Shqipëri - Page 612

Rama: Integrimi në BE varet nga aftësitë tona

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Londër, aty ku po merr pjesë në Samitin e Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor në Londër. Në një prononcim për mediat, shefi i qeverisë shqiptare, e cilësoi këtë samit si një erë e re në rajon, për vëmendjen e shtuar që po i bëhet nga investitorët Ballkanit Perëndimor.

Junckeri: Shqipëria të jetë stabilizator i Ballkanit

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka pritur në një takim presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, me pjesëmarrjen e komisionerit për zgjerim, Johannes Hahn. Gjatë bashkëbisedimit, presidenti Meta foli për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, duke vlerësuar se rezultatet janë ato që do të rrisin besueshmërinë si te qytetarët shqiptarë ashtu edhe tek vendet anëtare

Xhaçka u drejtohet ushtarakëve: Vlerësim sipas meritës dhe trajtim më dinjitoz

Vlerësim dhe promovim në bazë të meritokracisë dhe trajtim përherë e më tepër dinjitoz për ushtarakët shqiptarë, ishte mesazhi kryesor që ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka u dha efektivëve të batalionit të tretë të këmbësorisë në Poshnje, gjatë qëndrimit të saj në Berat, në kuadër të mbledhjes së qeverisë në këtë qark.

Bushati: Qeveria shqiptare e pret hyrjen në BE në 10 vitet e ardhshme

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati është shprehur se Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit do i bashkohen BE-së brenda një 10-vjeçari. Në një intervistë për edicionin gjerman të Reuters, dhënë gazetarit Andreas Rinke, Bushati thotë se në BE diskutohet vetëm për koston e zgjerimit, por asnjëherë për koston e moszbatimit.