Category archive

Diaspora - page 31

Vrasja në Frauenfeld: Dyshohet se nipi vrau gjyshen nga Maqedonia

në kategorine Diaspora

E Mërkurë, 17 Tetor 2018 – 20:59
albinfo.ch

I dyshuari për vrasjen në Frauenfeld është një adhurues i flaktë i armëve: Në mësimin e tij të praktikës, disa ditë më parë ai ishte shfaqur me një pistoletë.
Në profilin e tij në Facebook, ai gjithashtu kishte postuar fotografi të pushkës, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch.
Në një ndërtesë banimi në Frauenfeld, mbrëmjen e së martës është vrarë një grua, edhe ate nga nipi i saj.
Disa orë më vonë, Policia Kantonale e Cyrihut arrestoi një 19-vjeçar në Aeroportin në Kloten. Personi i arrestuar i cili gjithashtu ka nënshtetësi italiane, është i dyshuari kryesor për vrasjen.
Menjëherë pas krimit, Fatmir T. shkoi në një stacion policor dhe e dorëzoi telefonin e tij celular. Kjo është konfirmuar nga Policia Kantonale e Thurgaut, shkruan “20 Minuten”, përcjell Albinfo.ch.
Pasi në këtë moment, ende nuk ka pasur ndonjë thirrje emergjente për krimin e kryer, policia nuk ka pasur kurrfarë njohurishë dhe nuk ka pasur arsye ta arrestojë. Mbetet e püaqartë përse ai e ka dorëzuar celularin në polici, nëse ka dashur të lokalizojë vendngjarjen, apo ndoshta edhe ka regjistruar momentin e krimit. Telefoni celular do të hulumtohet me forenzikë.
Sipas disa deklaratave, i riu kishte kohë që kishte pasur probleme psikike. Thuhet se këto u bënë të dukshme rreth një muaj më parë. “Ai ishte pranuar në një klinikë në Frauenfeld, por më pas është liruar”.
Fatmir T. ka pasur probleme të drogës. Përveç kësaj, policia kishte ardhur shpeshë në këtë familje: “Rreth katër javë më parë policia dhe një ambulancë kanë qenë këtu. Dikush nga familja ishte dërguar në spital “, thotë një i ri.
Ishte një “operacion mjekësor”, siç thotë Matthias Graf, zëdhënës i policisë kantonale në Thurgau. Intervenimi nuk ka qenë për shkak të përdorimit të drogës, informon më tej Albinfo.ch.
Fatmir T. gjithashtu shkaktoi një tollovi në vendin e tij të praktikës. Elektricisti i ardhshëm, nga fundi i javës së kaluar kishte marrë një armë në vendin e tij të praktikës në Aadorf. Me këtë rast, ishte alarmuar edhe Policia Kantonale e Thurgaut.
Zëdhënësi i policisë Matthias Graf, ka deklaruar se bëhej fjalë për një pistoletë të rreme dhe ajo i është konfiskuar. “Nuk kishte asnjë kërcënim, kështu që nuk kishte asnjë arsye për paraburgim”, thotë më tej Graf. Fatmir T. ishte një adhurues i flaktë i armëve të zjarrit: në profilin e tij në Facebook, ai postoi fotografi me një pushkë.
Siç raportojnë më tej banorët, familja, me prejardhje nga Maqedonia, disa vite më parë ishte zhvendosur nga Italia në Zvicër. Për herë të parë në Aadorf TG, ndërsa para një viti në Frauenfeld, informon Albinfo.ch.
Sipas Policisë Kantonale të Thurgaut, Fatmir T. është intervistuar gjatë pasdites të së mërkurës. Trupi i viktimës është në Institutin për Mjekësi Ligjore për autopsi në St. Gallen.

Burimi: https://www.albinfo.ch

Vrasje në Frauenfeld, arrestohet i dyshuari Fatmir T.

në kategorine Diaspora

Në një banesë në rrugën “Talackerstrasse” të Frauenfeldit, të martën është gjetur kufoma e një gruaje të vdekur. Policia zvicerane dyshon në një akt vrasjeje. Pas një aksioni të madh, të mërkurën është arrestuar një 19-vjeçar në Aeroportin e Cyrihut, shkruan “Blick”, përcjell Albinfo.ch

E Mërkurë, 17 Tetor 2018 – 12:24
albinfo.ch

Vrasja në Frauenfeld të Zvicrës! Mbrëmjen e së martës, në rrugën “Talackerstrasse” të Frauendfeldit ka ndidhur një krim i dhunshëm: Një grua kishte zbuluar kufomën e një gruaje të vdekur në banesën fqinje. Që atëherë, gjurmët e një personi u humbën, ndërsa policia po e kërkonte me një kontigjent të madh nëpër të gjithë Zvicrën. Bëhet fjalë për Fatmir T. (19). Sipas gazetës “Blick” ai ishte duke vijuar një praktikë mësimi në rajon, përcjell Albinfo.ch.
Më pas, të mërkurën në mëngjes informata: Një 19-vjeçar i dyshuar është kapur. Policia zvicerane ka kapur shtetasin italian, në kantonin e Cyrihut. “Njeriu u arrestua në Kloten në zonën e aeroportit”, konfirmon Matthias Graf, zëdhënës i Policisë së Thurgaut, informon Albinfo.ch. Mbetet e paqartë nëse i dyshuari ka dashur të largohej nga vendi.
Banorja Trudi Widmer (87) është dashur ta dëgjojë gjithë dramën gjatë vrasjes në Talackerstrasse. Edhe një ditë pas rastit, ajo ende është mjaft e tronditur. “Nuk më hiqen nga mendja britmat e zhurmshme në shkallë. Në tmerrin dhe panikun që ndjehej në zërin e anëtarëve të familjes. Dhe pastaj djali i vogël, ndoshta anëtari më i ri i familjes, i cili ishte ulur në dhomën e ndenjës pranë fqinjit tim”, thotë Widmer. Ai ka parë gjithçka. “Unë me të vërtetë jam tronditur”. Më shumë se një jetë ishte shkatërruar këtë mbrëmje. “Cili fëmijë mund të përballojë një pamje të tillë?”
Në shkallët e ndërtesës, martën ajo ka dëgjuar britmat e personave. “Në një gjuhë që nuk e kuptoja,” vazhdon Widmer. Gruaja e vrarë duhet të ketë qenë nënë, por ende nuk është  konfirmuar.
I dyshuari i menjëhershëm, Fatmir T. që javën e kaluar kishte shkaktuar probleme. Kjo është konfirmuar nga vendi i praktikës së tij në Aadorf. Atje, elektricisti i ardhshëm kishte marrë një armë me vete, që kishte shkaktuar ankth të madh në vendin e punës. Prandaj, policia kantonale e Thurgaut u mobilizua dhe ia konfiskoi armën. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë, Matthias Graf, informon më tej Albinfo.ch.
Pra, Fatmiri ishte i njohur për policinë. Si ka mundur të shkaktohet akti i tmerrshëm i së martës? Graf thekson: “Gjatë intervenimit të javës së kaluar nuk kishte asnjë arsye për paraburgim, pasi i dyshuari nuk kishte kërcënuar askënd”.

Burimi: https://www.albinfo.ch

Lufta për mësuesen

në kategorine Diaspora

Në fakt “mollë sherri” ndërmjet Këshilli të Prindërve ishte mosvazhdimi i kontratës për mësuesen nga Shqipëria, Mimoza Dako

Këshilli i Prindërve të Shkollës Shqipe në Dietlikon dhe Brütiselen ka reaguar ndaj një vendimi që ka marrë Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë në Kantonin e Cyrihut në Zvicër.
Ibadete Bulica, kryetare e Këshillit Prindëror të Shkollës Shqipe në Dietlikon, si dhe e shkollës zvicerane prej shumë vjetësh, ka treguar për mospajtimet që kanë me LAPSH-in.
Në fakt “mollë sherri” ndërmjet  Këshilli të Prindërve ishte mosvazhdimi i kontratës për mësuesen nga Shqipëria, Mimoza Dako.

“Numri i pakët i nxënësve që kishim në fillim të vitit shkollor 2017/2018 ishte shqetësimi ynë i përbashkët dhe për këtë punuam fort, duke bashkëpunuar me drejtorinë e shkollës, si dhe me përfaqësuesen e arsimit ne komunën e Dietlikonit, znj. M.Roemer. Pas një takimi me prindër arritëm të shumëfishonim numrin e nxënësve nga 4 në 24. Lajmi se mësuesja kishte marrë ndërprerjen e kontratës deri në fund të vitit shkollor na dëshpëroi të gjithëve”, thuhet në një reagim të prindërve të kësaj pike shkollore, të cilët kanë adresuar një peticion me nënshkrimin e prindërve të dy pikave shkollore Dietlikon dhe Brütiselen.

Arsyeja, sipas Koordinatorit të LAPSH-it, ishte sepse mësuesja jonë nuk posedon akoma dëshminë e njohjes së gjuhës gjermane të nivelit B1, gjë që sipas Drejtorisë së Arsimit është kusht për mësimdhënësit e gjuhës amtare.

“Në të vërtetë, rregullorja nuk e përcakton këtë saktësisht, por sugjeron që mësuesit ta kenë këtë nivel të njohjes së gjermanishtes për të marrë pjesë në seminare trajnimi që organizon kjo drejtori”, ka treguar Ibadete Bulica për albinfo.ch.

Ajo shprehet e pakënaqur me trajtimin që kanë marrë nga kryesia e LAPSH-it.

“Ne prisnim që Nexhat Maloku të reflektonte pozitivisht, por ai na çonte si top futbolli përsëri te Drejtoria arsimore. Arsyeja e largimit të mësueses nuk është njohja e gjermanishtes, por sepse shpeshherë ajo ka reaguar ndaj parregullsive që ka parë në funksionimin e LAPSH-it dhe për këtë u sajua kjo “mangësi”.

“Në mesin e mësuesve të HSK, nga të gjitha komunitetet, jo të gjithë mësimdhënësit e kanë këtë dëshmi. Atyre u jepet mundësia që brenda dy ose tre vjetëve të përvetësojnë këtë nivel të gjuhës”, ka shtuar tutje ajo.

Madje, Ibadete Bulica ka thënë se nëse nuk reagojnë, atëherë do të tërheqin fëmijët nga shkolla.

“Ne kemi dërguar një peticion në të gjitha institucionet përkatëse në Kosovë e Shqipëri, por akoma problemi ynë nuk është zgjidhur. Ne si prindër jemi të vendosur, nëse Nexhat Maloku me shokë largojnë mësuesen, atëherë ne do të tërheqim fëmijët nga shkollat. Prindërit duhet të respektohen në kërkesat e tyre dhe kryesia e LAPSH-it duhet të punojë për rritjen e numrit të nxënësve, e jo për mbylljen e pikave shkollore”, është kërkesa e prindërve.

Kundërpërgjigja e LAPSH-it

Ndërkohë, i kontaktuar nga albinfo.ch, Nexhat Maloku nuk ka dashur të merret me polemika të tilla, të cilat sipas tij, ndikojnë negativisht në imazhin për shkollën shqipe në Zvicër.
Naser Ulaj, kryetar i LAPSH-it në Cyrih, këto akuza i ka quajtur shpifje. “Nuk është aspak e vërtetë që LAPSH ka mbyllur pikat e gjuhës shqipe, përkundrazi janë hapur edhe dy pika të reja. Ata duhet të flasin me fakte dhe jo vetëm të akuzojnë.

Kjo e dëmton edhe imazhin për shkollën shqipe në Zvicër, ku misioni ynë është që të kemi sa më shumë nxënës, e jo të zvogëlojmë numrin e tyre. Gjithashtu sa i përket mësues Mimoza Doka, ne nuk e kemi larguar, por jemi duke pritur vendimin. Çfarëdo që të jetë vendimi, ne do ta respektojnë. Ata janë ankuar në të gjitha institucionet dhe kanë marrë përgjigjen. E theksoj edhe një herë se nuk kemi asgjë kundër mësueses, por punojmë në bazë të rregullave, dhe ne jemi duke pritur vendimin, të cilin do ta respektojmë. Pra, nuk e kemi larguar askënd nga puna dhe dëshira jonë është që të shtojmë numrin e nxënësve shqiptarë në Zvicër”, është shprehur Naser Ulaj për albinfo.ch.

Prindërit në redaksinë e albinfo.ch kanë dërguar peticionin si dëshmi dhe të tjera dokumente:

Burimi: https://www.albinfo.ch

Veprimtari letrare për 10-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Gjermani

në kategorine Diaspora

E Martë, 16 Tetor 2018 – 22:00
albinfo.ch

Shtatë autorë nga Republika e Kosovës, Adem Gashi, Abdullah Zeneli, Ismail Syla, Halil Matoshi, Valentina Saraçini, Marigona Kelmendi dhe Çun Lajçi të hënën kanë qëndruar në Ambasadën e Republikës së Kosovës ku nën organizimin e Weltethos Institut, Universiteti i Tuebingenit, Ministria Federale e Mbrojtjes e Gjermanisë, Shoqata e Botuesve të Kosovës dhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani me Shkencëtarë të letërsisë gjermane, gazetarë dhe përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes së Gjermanisë kanë diskutuar në kuadër të Proejktit “Cassandra” për Letërsinë në Kosovë, të kaluarën, tashmen dhe ardhmen me diskursin e qasjes së letërsisë në situata krizash por edhe mundësish në rajone të pasluftës.
Eventin kulturor e ka hapur ambasadori Beqë Cufaj, i cili pasi u ka dëshiruar mirëseardhje mysafirëve ka thënë që aktivitete si këto janë pjesë e pashkëputshme e diplomacisë kulturore të Kosovës në Gjermani.

Në diskutimin e para dhe pasdites i cili është udhëhequr nga njërit prej profesorëve më të njohur të Letërsisë në Gjermani, udhëheqës i Seksionit të Letërsisë në Universitetin e Tuebingenit, Juergen Wertheimer, është biseduar për aspektet e transformimit të përvojave në rastin e Kosovës dhe rolin e Letërsisë në këtë kontekst në rajone e vende tjera krizash, përcjell albinfo.ch.
Projekti “Cassandra” është një matës i këtyre rasteve edhe në rajone tjera të konfliktit në botë.
Aktiviteti në fjalë përndryshe shënon edhe fillimin e një serie të evenimenteve të cilat nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin që do ta mbajë në muajt në vijim në kuadër të shënimit të 10 Vjetorit të Marrëdhënieve Diplomatike mes Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë.

Burimi: https://www.albinfo.ch

22-vjeçarja shqiptare zgjidhet asambleiste në Belgjikë

në kategorine Diaspora

22-vjeçarja kandidoi për partinë e gjelbër GROEN në qytetin Roselare dhe ia doli të fitojë. Ajo ka studiuar për shkenca sociale

E Martë, 16 Tetor 2018 – 20:24
albinfo.ch

Deniza Miftari ka lindur në Gjilan, derisa ia ka dalë të bëjë realitet ëndrrën e saj për të qenë pjesë e Kuvendit Komunal të Roeselare, qytetit ku jeton që prej moshës 3 vjeçare kur emigroi në Belgjikë, shkruan newsbomb.al.
22-vjeçarja këtë sukses ia ka dedikuar babait të saj të ndjerë, përcjell albinfo.ch.
“Dua ta shfrytëzoj këtë rast për të falënderuar motivin tim për pjesëmarrje në këto zgjedhje komunale: dashurinë e jetës time, babin.
Dëshira jote më e madhe ishte ta përjetoje edhe këtë kapitull timin, por jeta vendosi ndryshe. Ti më sfidove në gjithçka që bëra dhe më mbështete kur rrezikoja të humbja gjithçka. Do e jepja tërë botën për t’i ndarë këto momente me ty sepse e gjithë kjo është padyshim meritë e jotja. Një odë për dashurinë që e kam për ty.
Babi, edhe pse më mungove gjatë kampanjës dhe gjatë fitores mbrëmë e di që ishe me mua sepse në asnjë moment nuk u ndjeva e vetme. U kry, babush. Tani mund t’i tregosh të gjithëve atje lart që ‘qiki i vogël’ është zgjedh asamblistja më e re e komunës së Roeselares. E di se do të ishe krenar për mua, por dije se unë jam edhe më krenare për ty.
Faleminderit për dashurinë tënde dhe për besimin e pafund. Ti je frymëmarrja ime dhe gjithmonë do të jesh arsyeja që do e vazhdoj jetën me kokën lart. Ky është vetëm fillimi. Të premtoj.
Të dua. Të dua o jetë”, thotë Deniza në mesazhin për të gjithë miqtë e saj.
22-vjeçarja kandidoi për partinë e gjelbër GROEN në qytetin Roselare dhe ia doli të fitojë. Ajo ka studiuar për shkenca sociale.

Burimi: https://www.albinfo.ch

Shqiptari Alijaj do garojë për Dhomën e Këshillit në Zvicër, përkundër sëmundjes

në kategorine Diaspora

Unë e di, çfarë do të thotë të luftosh. Dhe unë dua t’u tregoj tjerëve, se gjithçka është e mundur, thotë kosovari me aftësi të veçanta Islam Alijaj.

E Martë, 16 Tetor 2018 – 15:06
Fitim Dika

Islam Alijaj (32) nuk e lejon veten të ndalet. Përkundër që ai ka lindur me paralizë cerebrale, një dëmtim i pjesëve të trurit të cilat i kontrollojnë lëvizjet dhe muskujt. Si fëmijë ai kishte probleme me të folurit dhe nuk mund të lëviste i vetëm. “Atë kohë gjithmonë isha i varur nga ndihma e të tjerëve,” thotë ai për “Blick”.
Shansat e tij ishin tepër të vogla për t’u pavarësuar në ecje ose të ishte i kuptueshëm kur fliste ose edhe më tepër, të ishte i aftë për të shkuar i rregullt në ndonjë punë. Gjithë shkollimin e kreu me pajisje speciale, kurse si pasojë e sëmundjes çdoherë nënvlerësohej nga mësuesit. Megjithatë ai nuk u dorëzua kurrë.
“Urata për të ndjekur një jetë normale, përkundër hendikepit tim, ishin mjaft të mëdha,” tha ai, përcjell albinfo.ch. Falë ambicies dhe energjisë ai ka dalur, edhepse me të folurit po bën akoma përpjekje. 32 vjeçari ka lindur në Kosovë, ndërsa ka diplomuar për tregti dhe përfunduar studimet për programer. Në vitin e ardhshëm, babai i dy fëmijëve, ka një kërkesë tjetër: të kandidojë për Dhomën e Këshillit në Zvicër në kuadër të partisë së majtë SP – dega Cyrih.
Ëndrra për studim
Në një farë forme ai është prej 2008 i angazhuar me politikë. Gjatë kohësh kur punonte si shitës shefi i tij mundoheshte ta bindë se për të do ishte më mirë sikur të “merrte pension invalidor”, çfarë për 32 vjeçarin nga Cyrihu ishte e panjohur. Kjo për Alija ishte e papranueshme.
“Ne personat me aftësi të veçanta, nga sistemi ynë nuk llogaritemi se mund të marrim përgjegjësi. Por trajtohemi si lopët qumështore: sa më shumë prej nesh ka në “stan”, aq më tepër para fiton”, thotë ai.Për të ndryshuar këtë ai filloi studimin me gjithë energjitë e veta, për t’u angazhuar në Zvicër me gjithë përgjegjësitë e veta.
“Për këtë ka nevojë për ndryshime thelbësore në sistemin social zviceran,” mendon 32 vjeçari me origjinë nga Kosova. Në këtë moment ata trajtohen në rolin e të “dobtëve”, por në fakt nuk është e vërtetë. Ata kanë një potencial të madh që sot huk mund ta jetësojnë në dobi të shoqërisë.
Tashmë Alijaj sëbashku me miqtë e tij ka themeluar shoqatën «Tatkraft – Die Personenbotschafter», ku si qëllim ka ndryshimin e trajtimit ndaj personave me aftësi të veçanta në sistemin social zviceran.
“Unë e di, çfarë do të thotë të luftosh”
Rruga për një mandat në Dhomën e Këshillit në Zvicër është tepër e vështirë për Islam Alijaj. Ai është i vëtëdijshëm për këtë. “Fushata është e vështirë. Dhe kjo jo vetëm për shkak të emrit tim.” Vështirësia e tij në të folur është problem për t’i kënaqur të tjerët.
Por për disa të tjerë ai do shtrojë gjithë argumentet për t’i bindur që ta votojnë. “Për ndonjërin unë jam pjesë e të varfërve me aftësi të veçanta, që nuk mund të sjellin diçka. Por ky është problemi i tyre. Unë e di, çfarë do të thotë të luftosh. Dhe unë dua t’u tregoj tjerëve, se gjithçka është e mundur.”

Burimi: https://www.albinfo.ch

1 29 30 31
Shko lartë