Category archive

Shëndeti - page 22

Posted on në kategorine Shëndeti

11-vjeçari që dëshmon për vdekjen e së ëmës përlot sallën e gjyqit

Një djalë 11-vjeçar ka lënë pa fjalë gjykatën pasi ndodhej për të dëshmuar për vdekjen e së ëmës. Babai ia vrau para syve. Ngjarja ndodhi në Sidnej në 2016-n në shtëpinë ku jetonin prindërit me dy djemtë e vegjël.

Burri përdori karburant për ta vravë gruan e tij duke e djegur shtëpinë në orët e para të mëngjesit. Djali 11 vjeç e pa të atin teksa e shtyu duke mos e lejuar ta ndihmonte të ëmën të dilte nga dhoma e gjumit ku ra zjarri.

Gruaja kishte nisur një lidhje prej dy javësh me një burrë tjetër dhe burri kishte zbuluar mesazhet në Viber dhe Whatsapp.

“Nuk dua që babai im të dalë nga burgu dhe nuk ka asnjë mundësi për ta falur. Nuk dua që ai të dijë asgjë për mua. Prej dy vjetësh jam pa familje për fajin e tij. E dogji nënën time para syve të mi… Unë jam njeri, edhe unë kam emocione”, tha djali duke prekur gjithë sallën.

Ndërkohë Vazhdo të lexosh

Posted on në kategorine Shëndeti

Dhjetë këshilla për shëndet sa më të mirë të fëmijëve

Madje edhe në shkollat më të shtrenjta me infrastrukturën më të mirë, fëmija juaj mund të ekspozohet ndaj viruseve të ndryshme dhe rreziqeve të tjera. Prandaj organizata shëndetësore Blue Cross i ka ndarë dhjetë këshilla për shëndet sa më të mirë të fëmijëve, transmeton Koha.net. Këto këshilla janë më të dobishme për prindërit, fëmijët e… Vazhdo të lexosh

Posted on në kategorine Shëndeti

Ushqimet e shëndetshme që çdo fëmijë duhet t’i konsumojë

Fëmijët shprehitë e ushqimit dhe kulturën e të ushqyerit e marrin në moshë të vogël. Sistemi i tyre imunitar formohet në këtë moshë dhe ushqyerja e shëndetshme luan një rol të rëndësishëm në mirëqenien e tyre. Ja çfarë duhet të konsumojnë fëmijët në baza ditore dhe vlerat që këto ushqime mbartin.

Drithërat dhe patatet

Këtu hyjnë: buka, makaronat, orizi, drithërat që konsumohen për në mëngjes (zakonisht të shoqëruara me qumësht), qulli i tërshërës, biskotat e thata, patatet, patatet e ëmbla).

Vlerat. Janë ushqime të pasura me energji, me vitamina B, hekur dhe lëndë të tjera. Gjithashtu, shërbejnë për një tretje më të mirë.

Vazhdo të lexosh

Posted on në kategorine Shëndeti

1616 shiringa për të sjellë në jetë një fëmijë, imazhi prekës që po bën xhiron e botës

Fotografia që tregon luftën katër vjeçare të një çifti për të patur fëmijën e ëndrrave të tyre, është përhapur në të gjithë botën. Fotografja amerikane Samantha Packer, e cila jeton në Arizona, ka fotografuar bebushin e shumëpritur të familjes në fjalë. Ajo e ka shoqëruar këtë fotografi me secilën prej shiringave që u përdorën gjatë fertilizimit In vitro (IVF).

”Kjo është hera e parë që më është kërkuar të bëj një fotografi të tillë!”, -tha Samantha në një status në llogarinë e saj në Facebook. “Isha e nderuar dhe kam dashur të krijoj diçka të veçantë. Mamaja e fëmijës kishtë më shumë se 4 vite që përpiqej për të ngelur shtatzënë. Kishte bërë gjithashtu 3 aborte dhe vetëm pasi bëri 1.616 gjilpëra, arriti qëllimin e saj. Kjo fotografi është shpërndarë 60.000 herë në Facebook prej historisë që kjo familje mbart. Patricia dhe Kimberly e dëshiro Vazhdo të lexosh

Posted on në kategorine Shëndeti

Fëmijët që lindin në vjeshtë janë unikë, ja lista e emrave që mund të kenë

Nëse jeni të dashuruar me pulovrat e trasha, kungujt, gjethet, Halloween-in, mollët, batanijet apo ҫdo gjë tjetër që të ofron vjeshta, nuk jeni vetëm. Nëse fëmija lind mes shtatorit dhe dhjetorit, vjeshta do të jetë gjithmonë për të stina e preferuar. Megjithatë, fillimisht, nëse akoma jeni në kërkim të emrit të tij, ja një listë me disa nga emrat universalë të fëmijëve në stinën e vjeshtës. Disa mund t’ju duken qesharakë, të tjerë interesantë. Disa mund të merren në konsideratë. Hidhuni një sy.

Adam

Amber

Aurelia

Azalea

Barley

Celeste

Clay (Klei)

Cora (Kora)

Crimson

Dahlia

Dakota

Ember

Emerald (a)

Emmy

Eve

Flint

Garnet

Hazel

Ivy (Ivi)

Jack

Jade (Jada

Laurel

Libra (ose Livra)

Mea

Magnolia

Maiza

Mon

Nova</p Vazhdo të lexosh

Posted on në kategorine Shëndeti

Tajlandë, 12 djemtë e shpëtuar rikthehen sërish në shpellë

Nga shpella e Tham Luang në atë të një qendre tregtare. Të dymbëdhjetë futbollistët e vegjël, të cilët u bllokuan për 18 ditë në një shpellë në Tajlandë më 23 qershor, duket se janë të detyruar të rishikojnë historinë e trishtuar.

Të ftuar për të inauguruar një qendër tregtare në Bangkok, djemtë gjetën një riprodhim besnik të shpellës ku mbetën peng për më shumë se dy javë.

Të dy 12 djemtë e skuadrës së futbollit “Ëild Boars”, pas daljes nga shpella i janë kthyer përditshmërisë me shkollën dhe stërvitjet në futboll.

Por asgjë nuk është si më parë, pasi sot ata janë të famshëm.Dhe angazhimeve të tyre të përditshme u janë shtuar konferencat për shtyp dhe pjesmarrja në programe televizive.

Ata gjithashtu u lutën së bashku në një tempull budist, ku kamerat nuk mungonin.

Ndoshta historia e tyre do të përfundojë në Hollyëood, por nu Vazhdo të lexosh

Posted on në kategorine Shëndeti

Dobitë e lojës jashtë në natyrë tek fëmijët

Fëmijët e ditëve të sotme e kalojnë pjesën më të madhe të kohës brenda kushteve të mbyllura. Këtu mund të përmendim shtëpinë e tyre apo shtëpinë e shokëve, ambiente të cilat kanë lojëra brenda dhe lloje dyqanesh. (Megjithatë nuk është se dua të bëj me faj prindërit pasi vetë dinamika e jetës na ka kushtëzuar që të mund të mbetemi brenda këtyre ‘kornizave’).

Dëshiroj të bëj me dije se cilat janë dobitë e mjedisit të jashtëm për zhvillimin e fëmijës, pasi kushtet e brendshme e limitojnë atë.

Është e vështirë të imitosh lojërat që bëhen jashtë të realizohen brenda. E pamundur të riprodhohet ndjenja e lirisë. Mjedisi i jashtëm të ngjall kureshtjen e eksplorimit.

Zhvillimi i aftësive motorike madhore, duke ushtruar hapat esencial Vazhdo të lexosh

Posted on në kategorine Shëndeti

Fëmijët prematurë, ja si të kujdeseni për shëndetin e tyre

Pas lindjes fëmijët prematurë, në rastet më të shumta gëzojnë shëndet të plotë. Megjithatë nënat e tyre duhet të tregojnë një kujdes të veçantë. Ndryshe nga fëmijët që kanë lindur në muajin e nëntë, fëmijët e lindur para kohe janë më delikatë. Ne po ju tregojmë disa këshilla mjaft  të vlefshme të cilat duhet t’i keni parasysh për çdo rast.

1- Ushqyerja e kujdesshme sipas mundësive dhe nevojave të fëmijës.

2-Ruajtja nga sëmundjet dhe infeksionet.

3-Temperatura e fëmijës duhet ruajtur në limitin 36-37 gradë.

4-Temperatura e ambientit ku qëndron fëmija duhet 23-25 gradë.

5-Në stinët e nxehta temperatura nuk duhet t’i kalojë 27 gradë.

6-Dhoma e fëmijës duhet të ketë lagështirë të mjaftueshme.

7-Ajri i dhomës ku rri fëmija duhet të ndërrohet vazhdimisht.

8-Veshjet dhe mbulesat nuk duhet ta shtrëngojnë fëmijën.

< Vazhdo të lexosh

Posted on në kategorine Shëndeti

Disa këshilla praktike për prindërit e fëmijëve që zgjohen herët

Zgjimi i hershëm është karakteristike për bebet e vogla, fëmijët deri në tre vjeç, madje edhe për fëmijët parashkollorë.

“Kur bebja fle gjumë dhe nuk i nevojitet ushqimi në mes të natës, atëherë ndonjë kohë optimale e zgjimit do të duhej të jetë midis orës 6:00 dhe 7:30 të mëngjesit. Nëse jashtë është ende errësirë, atëherë për zgjim është shumë herët”, thotë Kim West, specialiste për gjumin e fëmijëve.

Edhe pse nga 10 deri 15 për qind e fëmijëve në mënyrë natyrale zgjohen herët, te shumica e vogëlushëve ekziston ndonjë shkak për këtë, transmeton Telegrafi.

Fatmirësisht, kur arrini të identifikoni problemin, ekzistojnë mënyrat që ai problem shpejt të zgjidhet. Ja se çfarë duhet të bëni nëse bebja juaj zgjohet në agun e mëngjesit.

<img class="alignnone size-full wp-image-2383938" src="https://gazeta.mk/wp-c Vazhdo të lexosh

Posted on në kategorine Shëndeti

Vajza 7 vjeçe përfundon në spital pas shpimit të veshëve

Lily, një vajzë 7 vjeçe nga Britania është shtruar në spital pasi vathët iu ngulën nën lëkurë. Çdo gjë ndodhi vetëm disa javë pasi i kishte shpuar.

Nëna e saj, Suzie Nisbet tha se specialistët e siguruan vogëlushes se mund të ndërronte vathët pas 3 javësh pasi do kuroheshin plotësisht. Gjatë kësaj periudhe, Lily kishte përdorur edhe një solucion tre herë në ditë për të shmangur infeksionin.

Por menjeherë pas ndryshimit të vathëve, vajza pati dhimbje të mëdha. Ajo kaloi katër orë në spital derisa dy infermiere arritën të hiqnin aksesorët nga lëkura e saj.

Vazhdo të lexosh

Posted on në kategorine Shëndeti

Si mund t’i përgatisni fëmijët të kthehen në shkollë me sa më pak stres

Pavarësisht nëse doni ta pranoni apo jo, ka disa gjëra që ju pëlqejnë gjatë pushimeve verore. Po, gjithçka është pak më kaotike dhe shtëpia është shumë më pak e rregullt, por ju do të humbisni ato mëngjeset  duke ngrënë me fëmijët tuaj me pizhama.

Viti i ri shkollor është gati për të filluar dhe kjo do të thotë stacione paniku! Apo jo? Jo domosdoshmërisht. E gjitha që duhet të bëni është të ktheheni në rutinë (e mbani mend atë?), ruani qetësinë dhe vazhdoni. E pra, të paktën për gjashtë javë deri në gjysmën e parë të semestrit.

Kështu, që nga lënia në momentin e fundit për blerjen e këpucëve të shkollës deri te përgatitja e mëngjesit një natë më parë, këtu janë disa këshilla të Vazhdo të lexosh

Posted on në kategorine Shëndeti

Mjekët: Ky është modeli më i mirë i çantave të shkollës

Në çdo vit të ri shkollor prindërit janë të shqetësuar pasi duhet të vendosin se cilat çanta janë të përshtatshme për fëmijët. Shumë prej tyre mendojnë se çantat kanë efekte negative duke i shkaktuar fëmijëve dëmtime në shpinë. Madje shumë kompani kanë tentuar edhe të krijojnë çanta ortopedike. Prindër qetësohuni, pasi një lajm i mirë… Vazhdo të lexosh

Posted on në kategorine Shëndeti

Fëmijët përfshihen në sfidën e peshkaqenëve, ja arsyeja

Një këngë për fëmijë, e quajtur “fëmija peshkaqen” është bërë virale dhe ka marrë vëmendjen e të gjithë përdoruesve në rrjete sociale.

Teksti mund të ngulitet shumë shpejt në mendje pasi flitet për një familje peshkaqenësh.

Kënga është publikuar në kanalin zyrtar të Pinkfong në Youtube dhe bazohet tek fëmijët koreanë që kërcejnë nën ritmet e muzikës.

Kanali edukues sjell video me ngjyra që ndihmojnë fëmijët të mësojnë dhe ndërveprojnë me Pinfong, një princ nga planeti Staria.

Kënga u publikua në nëntor të 2015 dhe u bë virale në Azinë juglindore verën e kaluar. Por këtë vit është tkhyer në fenomen global dhe ka arritur mbi 1.6 miliardë klikime.

Vazhdo të lexosh

Posted on në kategorine Shëndeti

Fëmijët japonezë janë më të lumturit në botë, ja çfarë duhet të mësoni nga prindërit e tyre

Çdo prind do më të mirën për fëmijën e tij, por sekretin e lumturisë për të vegjëlit e kanë gjetur japonezët. Sipas studimit të publikuar në “The Lancet”, fëmijët japonezë janë më të shëndetshëm dhe më të lumtur se të gjithë fëmijët e botës. Gjithashtu fëmijët e lindur në Japoni kanë jetë më të gjatë krahasuar me të tjerët. Ja çfarë mund të mësoni ju nga këta prindër…

Lejojini fëmijët të eksperimentojnë me ushqimet, por kujdesuni që të zgjidhni ato ushqime që kanë vlera ushqimore.

Rezultate imazhesh për japonese children

Mos i sforconi të konsumojnë diçka që nuk e duan. Lejojini të shijojnë edhe ndonjë ëmbëlsirë apo gjëra të ngjashme.

Servireni ushqimin në pjata të vogla dhe mundohuni t’i bëni të duken bukur.

Mblidhuni së ba Vazhdo të lexosh

Posted on në kategorine Shëndeti

A duhet të postojnë prindërit foto të fëmijëve #Back to School? Ekspertët ndajnë një shqetësim të madh

‘Back to School’, ky është hashtagu më i përdorur në Britani nga prindërit të cilët mezi presin të hedhin fotot e fëmijëve në mediat sociale. Çdo vit prindërit e këtij vendi postojnë rreth 1.3 miliardë foto të fëmijëve të tyre në ditët e para të fillimit të sezonit shkollor.
Por a këshillohet nga ekspertët? Nëse jo, përse? Sipas ekspertëve të çështjeve të sigurisë kjo gjë nuk duhet të ndodhë, e në vend të postimit të fotove në mediat sociale, mund të bëhen foto e të grumbullohen në një album, duke e ruajtur në shtëpi, në një sirtar si kujtim. Pothuajse një e treta e të gjithë këtyre fotove shihen nga pedofilët të cilët median sociale e shohin si strofullën e tyre. E dini çdo të thotë kjo? 390 milion foto, koleksion për to.
Studimet nga kompanitë kryesore të sigurisë në internet tregojnë se pavarësisht paralajmërimeve, prindërit vazhdojnë të postojnë. 51% e Vazhdo të lexosh

Posted on në kategorine Shëndeti

Fëmija juaj i përdor të dyja duart? Ja mosha kur vendoset dora dominante

Fëmija juaj nga viti i katërt do të përcaktohet me cilën dorë do të shërbehet.

Te disa fëmijë është menjëherë e qartë a është majtak apo djathtak, mirëpo shumica do t’i përdorin në mënyrë alternative të dyja duart nga viti i katërt, dhe prandaj zgjedhin me cilën do të shërbehen, transmeton Telegrafi.

Zgjedhja e tyre duhet të jetë e qartë më së voni deri kur të fillojnë të shkojnë në shkollë, thotë psikoterapeutisjtja gjermane Johanna Barbara Sattler.

Prindërit, të cilët dyshojnë që fëmija u është majtak, Sattler i këshillon që të vendosin objekte të caktuara në mes, ngjyrën në mes të letrës apo lugën në mes të pjatës. Kështu fëmija kanë lirinë dhe mundësinë e Vazhdo të lexosh

Posted on në kategorine Shëndeti

“Si nuk mendon për sigurinë e vajzës tënde” flokët i dhanë famë 5 vjeçares, por njerëzit i kundërvihen

Para pak ditësh, kur fotografitë e Mia Aflalos u shpërndanë masivisht online, profili i saj i Instagramit ndiqej nga rreth 40 mijë persona e sot ajo numëron plot 83 mijë ndjekës. Pesë vjeçarja është një yll në ngjitje në fushën e modelingut dhe e veçanta e saj janë flokët voluminozë e tejet të gjatë. E vogla nga Tel Aviv i Izraelit ka pozuar tashmë për British Vogue dhe fotografitë e saj po bëjnë naming në rrjetet sociale.. E si mund të mos pëlqesh këtë fytyrë kaq të ëmbël? Sipas stilistit të flokëve Sagi Dahari, vogëlushja është një vajzë e mbarë e qeshur me të cilën punohet shumë lehtë. Por pas gjithë këtij shkëlqimi, janë të shumtë njerëzit që mendojnë se e ëma po vendos në rrezik vajzën me gjithë këtë vëmendje që po merr. Fotot e vogëlushes mund të keqpërdoren dhe një famë të tillë ajo mund ta marrë vetëm pasi të jetë e aftë të kuptojë pasojat negative. Meg Vazhdo të lexosh

Posted on në kategorine Shëndeti

Prindërit që pinë duhan, rrezikojnë fëmijët e tyre nga kjo sëmundje

Fëmijët, prindërit e të cilëve pinë duhan, rrezikohen më shumë nga sëmundjet kronike të mushkërive, paralajmërojnë shkencëtarët.

Ekspozimi ndaj tymit të duhanit për dhjetë ose më shumë orë në javë shton rrezikun e vdekjes nga sëmundja e zemrës në 27 për qind.

Rreziku i goditjes është 23 për qind më i lartë dhe 42 për qind i sëmundjeve pulmonare kronike, krahasuar me të tjerët që jetojnë me jo-duhanpirësit.

Pasoja e konsumimit pasiv të duhanit në fëmijëri sjell vdekjen e 7,000 deri në 100,000 jo-duhanpirësve të rritur në vit.

Ekspertët thonë se ndërprerja e pirjes së duhanit është mënyra më e mirë për të mbrojtur një fëmijë nga efektet negative të duhanit.

Studimi shkencor u krye në 70,900 jo-duhanpirës të rritur, ndërsa rezultatet u publikuan në “Journal of American Medicine Preventive”.

Vazhdo të lexosh

Posted on në kategorine Shëndeti

Fëmija 1-vjeç gjendet e gjallë në pyll, mbijetoi 5 dite pa ujë e ushqim

Një fëmijë që u zhduk në një pyll në jug të Kinës është gjetur shëndoshë e mirë pas 5 ditësh.

Xiaojiao, 20 muajshe hyri në pyllin pas shtëpisë së saj në Guangxi të hënën e kaluar dhe babai Chen Qingran, e raportoi të zhdukur të nesërmen pasi nuk mundi ta gjejë atë.

Vajza e vogël u zbulua të premten nga një punonjës i centralit, i cili e pa atë të shtrirë në tokë në shkurre pranë një kanali.

Xiaojiao është vajza më e vogël e Chen dhe thuhet se po luante me vëllain e saj 6-vjeçar dhe motrën 4-vjeçare pranë shtëpisë së tyre, por më vonë u zhduk.

Policia filloi kërkimet ditë e natë për ta gjetur, madje edhe me qen.

Policia përfundoi një rreze kërkimi prej rreth 2.5 kilometrash dhe më shumë se 700 njerëz, përfshirë oficerë e vullnetarë morën pjesë në operacionin e kërkimit të Xiaojiao.

Kur fëmija u gjet ishte dehidratuar shumë d Vazhdo të lexosh

Posted on në kategorine Shëndeti

Vajzat e vogla që ndryshuan historinë e botës

Femrat me vite e vite të tëra janë munduar që ta ndryshojnë historinë, shumë gra kanë sakrifikuar edhe veten vetëm që gjeneratat e reja të mos të jenë të diskriminuara dhe të kenë një jetë më të mirë, sesa ato.

Por një rol të madh në ndryshimin e historisë e kanë luajtur edhe vajzat e reja, që të bënë të kuptosh që kurrë nuk është herët për të bërë një ndryshim.

Duke filluar nga Anna Frank e deri tek Malala Yousafzai, zëra të fuqishëm e të paharrueshëm, që kanë luftuar në ngritjen e vajzave dhe grave, për edukimin e tyre, në përgjithësi për ngritjen e vetëdijes tek të vajzat e reja. Arritja e këtyre vajzave janë tejet inspiruese dhe impresive.

Në vitin 1960 Ruby Bridges, u bë vajza e parë me ngjyrë që filloi të ndjek shkollën në New Orleans. Pas shumë sakrificave dhe paragjykimeve që ju bënë, ajo mbetet një ikonë dhe inspirimin në aspektin e të Vazhdo të lexosh

Posted on në kategorine Shëndeti

Patate të Pjekura me Qumësht Për Shije dhe Shëndet Të Mirë

Patatja gjithmonë ka qenë e pazëvëndësueshme në recetat tradicionale të kuzhinës shqiptare. Foto: Flickr

Të gjithë kemi gatuar e provuar tavën me patate.

Mënyrat e përgatitjes janë nga më të larmishmet, nga tava me patate e pjekur me pulë, me mish të grirë e deri tek ajo me perime të stinës.

Patatja gjithmonë ka qenë e pazëvëndësueshme në recetat tradicionale të kuzhinës shqiptare.

AgroWeb.org ju sjell sot një recetë të veçantë dhe shumë të thjeshtë.

Për këtë gatim ju duhen vetëm pak përbërës, por shija që do të krijohet është e parezistueshme.

Patate të Pjekura me Qumësht

Përbërësit 4-5 persona

5-6 patate mesatare

4 gota me qumësht

2 lugë me vaj ulliri

3-4 thelpinj hudhër

2 lugë gjelle ajkë qumështi

2 lugë gjelle me thërrime djath Vazhdo të lexosh

Posted on në kategorine Shëndeti

Dhjetra foshnje në vit braktisen në maternitetin e Tiranës, kryesisht nga studentet e rretheve

Një ditë pas braktisjes së një foshnjë të pajetë në Paskuqan, ende nuk dihet identiteti i prindërve të saj. Sipas policisë foshnja e cila i është nënshtruar ekzaminimet mjeko-ligjore për të mësuar nëse bëhet fjalë për një fëmijë të lindur në maternitet apo jashtë tij si dhe shkaqet e vdekjes, ishte futur në një çantë… Vazhdo të lexosh

Posted on në kategorine Shëndeti

E keni bërë gabim: Ja si duhet të lani rrobat e foshnjave

Higjiena e rrobave të bebeve është e rëndësishme për mirëqenien e tyre, e mbi të gjitha në fazat e para te jetës. Një kujdes i veçantë ndaj higjienës se veshjeve është dhe siguria për të mos mbetur gjurmë të ilaçeve të rrobave në to për të evituar kështu dermatite apo irritime.

Ne fakt lëkura e bebeve është shume e ndjeshme dhe delikate dhe e ka më të lehtë që të irritohet shpejt. Pikërisht për këtë është mire te evitoni te përdorni larësit tradicional për rrobat e tyre, te cilat shpeshherë përbëjnë substanca acide dhe alkaline.

Gjatë larjes së rrobave, nuk rekomandohet përdorimi i zbardhuesit ngase, megjithëse të testuar, ata mund të janë shumë agresiv për lëkurën e të vegjëlve tuaj dhe, si rrjedhojë, të shkaktojnë dermatit apo ndonjë lloj reaksioni alergjik.

Në vend të kësaj, nënat mund të përdorin aceto të bardhë për zbardhjen e rrobave. Dhe, Vazhdo të lexosh

Posted on në kategorine Shëndeti

Si ta kuptoni nëse foshnja juaj ka dhimbje veshi, pak prindër arrijnë ta kuptojnë

Infeksionet e veshëve janë të zakonshëm tek foshnjat dhe fëmijët e vegjël, me shumicën e fëmijëve që kanë të paktën një episod deri në kohën kur mbushin tre vjeç.

Ata shpesh pësojnë një të ftohur. Mund të jetë e vështirë të vëreni nëse fëmija juaj vuan nga një dhimbje veshi që shoqëron një infeksion të veshëve apo ndonjë grip, pasi shenjat janë të ngjashme.

Sidoqoftë, në mesin e simptomave të dhimbjes së veshit nga një infeksion potencial rreshtohen të qarat e shpeshta, kruarja e veshëve, ethet, vështirësitë në gjumë, humbja e apetitit dhe vështirësitë në të dëgjuar.

Nëse nuk trajtohen, infeksionet e veshit mund të shpërthejn ëtupanin e veshit dhe të shkaktojnë probleme në dëgjim, prandaj është e rëndësishme të vizitoni pediatrin sapo këto simptoma fillojnë të shfaqen.

Vazhdo të lexosh

Posted on në kategorine Shëndeti

Qeni hero shpëton foshnjen që po mbytej në dhomë

Një qen i përkëdhelur është përshëndetur si një hero pas shpëtimit të një vajze një vjeçare nga mbytja deri në vdekje teksa flinte.

Chloe Showell, nga Dartford në Kent, filloi të mbytej nga të vjellat e saj pasi u sëmurë gjatë natës në gjumë, pak para orës 11:00.

Por, qeni kavalier ngriti alarmin duke qarë dhe duke vrapuar nëpër banesë për të njoftuar nënën e Chloe-së.

Shannon Weeks, 23 vjeç, nxitoi për të parë se çfarë po ndodhte.

Nëna e dy fëmijëve e gjeti vajzën e saj të zbehtë dhe fytyrën poshtë.

Mjekët thanë se nëse vajza nuk do të ishte gjetur në kohë, ajo do të mbytej.

“Ai me të vërtetë e shpëtoi atë. Louie është heroi im. Nëse nuk do të ishte për të, nuk do të kisha vajzën time të bukur. Ajo ishte e tmerruar prej tij, por tani ata janë të pandashëm”, tha nëna. 

Vazhdo të lexosh

Shko lartë