Shqipëri - Page 1187

Apeli rrëzon dënimin për Saimir Tahirin, ish-ministri do të rigjykohet nga e para

Vazhdon “odiseja” e ish-ministrit të Brendshëm të Shqipërisë Saimir Tahirit në përballjen e tij me drejtësinë, i cili nga sot është sërish i pandehur.

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rikthyer për rigjykim çështjen për ish-ministrin, duke rrëzuar dënimin me 5 vite me burg , të konvertuar në 3.4 vite shërbim prove nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Trupa gjykuese ka deklaruar se nuk ka prova për të provuar akuzat e ngritura ndaj ish-ministrit për ‘Shpërdorim detyre”.

Gjykata ka rrëzuar edhe pretendimin e Tahirit se po gjykohet dy herë pasi ka sjellë vendimin e pafajësisë nga gjykata e Katanias në Itali, duke argumentuar se bëhet fjalë për dy gjykata të ndryshme.

Prokuroria nuk kishte ngritur akuzë të re për Tahirin por sipas gjykatës në vendim është futur edhe akuza e kultivimit të lëndëve narkotike.

Ish-ministri do të gjykohet edhe njëherë në GjKKO për t’u rihetuar kështu nga fillimi. Hetimi për Tahirin mund të zgjasë në kohë duke mbajtur atë larg përfshirjes në politikë.

Tahiri një vit më parë është dënuar 5 vite burg të konvertuara me gjykim të shkurtuar në 3.4 vite shërbim prove dhe dënimi u dha për shpërdorim detyre.

Prokuroria e Krimeve të Rënda nga ana tjetër kërkonte 12 vite burg për Tahirin për 3 vepra penale “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.

Prokuroria e akuzonte Tahirin se në kohën kur ishte ministër i brendshëm bashkë me ish- drejtorin e Policisë Vlorë, Jaeld Çela kanë bashkëpunuar me Moisi Habilajn.

(D)ebatet në TV në Tiranë

Sa është larg Kosova për ,,analistët,,nga Shqipëria…?

Me rastin e lajmit,ekskluziv,,nga Haga lidhur me paraqitjen në krye në veti të prokurorit të Dhomës Speciale,që e bëri publike pa verdiktin e gjykatësit,paralajmërimin për ,,akuzat për krime lufte,,kundër presidentit Hashim Thaçi,në botën e lajmit në Tiranë nisën vërdallë (d)ebatet me ,,analsitë,,dhe disa figura të ,,diplomacisë,,rasti (Nasho)!

Është për të ardhur keq kur dëgjon ,,debatët,,për gjendjen në Kosovë dhe koha e pushtimit më të egër dhe më skenarë të gjenocidit të sajuara në shtabin e S.Millosheviç në Beograd,për shfarosjen deri në substancë të shqiptarëve dhe për tokën e djegur të Kosovës,ndërsa këta farë ,,analsitë,,të sojit (Nasho-Bushati)sikur flasin për ndonjë kontinent tjerët për ,,Bregun e Fildisht,,(sic!)e jo për Kosovën dhe historinë e saj të rëndë në pushtimet ndër vite të Serbisë.

Sa është larg Kosova për ,,analistët,,e sojit Nasho-Bushati nga Shqipëria,që flasin me sy mbyllur,sikur të jenë të pëzgjedhurit e nostalgjisë për Beogradin,kur e kur Kosovën e shohin përmes gishtave të tyre,që,dorën në zemër në këto (d)ebate ia fusin kot së koti…(sic!).

Mos të trezohet opinioni i gjerë shqiptar me ,,analsitët,,e përgjumur që nuk e njohin mirë e kanë notën e dobët në historinë dhe gjeografinë kombëtare dhe për Kosovën(sic!).

Kujdes,ndaj ,,analsitëve,,nostalgjikë me huqet e Ballkanit!

Euro bondi dhe kreu i KLSH-së. A ka një marrëveshje mes Metës dhe Ramën?

Presidenti Ilir Meta foli edhe për një marrëveshje të mundshme me kryeministrin Rama.

Meta tha se diçka e tillë nuk ekziston dhe se ligji u miratua pasi u soll mendimi i Bankës së Shqipërisë.

Pyetje: Dje grupi i PS-së dha dakordësinë për kandidaturën e propozuar nga ju. Si do t’u përgjigjeshit zërave që kjo kandidaturën u zgjodh jo se ishte më i mirë, por sepse ka një marrëveshje mes jush dhe Ramës, që ju të miratoni eurobondit dhe ata të kalonin një kandidaturë të tillë?

Meta: Nuk e ekziston një marrëveshje e tillë. Nuk kam ndërmend të merrem me me thashetheme. Ju e dini mirë qëndrimin tim në lidhje me eurobondit. U risoll mendimi i Bankës së Shqipërisë dhe besoj se i keni lexuar të gjitha arsyet pse e kemi rikthyer dje ligjin për kripto-monedhën. Këtu çdo ligj që është në përputhje me kushtetutën, miratohet menjëherë dhe çdo gjë tjetër që bie ndesh kthehet për rishqyrtim.

Se çfarë vendimi merr parlamenti për kandidaturën e presidentit është punë e parlamentit. Sigurisht që unë jam i zhgënjyer që u refuzuan 3 kandidaturat e mëparshme. 

Maqedonia e Veriut hap kufirin me Shqipërinë, pa PCR test dhe karantinë

Hapja e kufijve pa kushte nga Maqedonia e Veriut ka rikthyer lëvizjen e lirë me Shqipërinë, duke hequr kushtet për test anti-kovid ose karantinim të detyruar! Efekti u ndje që në ditën e parë kur qarkullimi mes dy vendeve u gjallërua. 

Mes Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut është rikthyer lëvizja e lirë, pas heqjes së testit anti-kovid dhe karantinimit të detyruar si kushte për të kaluar kufirin

Efekti në kufi ishte i menjëhershëm!

Qarkullimi mes dy vendeve u gjallërua pas gati 4 muajve bllokim.

Më të shumtë ishin në hyrje drejt Shqipërisë.

Kryesisht banorë të trevave të banuara nga shqiptarët që vinin për pushime apo çështje punë.

“Nuk kërkojnë asnjë lloj kushti.” 

Në hyrje pala shqiptare u mat temperaturën, por nuk pati raportime për raste të dyshuara me koronavirus.

Ndërsa për të përballuar fluksin e shtuar, në Qafë Thanë punohet me tre sportele të dalje e tre në hyrje!

Udhëtarët se asnjë nga palët nuk u krijoi probleme në lëvizje.

“Është normale sikurse më parë.” 

Maqedonia e Veriut është vendi i dytë në rajon që lejon lëvizjen e lirë më Shqipërinë krahas Kosovës, ndërsa Mali i Zi dhe Greqia mbajnë në fuqi ende masat kufizuese!

Shembja e shtëpisë, çfarë nxorën punonjësit e IKMT nga banesa e Nexhmijë Hoxhës

Shembet shtëpia e Nexhmije Hoxhes, bashkëshortja e Enver Hoxha, ndare nga jeta ne 26 shkurt, pikerisht ne kete ndertese qe sot u hodh pertoke nga fadromat e IKMT-se.

Aksioni për shembjen e ndërtesës që ishte bërë pengesë për projektin e Unazës së Re, ka nisur paraditen e sotme dhe është finalizuar, ndërkohë që më parë janë nxjerrë jashtë disa nga orenditë e mbetura.

Në këto foto të shkrepura nga LSA-ja, duken punetorë teksa ngrenë mbi shpinë një dyshek dopjo.

Te tjere duken duke nxjerre jashte ndertesës korniza te medha me foto te vjetra bardhe e zi, e te tjera orendi e sende te perdorura prej saj. Aty ku ndodhet godina qe sot u rrezua, do të jetë gjurma e projektit të Unazës së Madhe.

Image
Image

 

Përjashtohet më 10 ditë nga Kuvendi deputeti Kujtim Gjuzi

Përjashtohet më 10 ditë nga punimet e Kuvendit dhe komisionet parlamentare deputeti Kujtim Gjuzi.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Byrosë së Kuvendit, me urdhër të kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

“Sipas Urdhrit të Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, Nr. 31, datë 26.06.2020, sot u zhvillua mbledhja e Byrosë së Kuendit, për shqyrtimin e ankesës  së deputetit Kujtim Gjuzi kundër vendimit nr. 12, datë 23.06.2020, të Sekretariatit për  Procedurat, Votimet dhe Etikën “Për marrjen e masës disiplinore ndaj deputetit Kujtim Gjuzi “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe/ose seancë plenare për 10 (dhjetë) ditë.” – thuhet në njoftim.

Për shkak se deputeti Kujtim Gjuzi nuk ishte i pranishëm, mbledhja u shty për ditën e hënë, datë 29 qershor, ora 12:00.

Çështja e Saimir Tahirit, çfarë vendosi sot Gjykata e Posaçme e Apelit

Gjykata e Posaçme e Apelit ka prishur sot vendimin e shkalles se pare dhe ka rikthyer per gjykim dosjen ne ngarkim te ish-ministrit te Brendshem, Saimir Tahiri. 

Vendimi i sotem vjen pas nje seance qe zgjati fare pak, ne prani te ish-ministrit Tahiri dhe avokatit te tij mbrojtes, Maks Haxhia.

Trupi gjykues vendosi te rrezoje vendimin e shkalles se pare, pas te ciles nis nje tjeter odise gjyqesore per ish-ministrin. Kujtojme se Prokuroria kerkoi per ish-ministrin denimin me 12 vite burg. Seanca e shkuar u shty, pasi anëtari më i ri i trupës gjykuese të cështjes, Dhimitër Lara kerkoi më shumë kohe për të shqyrtuar dosjen. Nderkohe qe ish gjyqtarja e kësaj dosje Nure Dreni u rrëzua nga shkalla e parë e vetingut për disa pasaktësi në deklarimin e pasurisë.

Por çfarë ndodhi në seancën maratonë?

Seanca zgjati për rreth 6 orë, ku prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prençi paraqitën akuzat ndaj ish-zyrtarëve Tahiri dhe Çela.

Prokuroria nuk u tërhoq nga akuzat e ngritura ndaj të pandehurve, ndërsa sërish kërkuan që Gjykata e Posaçme e Apelit të dënojë Saimir Tahirin dhe Jaeld Çelën me 12 vjet burg.

Përballë akuzave të Prokurorisë, Saimir Tahiri dhe avokati i tij, Maks Haxhia, kishin përgatitur një mbrojtje mbi 130 faqe, ku i lexuan ato përballë trupës gjyqësore, që përbëhej nga Albana Boksi, Nertina Kosova dhe Nure Dreni. Edhe në Apel, ashtu si te Shkalla e Parë nuk ka munguar as tabela, ku ish-ministri i Brendshëm shpjegoi argumentet e tij me data dhe vite se ku ka qenë për kohën që akuzohet dhe se përse pretendon pafajësi.

Ndërkohë, në seancë, të pranishëm, ashtu si herët e kaluara, ishin edhe përfaqësues të ambasadës së SHBA-së për të ndjekur procesin gjyqësor.

VENDIMI NË SHKALLË TË PARË

Më 19 shtator 2019, ishGjykata e Krimeve të Rënda i dha pafajësi Tahirit për akuzat e trafikimit të narkotikëve dhe grupit të strukturuar kriminal dhe e dënoi atë për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Trupi gjykues, i përbërë nga gjyqtarët Ardit Mustafaj, Irena Gjoka dhe Flora Hajredinaj, vendosi dënimin e Tahirit me 5 vjet burg dhe përfundimisht 3.4 vjet heqje lire për shkak të uljes së 1/3 nga gjykimi i shkurtuar. Gjithashtu, Gjykata vendosi pezullimin e dënimit për tri vjet, duke e konvertuar atë me shërbim prove.

Në ankimin e kryer në ish-Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, aktualisht shkalla e dytë e Gjykatës së Posaçme, Tahiri kundërshtoi edhe dënimin e dhënë nga Gjykata për “Shpërdorim detyre”. Ankim kreu edhe ish-Prokuroria për Krime të Rënda, duke e kundërshtuar rrëzimin dhe ndryshimin e akuzave. Tahiri dhe ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, u akuzuan nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për implikim në trafikun e narkotikëve, e kryer nga një organizatë e krimit të organizuar e drejtuar nga vëllezërit Habilaj. Anëtarët e organizatës së drejtuar nga vëllezërit Habilaj, kushërinj të ish-ministrit, u ndaluan në tetor të vitit 2017 nga autoritetet italiane dhe u dënuan në qershor të 2019-ës.

Ndërkohë, një proces paralel për ta filloi edhe në Shqipëri. Edhe çështja penale ndaj ishministrit Tahiri filloi në tetor 2017, pas publikimit të disa përgjimeve të anëtarëve të grupit “Habilaj”, të cilët përmendnin emrin e Tahirit dhe aludonin se i kishin blerë dhurata.

Gjatë kësaj periudhe, Prokuroria e Krimeve të Rënda e ka shtyrë pesë herë afatin e hetimeve, duke pretenduar se ishte në pritje të marrjes së letërporosive nga Italia dhe Mali i Zi. Tahiri ishte akuzuar edhe më herët për lidhje me vëllezërit Habilaj, me të cilët ka edhe një lidhje farefisnore dhe u kishte shitur një makinë, të cilën më pas e kishte ripërdorur, por një hetim mbi këtë u mbyll pa rezultat.

Ruçi pret kryenegociatorin Mazi: Integrimi është kryeçështja që e bashkon politikën

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti sot Kryenegociatorin e Shqipërisë me Bashkimin Europian, Zef Mazin.

Mësohet se Ruçi e uroi Mazin për detyrën shumë të rëndësishme dhe e garantoi për mbështetjen e Kuvendit të Shqipërisë në realizimin me sukses të misionit të tij të negociatave me Bashkimin Europian.

“Për çështjen e integrimit europian të Shqipërisë nuk kemi asgjë që na ndan si forca politike. Integrimi është kryeçështja që na bashkon. Unë do të bëj të gjitha përpjekjet që integrimi të mos përdoret si një çështje politike dhe elektorale, por si kryeçështja që bashkon politikën shqiptare. Për këtë duhet të mësojmë edhe nga përvojat e vendeve të tjera të suksesshme në rrugëtimin e tyre europian.”, vuri në dukje Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Sipas njoftimit të Kuvendit, Kryenegociatori Mazi e informoi Ruçin mbi aspektet dhe dimensionet kryesore të punës së tij si Kryengociator dhe të grupit të negociimit, që sipas tij janë: koordinimin e punës brenda vendit me ministritë, qeverisjen vendore, shoqërinë civile dhe median; procesin e negociatave me Komisionin Europoian; lobimin dhe bashkëpunimin me vendet anëtare.

“Dimensioni parlamentar i procesit të negociatave dhe diplomacia parlamentare janë një element kyç për suksesin e tyre”, u shpreh Mazi.

Hekuran Billa u nxor në pritë nga e dashura, 26-vjeçarja e telefonoi dhe i la takim te vendi i vrasësve

Detaje të reja zbardhen nga ekzekutimi i 40-vjeçarit Hekuran Billa, te Komuna e Parisit, mbrëmjen e 11 qershorit. Policia e Shtetit ka arrestuar sot bashkëpunëtoren në krim, 26-vjeçaren Adjola Lakra.

E reja ka bashkëpunuar me Sebastjan Malin dhe Viktor Markun për ekzekutimin e Billës. 26-vjeçarja dyshohet se ka marrë në telefon Hekuran Billën para krimit dhe i ka lënë takim, në zonën e Komunës së Parisiti, aty ku po e prisnin vrasësit.

Vrasja e Hekuran Billës/ Kush është 26 vjeçarja nga Tirana, bashkëpunëtorja e Viktor Markut

Mes të tjerash, sipas  “BalkanWeb” se Adjola Lakra, me banim në Berat, ishte në një lidhje me Hekuran Billën prej gati 2 vitesh. Pas krimit, ajo ka qenë nën vëzhgimin e policisë për 3 ditë me radhë, ku më pas është bërë arrestimi i saj, në bashkëpunim me Policinë e Beratit.

Shembet shtëpia e Nexhmije Hoxhës/ Gruaja e ish-diktatorit jetoi aty derisa ndërroi jetë

Shembet shtëpia ku ka jetuar gruaja e ish diktatorit, Enver Hoxha, Nexhmije Hoxhës.

Banesa ndodhej në zonën ku do të kalojë projekti i Unazës së Madhe.

Në këtë banesë Nexhmija jetoi që prej vitit 1994 deri diten kur vdiq më 26 shkurt 2020.

Kati i dytë i kësaj banese ka qenë streha e saj pas largimit nga ish Blloku.

Këto ndërtesa më parë kanë qenë godina të ish reparteve ushtarake dhe ish pularisë, dhe banorët një pjesë i kanë privatizuar.