Category archive

Shqipëri - page 330

Posted on në kategorine Shqipëri

Pastrimi i kanaleve kulluese në Fier, fermerët shpresojnë mos përmbyten më

Mosfunksionimi i kanaleve kullues ka qenë shqetësim i vazhdueshëm për banorët e njësisë administrative Frakull në Fier.

Nisja e pastrimit të kanaleve kulluese shihet me optimizëm nga fermerët, të cilët shpresojnë që dhe në rast përmbytjeje të mos u dëmtohen të mbjellat. Gjatë përmbytjeve të mëparshme kanë pësuar dëme të konsiderueshme në prodhimet bujqësore, por edhe në banesa e orendi shtëpiake.

Në 8 fshatrat e zonës së Frakullës, deri tani, janë pastruar 61 mijë metra linear kanale kullues, ndërsa deri në 15 tetor pritet të pastrohen edhe 22 mijë metra linear të tjerë. Kreu i njësisë administrative Frakull thotë se pastrimi i kanaleve kullues nuk është bërë më parë për shkak të mungesës së fondeve.

Fermerët e zonës së Frakullës dallohen për kultivimin e perimeve të ndryshme, p Vazhdo të lexosh

Posted on në kategorine Shqipëri

Djegiet e makinave në Vlorë, policia: Paralajmërime ose larje hesapesh

Dhjetëra ngjarje zjarrëvenie të makinave janë regjistruar ne qytetin e Vlorës kohët e fundit, ku rasti më i fundit është shënuar në orët e para t mëngjesit të së dielës, e shumë kanë mbetur të pazbardhura nga policia.

Zjarrevëniet e qëllimshme tek automjetet shikohen nga policia si paralajmërime apo larje hesapesh.

Ndër ngjarjet më të rënda të kësaj natyre është atentati me eksploziv në mjetin e ish-gjyqtarit të Vlorës, Skerdilajd Konomi, ngjarje kjo ende e pazbardhur.

Edhe pse motivet janë të qarta për shumë atentate me eksploziv apo djegie automjetesh, autorësia e tyre ka mbetur enigmë.

Për ekspertët e policisë lokale që e njohin mire situatën e krijuar, këto ngjarje janë pjesë e luftës e rrjeteve kriminale që janë në qytet ku herë pas here raportohet edhe për persona të zhdu Vazhdo të lexosh

Posted on në kategorine Shqipëri

Moti plot me surpriza, ja si do të nisë java e re

Moti do të vazhdojë të sjellë surpriza gjatë këtyre ditëve. Sipas parashikimit të motit Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, temperaturat do të jenë të larta prap. Më poshtë parashikimi i motit për sot pasdite e nesër: Reshjet Sot pasdite dhe nesër mundësitë për reshje janë të pakta, reshje lokalisht të dobëta priten në… Vazhdo të lexosh

Posted on në kategorine Shqipëri

Aleati paralajmëron Bashën: Nëse hyn në zgjedhje me këtë ligj, jemi të humbur!

Nëse Lulzim Basha do të hynte në zgjedhje me ligjin aktual zgjedhor, aleati i tij, Dashamir Shehi thotë se del i humbur.

I pyetur nëse opozita është e gatshme për zgjedhjet parlamentare njëkohësisht me ato lokale, siç është shprehur kreu i PD, në takimin me strukturat në Shkodër, Shehi thotë se do të ishte një aventurë e paanevojshme në kushtet e mos ndryshimit të ligjit për zgjedhjet.

Dashamir Shehi: Ideja për t’i bërë zgjedhjet administrative bashkë me zgjedhjet politike sigurisht me një ligj të ri, nëse do të jetë ky ligj që është sot, edhe Basha po i  hyn kot një aventure të panevojshme. Duhet të jetë një ligj i ri që t‘i jap shanse shqiptarëve që ta pastrojë vendin e vetë nga perosnazhe të pavlefshëm, të korruptuar. Kjo do të ishte një zgjedhje shumë e mirë për Shqipërinë.

Ndryshimet e nevojshme në ligjin zgjedhor ende nuk janë prekur konstaton aleat Vazhdo të lexosh

Posted on në kategorine Shqipëri

Akuza e deputetit të PD: Vrasja në Memaliajt ‘erë kanabisi jo shije uji’, çfarë po fsheh Policia

Deputeti i Qarkut të Gjirokastrës Tritan Shehu ka reaguar sot për vrasjen e dyshimtë, disa ditë më parë, të Alket Muhajt në Rabije, të Memaliajt.

Sipas Shehut, “Vrasja ne Rabije të Memaliajt ‘kundërmon erë Kanabisi dhe jo shije uji’!”.

Më tej, deputeti demokrat, duke përmendur disa koincidenca, bashkë me dyshimet ka edhe një pyetje për Policinë.

“A nuk duhet të sqarohet menjëherë se çfarë denoncimesh për kultivimin e kanabisit, kur, ku, si, sa herë, prej sa kohe, ndaj kujt, në çfarë statusi, i ndjeri ka bërë pranë saj, ashtu si qartësisht konfirmojnë jo vetëm familjarët e afërt të tij? A ka akuzuar ai si të përfshirë për këtë edhe punonjës të policisë me emra, etj?”, shprehet Shehu.

Reagimi i plotë i deputetit të PD-së, Tritan Shehu

Vrasja ne Rabije te Memaliajt ‘kundermon ere Kanabisi dhe jo shije uji’!

Mbasi po lexoj per ‘ Vazhdo të lexosh

Posted on në kategorine Shqipëri

‘300 pacientë me hemofili në rrezik për jetën’, denoncimi nga Pampuri

 

‘Mungojnë faktorët për 300 pacientë me hemofili në QSUT, Ministria e Shëndetësisë hesht’.?

Akuza ka ardhur ditën e sotme nga selia blu.

Me anë të një deklarate nga PD, deputetja Oriola Pampuri është shprehur se ‘faktorët për pacientët me hemofili mungon në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, ose vjen  në sasi fare të vogël, të cilat nuk arrijnë të përmbushin nevojat e pacientëve, ashtu siç  ndodh me herceptinën për pacientët me kancer, e me shumë medikamente të tjera’.

Deklarata e plotë e Oriola Pampurit:

Është rregull i qeverisë së Edi Ramës se sa më i pamundur të jetë një qytetar, aq më shumë do të braktiset nga qeveria.

Ky rregull vlen sot më shumë se asnjëherë për të sëmurët me hemofii, jeta e te cilëve varet nga faktorët e mpiksjes së gjakut. Ata njihen si faktorët 7, 8 dhe 9, të cilët shë Vazhdo të lexosh

Posted on në kategorine Shqipëri

Greg Rama në gjurmët e të atit

Djali i kryeministrit, Gregor Rama do të hapë një ekspozitë të tijën perosnale në Galerinë Fab.

Në banderolën e varur në hyrje të Galerisë, Gregor Rama ka preferuar të shënojë emrin e tij të shkurtuar, Greg, njësoj si i ati, i cili nga Edvin e ka ndryshuar emrin në Edi.

Kuratori i ekspozitës është Vladimir Myrtezai. Ekspozita “Fidem” do të qëndrojë e hapur nga data 13 deri më 30 shtator.

Vazhdo të lexosh

Posted on në kategorine Shqipëri

Furgoni i Policisë Kufitare përplaset me motorin, plagoset i moshuari në Shkodër

Një i moshuar që lëvizte me një motocikletë mbeti i plagosur pasi u aksidentua me një furgon të Policisë Kufitare të Shkodrës, në rrethana ende të paqarta.

Policia njofton se mëngjesin e sotëm, në vendin e quajtur shtëpitë e malësorëve, fshati Oblikë, Shkodër, ka ndodhur një aksident rrugor.

Një motor pa targa, i drejtuar nga H. B. 69 vjeç, banues në lagjen Liria, është përplasur me automjetin tip furgon i Policisë Kufitare Shkodër me targë SH0238E, me drejtues punonjësin e policisë F. K. 49 vjeç, banues ne Shirokë. 

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motorçikletës i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve.  

Në vendngjarje po kryen veprimet grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër për Vazhdo të lexosh

Posted on në kategorine Shqipëri

Rrjet të ri kanalizimesh në dy lagje të kryeqytetit

Me afrimin e stinës së vjeshtës Bashkia e Tiranës po bën gjithçka gati për të shmangur problematikat e përmbytjeve, por edhe të ujërave të zeza në kryeqytet.

Në rrugën “Muharrem Gurra”, Bashkia ka investuar një rrjet të ri kanalizimesh, i cili do të bëjë të mundur përmirësimin e shërbimit për banorët e zonës. Ekipet e specialistëve të UKT bashkë me mjetet e tyre punuan me kujdes në zëvendësimin e linjës së vjetër të kanalizimeve me një rrjet krejtësisht të ri dhe sipas standardeve ndërkombëtare.

Paralelisht është ndërhyrë edhe në rrjetin e furnizimit me ujë në rrugën “Kahreman Ylli”, në zonën e Kinostudios, ku pas sinjalizimit nga qytetarët, specialistët u mobilizuan menjëherë duke ndërhyrë me shpejtësi.

Në këto tre vite, Bashkia e Tiranës ka realizuar një sërë inves Vazhdo të lexosh

Posted on në kategorine Shqipëri

Basha citon Borsellinon: Detyra jonë të largojmë politikanët e lidhur me krimin

‘Pse është detyra jonë të largojmë politikanët e lidhur me krimin?’

Është kreu i PD-së, Lulzim Basha ai i cili ka reaguar sërish në lidhje me vettingun në politikë, të propozuar nga opozita dhe projekt-ligj të dorëzuar në Kuvend.

Duke folur për këtë çështje, Basha ka vendosur që të citojë një prokuror të njohur të antimafias, italianin Paolo Borsellino.

‘Ekziston një keqkuptim bazë sipas të cilit politikani që shoqërohet me mafiozë, nëse nuk dënohet nga gjykata, është i ndershëm! JO!

Gjykata mund të bëjë vetëm vlerësime të natyrës gjyqësore. Është detyrë e institucioneve që TË FLAKIN politikanët e afërt me Mafian, për të qenë të ndershme dhe për t’u shfaqur si të tilla’.

Paolo Borsellino Prokuror Italian i Antimafias.

Posted on në kategorine Shqipëri

Parashikimi i motit për sot, ja zonat ku do bjerë shi

Territori shqiptar mbetet gjatë gjithë ditës në kushtet e motit të kthjellët, dhe vranësira të herëpashershme ku nuk do të mungojnë dhe reshjet e shiut në zonat veriore dhe lindore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten konstante në orët e para, por mesdita sjell ndryshime të ndjeshme të vlerave termike.

Era do të fryjë mesatare dhe rrallë-herë e fortë, me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.

Vazhdo të lexosh

Posted on në kategorine Shqipëri

I riu nga Fieri me 162 km/h në autostradë

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar dhe gjatë natës së mbrëmshme kontrollet në rrugë të ndryshme në vend për të evidentuar shkelësit e rregullave të qarkullimit.

Në një video të publikuar në Facebook, Policia e Shtetit shkruan se në rrugën Tiranë-Durrës gjatë natës ka lëvizur një 21-vjeçar nga Fieri me 162  km/h, duke u kthyer kështu në rrezik potencial aksidenti.

Policia apelon per respektimin e rregullova te qarkullimit rrugor, per nje udhetim te sigurt. Asnje destinacion tjeter nuk eshte i rendesishem per te nxituar duke rrezikuar jetën.

Vazhdo të lexosh

Posted on në kategorine Shqipëri

Nuk ndalen krimet në Vlorë. Ja çka ndodhur gjatë natës

Një automjet tip ‘Benz’ është djegur gjatë natës në lagjen ‘Dëshmorët’ të qytetit të Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të kësaj të diele.

Automjeti ka qenë i parkuar poshtë një pallati në rrugë kryesore.

Është njoftuar zjarrfikësja e cila ka bërë të mundur neutralizimin e flakëve.

Ndërkohë që po punohet për shkaqet e zjarrit. Paraprakisht dyshohet se zjarri është i qëllimshëm.

Vazhdo të lexosh

Posted on në kategorine Shqipëri

2 vlonjatë zhduken pa lënë gjurmë, prindërit apelojnë për ndihmë!

2 të rinj nga Vlora janë deklaruar të zhdukur nga familjarët e tyre, prej më shumë se 2 muajsh, dhe ende sot nuk dihet fati i tyre. Albano Xhaferri dhe Elvis Troqe janë larguar nga banesat, në muajt qershor dhe korrik, dhe që atëherë nuk janë kthyer më. I pari është larguar nga banesa Albano Xhaferri, ndërsa në 18 korrik edhe Elvis Troqe.

Policia thotë se që prej denoncimit të familjareve po punon me intensitet për gjetjen e tyre. Lajmi për zhdukjen e të rinjve nuk është bërë publik në media, pasi vetë prindërit e të rinjve deri me sot nuk kanë marre asnjë kontakt me median për ta denoncuar.

Më 3 shtator ish-kryeministri Berisha postoi një mesazh të atij që quante “prindi digital”, ku denoncohej humbja e djalit.

“Doktor përshëndetje jam një prind qe me ka humbur djali në Vlorë, ka dy muaj e Vazhdo të lexosh

Posted on në kategorine Shqipëri

Fshati shqiptar humb shpresën! I nxjerrin në shitje të gjitha dhe nisen për azil

Fshati Torovicë në Lezhë ka nisur të boshatiset. Dhjetra familje kanë braktisur fshatin dhe janë larguar, duke kërkuar azil drejt vendeve të BE-së, e të tjerë po bëhen gati të ikin.

Mungesa e infrastrukturës rrugore, papunësia dhe varfëria e thellë po nxit ikjen masive të banorëve të kësaj zone. Këta të fundit thonë se e kanë humbur shpresën, ndaj e cilësojnë si të pashmangshëm këtë largim.

Në zonë konstatojnë se shumë shtëpi janë vënë në shitje, pasi banorët duan të ikin. Torovica ndodhet 17 km larg qytetit të Lezhës, por udhëtimi është mjaft i vështirë, pasi rruga ka degraduar plotësisht, duke e bërë thuajse të pakalueshme. 

Teksa largohesh nga Torovica merr me vete këto pamje të rinjsh që presin pak para për të blerë një biletë e të largohen si azilkërkues në vendet e BE-s Vazhdo të lexosh

Posted on në kategorine Shqipëri

Ambasadorja gjermane nga Shkodra: Të përmirësohet puna e Prokurorisë dhe Policisë

Ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri Susanne Schutz, ka folur në Shkodër në lidhje me situatën kriminale aty. E pyetur nga gazetarët, ai tha se Shqipëria duhet të bëjë më shumë në lidhje me luftën kundër krimit. Schutz theksoi se Prokuroria dhe Policia të përmirësojnë punën për rastet e konstatuara.

Shqipëria ka shënuar përmirësimet e veta në këtë fushë, por duhet të bëjë edhe më shumë në luftën kundër krimit të organizuar. Ka pasur zhvillime pozitive deri diku, por të gjitha përpjekjet duhet ë vijojnë edhe më tej. Prokuroria dhe policia do të duhet të përmirësojnë punën e tyre sa i përket hetimeve të rasteve të konstatuar. Shpresojmë që edhe bashkëpunimi me ndërkombëtarët të intesifikojë edhe më tej punën, deklaroi ambasadorja gjermane.

Sa i përket ecurisë në procesin e anëtarë Vazhdo të lexosh

Posted on në kategorine Shqipëri

Mësim mes mykut

Shkolla “Haxhi Hajdari” në Golem ndodhet vetëm 3 km nga qyteti i Shkodrës. Lagështira dhe myku kanë zënë vend në klasa, duke i bërë ato të pafrekuentueshme. Gjithashtu, dyer të thyera, tavane të rënë dhe dritare të kalbura krijojnë efektin e një gërmadhe.

Fitim Buhajt, drejtorit të këtij institucioni arsimor, i duhet çdo ditë që të hapë dhe të mbyllë derën për të ushtruar detyrën. Ai shprehet se ka shumë vite që nuk është vënë dorë në këtë institucion.

“Amortizimi i shkollës ka ndikuar në largimin e nxënësve. Askush nuk i fut fëmijët në një ambient të tillë”, shprehet Buhaj.

Mes shumë hallesh dhe problemesh, kjo shkollë do të hapë dyet për 110 nxënës. Me shpresën se një ditë dikush do kujtohet për këtë institucion të dijes, që ngjan më shumë si një magazinë e b Vazhdo të lexosh

Posted on në kategorine Shqipëri

5 fakte që duhet të dini për vettingun në politikën shqiptare

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka renditur “5 fakte”, që sipas tij, duhet të dihen nga publiku, për vetingun në politikë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar një video me 5 fakte që sipas tij shqiptarët duhet të dinë për vettingun në politikë. Ky proces është një propozim i bërë nga kreu demokrat Basha, që së fundi është mirëpritur edhe nga kryeministri Edi Rama. Por ky i fundit ka deklaruar se ky proces duhet të jetë i vecuar nga procesi i vettingu i prokurorëve dhe gjyqtarëve për të mos penguar reformën në drejtësi.

Vettingu në politikë do të vë në skander, deputetët, ministrat dhe zyrtarët e lartë dhe vetë kryeministrin.

Për tu miratuar vettingu duhen bërë ndryshime në Kushtetutë me votën e 93 deputetëve.

</d Vazhdo të lexosh

Posted on në kategorine Shqipëri

Edhe Ilir Meta i çon mesazh Thaçit, drekon me Albin Kurtin

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është takuar sot me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, i cili ka nisur një vizitë në Shqipëri për të kërkuar përkrahjen e liderëve për ta kundërshtuar idenë e Hashim Thaçit për ndryshim kufijsh.

Ndërsa Presidenti serb Aleksandër Vuçiç vijon vizitën në Kosovë, lideri i partisë opozitare Vetëvendosje, Albin Kurti vijon takimet në Shqipëri.

Sot Kurti ka zgjedhur të drekojë me Presidentin, Ilir Meta në Karpen të Kavajes, teksa të pranishëm ishin gazetari Ilir Babaramo dhe këshilltari i Metes, Ilir Kulla.

Në fokus të takimit mendohet të ketë qenë vizita e Vuçiç në Kosovë. Albin Kurti është takuar sot edhe ish kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e PD, Lulzim Basha.

Gjatë së premtes mbrëma, Kurti ka takuar Sali Berishën, i cili e ka akuzuar Hashim Vazhdo të lexosh

Posted on në kategorine Shqipëri

Vjosa lë tokat djerrë, në Hoxharë të Fierit nuk mbjellin më

Dhjetë muaj pas përmbytjes nga lumi Vjosë, banorët e fshatit Hoxharë e Re nuk kanë marrë ende asnjë dëmshpërblim. Megjithëse dëmet e shkaktuara në tokat dhe prodhimet bujqësore apo në ushqimin për bagëtinë ishin shumë të mëdha, fermerët e kësaj zone deri tani nuk kanë përfituar asgjë.

Tokat e mbjella me kultura të ndryshme bujqësore qendruan 25 ditë të mbuluara nga uji, çka shkaktoi dëmtimin e gjithë të mbjellave.

Thuajse e gjithe sipërfaqja e tokës bujqësore këtë vit është lënë pa punuar dhe pa mbjellë, pasi fermerët nuk kanë mundësi financiare dhe i tremben përmbytjeve nga Vjosa gjatë stinës së dimrit.

Gjendja ekonomike e banorëve të Hoxharës së Re është tepër e rëndë. Edhe ushqimin për bagëtinë janë të detyruar ta blejnë pasi nga tokat e tyre nuk munden të merrnin as ushq Vazhdo të lexosh

Posted on në kategorine Shqipëri

Mish i pasigurtë në dasma. Bllokohen disa restorante nga AKU

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjatë javës së parë të shtatorit ka kryer disa inspektime për sigurinë ushqimorë. Inspektoret ne Kukës gjatë kontrollit në doganën e Morinit ndaluan miell serb për kafshët për shkak të përmbatjes së lartë të aflatoksinës.

Ndërsa janë mbyllur disa lokale dasmash në Dibër, Përmet dhe Fushë-Krujë. Bllokimi ka ndodhur për shkak se mishi që përdoret në këto restorante dasmash është pa origjinë të sigurt.

Ndër të tjera në këto lokale është vënë re që kushte higjeno-sanitare janë jashtë standardit të kërkuar ku myku dhe lagështira janë të pranishme në ambientet e gatimit. Ndaj subjekteve abuzuese është marë mas administrative gjobë deri në mbyllje të aktivitet.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 131 kg mish të pa certifikuar në një lokla dasma Vazhdo të lexosh

Posted on në kategorine Shqipëri

Një rrugë në Tiranë merr emrin e gazetarit italian që shkroi për shqiptarët

Një rrugë e re në kryeqytet do të mbajë emrin e një shkrimtari dhe gazetari të njohur italian, i cili ka shkruar e rrëfyer jetën dhe peripecitë e emigrantëve shqiptarë në vendin fqinj. Tabela me emrin e Alessandro Leogrande-s u zbulua nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ambasadori italian në vendin tonë, Alberto… Vazhdo të lexosh

Posted on në kategorine Shqipëri

Alibeaj: Rama po redukton fondet për ish-të përndjekurit dhe e kalon për PPP

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj në një dalje për mediat tha se kryeministri Edi Rama redukton fondin për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve dhe e kalon për PPP, koncensione dhe luks.

“Edi Rama godet sërisht ish-të përndjekurit politikë dhe të dënuarit nga komunizmi, duke reduktuar fondin për dëmshpërblimet dhe duke i vënë këto para në dispozicion të koncensioneve korruptive dhe PPP-ve që u jep familjarët dhe miqtë e tij. Për të realizuar këtë skemë që ndëshkon sërish këtë shtresë të masakruar nga shteti i partisë së tij, qeveria Rama ka propozuar së fundmi ndryshime në ligjin e të përndjekurve politikë, duke sjellë regres të madh për procesin e dëmshpërblimit financiar të tyre. Ligji injoron rregullat e trashëgimisë dhe parashikon që pjesën takuese të familjarit që nuk jeton e zhvat Rama, duke Vazhdo të lexosh

Shko lartë