

Posted on në kategorine Shëndeti

Përse fëmijët e preferojnë njërin prind më shumë?

Një anketim i kryer nga një sajt që i dedikohet vetëm prindërve ka treguar se 90% e prindërve të anketuar kanë thënë se fëmijët e kanë preferuar njërin fëmijë më shumë se tjetrin.

Nëse jeni ballafaquar me të njëjtën situatë, mos e merrni si diçka personale dhe mos dyshoni në aftësitë tuaja si prind.

Ndonëse kjo mund t’jua lëndojë pak ndjenjat, zgjedhja e njërit prind para tjetrit është normale në periudha të caktuara të jetës për fëmijët.

Pra, lajmi i mirë është se favorizimi i fëmijëve është normal, i përkohshëm dhe nuk ka të bëjë asgjë me atë se a jeni prind i mirë apo jo.

Përse ndodh kjo?

Fëmijët dhe tinejxherët mund të shfaqin favorizim në periudha të caktuara të jetës për arsye të ndryshme.

Kur është fjala për bebet, zgjedhja e njërit prind mbi tjetrin është gjë e shëndetshme dhe e domosdoshme Vazhdo të lexosh

Posted on në kategorine Shëndeti

Fytyra e djalit që nuk i vjen asnjë shok në festë pushton internetin

Fytyra e pikëlluar e këtij djali 6-vjeçar ka prekur me mijëra zemra sot. Atij nuk i erdhi asnjë nga shokët e kopshtit te festa që organizoi në një piceri.

Mamaja thotë se ajo kishte përgatitur qese me ëmbëlsira për ftesa, dhe madje kishte folur me disa prej prindërve, të cilët i patën thënë se do të vinin.

Pasi priti më kot në piceri, mamaja zemërthyer postoi një foto të djalit, duke thënë që nuk do të organizonte më festa për ca kohë. Kur lajmi u bë viral në internet, djali nisi të marrë oferta nga më të ndryshmet.

Përveç urimeve për ditëlindje që vërshonin nga çdo anë, djali, i cili quhet Teddy, ka marrë ftesë të bëjë xhiro me një limuzinë në formë miu, që e ka një organizator vendas.

Por e papritura më e madhe erdhi nga ekipi Phoenix Sun. Ata i kanë ofruar bileta falas te një ndeshje e rëndësishme, dhe madje që ta shohë bashkë me ekipin.

Vazhdo të lexosh

Posted on në kategorine Shëndeti

Analiza 300 mijë lekë; Prindërit e fëmijëve me sindromën Down tregojnë vështirësitë

Tetori është muaji i sensibilizimit për sindromën Down. Karotipi është një analizë që e kryejnë të lindurit me sindromën Down. Mbi bazë të saj individi përfiton pagesën e aftësisë së kufizuar.

Por prej gati 7 vitesh kjo analizë gjenetike nuk kryhet në shtet, por tek privati dhe kushton duke nisur nga 300 mijë lekë të vjetra.

Pa bërë këtë analizë nuk paraqitesh dot në Kemp, pra nuk përfiton dot pagesën e aftësisë së kufizuar. Ferideja kujdeset vetë për nipin e saj Albin. Mamaja e 5 vjeçarit punon gjithë ditën, ndërsa të atin e ka në burg.

Shemsia është 56 vjeç, vjen nga Kamza. Vajzës së saj në Kukës, iu dogj banesa dhe 2 fëmijë i mban ajo dhe dy i mban Shemsia. Nipi, Bilbili po bën terapi zhvillimore.

Talja dhe Viktori sjellin mbesën e tyre nga Derveni i Fushë Krujës në Tiranë për terapi. 5 vjet më parë dhëndri vrau vajzën e tyre në sytë e tre fëmijëve. Pa Vazhdo të lexosh

Posted on në kategorine Shëndeti

Kujdes! Zbulohen nivele të larta të arsenikut në disa produkte ushqimore për bebe

Nivele të rrezikshme të arsenikut janë gjendur në 7 produkte me përmbajtje orizi, të shitura nëpër supermarkte dhe shumë të konsumuara nga fëmijët.

Testet e kryera në 26 produkte të ndryshme të orizit, në kuadër të programit Channel 4’s Food Unwrapped, zbuluan se thuajse treçereku i këtyre produkteve i thyenin rregullat e BE-së për sigurinë.

Eksperti Andy Meharg rekomandon prindërit që mos t’i ushqejnë foshnjat me më shumë se 30 gramë produkte me përmbajtje orizi në ditë – rreth 3 lugë gjelle.

“Unë nuk do t’i ushqeja fare foshnjat me oriz”, shprehet ai për Daily Mail. “Si prind, nuk do ta ndërmerrja këtë risk”.

Profesor Meharg, nga Universiteti Belfast Vazhdo të lexosh

Posted on në kategorine Shëndeti

Shkencëtarët konfirmojnë: “Fëmijët kanë nevojë për mikrobe, jo për antibiotikë”

Sigurisht që larja e duarve është shumë e rëndësishme. Por problemi i madh, të paktën në perëndim është se prindërit e kanë marrë shumë seriozisht një proces të tillë për të mbajtur gjithçka pastër.

Shkenca moderne tregon se të largosh organizma të vogla të quajtura mikrobe me anë të dezinfektuesve të duarve, sapunë antibakterial dhe overdoza antibiotikësh, po shkakton një impakt tmerrësisht negativ në sistemin imunitar të fëmijëve tanë, konfirmon mikrobiologia Marie Claire Arrieta, bashkë autore e një libri të titulluar ‘Let Let Man Dirt: shpëtoni fëmijët nga një botë e vjetruar’

Ekspertët i mëshojnë faktit se ky ekzagjerim në pastërti kontribuon në një sërë kushtesh kronike që variojnë nga alergjitë në obezitet. Marie Claire Arrieta shpjegon se kur lindim, nuk kemi mikrobe.

Sistemi ynë imunitar është i pazhvilluar. Por, sapo mikrobet hyjnë në aksion, aktivizo Vazhdo të lexosh

Posted on në kategorine Shëndeti

Drama e divorcit të prindërve, 6-vjeçarja që nuk do ta shohë babanë

Eliza është 6 vjeç. Deti e mahnit, po rrallë e sheh. Vjen shpesh në qytet, për të shoqëruar të ëmën nëpër seanca gjyqësore. Këtë herë, jo për të marrë një urdhër mbrojtjeje nga ish-bashkëshorti, por për t’i kërkuar atij përmes gjykatës, të paguajë detyrimin ushqimor për Elizën. Lulja është e papunë, e vetme, me një fëmijë përdore në betejën për jetën.

“Pas ndarjes, më ka takuar vajza mua dhe detyrimin e ushqimit me e dhënë ai, por nuk e jep detyrimin. Ka dhënë vetëm 30 mijë lekë të vjetra. Tani patëm gjyqin dhe tha kam dhënë sa kam patur mundësi”, shprehet Lulja, mamaja e Elizës.
Përpos mungesës së mjeteve të jetesës, nënë e bijë të vetme përballen me akte dhune dhe izolimi, që t’i detyrojnë të largohen nga shtëpia ku jetojnë, në një fshat të njësisë administrative Sukth, të bashkisë Durrës.

“Jetoj në një dhomë dhe prej aty kanë dashur me m Vazhdo të lexosh

Posted on në kategorine Shëndeti

Fëmijët mund të shikojnë lirshëm miliona video pornografike

Miliona video pornografike ende do të jenë në dispozicion për konsum të fëmijëve në  Mbretërinë e Bashkuar

Mbretëria e Bashkuar ende do të lejojnë fëmijët të kenë qasje në miliona video pornografike, për shkak të një klauzole “komerciale” që do të përjashtojë faqet e internetit të shpërndarjes së imazheve dhe mediat sociale.

Shumica e përmbajtjeve pornografike në platformat e mediave sociale si Reddit, Tëitter dhe Tumblr do të jenë ende në dispozicion për t’u parë pa asnjë kontroll moshe, pasi ato nuk do të përfshihen në rregulloret e propozuara.

Rregullat e verifikimit ,të paraqitura nga Departamenti për Kulturë, Media dhe Sport në parlament  javën e shkuar, nuk përfshijnë faqet e internetit ku më pak se një e treta e përmbajtjes është pornografike dhe ka qasje të lirë.

Rregulloret, të cilat u bënë ligj nga Akti i Ekonomisë Dixhitale 2017, lejuan  adds ( Vazhdo të lexosh

Posted on në kategorine Shëndeti

Dardha frut i rëndë? Mësoni si ta përdorni në menunë e fëmijëve

Mësoni si të përgatisni ushqimet e përkryera me dardhë për bebe me anë të recetave, ideve dhe këshillave tona. Mendojmë se nuk ka asgjë më të shijshme se një dardhë e pjekur plot lëng … dhe bebet në çdo vend janë në një mendje me këtë.

Disa fakte mbi ushqimin për bebe me dardhë

Ka kaq shumë variete dardhash dhe kaq shumë variante stinore në vjeljen e tyre sa dardhët janë të gjindshme gjatë gjithë vitit në shumë vende të botës, transmeton Telegrafi.

Dardhat janë një burim i mirë i vitaminës C dhe bakrit (i cili mbron qelizat e trupit nga dëmtimi dhe ndihmojnë sistemin imunitar), vitaminën K, kaliumit dhe fibrave (të cilat ndihmojnë në parandalimin e kapsllëkut dhe mbajnë beben në një bazë të rregullt ushqimore). Për vitet e mëvonshme, dardha ndihmon në uljen e kolesterolit dhe mbron trupin ndaj kancerit.

Dardha është fruta më pak acidike duke e Vazhdo të lexosh

Posted on në kategorine Shëndeti

Hipertensioni ka prekur fëmijët për shkak të këtij ushqimi që hanë çdo ditë

Nëse doktori do t’ju thotë se fëmija juaj vuan nga hipertensioni, mos u çudisni. Edhe pse kjo konsiderohet si sëmundje e moshës së tretë, mjekët pediatër vënë alarmin se kohët e fundit hipertensioni po haset tek fëmijët e vegjël.

Bektash Mandri, mjek pediatër :Kjo u bë e njohur fillimisht në Amerikë, por ka hyrë edhe në vendin tonë. Nuk ka asnjë problem shëndetësor dhe thotë më dhemb koka dhe detyrohemi të shohim problemin e hipertensionit. Ai duhet të trajtohet njësoj për të gjithë vetëm duhet të llogariten doza të ulëta”.

Produktet më të dashura për fëmijët janë shkaktarët e hipertensionit, i cili trajtohet po njëlloj si të rriturit.

“Janë të predispozuar për hipertension fëmijët obezë dhe fëmijët që konsumojnë shumë ushqime me ngjyrues të cilët janë shkaktarët kryesorë në hipertensionit”.