Shqipëri - Page 585

A po punon Rama për të qenë president i Shqipërisë së bashkuar? Vjen pergjigjja e kryeministrit

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur “Pyetjes që Vret” që Arian Çani e bën në studio sikur Zoti i drejtohet të ftuarve Arjan Cani: Edi Rama ti duhet të deklarosh sonte publikisht se po punon për të  vënë në jetë, ambicien tënde më të madhe për tu zgjedhur një ditë  president i Shqipërisë së bashkuar Edi

Shqiptarët e burgosur në Britani, lot nënash dhe fëmjë që i thonë baba dikujt tjetër /Sensibilizimi

Një produksion i “The Albanian”, një nga portalet më të klikuara në medien shqiptare, videoja e titulluar “Vetëm një shans” është realizuar me ndihmën e disa prej aktorëve më të suksesshëm shqiptarë në industrinë britanike të filmit Përfaqësues të spikatur të komunitetit, si akademikë, përfaqësues të njohur të shoqatave të komunitetit, pjesëtarë të medies, biznesmenë,

‘Vila në Surrel’, PD: Të hetohen paratë e padeklaruara të Ramës

TIRANE Partia Demokratike ka vijuar me akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama. Përmes deputetes demokrate, Dhurata Çupi, PD kërkon nisjen e hetimeve ndaj kryeministrit Rama për fshehje të pasurisë, duke iu referuar shtëpisë në Surrel. “Edi Rama deklaron se ka shpenzuar 400 milion për vilën. Është e pashpjegueshme që pasuria e çiftit është rritur në vitin

Mustafa Nano kundër burkës: Sikur një grua të më thotë që e ka vënë vet, do i përgjigjem…

Në monologun e kësaj të premte në emisionin “Provokacija”, Mustafa Nano u ndal te burka, një veshje që mbulon edhe fytyrën e grave. Për moderatorin kjo veshje duhet ndaluar në publik për një arsye. Sipas Nanos është e drejta e gjithkujt që në një mjedis publik të shohë në sy tjetrin. Mustafa Nano: “Mua më ka

Lejuan vendosjen e lotove, Policia prangos pronarët e lokaleve në Tiranë e Klos

Njoftimi i policise Policia e Shtetit vijon operacionet në të gjithë vendin në zbatim të planit të masave që po merren për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që vijojnë të ushtrojnë aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.  Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 2 raste dhe konkretisht në Tiranë dhe në Klos

Debati për Cakaj, Meta: Min.Jashtme s’mund të kthehet autoshkollë

TIRANE Kur e gjithë vëmendja është përqendruar tek debati që prodhoi mosdekretimi i Gent Cakajt si ministër i Jashtëm, presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Meta sugjeron që Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë nuk mund të kthehet në autoshkollë, ndërsa nuk ka kursyer ironitë për kryeministrin

6 vjet si vëllai emigrant, historia e fierakut që bëri dy herë burg me emër të vjedhur

Pak vite pasi kishte kryer një dënim 10 vjeçar me akuzat e “mashtrimit, falsifikimit dhe përvetësimit të detyrës shtetërore”, Alban Muço, një 42-vjeçar nga Fieri aplikoi për t’u pajisur me pasaportë biometrike dhe kartë të re identiteti. Ndërkohë që emri i tij lidhej me një dënim 10 vjeçar, Muço vendosi në formular emrin e të

Në pranverë pritet hapja e kufirit Kosovë-Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri se në pranverë do të hapet kufiri me Kosovën. Këtë njoftim, shefi i Qeverisë shqiptare e ka bërë në pritjen tradicionale për trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri, ku nuk kanë munguar edhe ambasadori i Serbisë, Mirolub Zariq dhe ai i Rusisë,

Brati dhe Zeneli dalin para KPA-së, dyshimet për pasurinë

Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka vendosur datat e seancave të rivlerësimit të dy gjyqtarëve të shkarkuar nga Vettingu pasi kishin probleme me justifikimin e pasurisë. KPA ka vendosur datën 5 shkurt për seancën e rivlerësimit për gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës, Alma Brati. Trupi gjykues për këtë çështje përbëhet nga kryesuese: Natasha Mulaj; relatore: Rezarta Schuetz

Skandali me unazën e re, si justifikohet Rama

I ftuar në emisionin ‘Zonë e Lirë’ me Arian Canin, kryeministri Edi Rama ka folur edhe për tenderin e Unëzës së re si dhe kompaninë “DH Albania”, e cila ka falsifikuar dokumentet. Rama tha se qeveria dhe Damian Gjiknuri nuk kanë asnjë lidhje me falsifikimin dhe nuk mund të mbajnë përgjegjësinë për falsifikime që ndodhin

Meta përshëndet miratimin e ndryshimeve kushtetuese nga Parlamenti i Maqedonisë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, përshëndet konsensusin e arritur në Parlamentin e Maqedonisë dhe votimin në favor të ndryshimeve kushtetuese që do t’i japin jetë Marrëveshjes së Prespës dhe i çelin Maqedonisë përfundimisht rrugën euroatlantike. “Ky është një vendim i rëndësishëm historik për Maqedoninë, por edhe për të gjithë rajonin e Ballkanit”, – vlerëson Presidenti

Bastet dhe kazinotë janë mbyllur, u shteruan 99.99% e burimeve të parasë prej tyre

Kryeministri Edi Rama konfirmoi sot se “lokalet e basteve dhe kazinotë në Shqipëri janë të gjitha të mbyllura dhe bastet online janë të kufizuara maksimalisht”. “Tek-tuk ka tentativa të cilat janë identifikuar dhe do të identifikohen. Ata që marrin përsipër arrestohen dhe paguajnë pasojat e rënda. Po ashtu online i ligjshëm është mbyllur dhe lufta