Shëndeti - Page 135

Analiza 300 mijë lekë; Prindërit e fëmijëve me sindromën Down tregojnë vështirësitë

Tetori është muaji i sensibilizimit për sindromën Down. Karotipi është një analizë që e kryejnë të lindurit me sindromën Down. Mbi bazë të saj individi përfiton pagesën e aftësisë së kufizuar.
Por prej gati 7 vitesh kjo analizë gjenetike nuk kryhet në shtet, por tek privati dhe kushton duke nisur nga 300 mijë lekë të vjetra.
Pa bërë këtë analizë nuk paraqitesh dot në Kemp, pra nuk përfiton dot pagesën e aftësisë së kufizuar. Ferideja kujdeset vetë për nipin e saj Albin. Mamaja e 5 vjeçarit punon gjithë ditën, ndërsa të atin e ka në burg.
Shemsia është 56 vjeç, vjen nga Kamza. Vajzës së saj në Kukës, iu dogj banesa dhe 2 fëmijë i mban ajo dhe dy i mban Shemsia. Nipi, Bilbili po bën terapi zhvillimore.
Talja dhe Viktori sjellin mbesën e tyre nga Derveni i Fushë Krujës në Tiranë për terapi. 5 vjet më parë dhëndri vrau vajzën e tyre në sytë e tre fëmijëve. Pa

Kujdes! Zbulohen nivele të larta të arsenikut në disa produkte ushqimore për bebe

Nivele të rrezikshme të arsenikut janë gjendur në 7 produkte me përmbajtje orizi, të shitura nëpër supermarkte dhe shumë të konsumuara nga fëmijët.

Testet e kryera në 26 produkte të ndryshme të orizit, në kuadër të programit Channel 4’s Food Unwrapped, zbuluan se thuajse treçereku i këtyre produkteve i thyenin rregullat e BE-së për sigurinë.
Eksperti Andy Meharg rekomandon prindërit që mos t’i ushqejnë foshnjat me më shumë se 30 gramë produkte me përmbajtje orizi në ditë – rreth 3 lugë gjelle.
“Unë nuk do t’i ushqeja fare foshnjat me oriz”, shprehet ai për Daily Mail. “Si prind, nuk do ta ndërmerrja këtë risk”.
Profesor Meharg, nga Universiteti Belfast

Shkencëtarët konfirmojnë: “Fëmijët kanë nevojë për mikrobe, jo për antibiotikë”

Sigurisht që larja e duarve është shumë e rëndësishme. Por problemi i madh, të paktën në perëndim është se prindërit e kanë marrë shumë seriozisht një proces të tillë për të mbajtur gjithçka pastër.
Shkenca moderne tregon se të largosh organizma të vogla të quajtura mikrobe me anë të dezinfektuesve të duarve, sapunë antibakterial dhe overdoza antibiotikësh, po shkakton një impakt tmerrësisht negativ në sistemin imunitar të fëmijëve tanë, konfirmon mikrobiologia Marie Claire Arrieta, bashkë autore e një libri të titulluar ‘Let Let Man Dirt: shpëtoni fëmijët nga një botë e vjetruar’
Ekspertët i mëshojnë faktit se ky ekzagjerim në pastërti kontribuon në një sërë kushtesh kronike që variojnë nga alergjitë në obezitet. Marie Claire Arrieta shpjegon se kur lindim, nuk kemi mikrobe.
Sistemi ynë imunitar është i pazhvilluar. Por, sapo mikrobet hyjnë në aksion, aktivizo

Drama e divorcit të prindërve, 6-vjeçarja që nuk do ta shohë babanë

Eliza është 6 vjeç. Deti e mahnit, po rrallë e sheh. Vjen shpesh në qytet, për të shoqëruar të ëmën nëpër seanca gjyqësore. Këtë herë, jo për të marrë një urdhër mbrojtjeje nga ish-bashkëshorti, por për t’i kërkuar atij përmes gjykatës, të paguajë detyrimin ushqimor për Elizën. Lulja është e papunë, e vetme, me një fëmijë përdore në betejën për jetën.
“Pas ndarjes, më ka takuar vajza mua dhe detyrimin e ushqimit me e dhënë ai, por nuk e jep detyrimin. Ka dhënë vetëm 30 mijë lekë të vjetra. Tani patëm gjyqin dhe tha kam dhënë sa kam patur mundësi”, shprehet Lulja, mamaja e Elizës.Përpos mungesës së mjeteve të jetesës, nënë e bijë të vetme përballen me akte dhune dhe izolimi, që t’i detyrojnë të largohen nga shtëpia ku jetojnë, në një fshat të njësisë administrative Sukth, të bashkisë Durrës.
“Jetoj në një dhomë dhe prej aty kanë dashur me m

Fëmijët mund të shikojnë lirshëm miliona video pornografike

Miliona video pornografike ende do të jenë në dispozicion për konsum të fëmijëve në  Mbretërinë e Bashkuar
Mbretëria e Bashkuar ende do të lejojnë fëmijët të kenë qasje në miliona video pornografike, për shkak të një klauzole “komerciale” që do të përjashtojë faqet e internetit të shpërndarjes së imazheve dhe mediat sociale.
Shumica e përmbajtjeve pornografike në platformat e mediave sociale si Reddit, Tëitter dhe Tumblr do të jenë ende në dispozicion për t’u parë pa asnjë kontroll moshe, pasi ato nuk do të përfshihen në rregulloret e propozuara.
Rregullat e verifikimit ,të paraqitura nga Departamenti për Kulturë, Media dhe Sport në parlament  javën e shkuar, nuk përfshijnë faqet e internetit ku më pak se një e treta e përmbajtjes është pornografike dhe ka qasje të lirë.
Rregulloret, të cilat u bënë ligj nga Akti i Ekonomisë Dixhitale 2017, lejuan  adds (

Dardha frut i rëndë? Mësoni si ta përdorni në menunë e fëmijëve

Mësoni si të përgatisni ushqimet e përkryera me dardhë për bebe me anë të recetave, ideve dhe këshillave tona. Mendojmë se nuk ka asgjë më të shijshme se një dardhë e pjekur plot lëng … dhe bebet në çdo vend janë në një mendje me këtë.
Disa fakte mbi ushqimin për bebe me dardhë
Ka kaq shumë variete dardhash dhe kaq shumë variante stinore në vjeljen e tyre sa dardhët janë të gjindshme gjatë gjithë vitit në shumë vende të botës, transmeton Telegrafi.
Dardhat janë një burim i mirë i vitaminës C dhe bakrit (i cili mbron qelizat e trupit nga dëmtimi dhe ndihmojnë sistemin imunitar), vitaminën K, kaliumit dhe fibrave (të cilat ndihmojnë në parandalimin e kapsllëkut dhe mbajnë beben në një bazë të rregullt ushqimore). Për vitet e mëvonshme, dardha ndihmon në uljen e kolesterolit dhe mbron trupin ndaj kancerit.
Dardha është fruta më pak acidike duke e

Hipertensioni ka prekur fëmijët për shkak të këtij ushqimi që hanë çdo ditë

Nëse doktori do t’ju thotë se fëmija juaj vuan nga hipertensioni, mos u çudisni. Edhe pse kjo konsiderohet si sëmundje e moshës së tretë, mjekët pediatër vënë alarmin se kohët e fundit hipertensioni po haset tek fëmijët e vegjël.
Bektash Mandri, mjek pediatër :Kjo u bë e njohur fillimisht në Amerikë, por ka hyrë edhe në vendin tonë. Nuk ka asnjë problem shëndetësor dhe thotë më dhemb koka dhe detyrohemi të shohim problemin e hipertensionit. Ai duhet të trajtohet njësoj për të gjithë vetëm duhet të llogariten doza të ulëta”.
Produktet më të dashura për fëmijët janë shkaktarët e hipertensionit, i cili trajtohet po njëlloj si të rriturit.
“Janë të predispozuar për hipertension fëmijët obezë dhe fëmijët që konsumojnë shumë ushqime me ngjyrues të cilët janë shkaktarët kryesorë në hipertensionit”.

Rreziqet që shkakton rrushi tek fëmijët

Të gjithë prindërit duhet të jenë të vetëdijshëm për rreziqet që disa ushqime mund t’u sjellin fëmijëve tanë. Sot, për shembull, ne kemi vendosur të ju tregojmë për rrezikun që rrushi mund t’i shkaktojë fëmijës. Sigurisht që si një mesvakt është shumë i shëndetshëm, por ne duhet t’i kushtojmë vëmendje disa gjërave.

Frutat janë shumë të mira si për fëmijët ashtu dhe të rriturit. Megjithatë, ka rreziqe të cilat duhet t’i dijë çdo prind. Një nënë ka vendosur të bëjë publike përvojën e saj, për t’i bërë të gjithë prindërit të vetëdijshëm për këto rreziqe. Kjo grua nuk e kishte kuptuar se djali i saj kishte marrë një kokërr rrush dhe e kishte futur në gojë për ta ngrë

Kur guxojnë bebet të pinë ujë?

Në përgjithësi, bebja nuk duhet të pijë ujë derisa t’i mbush 6 muaj.
Deri atëherë, të gjithë hidratimin që i nevojitet e merr nga qumështi i gjirit apo formulave tjera.
Posa t’i ketë mbushur 6 muaj, është në rregull nëse i jepni bebes ujë kur është i etur.
Megjithatë, mos e teproni me ujë sepse mund t’i shkaktoni dhimbje në stomak ose mund të ngopet dhe të mos hajë mirë.
Pasi t’i ketë mbushur një vjet, kur bebja hanë ushqime të forta dhe pinë qumësht, mund ta lejoni të pijë sado ujë që ka dëshirë.
Përse nuk duhet t’i jepni ujë bebeve nën 6 muaj
Kur bebja më e vogël se gjashtë muaj pinë ujë, kjo mund të pengojë në aftësinë e trupit të bebes për t’i absorbuar vlerat ushqyese që gjenden në qumësht të gjirit.
Në raste shumë të rralla, bebja që e tepron me ujë mund ta zhvillojë një sëmundje që

Aktiviteti fizik ul rrezikun e dhimbjes së shpinës tek fëmijët

Dihet më së miri rëndësia e sportit si tek të rriturit ashtu dhe tek fëmijët.

Por nga tani dhe tutje është një faktor tepër i rëndësishëm që duhet ti inkurajoni më shumë fëmijët që të ushtojnë aktivitet fizik si : not, futboll, balet ose ndonjë lloj tjetër aktivitet lëvizës në mënyrë që të zvogëlojë rrezikun e dhimbjes së shpinës.
Kohët e fundit është rritur numri i fëmijëve që vuajnë nga dhimbjet e shpinës. Kjo gjë mund të fillojë edhe në moshën e pubertetit.  Por cila është arsyeja?
Një nga arsyet është qëndrimi ulur për orë të tëra në shkollë, por edhe qëndrimi  para televizorit ose tabletit.
Çfarë duhet të bëjmë?
Ekspertët i këshillojnë prindërit që ti regjistrojnë fëmijët e tyre në aktivitete fizike. Sipas statistikave, mesatarisht, fëmijët luajnë vetëm një orë në javë. Gjithashtu g

Lëngu i Patëllxhanit Për Uljen Natyrale Të Sheqerit Në Gjak

Patëllxhani është një nga ushqimet më të mira për diabetikët sepse përmban pak karbohidrate. Foto: Flickr

Njerëzit që vuajnë nga diabeti duhet të bëjnë zgjedhje të kufizuara ushqimore.
Në veçanti, ata duhet të kufizojnë sasinë e karbohidrateve.
Sipas të dhënave nga medial.mk, patëllxhani është një nga ushqimet më të mira për diabetikët sepse përmban pak karbohidrate.
Me lëngun e tij, mund të përgatisni një pije krejt natyrale për të ulur nivelin e sheqerit në gjak.
Lëngu I Patëllxhanit Për Uljen Natyrale Të Sheqerit Në Gjak
Nëse vuani nga diabeti i tipit 2, duhet të konsumoni më shumë perime që përmbajnë sasi të kufizuara niseshteje por shumë yndyrna të shëndetshme dhe proteina.
Nëse diabetikët nuk heqin dorë nga karbohidratet, duhet të paktën të konsumojnë ato ushqime që janë të pasura edhe me fibër.
Lexoni më poshtë këshillat nga medial.mk
Përbërësit:
1 Patëllxhan
Lëngu i një limoni

Pas Moshës 40 vjeç – Ushqimet Më Të Mira Për Muskujt Të Fortë Për Meshkujt

Formula e ndërtimit të një trupi në formë të mirë e të shëndetshëm, kërkon më shumë vëmendje ndaj muskujve. Foto: Flickr

Mirëmbajtja e masës muskulare pas moshës 40 vjeç kërkon punë dhe ushqimet e duhura, sidomos ato të pasura me energji.
Formula e ndërtimit të një trupi në formë të mirë e të shëndetshëm, kërkon më shumë vëmendje ndaj muskujve.
medial.mk sjell më poshtë listën me ushqimet më
Ushqimet Më Të Mira Për Muskujt
Frutat Dhe Perimet
Ato janë shtyllat kryesore të çdo regjimi ushqimor.
Frutat dhe perimet janë shumë të pasura me fibër, vitamina, minerale dhe lëngje.
Perimet përmbajnë edhe sasi të vogla proteine.
Produktet e Bulmetit Me Pak Yndyrë
Këto produkte ofrojnë proteinë të cilësisë së lartë, karbohidrate, vitaminë D, kalium dhe kalçium.
Qumështi i pasuruar me çokollatë është një pije shumë e mirë për burrat që kryejnë stërvitje në të mirë të masës muskulare.
Ky qum

Sultjash i Pjekur – Receta me Shije dhe Shëndet Të Mirë

Përveç shijes, kjo recetë që sjell medial.mk është e shëndetshme dhe zgjedhja perfekte pas një vakti të plotë. Foto: Flickr

Nëse ju ka pëlqyer sultjashi kur e përgatiste gjyshja, atëherë keni për t’u mrekulluar me këtë recetë.
Sultjashi i pjekur është një ëmbëlsirë delikate me bazë orizi dhe qumështi, e cila përgatitet në disa hapa.
Përveç shijes, kjo recetë që sjell medial.mk është e shëndetshme dhe zgjedhja perfekte pas një vakti të plotë.
Mund të serviret e ngrohtë ose e ftohtë, por përbërësi kryesor, qumështi, duhet të jetë me patjetër i papërpunuar i fshatit.
Amvisat thonë se kleçka e përgatitjes së kësaj recete, është gatimi në zjarr të ndagaltë, përzjerja e përhershme dhe shumë shumë durim.
Përgatitja e Sultjashit të Pjekur
Përbërësit
Gjysmë gotë me oriz të bardhë
4 gota e gjysmë me qumësht fshati
4 lugë gjelle me sheqer
2 lugë gjelle me niseshte misri
1 e kuqe veze e rrahu

Konsumi i Mëngjesit Është Hapi Kryesor Për Humbjen e Peshës

Në shumë raste, vendimi për shqiptarët është i thjeshtë: një byrek të shpejtë tek bukëpjekësi i lagjes ose një vezë të zier. Foto: Flickr

Ritmi kaotik i një dite të zakonshme në Shqipëri, shpesh shkakton dilema tek konsumatorët.
Të hash apo të mos hash mëngjes? Kjo është çështja!
Në shumë raste, vendimi për shqiptarët është i thjeshtë: një byrek të shpejtë tek bukëpjekësi i lagjes ose një vezë të zier.
Ka të tjerë më pas që i përkushtohen me devotshmëri vaktit të mëngjesit, si vakti më i rëndësishëm i ditës.
Një gjë është e sigurt, nuk duhet të dalësh nga shtëpia pa ngrënë më parë.
Kur Duhet Ngrënë Mëngjesi?
Ekspertët, të cilëve u referohet medial.mk  thonë se një ditë produktive kërkon mëngjes të pasur me fibër e proteina.
Ky vakt duhet ngrënë patjetër  brenda një ore nga zgjimi.
Dreka duhet planifikuar 4-5 orë më vonë dhe darka 4-5 orë pas drekës.
Mes vakteve, njer

Kurat Më Të Mira Popullore Për Problemet Më Të Shpeshta Shëndetësore

Hudhra dhe speci i kuq janë ndër kurat më të mira natyrale kundër problemeve shëndetësore. Foto: Flickr

Duke nisur nga dhimbjet e kokës, të përzierat apo dhimbjet e stomakut, nëna natyrë ofron me bujari kurat më efikase.
Në këtë artikull të medial.mk do të mësoni kurat më të mira natyrale kundër problemeve shëndetësore që mund të lehtësohen në kushtet e shtëpisë.
Xhenxhefil Për Të Përzierat
Përbërësit bimorë të xhenxhefilit ndikojnë në atë pjesë të trurit që është përgjegjëse për të vjellat dhe të përzierat.
Nëse bëhet fjalë për të përzierat ose të vjellat e mëngjesit dhe jo vetëm, xhenxhefilin mund ta pini si çaj ose ta gatuani bashkë me vaktin e ditës.
Fara Karafili Për Dhimbjet E Dhëmbit
Farat e karafilit përmbajnë një substancë kimike që zbusin ndjeshëm dhimbjet. Farën mund ta vendosni direkt në zonën e dhimbjes ose ta bluani e ta përzieni më ujë.
Këtë pastë mund ta vendosn

Petulla me Ujë të Gazuar – Receta Unike me Shije Fantastike

Shoqërohen në mënyrë të mrekullueshme me mjaltë, me reçel a me djathra të ndryshëm. Foto: Flickr

Një recetë fantastike me shije të veçantë është ajo e petullave të përgatitura me ujë të gazuar.
Të mrekullueshme për mëngjes, por edhe në çdo kohë të ditës, e shoqërohen në mënyrë të mrekullueshme me mjaltë, me reçel a me djathra të ndryshëm.
Mësoni më poshtë nga medial.mk recetën e thjeshtë të përgatitjes së petullave me ujë të gazuar të cilat me siguri do kënaqin nepsin dhe oreksin sapo t’i provoni.
 Përgatitja e Petullave me Ujë Të Gazuar
 Përbërësit
 500 gr miell
4 lugë gjelle me vaj ullirit
20 gr maja birre
Kripë
400 ml ujë të gazuar
Vaj për skuqje
Përgatitje
Si fillim, medial.mk ju udhëzon të në pak ujë të vakët shtoni majanë e birrës dhe lërini që të tretet.
Në një tas të madh shtoni miellin, vajin e ullirit, kripën dhe ujin e gazuar.  Më pas shtoni majanë e tretur.
Për

Parashikimi i Motit në Vend – Ja ku Specialistët Presin edhe Borë këtë Fundjavë

Shërbimi Meteorlogjik Meteoalb lajmëron se gjatë ditës së dielë temperaturat do të pësojnë një rënie të menjëhershme prej më shumë se 10 gradë celcius. Foto: Flickr

Ky tetor po tregon se është një suprizë e vërtetë.
Deri në ditën e sotme, ditët e ngrohta me diell dhe temperaturat me vlera të larta u cilësuan si pranvera e dytë e këtij viti.
Por për shumë pak ditë gjithçka ndryshon.
“Në datat 22-23 tetor, në zonat Lindore shfaqet mundësia për reshje dëbore.
E diela vonë sjell shira të cilët vijojnë më tepër të hënën; në lartësi të mëdha si psh Korça ka mundësi për dëborë” paralajmëroi mbrëmjen e djeshme Shërbimi Meteorologjik Meteoalb.
Sipas Meteoalb, të dhënave të të cilit i referohet medial.mk kushtet aktuale atmosferike do të vijojnë të tilla deri ditën e premte të kësaj jave.
Ndërkohë, gjatë ditës së shtunë nis rënia e temperaturave dhe reshjet e para të shiut.
Ndërsa mbrëm

Si Të Humbisni Peshë Deri 4 Kilogramë Duke Mos Ngrënë Kripë Për 6 Ditë

Të rriturit janë 26 % më shumë të rrezikuar nga mbipesha për çdo gramë kripë mbi normën. Foto: Flickr

Individët që konsumojnë më shumë kripë janë më të uritur dhe tentojnë ta teprojnë me ushqimin, duke shtuar në peshë.
Në varësi të kripës së konsumuar, trupi mund të akumulojë nga 3 deri në 5 litra ujë.
Nëse dëshironi të humbisni kilogramët e tepërt si pasojë e akumulimit të lëngjeve duhet të mos konsumoni kripë për 6 ditë.
Çdo ushqim që duhet të hani duhet të jetë pa kripë.
Gjatë këtyre ditëve nuk duhet të hani ushqime të përpunuara, të shpejta e të paketuara.
Hani sa më shumë perime, fruta dhe mish pule të cilin mund ta gatuani me erëza.
Në këtë periudhë duhet të ushqeheni pesë herë në ditë.
Ushqimet duhet të jenë të ziera ose të gatuara në avull.
Çdo racion nuk duhet të tejkalojë 300 gramë, ndërkohë që vakti i fundit duhet të jetë në orën 19:00.
Për 6 ditë duhet të pi

3-vjeçarja në gjendje të rëndë, pasi luajti me këtë lodër

Të gjithë prindërit e dinë, është gjithmonë shumë stresuese kur fëmija sëmuret ose lëndohet. Ky është rasti i Lydia, vajzës 3-vjeçare të Kylie dhe Tony Cravens. Shëndeti i 3-vjeçares u përkeqësua shumë, pasi fitoi një alergji nga një kuti kozmetike për fëmijë të cilën e kishin blerë për të.Çifti, nga Illinois, SHBA, tani duan t’i paralajmërojnë të gjithë prindërit, pas vogëlushja e shkretë pësoi ënjtje të syve, flluska dhe skuqje nëpër trup.Kylie dhe Tony publikuan paralajmërimin e tyre në faqen Love What Matters, duke thënë se prindërit duhet të jenë të kujdesshëm kur është fjala për lodrat e fëmijëve. Ajo i dha vajzës së saj 3-vjeçe një ku

Përgatisni Lakër Turshi me Shije të Përsosur në Vetëm 10 Minuta

Stina e vjeshtës shoqërohet me një larmi perimesh të freskëta të cilat mund të përgatiten turshi për t’u konsumuar gjatë stinës së dimrit.
Në vendin tonë, çdo perime mund të bëhet turshi, duke nisur nga kastravecat, specat, karrotat, lulelakrat, hudhrat, patëllxhanët, e deri tek lakra.
Përgatitja e turshive nis me përzgjedhjen e enës.
Në rastin e turshisë së lakrës, shumë amvisa zgjedhin edhe enë më të mëdha.
Një tjetër aspekt i rëndësishëm i përgatitjes së turshisë është freskia.
Perimet për turshi duhet të jenë të freskëta dhe të forta.
medial.mk ju sjell një mënyrë fare të thjeshtë për përgatitjen e lakrës turshi vetëm me tre përbërës.
Përbërësit
Një lakër mesatare e bardhë
5 gota me ujë
3-4 lugë gjelle me kripë të zezë
Përgatitja
Si fillim vendosni në zjarr një tenxhere ku keni hedhur ujin dhe kripën, dhe përzjejeni derisa kripa të jetë tretur plotësisht.
Ndërkohë merrni lakrën, pasi ta keni larë me

Mëngjesi – Tre Rregullat e Arta Për Rënien Në Peshë

Studimet kanë treguar se ngrënia e mëngjesit e vë në punë metabolizmin. Foto: Flickr

Vera erdhi më në fund dhe bashkë me të u ringjallën edhe premtimet e pambajtura për t’u ushqyer shëndetshëm me qëllimin për të rënë në peshë.
Një nga mënyrat më të mira për të bërë këtë, por edhe për një ndryshim rrënjësor në stilin e jetesës, është ngrënia e një mëngjesi të shëndetshëm çdo ditë.
Studimet kanë treguar se ngrënia e mëngjesit, i jep një shtysë pozitive metabolizmit.
Megjithatë, kur vjen puna tek ky vakt i rëndësishëm, duhet të dimë që jo çdo ushqim që hamë në mëngjes ka të njëjtin ndikim tek pesha trupore.
Nëse nuk tregojmë kujdes, disa ushqime mund të kenë efekt të kundërt.
Në këtë artikull të medial.mk, do të mësoni rregullat e arta të ngrënies së mëngjesit që ju ndihmojnë të humbisni peshë.
Hani Menjëherë Pasi Të Zgjoheni
Studimet kanë treguar se ngrënia e mëngjesi

Për Qetësinë e Mendjes dhe Kundër Stresit – Çaji Bimor Që Ju Duhet

Rituali më i mirë kundër stresit është pirja e një çaji bimor në mesditë dhe përpara gjumit. Foto: Flickr

Për shekuj të tërë, njerëzit e kanë përdorur çajrat bimorë për të zgjidhur një sërë problemesh me stomakun.
Këtu përfshihet diarea, fryrjet dhe shtrëngimet e stomakut.
Këto çajra janë veçanërisht të rekomanduara kundër pagjumësisë, ankthit dhe stresit.
Njerëzit që përballen me stres të vazhdueshëm, e kanë të nevojshme të aplikojnë teknika të ndryshme qetësuese por edhe të bëjnë një gjumë të qetë.
Rituali më i mirë kundër stresit është pirja e një çaji bimor në mesditë dhe përpara gjumit.
Sipas të dhënave të medial.mk, kamomili është një bimë shumë efikase për shëndetin mendor.
Kamomili I Tregon Trurit Si Të Qetësohet
Një studim i publikuar në revistën BMC Complementary and Alternative Medicine, të cilit i referohet medial.mk, zbuloi se kamomili jo vetëm që qetëson nervat

Trajtimet Natyrale Kundër Dhimbjeve të Qafës Dhe Shtyllës Kurrizore

Spondiliartroza cervikale është një sëmundje shumë e përhapur jo vetëm në Shqipëri por në mbarë botën. Foto: Flickr

Spondiliartroza cervikale është një sëmundje shumë e përhapur jo vetëm në Shqipëri por në mbarë botën.
Kjo sëmundje prek kryesisht shtyllën kurrizore nga qafa deri tek vertebra e fundit.
Dhimbjet manifestohen kryesisht tek krahët, qafa, shpatullat, duart e ndonjëherë edhe koka.
Pjesa e qafës vuan nga një presion i jashtëzakonshëm si pasojë e mbajtjes së kokës ulur gjatë punës në kompjuter ose në telefonat celularë.
Megjithatë, kjo sëmundje është e menaxhueshme dhe ajo mund të mbahet nën kontroll për të mos prishur cilësinë e jetës.
Si Të Kuroni Spondiliartrozën Në Kushtet E Shtëpisë
Aktiviteti Fizik
Mungesa e aktivitetit fizik nxit shfaqjen e spondiliartrozës.
Përpiquni të bëni aktivitet fizik të paktën 10 minuta në ditë.
Sipas të dhënave të medial.mk, aktivitetet më të rekom

Zgjidhja Ideale – Si Të Përdorni Bajamet Për Të Parandaluar Dhimbjet e Kokës

Bajamet bëjnë pjesë në arrorët më të shëndetshëm për organizmin e njeriut. Foto: Flickr

Bajamet bëjnë pjesë në arrorët më të shëndetshëm për organizmin e njeriut.
Ato janë të pasura me vitamina dhe minerale, veçanërisht me magnez dhe vitaminan B2, të cilat janë shumë efikase kundër dhimbjeve të kokës.
Frekuenca dhe intensiteti i dhimbjeve të kokës janë të ndryshme në varësi të individit, ndërkohë që ilaçet në treg nuk kanë aftësinë të kurojnë çdo dhimbje koke.
Bajamet Kundër Migrenës Dhe Dhimbjeve Të Kokës
Bajamet përmbajnë substanca që luftojnë inflamacionin.
Me një veçori të tillë, konsumi i bajameve ndihmon në parandalimin e dhimbjeve të kokës.
Sipas të dhënave të medial.mk njerëzit që vuajnë nga migrena, kanë nivele të ulëta të magnezit në organizëm.
Një studim i Universitetit të Merilendit analizoi efikasitetin e magnezit në parandalimin e migrenës.
Gjetjet e studimit tregua