Kosovë - Page 340

Mitrovicë, arrestohet pasi shtien me armë zjarri

Është arrestuar një burrë në fshatin Kqiq të Mitrovicës pasi që dyshohet se i njëjti ka shtënë me armë zjarri. Personit në fjalë iu është sekuestruar një pushkë automatike, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur 11  gëzhoja. Sipas Policisë, i dyshuari ka shtënë me armë në muret e shtëpisë së një burri tjetër ndërsa

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për t’ia gjetur vendbanimin kësaj gruaje

Në lagjen “Dardania” në Prishtinë, Policia sot ka hasur në një grua e cila nuk posedon dokumente identifikuese dhe për rrjedhojë nuk dihet  adresa e banimit të saj. Prandaj, Policia kërkon nga qytetarët që e njohin gruan në fotografi të lajmërohen në numrin 192 dhe të ofrojnë të dhëna për identitetin dhe adresën e banimit

Moti nesër me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se nesër do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me mundësi për riga të dobëta shiu, ndërsa në viset malore mundësi për fjolla të dobëta bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë celsius.

Policia e konfirmon arrestimin e njërit nga kërcënuesit e Drita Hajdarit

Sot rreth orës 22:00 është arrestuar njëri nga personat e dyshuar që e ka kërcënuar prokuroren Drita Hajdari. Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zyrtari i Policisë për Informim, Baki Kelani. “Lidhur me rastin në fjalë, pas hetimeve intensive dhe veprimeve policore, është arrestuar një person i dyshuar. Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe

Arrestohet njëri nga personat që kërcënoi Drita Hajdarin

Sot në mbrëmje është arrestuar njëri nga personat që e ka kërcënuar prokuroren Drita Hajdari. Klan Kosova mëson se i dyshuari që kishte përdorur Facebook-un për të kërcënuar është nga Prishtina. Kujtojmë se ishte prokurorja Drita Hajdari ajo që ka ngritur aktakuzë ndaj të dyshuarve në rastin “Pronto”. Mirëpo Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur

Haradinaj në darkë me disa bashkatdhetarë në Zvicër

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka darkuar së bashku me disa nga bashkatdhetarët në Zvicër. Ai tha se ishte kënaqësi për të të dëgjojë storiet e suksesit të tyre, por edhe vështirësitë me të cilat përballen, njofton Klan Kosova. “I nderuar të marrë pjesë në darkën e nikoqirëve Pashk Mërturi e Pren Kqira, në mesin

Kosova mposhtet nga Rumania në hendboll

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll nuk ka arritur ta mposht Rumaninë në kuadër të kualifikimeve për Kampionat Botëror. Pavarësisht përpjekjeve të mëdha, “Dardanët” u mposhtën me rezultat 21:32 nga skuadra kundërshtare, njofton Klan Kosova. Kujtojmë se dje djelmoshat kosovarë arritën ta barazojnë rezultatin në minutat e fundit në ndeshjen me Italinë. Klikoni në linkun e

Vdes një i burgosur në spitalin e Pejës

Një i burgosur ka vdekur sot në Spitalin e Pejës ku është dëguar me urgjencë. Lajmin e kanë bërë të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton Klan Kosova. “Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 16:30, në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri me inicialet F. Ll ,

Shoqata e Prokurorëve kërkon arrestimin e kërcënuesit të Drita Hajdarit

Shoqata e Prokurorëve të Kosovës ka reaguar lidhur me kërcënimet për likuidim fizik që i janë bërë sot gjatë ditës prokurores speciale, Drita Hajdari. Kjo shoqatë kërkon nga Policia e Kosovës, që sa më parë të kapen kërcënuesit e prokurores dhe të sillen para organeve të drejtësisë, njofton Klan Kosova. “Gjithashtu, njoftojmë opinionin se asnjë

Haradinaj-Kurtit: Bëje qeverinë ose lësho rrugë

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka porositur kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, që të gjejë formulën për të krijuar shumicën parlamentare në mënyrë që t’i jepet fund epilogut për formimin e qeverisë së re. Haradinaj thotë se është koha e fundit që Kurti si fitues i zgjedhjeve të deklarohet se çka propozon për gjendjen

Këshilli Prokurorial: Policia t’i kapë personat që kërcënuan Drita Hajdarin

Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit  kanë reaguar me anë të një komunikate drejtuar mediave duke deklaruar se e dënojnë fuqishëm kërcënimin me likuidim fizik dhe kërcënimet e tjera, të bëra gjatë ditës së sotme ndaj prokurores speciale, Drita Hajdari. “Këto kërcënime serioze ndaj prokurores Hajdari vijnë si rrjedhojë e fushatës

Prizren: Arrestohen babë e bir

Në Prizren është arrestuar një person pasi që gjatë bastisjes në shtëpinë e tij së bashku me të birin kishin sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë. Zyrtarët policorë të lënduar si dhe të dyshuarit kanë marrë tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari (pronari i shtëpisë) është ndaluar në qendrën e mbajtjes, ndërsa i

Gruaja denoncon burrin në polici për dhunë fizike

Një grua në Prishtinë ka raportuar në polici se bashkëshorti i saj vazhdimisht ushtron dhunë fizike dhe psikike duke i shkaktuar edhe lëndime trupore. Ajo posedonte edhe raporte mjekësore. Sipas viktimës, i dyshuari i ka keqtrajtuar edhe fëmijët e tyre duke i rrahur dhe mbyllur në dhomë. Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari dhe

Isa Mustafa përkujton veprimtarin Enver Maloku

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, përkujton veprimtarin Enver Maloku, në 21 vjetorin e vrasjes së tij. “Sot, kujtojmë njërën nga figurat kolosale të LDK-së, intelektualin dhe zërin e lirisë, Enver Maloku. Kontributi i Enverit, si drejtues i Qendrës për Informim e Kosovës ishte i pazëvendësueshëm.  Ishte meritë e Enver Malokut, që në kohë të okupimit