Kosovë - Page 1083

Nisja e vitit shkollor, shembulli për t’u ndjekur

Sot në shumicën e shkollave të Kosovës ka filluar procesi mësimor.

Gjendja me pandeminë ia ka detyruar të gjithë nxënësit të përdorin maska, ta mbajnë distancën dhe higjenën.

Një gjë e tillë është duke u ndjekur nga nxënësit në Skenderaj.

Kryetari Bekim Jashari ka përgëzuar nxënësit duke uruar fillim të mbarë për të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit tonë.

Postimi në Facebook:

Shëmbull që duhet ndjekur

Ju lumtë nxënës të dashur!

Një fillim të mbarë për të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit tonë!

Bekim Latifi 👏🏻

Bashkë për arsimim cilësor!

E dhimbshme, humbë jetën 23-vjeçarja nga Skënderaj, vuante nga një sëmundje e rëndë

Kosova13 shtator 2020

Qazim Qeska zgjidhet kryetar i PDK-së në Rahovec

Me vota unanime, kryesia e degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Rahovec, ka zgjedhur për kryetar të ri, Qazim Qeskën.
Procesi i cili u zhvillua në prani të deputetit, njëkohësisht sekretarit për diasporë, Elmi Reqica dhe sekretarit elektoral, Betim Gjoshi, u…

Shërbimi Korrektues i Kosovës vazhdon me lehtësimin e masave

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) nga dita e sotme do të fillojë me hapat e radhës të lehtësimit të masave mbrojtëse ndaj COVID-19 në institucionet korrektuese.

Në një komunikatë për media thuhet se SHKK nga data 14.09.2020 do të fillojë me lejimin e vikendeve për dënuarit, e po ashtu për vizitat familjare do të lejojë dy persona të rritur dhe fëmijët.

Gjatë vizitës së tyre, secili familjar është i obliguar të dezinfektohet në hyrje të institucioneve korrektuese, e po ashtu me vete të bartë edhe maskë mbrojtëse.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin e Shëndetësor të Burgjeve.

Ndryshe, Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se do të mbajë të informuar opinionin publik dhe familjarët e të burgosurve rreth hapave në vazhdim.

Nënshkruhet marrëveshje e parë për eksport mes kompanisë së Kosovës dhe Serbisë

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) dhe Agrokosova Holding në Suharekë, organizojnë aktivitetin: Vjelja e Rrushit Kosova 2020 me moto ‘Unë Konsumoj Produkte Vendore, Po Ju’.

 Me këtë rast do të nënshkruhet edhe  marrëveshje e parë për bashkëpunim ekonomik në mes kompanisë Kosovare dhe të Serbisë për eksport pas nenshkrimit te marrveshjes së Washingtonit në mes dy Qeverive për bashkëpunim ekonomik.

Të ftuar janë përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale, përfaqësues të Bizneseve, shoqërisë civil dhe mediat.

Aktiviteti do të mbahet sot në objektin e Agrokosova në zonën industriale në Shirokë të Suharekës.

Sot fillon mësimi në shkolla

Sot në shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës pritet rifillimi i vitit shkollor mes masash për frenimin e zgjerimit të pandemisë së koronavirusit Covid19.

Mësimi do të mbahet me orar të shkurtuar dhe i ndarë në klasa me nga 20 nxënës për të mbajtur distancën fizike ndërmjet tyre.

 Fillimisht do të fillojë faza e parë e mësimit me prezencë në shkolla, në të cilën janë përfshirë niveli parashkollor dhe klasat 1,2,3,6 dhe klasa e 10-të.

Mësimi mbahet sipas skenarit A me prezencë në shkollë, ndërsa klasat 4 dhe 5 fillojnë mësimin në të njëjtën datë, sipas skenarit A ose B, pra me prezencë në shkollë, ose mësim të kombinuar, varësisht nga kapaciteti i shkollës në përputhje me vlerësimin e task forcës në nivel të DKA-së dhe shkollës.

Ndërkohë, faza e dytë, fillon më 21 shtator, në të cilën përfshihen klasat, 7, 8, 9, 11 dhe 12, sipas skenarit B, pra dy ditë në shkollë dhe tri ditë mësim online dhe në distancë.

Secili institucion i arsimit e ka krijuar task forcën e vet dhe varësisht prej kushteve infrastrukturore, numrit të nxënësve, por edhe përgatitjeve të cilat i kanë bërë, vendosë të organizojë mësimin sipas cilitdo skenar, për të gjitha klasat.

Bazuar në vendimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, për fillimin e vitit të ri shkollor 2020/2021 në kushte pandemie, ora e parë e mësimit do t’i kushtohet informimit dhe vetëdijësimit të nxënësve lidhur me pandeminë Covid-19.

Në vendim, po ashtu thuhet se, në javët në vijim, së paku një orë në javë do t’i kushtohet informimit të nxënësve për zhvillimet më të reja për pandeminë dhe për përgjegjësitë e nxënësve në luftimin e saj.

Seanca për Trustin Pensional, kërkohet miratim urgjent

Deputetët e Kuvendit të Kosovës pas tri jave pushim, nesër pritet t’iu përvishen punëve për të cilat kanë marrë besimin e qytetarëve.

Sesioni vjeshtor parlamentarët do t’i gjejë me tema të mbetura në gjysmë. Miratimi i pakos për rimëkëmbje ekonomike po shihet si prioritet për deputetët, por krahas kësaj nga organizatat joqeveritare që e monitorojnë punën e të zgjedhurve të popullit, thonë se dialogu me Serbinë dhe miratimi i mundshëm i ndonjë marrëveshje finale, do të jetë sfidë për deputetët.

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj thotë për KosovaPress, se qeveria Hoti nuk po e ka mbështetjen politike për të çuar përpara agjendat e qeverisë.

Kjo thotë se do të reflektojë te qytetarët, pasi mund të ketë pasoja në procese të rëndësishme për jetën e tyre.

“Kjo legjislaturë ose qeveria aktuale si duket nuk ka mbështetje politike që përkthehet në vota për të dërguar agjendën legjislative, qoftë agjendat politike të qeverisë. Kur një qeveri nuk i ka të garantuara votat e duhura për të votuar ligje me rëndësi ose politika me rëndësi natyrisht se kjo reflektohet tek qytetarët dhe qeverisja në përgjithësi…Kosova me këtë qeveri të brishtë që ka aktualisht, me një qeveri që nuk i ka numrat e duhur edhe për ligje të thjeshta, atëherë̈ sigurisht fundi i viti mund të ketë pasoja edhe për procese tjera të rëndësishme. Nuk duhet harruar faktin se Kosova nuk e ka komoditetin të mos e miratojë projektligjin për buxhet brenda këtij viti kalendarik”, thotë ai.

Miftaraj thotë se Kuvendi përveç agjendës legjislative, ka ngecur edhe në emërimin e pozitave në borde e komisone që janë kompentencë e tyre.

“Për sa i përket agjendës legjislative për vitin 2020, do të jetë një ndër legjislaturat që ka përmbushur më së paku agjendë legjislative. Këtu ku po flas për Kuvendin, po them që është faji edhe qeverisë aktuale që nuk ka qenë në gjendje të përmbush obligimet e saj dhe t’i dërgojë ligjet në Kuvend”, thotë Miftaraj.

E Allen Meta nga Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) thotë se mundësia e votimit të një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë dhe votimi i pakos së rimëkëmbjes ekonomike do të jenë prioritetet e sesionit vjeshtor të Kuvendit.

“Duke pasë parasysh se në sesionin pranveror nuk janë realizuar shumë prej agjendës së qeverisë, besojmë̈ që edhe në sesionin vjeshtor kjo do të jetë mjaft e vështirë̈. Po ashtu janë dy tema të rëndësishme që gjithsesi duhet të jenë prioritet e që është dialogu Kosovë-Serbi dhe rimëkëmbja ekonomike, e cila duhet të ketë një fokus të veçantë…Ne shohim një dinamikë të re për dialogun, besojmë që një marrëveshje e mundshme gjithëpërfshirëse gjatë këtij viti, atëherë duhet të vinte gjatë këtij sesioni. E po ashtu edhe pako për rimëkëmbje ekonomike do të ishte një prej temave kryesore që do të merrte këtë sesion gjatë vitit 2020”, u shpreh ai.

Rrënohet objekti në Zahaq, komuna e nxjerrë nga aty një të pastrehë 58-vjeçar

Deri para një muaji, një i pastrehë 58-vjeçar kishte jetuar gjashtë vjet në objektin e vjetër të ish-Zyrës komunale të Pejës në fshat Zahaq, të cilin Komuna e Pejës e ka rrënuar në fillim të muajit gusht dhe këtë të pastrehë Komuna e kishte nxjerrë nga aty, pa i siguruar banim diku tjetër.

Pasi Komuna nuk i kishte bërë zgjidhje për strehim, ai tregon se nuk kishte pasur ku të shkonte tjetërkund dhe ishte vetëstrehuar në palestër.

“Edhe kam nevojë për kontrolle të përgjithshme. Kah sistemi skeletor, sistemi muskulor, sistemi nervor shumë… e kam shumë prej mërzisë e prej mundimeve, prej vuajtjeve i kam. Se i lënduar e i dëmtuar jam”, ka thënë 58-vjeçari.

Ai nuk është i vetmi në këtë komunë që është i pastrehë dhe me probleme mendore.

Për shkak të gjendjes së pandemisë ai e as të tjerët në të njëjtën gjendje nuk mund të shtrihen e as të trajtohen në Repartin Psikiatrik të Spitalit të Pejës.

“Pikërisht ky është një problem të cilin e kemi hasur disa herë gjatë këtyre viteve. Me raste të tilla që janë të pastrehë nuk merret askush. Policia zakonisht i gjen nëpër rrugë dhe i bie në spital. Reparti i Psikiatrisë dhe Spitali i Përgjithshëm në Pejë nuk janë vende të strehimit për të pastrehët, por është vend ku shërohen pacientët një kohë të caktuar dhe ata prapë duhet të lirohen në shtëpi”, ka thënë Muhamet Haliti, shef i Repartit Psikiatrik në Spitalin e Pejës.

Pas trajtimeve spitalore që u bëhet pacientëve me sëmundje mendore, të pastrehë dhe pa familje, sipas Halitit, Komuna është ajo që duhet të përkujdeset për ta.

Në Komunë e pranojnë se nuk ka ndonjë objekt të veçantë për strehimin dhe përkujdesjen e kësaj kategorie të qytetarëve.

“Komunat me kapacitetet që i kanë në përgjithësi është një sfidë e madhe dhe në vazhdim është e pamundur të merren me strehimin e personave me nevoja të veçanta, për faktin se nuk është vetëm puna te strehimi, sepse aty janë edhe pjesët e tjera, pastaj mirëmbajtja e objekteve, kujdesi ndaj atyre personave”, ka thënë nënkryetari i Komunës së Pejës, Fatmir Asllani.

Në Pejë ekziston vetëm një objekt që strehon dhe trajton personat e pastrehë me probleme mendore, që menaxhohet nga Qendra e Shëndetit Mendor, e cila funksionon nën ombrellën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Por edhe ajo ka kapacitete të kufizuara për pranimin vetëm deri në dhjetë pacientë.

Drejtuesit e saj kanë thënë se tetë nga pacientë, që janë duke u trajtuar, nuk kanë as familje që të përkujdesen për ta.

Festë në Klinikën Infektive: Kolegët e befasojnë infermierin për ditëlindje

Infermieri në Klinikën Infektive ku po trajtohen të infektuarit me coronavirus, Fitim Havolli ka festuar sot ditëlindjen.

Kolegët e Havollit e kanë befasuar atë në vendin e punës, teksa tha se kjo ka qenë një ditë shumë emocionuese për të.

“Vërtet më keni emocionuar. Pavarësisht punëve të shumta që jemi duke i bërë që nga 13 Marsi e këndej në luftë me covid 19-të e në shërbim të qytetarëve , ju sot më bëtë të ndihem jashtëzakonisht mirë.”, ka thënë ai përmes një postimi në Facebook.

Shkrimi i plotë:

Edhe ditëlindja sot më zëni në punë e në angazhime në Klinikën Infektive,por,
nuk kam fjalë as nuk kam si ti falenderoj gjithë kolëget për këtë befasi dhe urim special dhe shumë domethënês për mua nga gjithë kolëgët shumë të respektuar e të nderuar në kujdestarin e sotit ditë vikendi, dite e dielle!

Vërtet më keni emocionuar.

Pavarsishtë punëve të shumëta që jemi duke i bërë që nga 13 Marsi e kêndej në luftë me covid 19-të e në shërbim të qytetarëve , ju sot më bënët të ndihem jashtëzakonisht mirë.

Jam i nderuar dhe me fatë që jam në mesin e kêsaj shoqërije kaq të kujdesëshëm e zemër gjërë.Nga zemra ju uroj çdo të mirë në jetë ju dhe gjithë familjeve të juaja.

Rregulla të reja e masa lehtësuese për të burgosurit

Qe nga e hëna, Shërbimi Korrektues i Kosovës do të fillojë të aplikojë masa lehtësuese për të burgosurit.

Ndër masat që do nisë së zbatuari nga e hëna do të jetë edhe e drejta e shfrytëzimit të fundjavës në shtëpi, si dhe vizitat edhe të fëmijëve për të burgosurit.

Këtë e ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Rasim Selmani.

Ai ka thënë se më qëllim të ruajtës së shëndetit nga Covid-19, të gjithë të burgosurit që kthehen nga fundjava do të hynë në karantinë për disa ditë.

Për shkak të situatës me pandeminë ShKK’ja, kishte reduktuar edhe vizitat për të burgosurit.

Por nga 14 shtatori, sipas Selmanit, të burgosurit do të mund të presin nga dy vizitorë duke përfshirë edhe fëmijët.

​Jashari me mesazh para vitit të ri shkollor: Mësim dhe edukim maksimal për një të ardhme të ndritur

Komuna e Skenderajt ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e fazës së parë të vitit të ri shkollor.

Kryetari Bekim Jashari ka bërë të ditur, se konform vendimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, sipas udhëzimeve dhe masave mbrojtëse kundër COVID-19, nesër do të hapen të gjitha shkollat për nxënësit e klasave 1-6 dhe 10, derisa klasat 7-9 dhe 11,12 do të fillojnë mësimin në fazën e dytë, më 21 shtator.

Ai ka thënë se për një proces të rregullt të mësimit duke shmangur infeksionin, Komuna e Skenderajt dhe secila shkollë ka themeluar task-forcën, si dhe kanë dezinfektuar të gjitha shkollat.

Një falënderim të veçantë, i pari i Skenderajt ka adresuar ndërkaq për ministrin Ramë Likaj, për donacionin me maska për nxënësit.

“Nxënës të dashur, si kryetar i Komunës së Skenderajt, ju uroj vitin e ri shkollor 2020-2021, duke ju dëshiruar së pari shëndet në këtë kohë pandemie, suksese në mësime dhe realizim të synimeve tuaja jetësore. Ju lutem shumë që krahas përkushtimit maksimal në mësime, të keni kujdes të veçantë, duke mbajtur maskë dhe duke ruajtur distancën sociale. Apel për prindërit që të punojnë sa më shumë me fëmijët e tyre dhe të përcjellin shëndetin e tyre në vazhdimësi. Përkrahja jonë si komunë, nuk do të mungojë asnjëherë. Urime, nxënës, prindër dhe mësimdhënës, viti i ri shkollor, shëndet e suksese të panumërta”, shkruan Jashari në Facebook.

Postimi i plotë:

Nxënës të dashur, Panik Jo, Kujdes Po, mësim dhe edukim maksimal për një të ardhme të ndritur!

Pas përgatitjeve të bëra nga komuna jonë, drejtoria e Arsimit, konform vendimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, sipas udhëzimeve dhe masave mbrojtëse kundër COVID-19, neser do të hapen të gjitha shkollat e komunës sonë, për nxënësit e klasave: parashkollor, 1,2,3,4,5,6 dhe 10, kurse klasat: 7, 8, 9 dhe 11,12 do të fillojnë mësimin nga java tjetër, me 21 shtator.

Për të pasur një proces të rregullt të mësimit duke shmangur mundësitë e përhapjes së infeksionit, kemi themeluar task forcën komunale, secila shkollë po ashtu ka të themeluar task forcën, kemi dezinfektuar të gjitha shkollat dhe do të dezinfektohen çdo ditë.
Kemi pranuar donacion nga MASH-i maska për nxënësit e komunës sonë, për të cilin donacion falënderoi Ministrin, z. Likaj.

Nxënës të dashur, si kryetar i Komunës së Skenderajt, ju uroj vitin e ri shkollor 2020-2021, duke ju dëshiruar së pari shëndet në këtë kohë pandemie, suksese në mësime dhe realizim të synimeve tuaja jetësore.

Ju lutem shumë që krahas përkushtimit maksimal në mësime, të keni kujdes të veçantë, duke mbajtur maskë dhe duke ruajtur distancën sociale.

Apel për prindërit që të punojnë sa më shumë me fëmijët e tyre dhe të përcjellin shëndetin e tyre në vazhdimësi. Përkrahja jonë si komunë, nuk do të mungojë asnjëherë.

Urime, nxënës, prindër dhe mësimdhënës, viti i ri shkollor, shëndet e suksese të pa numërta!