Category archive

Diaspora - page 9

Sa kushton shkolla dhe jetesa në Gjermani

në kategorine Diaspora

Gjermania është destinacioni kryesor në vendet e Evropës Perëndimore, si dhe njëkohësisht, me rritjen më të lartë të numrit të studentëve shqiptarë. Vitin e shkuar, numri i tyre arriti 559 studentë, ndjekur nga Franca me 434 studentë, Austria me 285 studentë, Mbretëria e Bashkuar me 247 studentë dhe Zvicra me 95 studentë

E Hënë, 29 Tetor 2018 – 14:00
albinfo.ch

Gjermania me 190 000 studentë të huaj në vit, zë vendin e tretë në botë për sa u përket studentëve që vijnë nga vendet e ndryshme të botës, shifër kjo, e cila është në rritje.
Edhe shumë studentëve shqiptarë u janë hapur dyert në Universitetet më të njohura gjermane. Ata janë kryesisht të orientuar në qytetet kryesore, Berlin, Hamburg, Munih, Shtutgart, Dyseldorf etj.

Informacione nga Ambasada Gjermane të orientojnë për koston e studimeve dhe jetesës atje. Sipas tyre, pagesa e një programi studimi, varet nga vendi dhe universiteti. Secili land mund të vendosë vetë për këtë. Në vendet si Bayern, Hamburg, Niedersachsen dhe Nordrhein-Westfalen, ende aplikohen taksat për student. Kjo vlen për shumicën e studentëve dhe është në shumën e përafërt 500 euro për semestër, shkruan ‘monitor’.
Të gjitha landet e tjera nuk parashohin taksa për student apo në ndonjë rast vetëm pas zgjatjeve të studimeve apo për studim dytësor. Ata që janë të interesuar për një studim privat në shkolla të larta profesionale, do të duhej të llogarisin taksa shumë më të larta. Ky është nga shkaku që shkollat e larta profesionale financohen vetëm nga taksat e studentëve dhe për këtë, edhe janë më të larta. Krahas taksave për student në Gjermani është edhe pagesa për semestër, përcjell albinfo.ch.
Kjo përcaktohet nga secili student dhe mbulon shpenzimet administrative, si dhe financimi i mensës, ambienteve sportive dhe banimin. Sa i përket jetesës, ekspertët dhe përvoja e atyre që jetojnë atje, kanë treguar se 6’500 euro në vit janë të mjaftueshme për një jetë modeste të një studenti. Pra, nga çdo aplikues për një vizë studimi, Ambasada Gjermane kërkon garancinë që ai ose ajo është në gjendje të mbajë veten, minimumi është 6500 euro, si dhe vlefshmërinë e diplomave.
Statistika, ku studiojnë shqiptarët jashtë
Numri i studentëve shqiptarë që zgjedhin të studiojnë jashtë përllogaritet të jetë mbi 24 mijë, sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të UNESCO-s për vitin e shkuar. Shteti me numrin më të lartë të studentëve shqiptarë edhe për këtë vit mbetet Italia, me rreth 11,460 studentë. Destinacioni i dytë me numrin më të lartë të studentëve shqiptarë është Greqia me 7,339 studentë.
Sipas të dhënave, ndonëse janë destinacionet me numrin më të lartë të studentëve shqiptarë, kanë pasur tendencë rënëse të numrit të tyre me një vit më parë. Ndërsa, Gjermania është destinacioni kryesor në vendet e Evropës Perëndimore, si dhe njëkohësisht, me rritjen më të lartë të numrit të studentëve shqiptarë. Vitin e shkuar, numri i tyre arriti 559 studentë, ndjekur nga Franca me 434 studentë, Austria me 285 studentë, Mbretëria e Bashkuar me 247 studentë dhe Zvicra me 95 studentë.

Burimi: https://www.albinfo.ch

Një kilometër prostitutash në Tuluz, dënohen proksenetët shqiptarë

në kategorine Diaspora

E Hënë, 29 Tetor 2018 – 12:12
albinfo.ch

Një rrjet tutorësh shqiptarë të prostitutave është gjykuar të enjten dhe të premten në Bordo, për shkak se kishin ekspozuar disa dhjetëra vajza në trotuarin rrugës “Avenue  des Etats-Unis” në Tuluz. Ata u dënuan në kohëzgjatje prej 30 muaj e deri në 5 vite burg, shkruajnë mediat franceze, përcjell Albinfo.ch.
Tatuazh me emër të tutorit nëpër pjesët e trupit, djegie të cigareve … tutorët shqiptarë i kanë metoda e tyre për më të pafuqishmet, për të dërguar gjatë natës disa dhjetëra vajza, nëpër trotuaret e Tuluzës.

Në më shumë se një kilometër të “Avenue  des Etats-Unis” dhe “Aucamville”, këta persona ndihmuan gratë e reja për prostitucion, që u zhvillua në mes të viteve 2016 dhe 2017, në veri të këtij qyteti. Një “taksi” sillte “të bukurat e natës” nga ish Cegelec, në një kënd të arenës, për klientët e tyre, informon Albinfo.ch.
Pas një hetimi nga ana e Shërbimit policor rajonal Toulouse (SRPJ) dhe autoriteteve tjera përkatëse të Bordos, në fund të vitit të kaluar ishin arrestuar shtatë burra dhe gra, të moshës në mes 22-vjeçare dhe 38-vjeçare, të akuzuar për “trafikim të qenieve njerëzore”, “pastrim të parave” dhe “shoqata kriminale”.
Të enjten dhe të premten, ata u paraqitën para Gjykatës Penale në Bordo. Në qendër të debatit, tre vëllezër, një shqiptar, 38-vjeçar, me nofkën “Goni”, i dyshuar se ka qenë në krye të grupit dhe i mbrojtur nga avokati i Tuluzës, Apollinaire Legros-Gimbert. “Ne po flasim për 18 vajza, por ka pasur një, dy ose maksimum tri”, ka thënë mbrojtësi dhe, “ne nuk duhet të shikojmë në këtë dosje me sytë tanë francezë. Jemi në një mjedis të romëve nga Shqipëria. Vajzat nuk ishin të detyruara në prostitucion. Ata e dinin pse kanë ardhur në Francë”.
Në kërkesat e tij, prokurori i Bordeaux nuk i kurseu të pandehurit, tre prej të cilëve u shfaqën nga paraburgimi. Ai ka kërkuar dënime që variojnë nga dy deri në gjashtë vite burg, me dënimet më të rënda për “Goni” dhe “Kely”, transmeton Albinfo.ch. Tre vite burg ai kërkoi për një grua 22-vjeçare të mbrojtur nga Morgan Dupoux.
Lutjet e avokatëve kanë bërë të mundur reduktimin e këtyre dënimeve. “Goni” u dënua me 5 vite burg dhe një ndalim të përhershëm në territorin francez; “Keli” me dënim prej 4 vitesh dhe i njëjti ndalim. Të bashkëpandehurit e tyre gjithashtu u dënuan me dënime më të vogla, duke filluar nga 30 muaj burg e deri në 4 vite.

Burimi: https://www.albinfo.ch

Ditët ndërkombëtare të filmit të shkurtër në Winterthur

në kategorine Diaspora

E Hënë, 29 Tetor 2018 – 10:54
albinfo.ch

Përjetoni në 7 blloqet e konkurrencës ndërkombëtare dhe tre blloqet e asaj zvicerane, produksionin më të fundit të filmit të shkurtër në botë dhe filmat më të mirë premtues nga Zvicra. Në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve të së dielës, më 11 nëntor, dy juritë do të japin shpërblime me vlerë mbi CHF 40 000 dhe publiku do të zgjedhë fituesin e audiencës të Çmimit ZKB.
Konkurrenca ndërkombëtare I: Prisoniers
Konkurrenca Ndërkombëtare II: Promote Yourself (+18)
7.11.2018, 16:30, Kazino 1
9.11.2018, 22:00, Kazino 1
Gardhi
Lendita Zeqiraj / Francë, Kosovë, Kroaci 2018/14 ’45 “/ ngjyra / shqip / NT në fr
Disa breza të grave nga e njëjta familje ballafaqohen zëshëm me njëri-tjetrin me pikëpamjet e tyre divergjente mbi jetën, dashurinë, epshin dhe patriarkatin. Takimi familjar bëhet gjithnjë e më shumë kaotik, ndërsa anëtari më i ri, djali i vetëm, është në pritje të rastit për t`u arratisur.
Maskirovka
Tobias Zielony / Ukrainë, Gjermani 2017/8 ’45 “/ ngjyra / pa zë / pa NT
Skena homoseksuale dhe tekno në Kiev pas revolucionit të vitit 2013. Termi “Maskirovka” i referohet traditës ruse të taktikave të mashtrimit ushtarak. Historia e kohëve të fundit politike dhe ndërhyrja ruse në punët e brendshme të vendit, mund të shihen si një trazirë e trishtuar – gjithçka është e mundur, por asgjë nuk duket e vërtetë.
Le baiser du silure
June Balthazard / France 2018/15 ‘2 “/ ngjyra / frëngjisht / NT në ang
Në agim, një burrë shkon në kërkim të një peshku. Peshk gjigant, fillimisht nga Danubi, nxit të njëjtin mosbesim si një i huaj që duket se e shqetëson rendin ekzistues. Fenomene enigmatike bllokojnë rrugën e peshkatarit në një film magjik-realist rreth të huajve dhe të huajës.
A Room with a Coconut View
Tulapop Saenjaroen / Tajlandë 2018/28 ’21 “/ ngjyra / Anglisht, Thai / NT në ang
Ciceroni Kanya, i cili gjithashtu funksionon si zëri i automatizuar i një punonjësi hoteliesh, e drejton mikun e saj të huaj Alex përmes një vendpushimi në Tajlandën Lindore. Por, që kur portretizimi i Kanyas ekzagjerohet, estetizohet dhe rregullohet rreptësishtë, Alex vendos të eksplorojë vendin e vet.
The Lovetts
Igor Bezinoviç / Kroaci 2018/16 ’33 “/ ngjyra / anglisht / pa NT
Z. dhe Znj. Lovett janë modele me çmime të fituara nga Webcami, pronarë të bizneseve dhe dashamirë të kafshëve të egra që duan të argëtojnë audiencën e tyre në internet. Ata bëjnë çmos për të joshur audiencën e tyre duke përplasur trupat e tyre çdo ditë dhe duke inkurajuar tifozët e tyre që të bëjnë të njëjtën gjë.
Konkurrenca Ndërkombëtare III: Human Nature
Konkurrenca Ndërkombëtare IV: Mysterious Realities
Konkurrenca Ndërkombëtare V: Around the World
Konkursi Ndërkombëtar VI: Sinful
Konkurrenca Ndërkombëtare VII: Reconstructed Identities
Konkurrenca Zvicerane I
Konkurrenca zvicerane II
Konkurrenca zvicerane III
Linku

Burimi: https://www.albinfo.ch

Top 5 arsyet pse duhet të bleni shtëpi në lagjen Qershia në Prishtinë

në kategorine Diaspora

E dizajnuar me arkitekturën më moderne, që të ju mundësohet të bëni një jetë me standardet më të larta, Lagjja Qershia është destinacioni i familjes tuaj.

E Diel, 28 Tetor 2018 – 19:00
albinfo.ch

Mbi 130 shtëpi në një lagje të vetme, me sistemin “smart home”, me një jetë plot shije që krijon pikëpamje të re për mënyrën e të jetuarit, kjo është Lagja Qershia.
Një lagje moderne me konceptin “eco-green” dhe “smart-home”. Në një nga zonat më të dëshiruara për banim, në Veterrnik Prishtinë. Një ikonë mahnitëse me pronësi të përhershme, e inspiruar nga bota e luksit, me lokacion shumë atraktiv dhe pamje magjepse, e siguruar me kamera, hyrje të kontrolluara dhe mirëmbajtje për shtëpinë dhe për lagjen, padyshim që e bëjnë lagjen më të kërkuar në Prishtinë.

POR CILAT JANË TOP 5 ARSYET PSE FAMILJA JUAJ DUHET TË BËHET ME SHTËPI NË LAGJEN QERSHIA?
Arsyeja e parë, padyishm që është aspekti ekonomik. Për 8-10 vite, ju do t’a ktheni investimin përmes qira-dhënies apo nëse e shitni shtëpinë, në momentin që Lagjja përfundon, çmimi i shitjes do të jetë 20% më i lartë prej atij që e keni blerë ju sot;
Arsyeja e dytë është aspekti juridik. Toka është private. Jo e privatizuar për 99 vite. Lagjja është në komunën e Prishtinës dhe ka fletë poseduese për truall dhe shtëpinë dhe e cila mund të përdoret për hipotekë, për financim të menjëhershëm, me pagesë, me këste për 30 vite nga bankat e Kosovës.

Arsyeja e tretë është aspekti arkitektonik. Një dizajn i menduar mirë. Me vija të pastërta të arkitekturës perëndimore, ku reflekton përsosshmëri dhe stil, organizim i duhur i shtëpisë, intimitet dhe jo geto koncept.
Arsyeja e katërt është aspekti social. Komunitet i duhur. Ambient si për fëmijët ashtu edhe për prindërit tuaj, i dizajnuar për të gjitha grup-moshat. Lagjja do të ketë objekte përcjellëse: kopsht për fëmijë, terene sportive, market brenda lagjes, me konceptin ushqim dhe kafe.
Arsyeja e pestë është aspekti psikologjik. Lagjja është e tipi të mbyllur. Hyrje dalje me kartela, kamera perimetrike në tërë lagjen, ndriçim i mençur, ambiente të destinuara për të gjitha nevojat. Siguri për investimin dhe familjen tuaj.
Dhe jo vetëm kaq! Shtëpitë janë në ofertë speciale deri më 15 Nëntor 2018. Zgjedhe “Qershinë” tënde me çmim konkurrues por me kualitet të lartë dhe të garantuar. Rezervo tani datën për t’a parë nga afër shtëpinë e ëndrrave:  https://www.albinfo.ch/qershia/
/Publirportage/

Burimi: https://www.albinfo.ch

Trajnimi i talebeve myslimanë në Kantonin e Cyrihut

në kategorine Diaspora

E Diel, 28 Tetor 2018 – 17:00
albinfo.ch

Kursi i parë për talebe është duke u zhvilluar në Cyrih, në vitin 2019 do të ketë një ofertë mbarëzvicerane.
Mëngjesin e një të shtune, në qarkut V të Cyrihut: Një çantë nën krahun e saj, një grua e re me shami në kokë dhe me mantel të gjatë, vrapon nëpër oborrin me zhavorr. Një burrë me mjekër ia mban nga derën e qelqit. “Faleminderit,” thotë ajo, duke marrë frymë rëndë.
Të dy janë myslimanë dhe shokë të klasës. Ata ndjekin kursin e edukimit të mëtutjeshëm “Kujdesi dhe këshillimi mysliman në një kontekst ndërfetar”, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch. Ky është programi i parë i tillë i studimit në Zvicër, i cili ekskluzivisht iu dedikohet myslimanëve. Pjesa teorike zgjat tetë ditë, pasuar nga një praktikë.
Gjithsej, 24 persona kanë aplikuar për kursin, ndërsa gjysma u pranuan – gjashtë gra, gjashtë burra. mosha e tyre, gjuha e tyre amtare dhe biografitë e tyre janë krejtësisht të ndryshme: Një boshnjak i ri që është rritur në Zvicër, i cili në mënyrë të përkryer flet gjuhën gjermane dhe që ka studiuar shkencat islame në Universitetin e Cyrihut. Pranë tij, një zotëri i vjetër nga Maqedonia, i cili ka punuar si imam për shumë vite, por gjermanishten e të cilit vështirë se mund ta kuptosh, në afërsi një grua zvicerane që është konvertuar 20 vite më parë në sufizëm, një rrymë shpirtërore e islamit, e cila nga shumcia llogaritet si sektë. Ajo është e vetmja nga gjashtë gratë që nuk mbajnë shaminë, transmeton Albinfo.ch.
Kursi po udhëhiqet nga Qendra zvicerane për islamin dhe shoqëri (SZIG), pjesë e Universitetit të Friburgut, ndërsa iniciator është Kantoni i Cyrihut. “Qëllimi është për t`i trajnuar profesionalisht talebet myslimane, të cilët përkujdesen për mirëqenien shpirtërore të rreth 100,000 myslimanëve nëpër spitale, shtëpi dhe azile, në situata të jashtëzakonshme”, thotë Deniz Yüksel Zyra për integrim e Cyrihut.
Klasë është, ashtu si edhe shumë të tjera në vend, jopersonale, pothuajse sterile. Gjithashtu edhe sjellja e nxënësve vështirë se ndryshon nga klasa të tjera: Disa marrin shënime me zell, bëjnë pyetje dhe diskutojnë me përkushtim. Të tjerët luajnë mërzitshëm me një stilolaps dhe pothuajse bien në gjumë në karrigen e tyre, informon më tej Albinfo.ch.
Fakti që “SonntagsBlick” është duke vizituar klasën, ka shkaktuar tension, veçanërisht për disa menaxhues të projektit. Fillimisht, ata duan të dinë saktësisht se cili është qëllimi i artikullit, informon Albinfo.ch. Përmes disa telefonatave sqarohet se kush mund të fotografohet dhe kush është në dispozicion për një bisedë.
Ndërsa gazetari ankohet për jehonë të komplikuar, nga përgjegjësit e kursit dëgjohet: “Ky nuk është një kurs gatimi”.
Jo vetëm Spitali universitar i Cyrihut që ka nevojë për trajnimin e mirë të talebeve. Edhe Inselspitali i Bernës dhe spitalet kantonale të Lucernit dhe St. Gallenit gjithashtu konfirmojnë se ka nevojë për këto kurse.
Drejtori i SZIG-ut, Hansjörg Schmid dëshiron ta rregullojë situatën. Nga vjeshta e ardhshme, ai synon të trajnojë talebe nëpër gjithë Zvicrën, e jo vetëm në kantonin e Cyrihut: “Ne kemi aplikuar për mbështetje nga ana e Qeverisë për të bërë një ofertë të tillë”, njofton Albinfo.ch. Shanset për tu premtuar të holla, nuk janë të këqija.

Burimi: https://www.albinfo.ch

Busti i Skënderbeut edhe në një qytet evropian

në kategorine Diaspora

E Diel, 28 Tetor 2018 – 16:00
albinfo.ch

Busti i heroit kombëtar, Skënderbeu do të jetë edhe në një qytet të njohur evropian.
Ai është vendosur edhe në Bulevardin ‘Nicolae Iorga’ të qytetit Craiova të Rumanisë, shkruajnë mediat shqiptare.
Një grup deputetësh, me iniciativë të ligjvënësit të PS-së, Fate Velaj, ishin të pranishëm në ceremoninë e përurimit të bustit të heroit, përcjell albinfo.ch.

Në fjalën e tij të rastit, deputeti Fate Velaj falënderoi autoritetet rumune për bashkëpunimin për realizimin e kësaj iniciative dhe nënvizoi se Skënderbeu ishte mbrojtësi më i mirë i vlerave të qytetërimit evropian.
Po ashtu ai u bëri thirrje autoriteteve rumune që të njohin Pavarësinë e Kosovës.
Me nismën e deputetit Velaj, u realizua binjakëzimi i bashkisë dhe i Universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës me atë të Craiovas.
Në këto veprimtari të përbashkëta shqiptaro-rumune morën pjesë edhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, si edhe autoritete drejtuese të qarkut, bashkisë dhe universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës.

Burimi: https://www.albinfo.ch

“Misar”, një adresë e re e kuzhinës shqiptare në Zvicrën lindore

në kategorine Diaspora

Në regjion ka pasur mungesë të lokaleve me ushqime tradicionale shqiptare, prandaj Drilon Pulaj e ka parë këtë si shans të mirë të hapë një lokal të tillë. Si rezultat, prej dy muajsh në Wil SG, ju mirëpret restoranti “Misar”

E Diel, 28 Tetor 2018 – 14:28
albinfo.ch

Ka vetëm 3 vjet që ka ardhur për të jetuar në Zvicër dhe tashmë ka nisur biznesin e tij privat: ka hapur prej 6 muajsh në qytetin Wil të St.Gallenit restorantin e vet. Fjala është për Drilon Pulajn, të riun 28 vjeçar nga Prizreni, me diplomë master në gazetari dhe për restorantin e tij “Misar” në këtë qytet të Zvicrës lindore.
“Krahas shkollës, që nga mosha 15 vjeçare, vazhdimisht kam punuar në hoteleri, kryesisht si kamerier në lokale të ndryshme. Duke bërë përvojë të pasur dhe duke vështruar punën në lokalet ku punoja, te unë është rritur dëshira që të kem një lokal privat hotelier. Në Kosovë nuk kam mundur ta realizoj këtë synim dhe ja, më erdhi mundësia ta bëj këtu, në Zvicër”, thotë Driloni.

Drilon PulajAi shton se në këtë rajon të Zvicrës ka pasur mungesë të lokaleve me ushqime tradicionale shqiptare prandaj e ka parë si shans të mirë të hapë një restorant i cili do të plotësojë këtë mungesë në larminë e kulinarisë.
Bashkëbiseduesi ynë, në Zvicër ka ardhur jo më parë se në vitin 2015. Këtu ai është martuar me Hanifen, e cila është mësimdhënëse në universitetin Weiterbildungszentrum Rorschach-Rheintal dhe çifti i ri tashmë ka një vajzë, Nila, e cila tash ka mbushur 9 muaj. Sigurisht, fakti se bashkëshortja e tij është mësimdhënëse e kontabilitetit, ia ka lehtësuar së tepërmi punën dhe ia ka rritur guximin Drilonit për të ndërmarrë një hap të tillë të rëndësishëm siç është hapja e restorantit.
“Përkrahja e gruas ka qenë dhe është e paçmueshme. Veç mbështetjes së pakursyer morale, ka qenë kompetenca e saj në fushë të kontabilitetit dhe të “rregullimit të letrave” ajo që më ka dhënë shtysën vendimtare për të hapur restorantin”, shprehet Drilon Pulaj.

Historia e emrit “Misar”
Por pse e zgjodhi emrin “Misar” për restorantin e tij? Përgjigja që jep Driloni është interesante: “Gjyshi im 82 vjeçar quhet Rasim dhe unë, pasi e respektoj shumë këtë plak të dashur e të ndershëm, e kam pagëzuar restorantin tim të parë me emrin e tij, të kthyer mbrapsht”.
Ndërkaq, i pyetur për bilancin që mund të nxirret pas rreth dy muaj nga hapja e “Misar”-it, pronari i restorantit duket mjaft optimist. “Si fillim, puna po ecën shumë mirë. Kemi kërkesa të shumta për ushqime, si për ato tradicionale shqiptare ashtu dhe për përgatitjet nga kuzhina zvicerane dhe ndërkombëtare. Drekat i kemi të rezervuara më tepër nga zviceranët dhe të tjerët që preferojnë ushqime ndërkombëtare ndërsa për darka dhe fundjava mbizotërojnë bashkatdhetarët tanë, të cilët vijnë këtu për të provuar ushqimet “si në shtëpi”, dmth gjellëra dhe mishra me të cilat janë mësuar në Kosovë, Maqedoni a Shqipëri.
Kur jemi te ky segment, më duhet të them se në këtë kohë kaq të shkurtër më ka ndodhur disa herë të detyrohem t`i refuzoj disa kërkesa për prenotime në grup, për arsye se, thjesht, të gjitha vendet ishin të rezervuara!”.
Vetëm 200 metra nga “autobani”
Gjetja e restorantit “Misar”, për shqiptarët nuk paraqet ndonjë vështirësi. “Ja, vetëm 200 metra nga këtu e kemi autobanin, bën me shenjë në drejtim të daljes nga qyteti Driloni, nga karrigia ku është ulur. Dhe, të kesh afër autostradën, kur dihet se shumica e madhe e bashkatdhetarëve tanë parapëlqejnë të jenë të motorizuar, është patjetër një avantazh për lokalin e ri dhe pronarin e tij, po ashtu të ri.

Rezervime të shumta për dasma e gazmende tjera familjare
Edhe pse jemi ende në fillim, mund të them se tashmë kemi shumë rezervime për dasma ose për gazmende e ahengje të tjera. Kështu, kemi pasur edhe deri tash disa të tilla ndërsa për muajt në vijim kemi edhe më shumë. Prandaj mund të them se i kemi kapacitetet edhe për organizime të tilla dhe interesimi i bashkatdhetarëve tanë duket që tash të jetë mjaft i madh.
Po kështu restoranti “Misar” ofron ushqimet e veta edhe për organizime e festa që mbahen jashtë tij, sipas porosive. Bëhet fjalë për turne sportive, ahengje familjare ose tubime festive të firmave ose klubeve të ndryshme, shqiptare e zvicerane në rrethinë, organizatorët e të cilëve porosisin ushqimet te ne”, thitë më tutje Drilon Pulaj

Çfarë kërkohet më së shumti në “Misar”?
Sigurisht: qebapat, suxhuku, pasuli, gullashi, pitalkat (`petajkat` e Prizrenit) dhe byrekët. “Por, sidomos byrekët, `shkojnë flakë`”, thekson Driloni. “Gjatë gjithë ditës dhe deri në mbyllje të lokalit, natën vonë, kemi kërkesa për byrekë, po edhe për qebapa e ushqime tjera, për t`i konsumuar këtu ose për t`i marrë me vete”. Por sigurisht kemi edhe shumë mysafirë që preferojnë kuzhinën zvicerane dhe ndërkombëtare. Ata i kemi me shumicë gjatë periudhës së drekës dhe vijnë nga zyrat e institucioneve dhe kompanive të shumta që i kemi këtu në afërsi por edhe nga lagja e madhe e banimimit mbrapa restorantit, duke qenë se edhe nuk kemi ndonjë restorant konkurrues këtu në afërsi”.
Për përmbushjen e kërkesave kaq të shumta dhe kaq të ndryshme, pronari i ri i restorantit ka punësuar tre mjeshtra kuzhine: një për kuzhinën tradicionale shqiptare gjegjësisht ballkanike, një për kuzhinën zvicerane dhe ndërkombëtare si dhe një bukëpjekës. Ky i fundit, nga Hasi i Prizrenit, regjioni i njohur si vatra tradicionale e bukëpjekësve.
Krahas ofertës cilësore dhe me shije të ushqimeve, ajo që e bën më të kërkuar restorantin “Misar” është gjithsesi atmosfera familjare që mbretëron aty. Të gjithë ata që kanë ardhur këtu deri tash, janë bindur për këtë”, përfundon Drilon Pulaj.

3 salla, 140 vende
Në tri sallat e restorantit ka vend për 140 mysafirë. Salla e madhe mund të ndahet, gjë që shfrytëzohet kur ka rezervime dasmash ose gazmendesh të ndryshme familjare, në mënyrë që të mos pengohet rrjedha e zakonshme e punës së restorantit.

Byrekët “shkojnë flakë”
Çfarë kërkohet më së shumti nga klientët? Sigurisht: qebapat, suxhuku, pasuli, gullashi, pitalkat (`petajkat` e Prizrenit) dhe byrekët. “Por, sidomos byrekët, `shkojnë flakë`”, thekson Driloni. “Gjatë gjithë ditës dhe deri në mbyllje të lokalit, natën vonë, kemi kërkesa për byrekë, po edhe për qebapa e ushqime tjera, për t`i konsumuar këtu ose për t`i marrë me vete”.
/Publireportage/
 
 

Burimi: https://www.albinfo.ch

Familjes nga Maqedonia, ia anulojnë lejeqëndrimin përmes telefonit

në kategorine Diaspora

Se familja nga Zierenbergu u dëbua në Maqedoni, edhe pse ata kishin një lejeqëndrim të përkohshëm, të vlefshëm deri më 7 janar 2019 dhe kjo iu anulua së fundmi nga një telefonatë

E Diel, 28 Tetor 2018 – 12:30
albinfo.ch

Foto ilustrim
Nga Zierenbergu i Gjermanisë, një familje gjashtantarëshe është dëbuar në Maqedoni. Familja sapo kishte marrë një zgjatje të lejeqëndrimit të ashtuquajtur duldung.
“Mirëpo, masa e dëbimit në ndërkohë është tërhequr përmes telefonatës, me pretekstin se ajo është lëshuar gabimisht dhe në mënyrë të paligjshme”, thotë përkujdesësi i familjes, Günter Hejl, një dhjak nga Komuna Heilig Kreuz në Zierenberg, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Albinfo.ch.
Asnjë nga vullnetarët që i kanë ndihmuar refugjatët nuk do të kishte besuar se një gjë e tillë do të ndodhte përmes telefonatës dhe gjithashtu të ketë efekt. Tronditja rreth procedurës përkatëse është e lartë.
“Asnjë punëtor i Këshillit rajonal të Kasselit nuk bën ndonjë telefonatë të tillë”, ka pohuar zëdhënësi i këshillit, Michael Conrad.
Në Departamentin e emigracionit dhe integrimit të qytetit dhe rrethit të Kasselit, gjithashtu pohojnë se asnjë punëtor nuk e kishte lëshuar lejen e qëndrimit përmes telefonit.
Por, me këtë lloj lejeqëndrimi nuk do të thotë se personi mund të qëndrojë deri në datën e shënuar, ka thënë Conrad.
Më e thjeshtë për një familje që vjen nga një vend me prejardhje të sigurt, është që vullnetarisht të largohet nga territori gjerman, informon më tej Albinfo.ch.
Pastaj, ajo mund të kthehet me vizë të rregullt. Me një deportim shkaktohet një barrierë hyrëse. Si vende të sigurta të origjinës llogariten: Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Gana, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Senegali dhe Serbia.
Se familja nga Zierenbergu u dëbua në Maqedoni, edhe pse ata kishin një lejeqëndrim të përkohshëm, të vlefshëm deri më 7 janar 2019 dhe kjo iu anulua së fundmi nga një telefonatë, autoritetet përkatëse e shpjegojnë me sa vijon: “Tek kjo familje bëhet fjalë për një rast që ka të bëjë me ligjin e emigracionit, e që kompetent për këtë është Këshilli rajonal i Kasselit.
Rasti i kësaj familje ka shkaktuar reagime të ashpra tek shoqatat e ndryshme, ndërsa autoritetet vazhdojnë t`ia hedhin fajin njëri-tjetrit.

Burimi: https://www.albinfo.ch

Picameni shqiptar dhuron ‘show’ në Gjermani

në kategorine Diaspora

E Diel, 28 Tetor 2018 – 10:00
albinfo.ch

Rigert Karaj është nga Tirana dhe prej 25 vitesh jeton në Berlin, në Gjermani, ku ka emigruar nëpërmjet ambasadave, bashkë me nënën dhe vëllain e tij.
Aktualisht Rigerti punon si picamen në një restorant mjaft të njohur, në sheshin Alexanderplatz të Berlinit, profesion të cilin e ushtron prej 4 vitesh.
Interesant është fakti se pikërisht 32-vjeçari shqiptar, e ka bërë edhe më të njohur restorantin berlinez, me akrobacitë e tij me brumin e picave, raporton Tch.
Rigerti, tregon artin që bën me brumin, teksa inkurajohet edhe nga duartrokitjet e vazhdueshme të klientëve të restorantit ku punon, përcjell albinfo.ch.
Rigerti tregon gjithashtu se edhe vëllai i tij punon si picamen, madje edhe ai, është një “artist” në përdorimin e brumit.

Burimi: https://www.albinfo.ch

Iniciativa për vetëvendosje cenon të drejtat themelore

në kategorine Diaspora

E Shtunë, 27 Tetor 2018 – 11:30
albinfo.ch

Iniciativa për vetëvendosje i cenon të drejtat e njeriut në Zvicër, vlefshmëria e së cilës është ndërkombëtare dhe na privon nga mundësia e paraqitjes së ankesës pranë Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut (ECHR).
Ajo gjithashtu kërcënon sigurinë e ligjit në marrëdhëniet ndërkombëtare, cenon besueshmërinë e Zvicrës si një partner kontraktual i besueshëm dhe ka pasoja të rëndësishme, veçanërisht për një shtet të vogël si Zvicra, informon Albinfo.ch.
Të drejtat e njeriut – për shembull, e drejta për jetën, lirinë, privatësinë, lirinë e ndërgjegjes dhe të besimit ose të drejtën për lirinë e shprehjes dhe mbledhjes, si dhe mbrojtjen nga diskriminimi – janë të vlefshme për të gjithë. Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) është garantues i këtyre të drejtave themelore dhe në këtë mënyrë, edhe të paqes dhe sigurisë në Europë, transmeton Albinfo.ch.
Këshilli i Europës – i përbërë prej 46 vendeve, duke përfshirë edhe  Zvicrën – kanë krijuar Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut (KEDNJ), kështu që një normë minimale e të drejtave të njeriut, mbretëron në të gjithë Europën. Janë edhe gjykatësit zviceranë që mbrojnë të drejtat e njeriut në Gjykatën e drejtësisë.
Megjithatë, nisma për vetëvendosje do ta detyronte Zvicrën të shpërfillte KEDNJ-në (dhe aktgjykimet e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut) dhe madje të largohet nga Këshilli i Europës. Zvicra do të ishte i vetmi vend në Europë, së bashku me Bjellorusinë, e cila do t’i privonte qytetarët e saj nga mbrojtja e KEDNJ-së.
Duhet pranuar se në Zvicër të drejtat e njeriut, në Kushtetutë mbahen si të drejta themelore, njofton Albinfo.ch. Megjithatë, Kushtetuta mund të ndryshohet në çdo kohë, nga shumica e popullit dhe kantoneve. Parlamenti gjithashtu ka fuqinë për të miratuar ligje që shkelin të drejtat e njeriut. Kjo është arsyeja pse mbrojtja ndërkombëtare e të drejtave themelore është gjithnjë e më e rëndësishme, për të garantuar në të gjitha rastet një mbrojtje kundër diskriminimit, madje edhe kundër shtetit të vet.
Shtete të vogla si Zvicra kanë një interes të madh për rregullat universale që zbatohen në të gjitha shtetet, informon Albinfo.ch. Kur shtetet e përfshira ratifikojnë një traktat ndërkombëtar, ata vullnetarisht dhe sovranisht angazhohen të respektojnë rregullat e përcaktuara në traktat. Kjo e bën komunitetin e kombeve më të parashikueshëm. Në një bashkësi shtetesh pa të drejtën ndërkombëtare, më i fuqishmi që mbizotëron është ligji. Nisma kërkon që Zvicra të rinegociojë ose, kur është e përshtatshme, të denoncojë traktatet ndërkombëtare që bien në kundërshtim me Kushtetutën. Duke vepruar kështu, kjo kërcënon stabilitetin dhe besueshmërinë e Zvicrës dhe cenon sistemin ndërkombëtar në të cilin varet Zvicra.

Burimi: https://www.albinfo.ch

Sa shqiptarë morën lejen e qëndrimit në BE në 10 vjetët e fundit

në kategorine Diaspora

Sipas të dhënave të Eurostat, pjesa më të madhe të lejeve të qëndrimit është lëshuar për arsye familjare

E Premte, 26 Tetor 2018 – 13:00
albinfo.ch

Në dhjetë vjetët e fundit 560 mijë shqiptarë janë pajisur për herë të parë me leje qëndrimi në vendet e Bashkimit Evropian, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat dhe të përpunuara nga Monitor.
Numri i shqiptarëve që janë pajisur me leje qëndrimi në 10 vjetët e fundit në vendet e BE-së përllogaritet të jetë sa 19.5% e popullsisë aktuale të Shqipërisë, bazuar kjo në të dhënat e Eurostat për lejet e qëndrimit, INSTAT  për popullsinë, përcjell albinfo.ch.
Sipas të dhënave të Eurostat, pjesa më të madhe të lejeve të qëndrimit është lëshuar për arsye familjare.
Shqipëria ka shënuar rekord për numrin e lejeve të qëndrimit në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit, ku prej 2008-s qytetarët shqiptarë kanë kryesuar për numrin e tyre.
Rekordin e lejeve të qëndrimit të lëshuara për herë të parë këto 10 vjet u shënua në 2008-ën, ku sipas Eurostat u pajisën me leje qëndrimi gati 100 mijë shqiptarë. Më pas numri i lejeve hyri në trend rënës, ku më 2013 kapi nivelin më të ulët prej 31 mijë aplikimesh, por duke mbajtur rekordin në krahasim me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Pas 2013-s numri i lejeve të qëndrimit u rrit sërish, nga 2014 deri 2017-n u pajisin me leje qëndrimi për herë të parë rreth 200 mijë shqiptarë. Kjo përkon me valën e re të emigracionit, ku aplikimet për azil në 2015-n arritën mbi 60 mijë.
Në vitin 2017, numri i lejeve të qëndrimit të lëshuara për shqiptarët nga vendet e BE-së ishte 51 mijë e 600, ku rreth 29 mijë u dhanë për arsye familjare, rreth 2000 për arsye shkollimi dhe 5 mijë për punë.
Pas Shqipërisë, për 2017-ën me numrin më të lartë lejesh qëndrimi të lëshuara renditet Serbia, ku rreth 40 mijë qytetarë të saj u pajisën për herë të parë me leje qëndrimi nga vendet e BE-së. Në ndryshim nga qytetarët shqiptarë pjesa më e madhe e serbëve kanë marrë lejet e qëndrimit për arsye punësimi, rreth 17 mijë, 13 mijë  për arsye familjare dhe 2400 për arsye shkollimi.
Në vend të tretë, për numrin më të lartë të lejeve të qëndrimit renditet Kosova, ku sipas të dhënave në databazën e Eurostat vetëm gjatë 2017-s janë marrë rreth 26 mijë leje të reja qëndrimi, pjesa më e madhe e të cilave janë lëshuar për arsye familjare.
Ndërsa maqedonasve iu lëshuan rreth 16 mijë leje qëndrimi nga vendet e BE-së, ku edhe këtu mbizotëronin lejet e qëndrimit për arsye familjare.  Në rajon numrin më të ulët të lejeve të qëndrimit e ka Mali i Zi, ku sipas Eurostat u pajisën në 2017-n 2500 qytetarë.

Burimi: https://www.albinfo.ch

Bën muzikë me gjethe, shqiptari i mahnit të huajt

në kategorine Diaspora

Me gjethe mund të bëjë muzikë si të Michael Jackson, të imitojë zogun, apo policët

E Premte, 26 Tetor 2018 – 10:15
albinfo.ch

Muzika te shqiptarët është shumë e popullarizuar dhe shumë e vjetër. Disa kanë kënduar me çifteli dhe sharki.
Por, ka edhe të atillë që bëjnë muzikë me gjethe. Blogeri i njohur Nas Daily i njohur për videot e tij të famshme 1-minutëshe ka vizituar Shqipërinë dhe ka mbetur i mahnitur, shkruan albinfo.ch.
Ai nuk ka besuar se dikush mund të bëjë muzikë nga gjethet. Me gjethe mund të bëjë muzikë si të Michael Jackson, të imitojë zogun, apo policët. Video ka marrë më shumë se 1 milion shikime.
Kjo është traditë në familjen e tij, derisa jeton në vend malor, dhe kjo e ka ndihmuar shumë.
Nas Daily është një vloger i famshëm me origjinë arabo-izraelite

Burimi: https://www.albinfo.ch

“Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” për balerinin dhe koreografin, Eno Peçi

në kategorine Diaspora

E Premte, 26 Tetor 2018 – 9:00
albinfo.ch

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në nisje të vizitës zyrtare në Austri, vlerësoi balerinin dhe koreografin e famshëm shqiptar, Eno Peçi me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, me motivacionin: “Në vlerësim të kontributit të dhënë si ambasador i kulturës shqiptare në skenat austriake dhe ato botërore”.
Në ceremoninë e dekorimit, që u zhvillua në Vjenë, ishin të pranishëm ambasadori i Shqipërisë në Austri, Roland Bimo, përfaqësues të Ministrisë së Jashtme të Austrisë e personalitete të artit, transmeton “ATSH”.
Në fillim të veprimtarisë, u shfaq për të pranishmit një film dokumentar për Eno Peçin, i realizuar nga producenti Gjergj Mazi, përcjell albinfo.ch.
Meta mbajti një fjalë përshëndetëse, ku u shpreh se “ndihem krenar dhe i lumtur që ai është i admiruar dhe i duartrokitur këtu në Austri dhe në shumë skena prestigjioze botërore”.
Meta falënderoi zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austrisë për mbështetjen e këtij aktiviteti ndërsa vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Vjenë gjatë këtij viti të veçantë.
“Nën drejtimin e spikatur të Ministres së Punëve të Jashtme të Austrisë, zonjës Kneissl, të cilën pata rastin ta takoj në Tiranë disa ditë më parë, ky vit vjen me moton: “Të rizbulojmë të përbashkët tona / (Gemeinsames neuentdecken)” si Viti Kulturor Austri-Shqipëri 2018! Kjo është një tjetër dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyera miqësore dhe bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Austrisë”, tha kreu I Shtetit.
“Dëshiroj gjithashtu ta shfrytëzoj këtë mundësi të mrekullueshme për t’i shprehur zyrtarisht z. Peçi vlerësimin tim për arritjet në karrierë, duke u ngjitur deri në majat e kërcimit klasik. Në shenjë mirënjohjeje për talentin e tij të spikatur dhe kontributin e tij si ambasador i shkëlqyer i imazhit të Shqipërisë në Austri dhe nëpër botë, unë kam nderin t’i akordoj atij këtë mbrëmje një nga titujt më të lartë të Shqipërisë, “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, tha Meta.
Në përfundim Meta tha se “jam i sigurt se zoti Peçi do të vazhdojë të mahnitë dhe të na befasojë me performancën e tij të shkëlqyer si balerin edhe në të ardhmen. Dhe ne shqiptarët do të jemi shumë krenarë që kemi një artist të tillë të klasit botëror”.

Burimi: https://www.albinfo.ch

Rënie e numrit të azilkërkuesve në Zvicër

në kategorine Diaspora

E Enjte, 25 Tetor 2018 – 23:30
albinfo.ch

Në tremujorin e tretë të vitit 2018, në Zvicër janë paraqitur 3664 kërkesa për azil, 23.6 për qind më pak se në të njëjtën periudhë të vitit 2017. Në shtator të vitit 2018 janë regjistruar 1097 kërkesa, duke përfaqësuar një rënie 22.1 për qind, krahasuar me shtatorin e vitit 2017.
Sekretariati Shtetëror për Migrim (SEM) parashikon që të parashtrohen edhe rreth 16’500 (+/- 2’500) kërkesa për vitin aktual. Planifikimi i krijuar nga Konfederata dhe kantonet tani bazohet në 19,000 aplikime për azil, informon Albinfo.ch.

Midis fillimit të janarit dhe fundit të shtatorit 2018, 11 484 kërkesa për azil u paraqitën në Zvicër, që paraqet një rënie prej 17.5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo është shifra më e ulët për nëntë muajt e parë të vitit, që nga viti 2010.
Ky ndryshim spjegohet me rënien e konsiderueshme të migrimit nga ana e Mesdheut Qendror. Përveç kësaj, Zvicra nuk është një vend destinacioni për emigrantët që vijnë në Europën Perëndimore.
Në shtator, Sekretariati Shtetëror për Migrim (SEM) ka trajtuar 1.749 kërkesa për azil në shkallë të parë. Nga këto, 279 rezultuan me një vendim pa hyrje (duke përfshirë 223 në bazë të Marrëveshjes së Dublinit), 391 personave iu dha azili dhe 643 janë pranuar përkohësisht. Numri i rasteve të pazgjidhura në shkallën e parë është 13,484; nga muaji i kaluar shifra ka rënë për 527 njësi.
Gjatë muajit shtator, 496 persona u larguan nga Zvicra nën kontrollin e autoriteteve ose u riatdhesuan. Zvicra ka kërkuar 469 parashtrues të kërkesave për t’u transferuar në shtetet e tjera të Dublinit dhe 161 janë transferuar në shtetin kompetent. Zvicra mori 475 kërkesa për kujdes nga shtetet e tjera të Dublinit dhe 96 vetë u transferuan në vendin tonë, informon më tej Albinfo.ch.
Që nga shtatori, vendet kryesore të origjinës së azilkërkuesve që erdhën në Zvicër ishin Eritrea (155 kërkesa, -54), Turqia (113 kërkesa, +15), Afganistani (111 kërkesa, +12) , Siria (107 kërkesa, -2) dhe Irani (77 kërkesa, +17).
Gjatë muajit shtator, 66 persona arritën në Zvicër si pjesë e programit të zhvendosjes së Zyrës së komisionerit të lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR). Në dhjetor të vitit 2016, Këshilli Federal vendosi të pranojë brenda dy vitesh një kontigjent prej 2000 viktimave të konfliktit sirian, raporton Albinfo.ch.
Ky program synon personat e cenuar veçanërisht në Siri dhe në vendet fqinje, të cilave UNHCR ua ka dhënë statusin e refugjatit. Deri në fund të shtatorit 2018, 1298 njerëz ishin mirëpritur në Zvicër.
Numri i përgjithshëm i kërkesave për azil të paraqitur në Zvicër në fund të vitit 2018, do të jetë në rënie që nga dy vitet e fundit dhe varet shumë se si situata në Libi do të ndryshojë dhe se sa do të jetë numri i njerëzve që kalojnë Mesdheun Qendror.
Megjithatë, me zhvillimin e situatës, shifrat më të larta mbeten reale. Kjo është arsyeja përse SEM po ruan parashikimet e saj të shpallura në fillim të vitit dhe pret rreth 16,500 (+/- 2,500) kërkesa për vitin aktual. Parashikimet janë shqyrtuar në bazë të zhvillimeve të fundit, kështu që SEM tani e bazon planifikimin e saj në 19,000 parashtresa për azil dhe jo më shumë se 20,000.

Burimi: https://www.albinfo.ch

Vdes në Gjermani 33 vjeçari nga Kosova

në kategorine Diaspora

E Mërkurë, 24 Tetor 2018 – 23:18
albinfo.ch

Pardje në orët e hershme të mëngjesit në Qendrën Klinike Universitare të  Shtutgartit të Gjermanisë në moshën 33 vjeçare ka ndërruar jetë pas një sëmundje të shkurtër e të rëndë Enver Islam Ejupi, nga fshati Vendenis (ish-Gllamnik) i Podujevës.
Enveri ishte specializuar në fushën e përpunim drurit, dhe si njohës i vërtetë i këtij zanati para tre vjetëve ai krijon marrëdhënie pune në Gjermani.

Meqë kishte fituar në Kosovë, njohurit bazë të Gjuhës gjermane, shumë shpejt avancohet edhe në pozita udhëheqëse të punës.
Me natyrën e tij të butë dhe çdoherë i buzëqeshur adhurohej nga të gjithë.
Karakteristikë e tij e veçantë ishte që të ndihmonte njerëzit e moshuar dhe ata të sëmurë,sidomos  kategorinë e atyre me nevoja të veçanta.
Edhe pse jo shumë gjatë në Gjermani,me sjelljet e tij të shkëlqyera jepte shembullin e shqiptarit bamirës dhe mirë të edukuar.
Andaj,vdekja e tij e hershme dhe e papritur i preku tej mase jo vetëm pjesëtarët e komunitetit tonë, por edhe shokët e miqtë e shumtë gjermanë, qofshin ata bashkëpunëtorë të tij apo edhe fqinjë të rëndomtë.
Dhembja shtohet edhe më tepër kur dihet se Enveri, la pas vetës gruan dhe tre fëmijë të vegjël.
Edhe pse në momente dhembje dhe pikëllimi  të thellë familja Ejupi, falënderon nga zemra personelin mjekësor të Qendrës Klinike Universitare të Shtutgartit të Gjermanisë, që bëri përpjekje maksimale për ta ndihmuar Enverin e tyre të dashur dhe të urtë deri në çastet e fundit të jetës së tij.
Meqenëse vdekja larg Atdheut përjetohet më rëndë se çdo vdekje tjetër, sot pasdite qindra llapjanë në mesin e tyre edhe shumë të ardhur nga Gjermania, Austria, Zvicra, Franca, Italia e Norvegjia u tubuan në varrezat e fshatit  Vendenis (lagja Ejupi) ku në mes dhembjes dhe lotëve i dhanë lamtumirën e fundit djaloshit të vyeshëm dhe bujar Enver Islam Ejupi.
Secili nga pjesëmarrësit në varrim u nda me lutjen që Enveri të prehet në paqe dhe qetësi, në dheun e Kosovës së lirë, të cilin e deshi më tepër se çdo pasuri tjetër të kësaj bote.
 
ARIF EJUPI

Burimi: https://www.albinfo.ch

Këngëtari skocez Zvicrën e identifikon me Shaqirin dhe Xhakën

në kategorine Diaspora

Festivali “Croc’the Rock” do të hapet të enjten, 25 tetor 2018. “Alligator”, një bend i ri skocez, do të japë një nga premierat e tij të para në Zvicër, informon Albinfo.ch.

E Mërkurë, 24 Tetor 2018 – 17:20
albinfo.ch

(KEYSTONE/Laurent Gillieron)
 
Që nga fillimi i tij, ngjarja ka qenë gjithmonë e fokusuar në zbulimin e muzikës, jo domosdoshmërisht e njohur për publikun e gjerë. Kjo nuk e pengon Croc’the Rock që për çdo vit të tërheqë mijëra njerëz në Gros-de-Vaud. Botimi i vitit 2018 nuk përbën përjashtim nga rregulli dhe madje përforcon singularitetin e tij.

Në një intervistë për “20 Minutes” këngëtari i saj James McDonald, 26-vjeçar ka rrëfyer për themelimin dhe sukseset e grupit, transmeton Albinfo.ch. Në pyetjen se çfarë di diçka për Zvicrën, ai është përgjigjur: “Asgjë përveç Shaqirit, ai është i madh me Liverpulin dhe futbollistin Granit Xhaka. Jam interesuar shumë më për së afërmi për historinë e shqiponjës dykrenare, që nga Kupa e Botës. Nuk më kishte shkuar ndërmend se kjo shenjë do të bënte kaq zhurmë në vendin tuaj”, ka përfunduar ndër të tjera këngëtari skocez.

Burimi: https://www.albinfo.ch

Lidhja Shqiptare fton shqiptarët për një unitet edhe më të madh

në kategorine Diaspora

Nga ky kongres Kuzhnini kërkoi që në festat kombëtare të futet edhe “2 Marsi” si vepër e madhe e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, me rastin e themelimit të Kuvendit të Lezhës më 2 mars 1444

E Hënë, 22 Tetor 2018 – 19:49
albinfo.ch

Nga Xhevdet Kallaba
Në praninë e 91 delegatëve dhe qindra mysafirëve në sallë, në Shkup u mbajt Kongresi III i LSHB-së. Kryetar i radhës u zgjodh z. Nazmi Jakurti, ndërkaq kryetari i deritashëm z. Simon Kuzhnini dhe ideatori i Lidhjes z. Mikel Kuzhnini u shpallën “kryetarë të përjetshëm nderi të LSHB-së”.
Punimet e Kongresit i hapi kryetari i LSHB-së, Simon Kuzhnini, ndërkaq, ndonëse i rënduar nga shëndeti, në sallë ishte i pranishëm edhe ideatori i kësaj Lidhjeje, Mikel Kuzhnini.
Pas një vlerësimi të të arriturave të shqiptarëve gjithandej botës, si dhe mundësisë për të qenë më të bashkuar se kurrë më parë, Kuzhnini ftoi shqiptarët për një unitet edhe më të madh, duke iu drejtuar organeve shtetërore të Shqipërisë, por edhe të Kosovës që të mos qëndrojnë heshtur përballë kërkesave të kohës. Ai kërkoi edhe nga Akademitë e Shkencave të të dy shteteve shqiptare, të cilat i quajti “oda të diturisë kombëtare”, që të veprojnë më zëshëm drejt shkrimit të historisë reale për shqiptarët, por edhe të vihen në rolin e një promotori zhvillimor të shqiptarëve brenda dhe jashtë kufijve shtetërorë, dhe propozoi që një akademi kombëtare ta prezantojë kombin tonë në ftesat e akademive të Evropës dhe të kontinentit në botë. Sidoqoftë ai falënderoi akademitë dhe institucionet e arsimit për realizimin e Abetares kombëtare.
Ishin tepër emocionuese fjalët e Kuzhninit drejtuar shtetit amë: “E thërras nënën Shqipëri, o moj nëna Shqipëri, ishim të ndarë, por tash që u bashkuam, ende nuk na përqafove bijtë dhe bijat tuaja jashtë trojeve tona. Duaje këtë popull, të ndamë, por në zemër të bashkuar“!
Simon Kuzhnini kërkoi nga deputetët e Kuvendit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës që të dalin me projekte konkrete, sidomos për ngritjen e arsimit, shëndetësisë, për orientimin e mekanizmit të të rinjve shqiptarë të shpërndarë nëpër botë drejt qendrës etj. Ai premtoi që brenda tetë muajve të mbahet një simpozium ku për çështjen shqiptare, me tema shkencore, do të referojnë austriakët, gjermanët, fancezët, turqit e tjerë dhe pastaj të insistojmë që të shkruhet historia e vërtetë për kombin shqiptar. Nga ky kongres Kuzhnini kërkoi që në festat kombëtare të futet edhe “2 Marsi” si vepër e madhe e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, me rastin e themelimit të Kuvendit të Lezhës më 2 mars 1444.
“Dhe, me dorën në zemër, në emër të vëllait dhe timin falënderoj gjithë popullin shqiptar në Evropë, Amerikë, Australi e Zelandë. Rroftë populli shqiptar, e bekoftë Zoti popullin shqiptar!”, tha mes tjerash Simon Kuzhnini në hapje të Kongresit të Tretë të Lidhjes Shqiptare në Botë, mbajtur në Shkup.
Kuvendin e përshëndetën edhe anëtarët tjerë të Kryesisë së punës si: Sebastian Nuiqi, Shaban Arifaj, Nazmi Jakurti, Milaim Fejziu, Ton Marku dhe Ilir Lleshi.
Më tutje, moderatorja e punimeve të Kongresit, Albana Osmani ftoi referuesit për të paraqitur punimet e tyre.
Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, falënderoi LSHB-në për punën e bërë gjatë gjithë këtyre viteve, duke përkujtuar se punimet e Kongresit në Shkup janë edhe një rikthim i historisë, “…është edhe një lloj rivlerësimi i asaj se ku janë shqiptarët sot, por edhe një lloj rishikimi i lëvizjes në të ardhmen. Ky kongres po ndodh në javën kur po mbyllen dy ngjarje historike për shqiptarët, pra votimi i emrit të Maqedonisë Veriore dhe vendimi për themelimin e ushtrisë së Kosovës, të dyja këto ngjarje të rëndësishme për shqiptarët dhe për Perëndimin.
“Shqipëria në NATO, Shqipëria pranë hapjes së negociatave të vitit 2019 për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Shqipëria e fortë dhe demokratike, Kosova e pavarur dhe me njohje të gjerë ndërkombëtare (një fakt i ri gjeopolitik në Ballkan), avancimi i pozitës së shqiptarëve në Maqedoni, në Mal të Zi dhe në Luginë të Preshevës, padyshim janë ngritje të shqiptarëve në këto dy dekadat e fundit”, shprehu optimizmin e tij për gjendjen aktuale të kombit shqiptar, Enver Hoxhaj, duke lënë gjithmonë për të dëshiruar për avancim të mëtejmë në këtë shekull të shqiptarëve.
Ndërkaq zv/kryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani përveç që foli për arritjen e shqiptarëve në Maqedoni, ai tha se „po bëjmë përpjekje për realizimin e idesë që institucionalisht të marrim një vendim për ndërtimin e një qendre memoriale të holokaustit në Bllace, në përkujtim të të gjithë atyre të dëbuarve në luftën e fundit të Kosovës, e që u pritën në Maqedoni, vepër kjo me të cilën do të kujtohet e kaluara, por njëkohësisht edhe një platformë që do të jetë edhe udhërrëfyese në pajtimin e popujve, si garanci e vetme për një rajon stabil dhe të orientuar drejt BE-së, dhe NATO-s.
Afaristi i mirënjohur Lazim Destani përgëzoi vëllezërit Kuzhnini për aktivitetin e tyre kombëtar, në veçanti për këmbëngulësinë e krijimit dhe të zhvillimit të LSHB-së, duke mos u dorëzuar para kurrfarë barrierash. “Ne, në çdo institucion apo në çdo drejtim, kur i bëjmë punët tona që i pranojmë, atëherë është vetë suksesi. Pra, edhe unë me shumë kolegë, afarist, nga të gjitha trojet mundohemi sa më shumë të lidhemi mes vete dhe sa më shumë të bëjmë investime në viset shqiptare dhe ekonomikisht të mbërrijmë aty ku janë të gjitha shtetet e civilizuara”, tha Lazim Destani.
Ermina Lekaj Prlaskaj, deputete e parlamentit kroat u shpreh: “Me unitetin tonë kemi arritur që në parlamentin e Kroacisë të kemi deputetët tanë që përfaqësojnë interesat shqiptare”, duke kërkuar për një mbështetje edhe më të madhe institucionale nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia që forcon unitetin dhe që shpie te një platformë me strategji gjithëkombëtare për popullin shqiptar.
Ragmi Mustafa nga Lugina e Preshevës doli me një porosi para kongresistëve të LSHB-së për mbështetjen e shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Janë jo më pak se 100 mijë shqiptarë në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, ku fatkeqësisht gjysma e tyre janë në migracion, jo nga dëshira e madhe e tyre për të ikur nga trojet autoktone, por nga presionet serbe që nuk dinë të ndalen qe jo më pak se njëqind vjet. “Në Luginë të Preshevës iu ofrua jo abetarja gjithëkombëtare, por një abetare e cunguar, e sakatosur, e bastarduar, sepse serbët e morën kopjen elektronike dhe i hoqën Abetares flamurin, i hoqën Shkodrën, Krujën i hoqën fotografitë e Shqipërisë për t’ua ofruar fëmijëve shqiptarë Abetaren me jo 36 shkronjat meritore që i ka. Prandaj, në këtë fushë, propozoj që të kihet parasysh nga ky kongres, nga gjithë delegatët, por edhe nga Kryesia e punës që për platformën dhe programin e LSHB-së për çështje të rëndësishme të kombit të jenë tri çështje në program: e para që LSHB të iniciojë institucionet fuqiplote në Shqipëri, në Kosovë dhe në Maqedoni, si qytetarë shtetformues, për zgjidhjen e çështjes çame, të paktën për kthimin e pronave si e drejtë autoktone e tyre. Dhe çështja e dytë, në krahasim me të gjitha trevat tjera, në Mal të Zi po ashtu ka probleme, dhe duhet pasur parasysh se pa shqiptarët nuk mund të ekzistojë as Mali i Zi. Dhe e treta, ajo kruciale, ky kongres, LSHB dhe gjithë shqiptarët ta mbështesim bashkimin e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës me Republikën e Kosovës, sepse është një moment i rëndësishëm kohor i dialogut Prishtinë-Beograd, një temë e hapur guximshëm nga presidenti i Kosovës dhe akoma më guximshëm në LSHB ku janë guximtarët më të përzgjedhur nga të gjitha trojet,  sepse në mbështetje dolën edhe BE dhe SHBA”, shprehu shqetësimin e tij Ragmi Mustafa
Nënkryetari i LSHB-së profesor Milaim Fejziu shpalosi programin e Platformës kombëtare të LSHB-së në Kongresin e Tretë.
Kongresi i Tretë i LSHB-së e aktualizoon fuqishëm çështjen kombëtare të shqiptarëve në rrethana dhe në raporte brendashqiptare, sikurse edhe në kushte dhe raporte ndërkombëtare të ndërlikuara. Strukturën e ndërlikueshmërisë së çështjes kombëtare në këtë kongres, shqiptarët e përcaktojnë qartësisht duke përmendur sfidat në të cilat sot ballafaqohen shqiptarët e të gjitha vendeve të tyre, sikurse edhe shqiptarët e diasporës.
Profesor Fejziu tha se çështja shqiptare do të kalojë në tri faza të zhvillimit të saj: faza e bashkimit shpirtëror, faza e bashkimit (bashkëpunimit) institucional dhe faza e bashkimit politik. Faza e parë tashmë ka filluar që nga rënia e Murit të Berlinit (1990) dhe me hapjen e kufijve brendashqiptarë që ka rezultuar me lidhjen e fijeve të shkëputura ndërmjet shqiptarëve për pesëdhjetë vjet izolimi.
Fazën e bashkimit institucional ai e konsideron si fazën më të rëndësishme në rrugëtimin e çështjes kombëtare, duke krijuar institucione të përbashkëta mbarëkombëtare që do të përshpejtojnë procesin e integrimit në të gjitha fushat e jetës. Bartës kryesorë të kësaj faze duhet të jenë Shqipëria dhe Kosova si dy shtete sovrane.
Fazën e bashkimit politik prof. Fejziu e paraqet si fazën përfundimtare të platformës kombëtare të LSHB-së, duke jetësuar gjeopolitikën e re në Ballkan që determinon strategji për shtetësimin e shqiptarëve në viset e tyre ku janë gjetur gjatë shekujve. Mbi këtë strategji u krijua Kosova shtet sovran dhe i pavarur, ndërkohë që Maqedonia është rrugës drejt transformimit në një shtet të tretë shqiptar në Ballkanin Perëndimor, ose siç parapëlqeu të thoshte prof. Fejziu krijimi i „Beneluksit shqiptar“.
Nga ky kongres i LSHB-së, duke e thënë haptas vullnetin dhe dëshirën e shqiptarëve për bashkim kombëtar, ne edhe bashkërisht deklarojmë se jemi për atë që na takon, dhe se nuk jemi as për „Shqipëri të Madhe“ dhe as për „Kosovë të Madhe“, nocione këto të ardhura në gjuhën shqipe nga joshqiptarët. Bashkimin shqiptar si dhe integrimin në NATO dhe në BE dëshirojmë ta arrijmë me punë dhe zhvillim, por jo me armë dhe me luftë, sepse shpirtërisht dhe fizikisht jemi të lidhur me parimin e njohur nga MAGNA KARTA, sipas të cilit „askush nuk duhet të vuajë humbjen e lirisë“, thuhet mes tjerash në e referatin e nënkryetarit të LSHB-së, prof. Milaim Fejziu.
Me diskutimet dhe përshëndetjet e tyre morën pjesë edhe Sebastian Nuiçi, Pashk Biba, Shpend Bajrami, Vullnet Ahmeti, Ilir Lleshi etj.
ZGJEDHJET NË LSHB
Para se të zgjidhej kryesia e re dhe kryetari i radhës i LSHB-së, paneli kryesues në mbështetje të të gjithë delegatëve dhe mysafirëve të pranishëm në kongres, me aklamacion, shpalli për kryetarë të përjetshëm nderi Mikel dhe Simon Kuzhninin.
Në vazhdim të punimeve të kongresit, Shaban Arifaj nga LSHB për Kosovën, që ishte edhe udhëheqës i panelit, dha në propozim emrat për komision zgjedhor e që ishin: Bekim Gashi, Madhrim Xhemaili dhe Diana Toska. Më pastaj në propozim u dhanë edhe dy kandidatë për zgjedhjen e kryetarit të radhës të LSHB-së: Nazmi Jakurti dhe Mel Uka. Në sallë ishin të pranishëm 91 delegatë të kongresit, nga të cilët me 89 vota pro dhe dy abstenime u zgjodh kryetari i ri i LSHB-së z. Nazmi Jakurti, i cili do ta udhëheq LSHB-në gjatë mandatit të ardhshëm katërvjeçar.
Me këtë rast kryetari i sapozgjedhur, z. Nazmi Jakurti falënderoi për besim e dhënë nga delegatët e pranishëm, duke iu drejtuar me fjalët: “Jam i vetëdijshëm që është një barrë shumë e rëndë që ta marrë mbi supet e mia unë, atë që e bënë vëllezërit Kuzhnini me shumë e shumë intelektualë e patriotë shqiptarë. Por, jam i bindur që do të kem përkrahjen tuaj, sidomos nga anëtarët e kryesisë së re, e veçanërisht nga të dy vëllezërit Kuzhnini, të cilët më kanë premtuar se edhe pse tani janë kryetarë nderi, dhe të vazhdojnë të më mbështesin në rrugëtimin e LSHB-së”.
Në shenjë mirënjohjeje dhe falënderimi për kontributin e dhënë për çështjen shqiptare, Kryesia e LSHB-së ndau mirënjohje për: familjen e komandantit Adem Jashari, Dom Lush Gjergjin, akademik Frashër Demajn, afaristin Lazim Destanin, ish-kryetarin e Kroacisë, Stjepan Mesiq, sportistin Shaban Sejdiu, Ermina Lekajn, afaristin Fehmi Fetahi, afaristin Hisni Jemini, Sebastian Nuiqin, prof. Milaim Fejziun, Nikollë Camajn etj.
Foto për kujtim mevëllezërit KuzhniniPjesëmarrës të kongresit III të LSHB në ShkupMirënjohje për Ermina Lekaj – PrlaskajSimon Kuzhnini e Lazim DestaniMirënjohje për Milaim FejziunMikel Kuzhnini e Lazim DestaniVullnet AhmetiRagmi MustafaSebastian NuiqiEnver HoxhajTon MarkuErmina Lekaj PrlaskajNazmi JakurtiBujar OsmaniMilaim FejziuNazmi Jakurti kryetar i ri i LSHB-sëSimon Kuzhnini

Burimi: https://www.albinfo.ch

Verërat “Ibrahim Rugova” në tregun zviceran

në kategorine Diaspora

E Hënë, 22 Tetor 2018 – 16:30
albinfo.ch

Verërat që quhen “President Rugova” në emër të ish presidentit Rugova, tashmë është verë që mund të gjendet në tregun zviceran, në Cyrih dhe në disa prej qyteteve kryesore te Zvicrës, raporton televizioni publik i Kosovës.
Ideatori i kësaj vere është Lulzim Maliqi, i cili jeton në Cyrih të Zvicrës, përcjell albinfo.ch.
Maliqi ka treguar pse e ka ndërmarrë një hap të tillë, duke mos e harruar ish-presidentin Ibrahim Rugova, por edhe të prezantojnë atë në tregun zviceran.
Tashmë verën mund ta provojnë shqiptarët në Zvicër, por edhe zviceranët.

Burimi: https://www.albinfo.ch

Policia zvicerane edhe më tej në kërkim të sulmuesve të kosovarit

në kategorine Diaspora

E Hënë, 22 Tetor 2018 – 12:20
albinfo.ch

Më 3 tetor të këtij viti, një kosovar 41-vjeçar ishte rrahur brutalisht dhe është plagosur rëndë në Bilten GL.
Policia zvicerane tani ka bërë publike fotot e sulmuesve të dyshuar, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch.
Më 3 tetor, rreth orës 18.00, tre persona kanë sulmuar një kosovar në rrugën “Kusterwiesstrasse”, në Bilten GL.
Viktima është goditur nga prapa me një mjet të fortë druri dhe ka pësuar plagë të rënda në kokë, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch.
Pak më vonë, në Cyrih ishte arrestuar një 44-vjeçar i dyshuar. Pas dy personave të tjerë, policia vazhdon të kërkojë dhe tani ka bërë publike fotot e sulmuesve të dyshuar.

Burimi: https://www.albinfo.ch

Nazmi Jakurti, kryetar i ri i Lidhjes shqiptare në Botë

në kategorine Diaspora

E Hënë, 22 Tetor 2018 – 9:24
albinfo.ch

Nazmi Jakurti është zgjedhur kryetar i ri i Lidhjes shqiptare në Botë, në Kuvendin që është mbajtur dje në Shkup, shkruan albinfo.ch.
Jakurti është shprehur shumë i kënaqur. “Krenar për rrugëtimin e përbashkët, plot dy dekada, me vëllezërit Simon dhe Mikel Kuzhnini, në Projektin madhorë të quajtur Lidhja Shqiptare në Botë! Nga sot, në Kongresin e III-të të Lidhjes Shqiptare në Botë që u mbajt në Shkup, ata u shpallën përjetësisht Kryetarë Nderi të LSHB, ndërkaq mua mu dha nderi dhe përgjegjësia që ta udhëheq këtë organizatë dhe këtë program kombëtarë!”, ka shkruar Jakurti në “Facebook”, duke e shoqëruar shkrimin me një fotografi së bashku me Simon dhe Mikel Kuzhnini.

Burimi: https://www.albinfo.ch

Sindikalisti shqiptar kundërshton politikën e anulimit të vendeve të punës tek Meyer Burger

në kategorine Diaspora

E Shtunë, 20 Tetor 2018 – 12:59
albinfo.ch

Prodhuesi i teknologjisë solare në Thun, “Meyer Burger” në Thun të Zvicrës, ka paralajëmruar anulimin e 100 vendeve të punës.
Përfaqësuesi shqiptar i Sindikatës UNIA, Hilmi Gashi, e ka kundërshtuar këtë politikë të sipërmarrjes duke kërkuar që ajo të heq dorë nga reduktimi i vendeve të punës dhe të gjejë zgjidhje në mbrojtjen afatgjate të vendeve të punës në selinë e saj në Thun-Gëatt.

Pas njoftimit për të amuluar 100 vende të punës, prodhuesi i teknologjisë solare në Thun është kritikuar masivisht nga partnerët socialë të fuqisë punëtore. Në Sindikatën zvicerane UNIA, përgjegjës për mrbotjtjen e të drejtave të punëtorëve është Hilmi Gashi.
Në një intervistë për “Jungrfau Zeitung”, ai ka shprehur revoltën e tij për valën e shkarkimeve dhe pasojave të mundshme, informon Albinfo.ch.
“Sot, në Meyer Burger AG kishte një njoftim të sërishëm të planeve për anulimin e vendeve të punës. Kjo është në kundërshtim me sigurimin rehabilitimit të masave të mëparshme të selisë, që u premtua kohë më parë.
Ne kërkojmë që menaxhmenti të heqë dorë nga reduktimi i planifikuar dhe të zbatojë strategjinë, e cila u diskutua rreth një viti më parë, për të arritur këtë qëllim dhe për të ruajtur vendet e punës dhe selinë për një afat më të gjatë”, ka pohuar Hilmi Gashi.
Ai është i mendimit se në këtë rast, Kantoni i Bernës duhet të riaktivizojë Task Forcen, me të cilën sindikata tashmë kë një përvojë të mirë. Në këtë situatë të vështirë, Sindikata UNIA do t`u qëndrojë pranë të rrezikuarve.
Ajo që për sindikatën nuk është në rregull, është fakti se punëtorët e Meyer Burger nuk kanë qenë fare të informuar dhe të gjitha informatat i kanë marr nga mediat, informon më tej Albinfo.ch.
“Sindikata do të mbështesë në mënyrë aktive përfaqësimin e punëtorëve. Kjo zgjedhet nga fuqia punëtore dhe ne, si partnerë socialë, e mbështesim në mënyrë aktive dhe do t’i ndihmojmë ata që të theksojnë kërkesën për ruajtjen e vendeve të punës”, ka përfunduar Hilmi Gashi.
 

Burimi: https://www.albinfo.ch

Skandaloze: Rekrutët goditen me gurë në muajt e parë në ushtrinë zvicerane (VIDEO)

në kategorine Diaspora

E Shtunë, 20 Tetor 2018 – 9:00
albinfo.ch

Paraqitet një video në Internet që tregon se si kalojnë rekrutët e rinj në ushtrinë zvicerane. Pas këtij skandali përfshihen autoritetet që nisin hetimin, informon albinfo.ch
Bëhet fjalë për një video, ku shihet një ushtar i ri, i cili qëndron me shpinë mbrapa, ndërsa të tjerët e gjuajnë me gurë. Besohet se janë pjesëtarë të artilerisë antiajrore të stacionuara në fshatin Emen, përcjell albinfo.ch.
Megjithëse ushtari i cili u sulmua nuk e raportoi incidentin në polici, videoja ishte publikuar në media. Babai i djalit dorëzoi videon në televizionet zvicerane, duke thënë se shumë rekrutë kalojnë këtë lloj ngacmimi të turpshëm në ushtrinë zvicerane.

Tre reclute ticinesi sono finite nel mirino dei superiori e dei commilitoni svizzero-tedeschi. Uno dei giovani è stato costretto fare da bersaglio umano per il lancio di sassi e noci. Il caso è emerso grazie a questo video. Avviata un’indagine.https://t.co/x93zFLKYQs pic.twitter.com/755WvHNwG7
— RSI News (@RSInews) October 16, 2018

Burimi: https://www.albinfo.ch

Detaje nga vdekja e shqiptarit në autostradën franceze

në kategorine Diaspora

E Premte, 19 Tetor 2018 – 21:30
albinfo.ch

Mëngjesin e së enjtes rreth orës 07.00, në një autostradë franceze është zbuluar trupi i pajetë i një azilkërkuesi shqiptari 26-vjeçar.
Shkaqet e vdekjes për momentin mbeten të paqarta, shkruajnë mediat franceze, përcjell Albinfo.ch.
Trupin e pajetë të shqiptarit, policia franceze e ka zbuluar në autostradën që lidh qendrën e Metzit me lagjen Borny.
Shkaqet e vdekjes edhe më tej mbeten të paqarta dhe teza e vetëvrasjes, në këtë fazë të hetimit nuk është përjashtuar. Viktima dyshohet se u godit dy herë nga automjete të ndryshme, shkruajnë më tej mediat franceze, përcjell Albinfo.ch.
Po ndërmerren të gjitha masat për ndriçimin e plotë të rastit.

Burimi: https://www.albinfo.ch

Ia pret kokën gjyshes gjatë faljes, krimi makabër që tronditi Zvicrën

në kategorine Diaspora

Në një ndërtesë banimi në Frauenfeld, mbrëmjen e së martës është vrarë një grua, edhe atë nga nipi i saj, që të dy me prejardhje nga Maqedonia, shkruajnë mediat zvicerane, transmeton Albinfo.ch

E Premte, 19 Tetor 2018 – 19:18
albinfo.ch

Disa orë më vonë, Policia Kantonale e Cyrihut arrestoi një 19-vjeçar në Aeroportin në Kloten. Personi i arrestuar i cili njëherësh ka edhe nënshtetësi italiane, është i dyshuari kryesor për vrasjen.
Menjëherë pas krimit, Fatmir T. shkoi në një stacion policor dhe e dorëzoi telefonin e tij celular. Kjo është konfirmuar nga Policia Kantonale e Thurgaut, shkruan “20 Minuten”, përcjell Albinfo.ch.
Pasi në këtë moment, ende nuk ka pasur ndonjë thirrje emergjente për krimin e kryer, policia nuk ka pasur kurrfarë njohurish dhe nuk ka pasur arsye ta arrestojë. Mbetet e paqartë përse ai e ka dorëzuar celularin në polici, nëse ka dashur të lokalizojë vendngjarjen, apo ndoshta edhe ka regjistruar momentin e krimit. Telefoni celular do të hulumtohet me forenzikë.
Sipas disa deklaratave, i riu kishte kohë që kishte pasur probleme psikike. Thuhet se këto u bënë të dukshme rreth një muaj më parë. “Ai ishte pranuar në një klinikë në Frauenfeld, por më pas është liruar”.
Siç raportojnë më tej banorët, familja, me prejardhje nga Maqedonia, disa vite më parë ishte zhvendosur nga Italia në Zvicër. Për herë të parë në Aadorf TG, ndërsa para një viti në Frauenfeld, informon Albinfo.ch.
Është kjo një vrasje që ka tronditur opinionin e gjerë zviceran dhe ate shqiptar. Përse një i ri ka vepruar në një mënyrë aq brutale, duke ia prerë kokën gjyshes e cila në atë çast ka qenë duke u falur?! Në këtë pyetje është përgjigjur psikiatri forenzik zviceran Ralph Aschwanden, i cili ka deklaruar se mundësia e parë është që tek nipi të jetë thelluar urrejtja ndaj gjyshes që po e kritikonte për mënyrën e dështuar të jetesës. Mundësia e dytë mund të ketë qenë për motive psikotike.
Me këtë rast, në vetëdijen e tij, ai nuk e ka vrarë gjyshen, por ndonjë figurë të tmerrtë që iu është paraqitur. Më pas, psikiatri ka shpjeguar se mundësia tjetër mund të ketë qenë një dënim religjioz radikal për një qëndrim religjioz të gabuar, të ashtuquajtur vetëdrejtësi. Kjo formë arkaike e dënimit mund të haset më së shumti në grupet islamike radikale, ka pohuar më tej psikiatri Ralph Aschwanden, informon Albinfo.ch.
Ai më tej ka thënë se edhe konsumimi i lëndëve narkotike mund të ketë ndikuar në këtë krim makabër.

Burimi: https://www.albinfo.ch

Disa dhjetëra shqiptarë, pa kulm mbi kokë në Francë

në kategorine Diaspora

Dhjetëra emigrantë shqiptarë janë dëbuar javën e kaluar, nga vendstrehimet që i kishin pushtuar. Pa zgjidhje të çështjes së strehimit, ata kanë pasur një takim në sallën e bashkisë, mëngjesin e së martës, më 16 tetor.

E Premte, 19 Tetor 2018 – 15:00
albinfo.ch

Keystone
 
Ata kanë qenë në Francë, për disa, që dy javë, për të tjerët, që tre vjet dhe ata rrezikojnë që në çdo kohë natën ta kalojnë nëpër rrugët e Brestit (Finistère). Dhjetëra emigrantë shqiptarë javën e kaluar ishin dëbuar dy herë nga shtëpitë që i kishin pushtuar, shkruan “Ouest-France”, përcjell albinfo.ch. Dëbimi i parë është zhvilluar të të mërkurën, më 10 tetor, në rrugën “d’Armorique” 2, ndërsa i dyti të premten, në rrugën “Jean-Bart” 18.
Të papunë, emigrantët kishin gjetur strehë në një kënd johigjienik. Policia franceze kishte konstatuar një “shkelje flagrante të ndërhyrjes” dhe vazhdoi me evakuimin e strehimit. Migrantët tani janë mbështetur në sallën e bashkisë dhe banorët e saj për ta shmangur rrugën, informon albinfo.ch.
“Situata në Shqipëri është katastrofike”, thotë njëri prej tyre. Rreth njëzetvjeçar, me tipare të tërhequra, ai thotë se i ka braktisur studimet e tij për të ikur nga vendi. “Për të jetuar atje”, shpjegon ai në gjuhën angleze, “ju duhet të jeni kriminel apo të jeni në letrat e vogla të shtetit”. Në pamundësi për të gjetur një punë që nuk paguhet më shumë se 5 ose 7 euro në ditë dhe madje, edhe në qoftë se e gjen atë, do të tatimohesh dy herë: Së pari nga shteti, së dyti nga mafia. “Gjithkush po largohet nga Shqipëria”, ka përfunduar djaloshi ri.
“Disa kanë marrë edhe kërcënime me vdekje”, shton një plak me sy të paqartë nga lodhja, informon Albinfo.ch. “Policia na pret në kufi, për të na penguar që të largohemi nga vendi”, përfundon një adoleshent, përgjegjës për përkthim për shokët e tij të kësaj fatkeqësie. Për të ikur nga Shqipëria, njëri prej tyre është dashur të kthehet disa herë për pesë ditë, përpara se të mashtronte policinë dhe të kalonte kufirin.
Në Francë, të gjithë pretendojnë se kanë aplikuar për azil ose lejeqëndrimi. Por statusi i tyre nuk u ofron atyre asnjë zgjidhje, as strehim e as punësim. Disa arrijnë të punojnë si stinorë, në grumbullimin e qepëve dhe domateve, për disa dhjetëra ditë gjatë vitit, informon albinfo.ch.
Pas dëbimit të tyre të fundit, të premten, ata vendosën të bashkoheshin në sallën e bashkisë për të diskutuar situatën e tyre, informon albinfo.ch. Ata organizuan një takim mëngjesin e 16 tetorit, pa asnjë garanci se atyre do t’u propozohej një zgjidhje për banim. Ndërkohë, ata patën fatin të mbështeteshin nga një kolektiv i Brestit, i cili iu ofroi strehim gjatë fundjavës.

Burimi: https://www.albinfo.ch

Shko lartë