Category archive

Diaspora - page 3

Dëbohet nga Italia për terrorizëm emigranti shqiptar

në kategorine Diaspora

E Shtunë, 29 Dhjetor 2018 – 12:30
albinfo.ch

Publikoi mesazhe kundër festës së Krishtlindjeve në faqen e tij në Facebook dhe në saj të lidhjeve me imamë të arrestuar në Kosovë për terrorizëm e nxitje të urrejtjes raciale, autoritetet italiane kanë dëbuar shqiptarin që jetonte prej kohësh në Padova, shkruan tch, përcjell albinfo.ch

Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Brendshme Italiane. Shqiptari, Shaban Caca akuzohet për aktivitet antisemit ekstremist e konsiderohet një person i rrezikshëm për sigurinë kombëtar. Ai është shoqëruar në kufirin shqiptar me ndalimin e hyrjes në territorin italian për 10 vitet e ardhshme.

Hetimet ndaj tij janë kryer nga Antiterrorizmi italian i Policisë së Padovës në bashkëpunim me shërbimet e inteligjencës. Së bashku me shqiptarin e dëbuar është sinjalizuar si person i rrezikshëm dhe një tjetër emigrant shqiptar me statusin e azilkërkuesit. Ai është dorëzuar nën mbikëqyrje speciale në një kamp refugjatësh e vendimi ndaj tij do të merret nga Komisioni për të drejtën e Mbrojtjes Ndërkombëtare.

Në rast se ky Komision vërteton se shqiptari nuk ka të drejtën e mbajtjes së statusit të azilkërkuesit  dhe ndaj tij do të lëshohet urdhri i dëbimit nga territori italian.

Ministri i Brendshëm Matteo Salvini ka falenderuar autoritetet policore të Padovës duke u shprehur se “Në Itali nuk ka më hapësirë për këdo që përpiqet të sjellë luftën brenda shtëpisë sonë”.

Burimi: https://www.albinfo.ch

Ngjarja në Zvicër e lidhur me vrasjen e Dilaver Boiku-Lekut?

në kategorine Diaspora

Mediat zvicerane raportojnë se kjo ishte një hakmarrje në mes të dy familjeve armiqësore Maqedonisë, sepse besohej se I. Istrefi është vrasësi i Dilaver Boiku-Lekut

E Enjte, 27 Dhjetor 2018 – 20:10
albinfo.ch

Të martën, më 25 dhjetor, në Rüti ZH, një person i panjohur ka qëlluar me disa të shtëna në një lokal. Me këtë rast, një person ka humbur jetën.

Pak para 02:00, Policia Kantonale e Cyrihut ka marr informatë se një person kishte pësuar plagë vdekjeprurëse, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch.

Sipas hetimeve fillestare, një autor i panjohur ka qëlluar me disa të shtëna në restorantin Bären.

Pronari, një shtetas 51-vjeçar nga Maqedonia, ka pësuar plagë të rënda të cilave nuk ka mundur tu mbijetojë. Personat e tjerë, të cilët gjatë kohës së krimit kanë qenë në lokal, kanë kaluar pa ndonjë lëndim.

Vrasja dyshohet të jetë qërim hesapesh midis klaneve mafioze. Një mik i të vrarit I. I. (51) është i sigurt se ai ishte viktimë e klaneve mafioze nga Maqedonia, shkruan albinfo.ch.

Zënka e tyre tashmë kishte qenë e njohur në qytetin e Strugës në Maqedoni. Dhe deri më tani ka pasur më tepër viktima: Kështu pra, dihet se biri atëherë 23-vjeçar i I. I. ishte vrarë në Maqedoni tre vite më parë. Atëbotë, djali tjetër i tij ishte plagosur rëndë dhe që atëherë ka mbetur invalid.

Klanit të I.S. gjithashtu i mvishet një vrasje, nga e cila jetën e humbi shefi i mafias D.B. (58) i cili kërkohej për trafikim me qenie njerëzore. Ai u qëllua në kokë shtatorin e kaluar, në restorantin e tij në Strugë.

Por, mediat shqiptare në Maqedoni kanë dhënë detaje tjera nga ky rast. “Mediat zvicerane raportojnë se kjo ishte një hakmarrje në mes të dy familjeve armiqësore Maqedonisë, sepse besohej se I. Istrefi është vrasësi i Dilaver Boiku-Lekut. Pronari i restorantit është vrarë me disa plumba që janë shkrepur përmes dritareve nga drejtimi i rrugës”, shkruan Fakti Ditor.

Media zvicerane pohojnë se pronari i restorantit në Zvicër nuk është viktima e parë e gjakmarrjes. Sipas shkrimeve të tyre, ka pasur konflikt mes tij dhe familjes së Dilaver Bojku-Lekut. Sipas disa burimeve, vrasja e parë ishte në vitin 2015, kur S. Istrefi (23), i biri i 51-vjeçarit të vrarë, u qëllua në Strugë. Dhe në gusht të vitit 2017, u godit Dilaver Bojku Leku i cili ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

Vritet një shtetas nga Maqedonia në Zvicër

Burimi: https://www.albinfo.ch

Gazmend Hysnaj hero në Itali

në kategorine Diaspora

Në zemër të natës, të mbijetuar nga lëkundja e fortë sizmike, vrapuan të shpëtojnë fqinj, miq e familjarë

E Enjte, 27 Dhjetor 2018 – 17:57
albinfo.ch

Fieraku Gazmend Hysnaj, një emigrant shqiptar me banim në Itali është kthyer në heroin e ditës në mediet italiane.

Prestigjiozja “La Repubblica” i ka dedikuar një artikull Gazmendit i cili ka vrapuar për të shpëtuar jetë njerëzish në tërmetin shkatërrimtar në Sicili.

Një ditë më parë, qytezat siciliane u goditën nga një tërmet 4.8 ballë që ka shkatërruar thuajse gjithçka, shtëpi, rrugë, ndërtesa e kisha, shkruan “Sot News”.

“Qyteza Zafferana Etnea me fraksionin e saj Fleri, është një nga më të dëmtuara.  Ndër rreth 9 mijë banorë që jetojnë në këtë komunë, 186 janë emigrantë shqiptarë. E mes tyre është dhe shqiptari nga Fieri Gazmend Hysenaj, me profesionin murator. Janë heronjtë e rastësishëm të Flerit, qytezës më të goditur nga tërmeti. Në zemër të natës, të mbijetuar nga lëkundja e fortë sizmike, vrapuan të shpëtojnë fqinj, miq e familjarë, shkruan e përditshme La Repubblica.

“Një prej tyre është shqiptari nga Fieri, Gazmend Hysenaj, i cili ka mbërritur në Itali vetëm një vit më parë, në kërkim të një të ardhme më të mirë për fëmijët e familjen e tij. Gazmendi rrëfen se është zgjuar në mes të natës nga të qarat e fëmijëve të tij e ulërimat e komshiut”, shkruan më tej gazeta, përcjell albinfo.ch.

“Janë momente që s’mbarojnë kurrë. Mora gruan e tre fëmijët në krah e i nxora në rrugë me shpejtësi. Por fqinji vazhdonte të thërriste, “më shpëtoni, ndihmë, kam mbetur i bllokuar në gërmadha. Porta e banesës së tij ishte e bllokuar. U mundova ta hap duke e shtyrë me trup por ishte e pamundur. Në atë moment një tjetër lëkundje tërmeti na trembi. Mora tulla e gurë të rrëzuar që gjeta përreth e fillova ta shkatërroj portën, munda të shpërthej e të ndihmoj fqinjin tim të dalë i gjallë nga gërmadhat e banesë”, rrëfen Gazmendi, sipas asaj që shkruhet në artikull.

“Mes gërmadhave të tërmetit në Catania, takova burra e gra të kthyer në heronj të ditës në një natë frike, Një shqiptar, një bukëpjekës e shumë të tjerë kurajozë. Është Italia që reziston”, shkruan gazetari në artikullin e La Republicca.

600 banorë kanë mbetur pa shtëpi si rrjedhojë e tërmetit të fuqishëm natën e kaluar ndërsa toka vazhdon të dridhet. Nga mbrëmë sot, janë regjistruar edhe 10 lëkundje të tjera.

Vullkani Etna vazhdon të jetë aktiv e nën mbikëqyrjen e ekspertëve të institutit të gjeofizikës e vullkanologjisë ndërsa qytetarët nuk venë gjumë në sy nga frika e ndonjë tërmeti tjetër.

Burimi: https://www.albinfo.ch

15-vjeçarja shqiptare nga Zvicra, e pasionuar pas muzikës

në kategorine Diaspora

Ajo ka treguar se ka lindur dhe është rritur në Cyrih, derisa prindërit janë nga Kosova

E Enjte, 27 Dhjetor 2018 – 10:00
albinfo.ch

Marisa Murtezi, vajza e talentuar nga Kosova, ishte një nga të ftuarat e Bieta Sulos në studion e “Ftesë në 5”, në Top Channel.

E lindur dhe e rritur në Zvicër, ajo është e pasionuar pas muzikës dhe ka filluar të këndojë që në moshë të vogël.

Edhe pse vetëm 15 vjeç, Marisa ka zgjedhur të ndjekë modelin e artistes së saj të preferuar Dua Lipa , duke e nisur angazhimin në muzikë me realizmin e covera-ve të këngëve të njohura, që i poston në Instagram, përcjell albinfo.ch.

Në hyrjen e “Ftesë në Pesë” ajo zgjodhi të performonte hitin botëror “New Rules” të idhullit të saj Dua Lipës, me ëndrrën që një ditë të ndajë të njëjtën skenë muzikore me të.

Ajo ka treguar se ka lindur dhe është rritur në Cyrih, derisa prindërit janë nga Kosova.

Marisa ka theksuar se do të vazhdojë studimet në Londër, derisa gjithashtu ka konkurruar në “Voice of Switzerland”.

Burimi: https://www.albinfo.ch

Ëndrra e Lona Alias në Amerikë

në kategorine Diaspora

Por ajo tani jeton në Nju Jork. Ka një kompani të suksesshme që aktualisht vlen 10 mln dollarë, një staf prej 6 vetash dhe të tjerë praktikantë, e mbi të gjitha 15 investitorë që i kanë besuar idesë dhe punës së saj

E Mërkurë, 26 Dhjetor 2018 – 11:20
albinfo.ch

Ajo është e para që ka sjellë një inovacion në fushën e modës së qëndrueshme.

Ka fituar çmimin e parë në shkollën më të famshme të start up-eve në botë Y Combinator në Silicon Valley, ku ka takuar dhe është frymëzuar nga themelues të kompanive të fuqishme në botë si AIRBNB, DroBox, Google, Instagram, Facebook, etj.

Ajo po punon fort për të realizuar ëndrrën e saj; që kompania e vet në 10 vitet e ardhshme të zërë 1/3 e tregut botëror të modës prej 4,5 trilionë dollarë.

Vajza në fjalë quhet Lona Alia dhe unë e takova pasditen e të premtes tek Mon Cheri në rrugën Myslym Shyri. Karriera e saj nuk është zhvilluar në Shqipëri, por ëndrrat, dëshirat, përpjekjet e saj për t’u rritur si njeri dhe profesioniste po.

Lona prej gjashtë vjetësh ka themeluar kompaninë e saj on-line “StyleLend” me një kapital 40 mijë dollarë, para të punës së saj ndër vite, transmeton albinfo.ch.

Ajo ka punuar për dhjetë vjet në fushën e modës për Wilhelmina dhe më pas në fushën e marketingut për brande si Versace, Levi’s, Guess, GM, etj. Mandej i është dedikuar ndërtimit të aplikacioneve teknologjike për fushën e modës në Silicon Valley.

Gjetëm një qoshe disi të qetë në lokal dhe hymë direkt në temë, sepse Lona kohën për të qëndruar me mua, ia kishte “vjedhur” të birit 4 muajsh me të cilin e së bashku me gjithë familjen kanë mbërritur në Tiranë për të kaluar rreth dy muaj në Shqipëri.

Lona më tregon se është patriote dhe e do Shqipërinë shumë. Ka mall dhe ka nevojë ti ruajë marrëdhëniet me vendin e lindjes ku ka kaluar 15 vite të jetës së saj, që i kujton me nostalgji. Prandaj, vjen çdo vit në Shqipëri dhe kërkon me dëshirë të madhe të rijetojë ato që ka jetuar 22 vite të shkuara kur ka qenë në Tiranë, “por është e pamundur”, thotë. “Kanë rrjedhur shumë ujëra qysh atëherë”.

“Nga Shqipëria mbaj mend fëmijërinë, më të bukur nuk mund ta kisha. Mbaj mend frutat që hanim nëpër pemë, që luanim jashtë, me çelës në qafë mund të shkoje kudo, bozën, më pëlqen shumë.”- thotë Lona me një buzëqeshje fëmijërore dhe sytë e përhumbur sikur të dojë të shkojë sërish në atë Tiranë të 22 viteve më parë.

Por ajo tani jeton në Nju Jork. Ka një kompani të suksesshme që aktualisht vlen 10 mln dollarë, një staf prej 6 vetash dhe të tjerë praktikantë, e mbi të gjitha 15 investitorë që i kanë besuar idesë dhe punës së saj.

“Nga Shqipëria mbaj mend fëmijërinë, më të bukur nuk mund ta kisha. Mbaj mend frutat që hanim nëpër pemë, që luanim jashtë, me çelës në qafë mund të shkoje kudo, bozën, më pëlqen shumë.”

Lona beson se biznesi është në gjakun e individit. “Unë kam edhe një vëlla, por unë jam e prirur për biznes. Është individuale, lind me këtë dhuratë, me ambicien që do të bësh diçka për veten tënde si në shkollë dhe në punë. Që e vogël kam patur dëshirë të kem kompaninë time. Pastaj mu dha rasti të shkoj në Silicon Valley ku u njoha me themeluesit e kompanive si Yahoo, Linkedin, Google, Facebook. Këto janë kompani multi miliardere dhe thashë pse të mos bëhem edhe unë?”

StyleLend është një treg mode on line ku jepen rroba me qira të brandeve cilësore, ku vlera e shitjes së produktit me pakicë nuk është më e vogël se 200 $. Idea lindi kur Lona ishte në Silicon Valley prej tre vitesh për të ndjekur një MBA pasi kishte përfunduar studimet për biznes në Universitetin George Washington në Washington DC. “Por aty nuk më eci shumë”- më thotë Lona. Sëbashku me një kolege nga Danimarka kishte iniciuar një kompani on line për shitjen e rrobave të përdorura për femra, të firmave të shtrenjta. Por kolegia u kthye në Danimarkë për shkak të vizës dhe kompania u mbyll.

Ajo kujton fillimet e bisedimeve me investitorë të cilët nuk e besonin zgjerimin e tregut on line. “Ata na thoshin pse do të bëni diçka të ngjashme me ebay kur ebay ka vite në treg dhe është i konsoliduar. Do të dështoni. Por ata e kishin gabim. Unë e ndieja që ky treg do të ishte e ardhmja. 10 vite mbrapa ne shohim që ka kompani të ngjashme me ebay dhe kanë bërë në vit 100 mln dollarë plus”, më tregon Lona.

Ajo thotë se ishte instiktiv parashikimi dhe këmbëngulja e saj për të eksploruar dhe patur sukses në këtë lloj tregu. Shtoji kësaj edhe nevojën. “Por kuptuam që ishte ide e mirë sepse tregu u hap kaq shumë ndaj rrobave të përdorura sa ata nuk e kishin idenë se sa do të vlente. Unë kam shëtitur në 77 vende të botës dhe jo gjithmonë më lindtte nevoja për të blerë gjëra të reja. Mund të blija brande të mira të përdorura, ose të shisja ato që kisha. Trendi po rritej. Por tani është trendi i momentit. Dhe parashikohet që në 10 vjeçarin e ardhshëm të kalojë kompanitë multimiliardere si Zara, H&M, Bershka, etj. Njerëzit do të bëhen më koshientë në lidhje me atë çfarë blejnë, ku e blejnë, si e blejnë. Por po shpenzove pak, edhe cilësia është shumë e ulët kur bëhet fjalë për rroba të reja. Tani synohet moda e qëndrueshme, eko. Sepse moda e shkatërron me të vërtetë botën; që nga fijet plastike, ngjyruesit. Poliestra, plastika që ti vesh nuk dekompozohet. Kjo plastikë shkon në oqeane që e hanë peshqit, ne hamë peshqit bashkë me plastikën…” -më arsyeton Lona gjatë bisedës, duke më shpjeguar në këtë mënyrë edhe filozofinë e kompanisë së saj.

Për Lonën kjo filozofi qëndron brenda njeriut, por arrihet të aplikohet kur ngopesh dhe ndërgjegjësohesh se shpenzimi për rroba është i dëmshëm.

Ajo rrëfen se gjithë jetën ka patur rroba të bukura për shkak se edhe kur ishte në Shqipëri, prindërit dilnin jashtë kufijve për punë. “Dhe të gjithë i donin rrobat e mia, sepse ishin shumë të bukura. Por unë në atë kohë e kisha problem të huazoja rrobat e mia. Kur shkova në Amerikë dhe u ngopa me rroba, kisha nevojë të largoja shumë prej tyre nga dollapi, mendova pse të mos i monetizoj dhe t’u nxjerr vlerën e blerjes?!”

“Tani filozofia e të rinjve ambiciozë dhe të mirëshkolluar ka ndryshuar. Ata shpenzojnë tanimë për eksperienca. Për shembull unë kam shkuar tre herë tek Burning Man. Ndodh një javë në vit në një ishull në Nevada. Aty zbulon njerëzit e vërtetë të zhveshur nga materializmi. Aty jep ose merr diçka nga dikush pa pritur kush tia kthesh. Kushton shtrenjtë, shkojnë kryesisht sipërmarrrës të rinj, por ka mënyra edhe më të lira për ta arritur këtë udhëtim një javor ëndërr ku mund të bësh miq apo të krijosh një rrjet njohjesh.”

“Tani filozofia e të rinjve ambiciozë dhe të mirëshkolluar ka ndryshuar. Ata shpenzojnë tanimë për eksperienca, udhëtime. Jo rroba”

StyleLend është një aplikacion në Apple, ose web. Ende jo në Android. Aplikacioni është funksional vetëm për Amerikën aktualisht. Vajzat dhe zonjat që kanë veshje të mira të brandeve të shtrenjta që kushtojnë jo më pak se 200$ kur blihen të reja në dyqan, i vendosin ato në aplikacion për ti dhënë me qira për evente të ndryshme.

Dikush që ka nevojë për një fustan për mbrëmjen e Krishtlindjeve për shembull, më shpjegon Lona, në vend që ta blejë 200-300 dollarë , e merr me qira për 30 dollarë dhe e mban një javë. “Nëse do ta blije të ri, do të harxhoje 300 dollarë për ta veshur vetëm një herë dhe do ta mbaje në dollap me vite të tëra pa e veshur sërish. Ti pasi regjistrohesh në web ose shkarkon aplikacionin në telefon, hyn dhe shikon veshje të ndryshme.” . Lona ndez telefonin, hap aplikacionin dhe më tregon “Përshembull; ky fustani Chanel kushton 1000 dollarë nëse e blen të ri, kurse në StyleLend e merr me qira për 50 dollarë. Për një javë. Dërgimet bëhen me postë. Për dy ditë të vjen fustani. Dhe brenda 7 ditëve ti e kthen mbrapsht me të njëjtin paketim”.

Një veshje thotë Lona, mund të jepet me qira deri në 30 herë dhe në këtë mënyrë nxirret më së miri vlera e blerjes dhe bëhen të lumtur shumë njerëz e mjedisi nuk dëmtohet. Kompania ka parashikuar gjithçka në lidhje me dëmtimet apo zgjidhjen e çfarëdo problemi mes klientëve.

Aplikacioni mban një taksë prej 20%.

StyleLend është inovacion në fushën e modës për dhënien me qira të rrobave të firmave të shtrenjta për evente të ndryshme , por më pas Lona më tregon se e kanë kopjuar disa syresh, por që nuk janë zhvilluar pasi kërkon shumë investime.

“Unë kam marrë nga investitorët 1,7 mln dollarë në Silicon Valley, San Francisco dhe New York që janë Venture Capitalist që financojnë sipërmarrjet e reja. Ti njihesh me ta përmes njohjeve të përbashkëta. Çelsi është të kesh një rrjet të gjerë njohjesh. Ti iu jep një link që iu prezanton kompaninë, si ka nisur, si është rritja, sa shitje ke, cili është grupi i punës, etj. Nëse iu pëlqen, kërkojnë tu prezantohesh. Brenda 30 minutave, në bordin e kompanisë së tyre duhet tu shpjegosh të gjithë kompaninë si funksionon dhe arritjet e saj e vizionin për të ardhmen. Kjo është vlera e kompanisë dhe ti do marrësh një përqindje në bazë të asaj që investon”.

Për të në fakt pjesa e financimit ka qenë e lehtë. “Sepse kur mbaron Accelerator Y Combinator ke shumë mundësi financimi. Nëse iu pëlqen idea jote dhe ti si person, të financojnë.”

Lona është e vetmja shqiptare që ka fituar dhe frekuentuar Y Combinator, ku aplikojnë mijëra sipërmarrës të rinj, start up-e dhe fiton vetëm 1% e tyre.

“Në fund të 3 muajve të shkollës prezanton projektin tënd përpara 500 investitorëve. Klasa jonë kishte 80 kompani. Këto 80 kompanitë do të bënin prezantimet e tyre për të marrë financime. 4 min prezantim. Nëse ata i pëlqejnë, pyesin për detajet. Do të bësh një prezantim tjetër tek bordi i kompanisë të tyre. Kam folur me qindra investitorë. Disa kanë investuar, disa të tjerë jo”, më tregon Lona.

Por ajo thotë që ka ende shumë, shumë punë që duhet bërë. “Duhet të shkojmë më tej, por e mira është që të kthesh kokën mbrapa e të vlerësosh punën që ke bërë. Sepse është e lehtë të shohësh më lart e të thuash që nuk kam bërë asgjë. Po nga hiçi ne kemi krijuar shumë. Kemi 60 mijë klientë deri më tani, vajza dhe gra nga 19-35 vjeç”

Lona e ka nisur ëndrrën e saj 22 vite më parë kur ndihmonte prindërit në punët e biznesit. Ishte 10-11 vjeç atëherë në “90-ën. E ëma merrej me agrikulturë dhe i ati dilte shpesh jashtë për biznes.

Pasi kryen një vit kolegjin turk, ajo niset për shkëmbim studimesh në Amerikë. Ajo mendonte se do të shkonte në Beverlly Hills, aty ku për gjatë e kishin shpënë filmat që ndiqte në TV në Tiranë. Por mbërriti në një familje teksane e cila nuk ishte e përshtatshme për të , ku kaloi keq sepse edhe i vodhën. Ndërroi familje e qëndroi në mezipritje derisa i erdhën prindërit. Nga Texasi u zhvendosën në Florida e mandej në Washington DC ku Lona vijoi studimet e larta dhe u njoh me botën e modelingut. Pastaj nëpërmjet modelingut takoi një kompani start up që kishte të bënte me mjekësinë e syrit dhe që i duhej të shëtiste nëpër panaire në gjithë botë. “Kam shëtitur ne 77 vende të botës. Kjo më dha startin që të nisja diçka timen.”

“Për asnjë jeta nuk është e lehtë”- thotë Lona, “prandaj shqiptarët nuk duhet të ankohen, por të ulin kokën e të punojnë, të hapin diçka të tyre e të kenë ambicie për ta shpënë përpara. Të mos pengohemi nga vështirësitë dhe burokracitë. Nëse pengohemi realisht nga shteti, të dalim si studentët dhe të themi stop. Pse duhet të paguajmë nën dorë? Nuk janë normale këto gjëra. Unë vij nga Amerika ku çdo gjë është e rregulluar dhe paratë I merr shteti sipas ligjit”, më thotë ajo.

Pagesat për Lonën janë më të mëdha në Amerikë. “Unë taksohem dy-fish- thotë ajo. Një herë për biznesin 30-50%, sepse tani më bizneset on line janë të rregulluara me ligj dhe taksohem edhe për pagën. Paguaj 500 dollarë sigurime shëndetësore që nuk mbulojnë gjë, e shumë pagesa të tjera”. Por, Lona më thotë se në Amerikë nuk ka burokraci dhe nuk funksionojnë ryshfetet. Një biznes hapet brenda ditës dhe e gjithë procedura kushton 1000 dollarë.

“Prandaj shqiptarët nuk duhet të ankohen, por të ulin kokën e të punojnë, të hapin diçka të tyre e të kenë ambicie për ta shpënë përpara. Të mos pengohemi nga vështirësitë dhe burokracitë. Nëse pengohemi realisht nga shteti, të dalim si studentët dhe të themi stop. Pse duhet të paguajmë nën dorë? Nuk janë normale këto gjëra. Unë vij nga Amerika ku çdo gjë është e rregulluar dhe paratë I merr shteti sipas ligjit.”- më thotë ajo.

Por për Lonën, Amerika ka një gjë që nuk e ka jo vetëm Shqipëria, por asnjë vend në botë; lirinë dhe mundësinë e barabartë pavarësisht se nga vjen. “Nëse në çdo vend tjetër do të ndiheshe qytetar I dorës së dytë për shkak të paragjykimeve, thotë Lona, në Amerikë nuk ndodh kështu. Nis përçmimi gjinor vetëm kur je në shkallët e larta të hierarkisë”

Por ajo pranon në fakt, që themeluesit meshkuj të bizneseve miliarda dollarësh që ajo ka takuar, nuk janë burra normal në aspektin se si mendojnë.

“I kam takuar edhe fizikisht sepse duke bërë MBA në San Francisco, drejtori i shkollës më prezantoi me disa prej tyre sepse do të organizohej një event i madh për të na financuar MBA. Unë u lidha me ta dhe shkuam në shtëpitë e tyre, në një aktivitet me 100 lidera të rinj nga World Economic Forum. Janë të rinj nën 40 vjeç, kanë punuar shumë dhe janë të suksësshëm. Mund të jetë në punë shtetërore, private, mund të kenë një fondacion, mund të jenë kryetarë bashkie, etj.. Ata të duken sikur janë si ne, por ju punon truri ndryshe. Ata kërkojnë të kenë impakt në botë, në terma makro, të ndryshojnë dhe zgjidhin”- thotë Lona. Ajo më tregon se shumica e tyre janë me formim inxhinierik që kanë studiuar në Standford ose Harvard. “Institutet më të mira në Amerikë. Gjithë investitorët, kapitalistët, CEO-t vijnë nga këto universitete. Ata janë shumë të rezervuar, pa emocione, nuk flasin, nuk bisedojnë. Janë të heshtur. Ndihesh në siklet në fillim sepse bisedat e tyre janë vetëm rreth profesionit”

Por për Lonën ka shumë njerëz në botë me vision, edhe në Shqipëri. Ajo këshillon që të rinjtë shqiptarë të bëjnë zgjedhje racionale kur hyjnë në universitet. “Tregu nuk ka nevojë për jurist, por për inxhinierë, zhvillues programesh kompjuterike. Me këto profesione mund të punosh kudo në botë, si nga Shqipëria si të shkosh atje fizikisht”.

Një nga dëshirat e saj është që StyleLend-in ta sjellë në Shqipëri, por jo të shesë franchaising, por në formë bashkëpunimi. Lona po mendon, që të përplotësojë idenë e saj, të mendojë të përfshijë në aplikacion dhënien me qira, një mujore për shembull edhe të rrobave të përditshme.

Ajo më tregon se tregu sot kërkon aftësi përpos profesionit. Edhe stafin e saj në këtë mënyrë e ka zgjedhur. “Janë njerëz me pasion, që duan të bëjnë diçka të bukur dhe janë dy hapa para meje, jo dy hapa pas meje. Nuk presin urdhërat e mia, por janë të shkathët dhe parashikojnë kërkesat e klientëve.” Sepse Lona thotë që nuk ka kohë të merret me gjëra të vogla, por me strategjitë se si ta shpjerë biznesin përpara për të arritur 1 trilion dollarë. (Gazeta “SI”).

Burimi: https://www.albinfo.ch

Biznesmeni shqiptaro-zviceran thotë se në Maqedoni s’ka kushte për investime të diasporës

në kategorine Diaspora

E Mërkurë, 26 Dhjetor 2018 – 10:00
albinfo.ch

Gjatë reportazheve të zhvilluara në kuadër të emisionit “Me Diasporën” vërehet se shumë biznesmenë shqiptarë në diasporë me prejardhje nga Kosova, investojnë edhe në vendlindje, raporton “LAJM TV”.

Për dallim prej biznesmenëve me prejardhje nga Kosova, ata me prejardhje nga Maqedonia nuk mund të lavdërohen me investime në Maqedoni, përcjell albinfo.ch.

Jo që u mungon dëshira për të investuar në vendlindje, mirëpo thonë se hasin në pengesa të pakapërcyeshme.

Shteti, thonë ata, nuk është i hapur për investimet e diasporës siç deklarojnë politikanët, thotë Naser Sulejmani me prejardhje nga Haraçina e Shkupit, që jeton në Sion të Zvicrës.

Burimi: https://www.albinfo.ch

Vritet një shtetas nga Maqedonia në Zvicër

në kategorine Diaspora

E Martë, 25 Dhjetor 2018 – 19:45
albinfo.ch

Në Rüti ZH, një person i panjohur ka qëlluar me disa të shtëna në një lokal. Me këtë rast, një person ka humbur jetën.

Mëngjesin e së martës, në Rüti ZH janë dëgjuar të shtëna! Pak para 02:00, Policia Knatonale e Cyrihut ka marr informatë se një person kishte pësuar plagë vdekjeprurëse, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch. Sipas hetimeve fillestare, një autor i panjohur ka qëlluar me disa të shtëna në restorantin Bären.

Pronari, një shtetas 51-vjeçar nga Maqedonia,  ka pësuar plagë të rënda të cilave nuk ka mundur tu mbijetojë. Personat e tjerë, të cilët gjatë kohës së krimit kanë qenë në lokal, kanë kaluar pa ndonjë lëndim.

Vrasja dyshohet të jetë qërim hesapesh midis klaneve mafioze. Një mik i të vrarit I. I.  (51) është i sigurt se ai ishte viktimë e klaneve mafioze nga Maqedonia.

Zënka e tyre tashmë kishte qenë e njohur në qytetin e Strugës në Maqedoni. Dhe deri më tani ka pasur më tepër viktima: Kështu pra, dihet se biri atëherë 23-vjeçar i I. I. ishte vrarë në Maqedoni tre vite më parë. Atëbotë, djali tjetër i tij ishte plagosur rëndë dhe që atëherë ka mbetur invalid.

Klanit të I.S. gjithashtu i mvishet një vrasje, nga e cila jetën e humbi shefi i mafias D.B. (58) i cili kërkohej për trafikim me qenie njerëzore. Ai u qëllua në kokë shtatorin e kaluar, në restorantin e tij në Strugë.

Vrasësit e tij u arratisën. Mediat maqedonase raportuan që njëri nga sulmuesit mund të jetë arratisur në Bazel. Me arritjen në Zvicër, megjithatë, humbi çdo gjurmë.

Sulmuesi i panjohur deri më tani është na arrati, ndërsa kërkimi i tij nuk ka pasur sukses. Hetimet janë në rrjedhë e sipër.

 

Burimi: https://www.albinfo.ch

26 vjeçari shqiptar vdes tragjikisht në Itali

në kategorine Diaspora

E Martë, 25 Dhjetor 2018 – 16:30
albinfo.ch

 

Një 26 vjeçar shqiptar banues në Nichelino, gjeti vdekjen në një aksident rrugor mëngjesin e sotëm në Itali. Aksidenti ndodhi në rrugën provinciale 222 në Castellamonte.

Djali ishte në bordin e një mjeti Citroen C3 së bashku me një vajzë 28-vjeçare rumune.

Pak përpara kryqëzimit për në Bairo u përplas me një “Fiat Idea” që po vinte në drejtimin e kundërt. Djali vdiq në cast, shkruan ora, përcjell albinfo.ch

Vajza rumune u dërgua me urgjencë në spitalin Giovanni Bosco, ku ndodhet në gjendje të rëndë por jashtë rrezikut për jetën.

Në makinën tjetër ishte një kuzhinier që jeton në Samone. Ai u transportua për në spital pas plagëve të marra.

Dinamika e aksidentit po shqyrtohet nga karabinierët.

 

Burimi: https://www.albinfo.ch

Gjuha shqipe në Turqi, konsiderohet arritje e vitit

në kategorine Diaspora

E Martë, 25 Dhjetor 2018 – 14:20
albinfo.ch

Mësimdhënia e gjuhës shqipe si lëndë me zgjedhje në shkollat 8-vjeçare në Turqi, përkrah kurseve intensive të pavarura të shqipes u konsiderua sot si një arritje e rëndësishme nga Ambasadori i Shqipërisë në Turqi, Genti Gazheli.

Në mesazhin drejtuar shqiptarëve me rastin e festave të fundvitit, Gazheli evidentoi të gjitha sfidat dhe arritjet gjatë vitit 2018.

“2018-a po mbledh rrezet e fundit dhe kjo ambasadë mendon se i ka përmbushur më së miri sfidat që u shfaqën. Sfidat tona në të shumtën e rasteve ishin dhe janë kurorëzim suksesesh. Viti që po lëmë, për nga ana e realizimit të objektivave, mund të thuhet se ka shumë pika për tu vënë në pah”, tha Gazheli, raportojnë mediat shqiptare.

Numri i individëve apo i bizneseve, që duan të vijnë në Turqi apo të shkojnë në Shqipëri, sipas ambasadorit, është gjithnjë në rritje, përcjell albinfo.ch.

“Natyrisht, marrëdhëniet strategjike me Turqinë janë të përsosura dhe ne vazhdojmë të punojmë për cilësi të lartë në këtë aspekt. Gjithsesi, krahas këtyre marrëdhënieve të mira politike, fusha ekonomike mbetet përparësi, ku duhet punuar më tepër për këtë qëllim. Në këtë pikë ndërhyrja e Turqisë është thelbësore”, tha Gazheli.

Burimi: https://www.albinfo.ch

Çdo i katërti banor i huaj në Zvicër, shtetasit e Kosovës në vendin e pestë

në kategorine Diaspora

Në vendin e pestë ndodhen shqiptarët e Kosovës me 5.2 % të huajve në Zvicër

E Diel, 2 Shtator 2018 – 10:00
albinfo.ch

Banorët e huaj tani përfaqësojnë më shumë se një të katërtën e popullsisë në Zvicër, sipas të dhënave të lëshuara nga Zyra Federale e Statistikave, megjithëse, numri i emigrantëve të rinj që vijnë po bie, shkruan “The Local”.

Deri në fund të vitit 2017 kishte 2.13 milionë shtetas të huaj në Zvicër nga 8.48 sa jetojnë në përgjithësi, duke përbërë 25.1 përqind të të gjithë banorëve, përcjell albinfo.ch.

Shumica e banorëve të huaj janë evropianë, me italianët që përbëjnë grupin më të madh të ndjekur nga gjermanët dhe portugezët e francezët.

Në vendin e pestë ndodhen shqiptarët e Kosovës me 5.2 % të huajve në Zvicër. Shqiptarët ndiqen nga spanjollët, turqit dhe serbët.

Më shumë se gjysma e banorëve të huaj kanë lindur në Zvicër ose kanë jetuar të paktën dhjetë vjet.

Ndërkohë të sapoardhurit janë në rënie në Zvicër. Rreth 171,000 të huaj u zhvendosën në Zvicër vitin e kaluar, rreth 20,000 më pak se në vitin 2016. Afër 45,000 njerëz u bënë shtetas të Zvicrës gjatë vitit të kaluar.

Burimi: https://www.albinfo.ch

Mërgimtari nga Zvicra hap qendër tregtare në Viti

në kategorine Diaspora

Investitori, Qail Emini në ceremoninë e përurimit të kësaj qendre ka thënë se qëllimi i këtij investimi është për t’i shtuar edhe më tepër vlerë qendrës së biznesit dhe për të shërbyer si qendër sociale e komunitetit

E Hënë, 24 Dhjetor 2018 – 23:02
albinfo.ch

Qail Emini nga fshati Tërpezë e Vitisë i cili jeton në Zvicër, ka realizuar një investim të madh në vendlindje. Ai ka hapur pak metra larg qendrës së Vitisë, qendrën tregtare “Emi Center” duke punësuar 30 persona, numri ky që pritet të rritet.

Emini, në ceremoninë e përurimit të ambienteve të kësaj qendre me një hapësirë pre mbi 5 mijë metrash, ka thënë se qëllimi i këtij investimi është për t’i shtuar edhe më tepër vlerë qendrës së biznesit. Ajo do të shërbejë edhe si qendër sociale e komunitetit, raporton Tv plus, transmeton albinfo.ch.

Ai theksoi se qytetarët në këtë qendër përveç që do të shkojnë për të blerë mund të kalojnë një pjesë të mirë të kohës së tyre të lirë me familje ose shoqëri.

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti ka thënë se ai është i lumtur sa herë që ka investime të këtij lloji në qytetin të cilin ai e drejton. Ai u ka bërë thirrje edhe mërgimtarëve të tjerë që të ndjekin shembullin e Qailit.

Në këtë qendër tregtare mund të gjeni produkte ushqimore, shtëpiake dhe tekstil  etj. Aty po ashtu ofrohen edhe shërbime të tjera si restaurante dhe këndi i lojërave për fëmijë.

albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch

Burimi: https://www.albinfo.ch

Të gjithë këngëtarët në Zvicër, për Vitin e Ri

në kategorine Diaspora

E Hënë, 24 Dhjetor 2018 – 11:00
albinfo.ch

Shumicën e këngëtarëve të estradës kosovare i ka tërhequr Zvicra për netët festive të Vitit të Ri.

Ata tashmë kanë rezervuar disa nga diskotekat nëpër Zvicër për të performuar për netët festive.

Bazuar në shpalljet e bëra nëpër media, këtë vit diskoteka “Rinora 4” në Rümlang të Zvicrës ka mbledhur shumë këngëtarë e këngëtare, si nga Shqipëria, ashtu edhe nga Kosova.

Në „Rinora 4“ festimet do të nisin më 24 dhjetor. Për festën e Krishtilindjes, në “Rinora 4”, sonte, të hënën, do të performojë rep këngëtari i famshëm shqiptar me famë ndërkombëtare, Azet.

Ndërsa Mc Kresha, Lorical Son dhe këngëtarja Melinda do të argëtojnë të pranishmit më 25 dhjetor.

Por netët festive nuk do të ndalen me kaq. Ato do të vazhdojnë me 31 dhjetor, ku për të kaluar natën më të gjatë të vitit dhe ndërrimin e motmoteve, do t’ju argëtojnë: Ermal Fejzullahu, Dhurata Dora dhe Butrint Imeri, ndërsa në natën e parë të Vitit të Ri, më 01.01.2019, janë rezervuar dy këngëtarët më të suksesshëm të vitit në estradën shqiptare: reperja Tayna dhe Ledri.

Tradita vazhdon aty ku gjithmonë është vatra e muzikës shqipe në Zvicër!

Burimi: https://www.albinfo.ch

Azilkërkuesi nga Kosova pretendon se u rrah nga policia gjermane

në kategorine Diaspora

E Diel, 23 Dhjetor 2018 – 17:30
albinfo.ch

Fatmir Musa nga Samadrexha e Vushtrisë, në vitin 2014, bashkë me familjen kishte marrë rrugën në mënyrë ilegale për të kërkuar një jetë më të mirë në Evropë.

Pas shumë vështirësive, ai merr azil dhe përkujdesje nga shteti gjerman, në të cilin qëndroi plot 4 vjet.

30 nëntori i vitit 2018 e gjeti atë në Kosovë.

Ai thotë se telashet me shtetin gjerman iu kthyen në makth, në momentin kur atij iu kërkua që të riatdhesohet në Kosovë.

E, procesin e kthimit, Musa e përjetoi në një mënyrë ndryshe, duke u përballur, siç thotë ai, me tortura nga policia gjermane.

Dhunën që Musa pretendon se e ka përjetuar nga policia gjermane, e ka rrëfyer për KTV-në, madje këtë ai e dëshmon përmes fotografive, përcjell Albinfo.ch.

Ai akuzon shtetin gjerman se e ka mashtruar për t’u kthyer në Kosovë, duke i premtuar atij siguri dhe vend pune në vendlindje.

Musa thotë se nuk ka më arsye për të jetuar në Kosovë, pasi që çdo gjë është e pashpresë për të në vend.

Ai thotë se në mundësinë e parë, sërish do të tentojë të ikë jashtë vendit, qoftë edhe duke rrezikuar në mënyrë ilegale.

Ai shprehet se shteti kosovar i ka premtuar pagesën e qirasë vetëm për dy muaj.

Musa është shprehur se në Kosovë nuk ka gjetur kurrfarë përkrahje nga shteti, për çka rrezikohet të mbesë edhe pa shtëpi.

Por, në Ministrinë e Punëve të Brendshme, as pas një jave nuk u janë përgjigjur pyetjeve të Kohavisionit në lidhje me rastin.

Burimi: https://www.albinfo.ch

Dikur shtynte karrocën në treg, sot është ekspert në gjigantin zviceran

në kategorine Diaspora

Amir Rushiti është përgjegjës kryesor i bazës së të dhënave në kompaninë industriale zvicerane “Autoneum” ku mbi 80 analistë nga e mbarë bota kanë qasje direkte dhe raportojnë në baza ditore

E Diel, 23 Dhjetor 2018 – 16:34
Alban Hamza

“Autoneum” është një kompani industriale zvicerane, lidere globale në prodhimin e komponenteve automotive. Është e shtrirë në 5 kontinente dhe ka mbi 12.000 të punësuar. Njëri nga ta është edhe Amir Rushiti, shkruan albinfo.ch.

I riu me prejardhje nga Gjilani, në Departamentin e Zhvillimeve Strategjike kryen punën e analistit të të dhënave inteligjente dhe analitike. Pos kësaj,  është edhe përgjegjës kryesor i bazës së të dhënave, ku mbi 80 analistë të tjerë nga e mbarë bota kanë qasje direkte dhe raportojnë aty në baza ditore.

Çdo kush që do t`i lexonte këta rreshta do të mendonte patjetër se çfarë privilegji qenka të kesh një pozitë të tillë. Por a ishte e lehtë për Amirin të vinte deri këtu, cili është tregimi që fshihet mbrapa kesaj të arriture.

“Nuk janë rrethanat që përcaktojnë kufijtë tanë, është këmbëngulja, puna, besimi te vetja që të bëjnë të arrish ëndrrën, pavarësisht çdo rrethane apo pengese. Suksesi është i arritshëm nga kushdo që merr në dorë vetë fatin e tij dhe vrapon e nuk lodhet për të prekur atë për të cilën ndjen se është lindur, ëndrrën”. Është kjo një thënie e preferuar e Amirit, kur kujton rrugëtimin e tij deri këtu.

Një tragjedi familjare që ia përcakton rrugën e jetës

I lindur në Gjilan, si fëmija i parë pas 15 vjetësh martesë të prindërve të tij, që në fillim ai përballet edhe me vështirësitë e para të jetës. Si pasojë e një aksidenti në komunikacion, babai i Amirit atëbotë 6-vjeçar, mbetet i vdekur, duke ia bërë edhe më të vështirë ekzistencën familjes.

I shtyrë nga një gjendje e tillë, si pasojë edhe e kushteve të rënda financiare, detyrohet të punojë me karrocë në tregun e qytetit, apo edhe të shesë pije apo gjëra të tjera në vende të ndryshme në qytet. E gjitha kjo ishte për t’u pajisur sa më mirë me materialet e nevojshme shkollore, e për të mos u dalluar shumë nga bashkëmoshatarët e tij.

Më vonë si një të rritur, Amirin e gjejmë të punonte edhe në restorante të qytetit të tij, ku angazhohej në punë të ndryshme. Të ardhurat që i fitonte nga kjo punë më në fund arrijnë në destinimin e tij të kahmotshëm, në blerjen e një kompjuteri. Këtu ka fillin edhe pasioni i tij ndaj informatikës. Si rrjedhojë, pas një kohë të shkurtër, Amiri fillon  të kërkohet shumë nga njerëz të ndryshëm që kërkonin ndihmën e tij për problemet në kompjuterët e tyre, shkruan albinfo.ch.

Sfida për të mos hequr dorë nga ëndrra

Pas kryerjes së shkollimit të mesëm, Amiri mësyen Fakultetin e Matematikës në drejtimin e Shkencave Kompjuterike, kohë gjatë së cilës edhe punësohet në departanentin e Teknologjisë Informative në KEK në Prishtinë, duke lehtësuar shumë shpenzimet për studimet e tij.

“Sfida më e madhe në këtë rrugëtim ka qenë si të arrij ta mbaj veten të motivuar sistematikisht e të mos heq dorë nga realizimi i ëndrrës”, thotë Amiri për albinfo.ch, kur pas pak edhe fiton bursën për drejtimin Master në një ndër universitetet më të njohur në botë, në Westminister të Londrës, në departamentin e Inxhinierisë Kompjuterike – fusha e të dhënave inteligjente dhe analitike.

Rëndësia e studimeve në universitetet prestigjioze të botës

Për Amirin, studimet jashte vendit, veçanërisht ato që kryhen në universitete prestigjioze të japin shumë, jo vetëm dije, por edhe eksperiencë e kulturë universale. E për me tepër, këto universitete ofrojnë mundësi të mira per të konkretizuar dijen. Kështu Amirin nga aty e përcolli fati që të punësohet në kompaninë me renome botërore “Tesla Motors Cars” si analist i të dhënave inteligjente.

Dëshira për sfida të reja, e sjell Amirin në Zvicër, ku për një kohë punësohet në një ndër kompanitë gjigante botërore “Lafarge Holcim”, ku ushtroi detyrën si analist i tregut inteligjent në Departamentin e Zhvillimit të biznesit dhe marketingut strategjik.

Krahas punës, ka marrë edhe disa angazhime shtesë, duke themeluar grupin “CH Albanian Professionals”, një business/professional grup, në të cilin anëtarët, gjatë takimeve mes vete, shkëmbejnë ide apo edhe diskutime te shumta.

Por edhe pse ka arritur shumë, ai nuk harron asnjëherë vendlindjen, aty ku edhe nisi gjithçka. Pos vizitave familjare, ai ngazhohet pothuajse në çdo vizitë në Kosovë, që të mbajë ligjërata në disa universitete të Kosovë, si profesor vizitor.

Si fëmijë i vogël mëson të jetojë nga puna e vet

I mbetur pa baba që në moshën 6-vjeçare, si pasojë edhe e kushteve të rënda financiare, detyrohet të punojë me karrocë në tregun e qytetit, apo edhe të shesë pije apo gjëra të tjera në vende të ndryshme në qytet. E gjitha kjo ishte për t’u pajisur sa më mirë me materialet e nevojshme shkollore, e për të mos u dalluar shumë nga bashkëmoshatarët e tij.

 

Motoja e jetës

“Nuk janë rrethanat që përcaktojnë kufijtë tanë, është këmbëngulja, puna, besimi tek vetja që të bëjnë të arrish ëndrrën pavarësisht çdo rrethane apo pengese. Suksesi është i arritshëm nga kushdo që merr në dorë vetë fatin e tij dhe vrapon e nuk lodhet për të prekur atë për të cilën ndjen se është lindur, ëndrrën”. Është kjo një thënie e preferuar e Amirit, kur kujton rrugëtimin e tij deri këtu.

albinfo.ch

Burimi: https://www.albinfo.ch

Kolona të gjata në Hungari, Kroaci, Serbi e Maqedoni

në kategorine Diaspora

E Diel, 23 Dhjetor 2018 – 13:43
albinfo.ch

Mërgimtarët po përballen me kolona të gjata në kalimet kufitare Hungari, Kroaci, Serbi dhe Maqedoni.

Iliria News Agency në një live-video ka njoftuar se mërgimtarët po presin shumë në këto pika kufitare.

Sipas video-live kolonat shihen se janë të gjata.

Në anën tjetër në pikat kufitare në Kosovë, pikat kufitare Merdare e Dheu i Bardhë kanë qenë më të ngarkuarat me kolona dhe pritje.

Policia vazhdimisht ka apeluar që të frekuentohen edhe pikat e tjera kufitare për të shmangur kolonat dhe pritjet.

Kolona të gjata në kalimet kufitare në: Hungari, Kroaci, Serbi dhe Maqedoni

Publiée par INA- Iliria News Agency sur Dimanche 23 décembre 2018

Burimi: https://www.albinfo.ch

Policia zvicerane paralajmëron për mashtrimet e biletave ajrore

në kategorine Diaspora

Policia këshillon që të blejnë bileta nga kompanitë e udhëtimit, që janë të besueshme, ose direkt nga linjat e njohura ajrore

E Diel, 23 Dhjetor 2018 – 10:00
albinfo.ch

Policia zvicerane ka paralajmëruar pasagjerët që të jenë të kujdesshëm, pasi ka mashtrime me biletat drejt Kosovës. Kjo po ndodh në Kantonin e Solothurnit, shkruan ‘Blick’.

Kriminelët bëjnë oferta joshëse për udhëtime në Kosovë. Linjat ajrore imagjinare ofrojnë bileta të lira në Prishtinë, përcjell albinfo.ch.

Pas pagesës, ofruesit nuk janë më në dispozicion dhe biletat janë të pavlefshme.

Brenda një kohe të shkurtër, dy viktima i kanë raportuar policisë kantonale Solothurn. Skenaret janë pothuajse të ngjashme.

Kontakti bëhet nëpërmjet platformave të internetit, me SMS ose Viber dhe i bëjnë një ofertë joshëse për bileta ajrore, zakonisht në Prishtinë. Megjithatë, pas pagesës, biletat janë të pavlefshme, shkruan tutje albinfo.ch.

Viktimat që kanë paraqitur rastet, kanë paguar mijëra franga në një llogari. Më pas ata morën bileta të pavlefshme, ose nuk janë marrë parasysh fare. Ofertuesit janë zhdukur pas pagesës.

Policia këshillon që të blejnë bileta nga kompanitë e udhëtimit, që janë të besueshme, ose direkt nga linjat e njohura ajrore.

Burimi: https://www.albinfo.ch

Refugjati nga Kosova, viziton skulpturën me figurën e tij në Suedi

në kategorine Diaspora

Dokumentari i realizuar për Gëzimin, “Gëzim Rewind” është dokumentari me i suksesshëm, dhe ka marrë shpërblime në disa festivale të filmit në Suedi

E Shtunë, 22 Dhjetor 2018 – 23:48
albinfo.ch

Gëzimi këtë të premte pas shumë tentimeve të tij për të vizituar statujë e tij të vendosur në qytetin suedez, Vasterasit ia arriti qëllimit.

Ai qëndroi përballë vetës së tij, por kësaj radhe Gëzimi ishte rritur e bërë burrë e ‘Gëzimi’ në skulpturë ende ishte i pikëlluar dhe mbante dy duart në faqe

Gëzim Dervishi nga Drenica ka udhëtuar më shumë se 3 mijë kilometra për në Suedi, atje ku para 6 vjetësh, autoritetet suedeze në qytetin Vasterasit vendosën skulpturën e tij në shenjë kujtimi për fëmijët shqiptarë që u vranë në luftën e Kosovës, dhe gjithë fëmijët që u traumatizuan nga terrori i ushtrisë serbe, shkruan Kosova Post.

Gëzimi në atë kohë i kishte vetëm 8 vjet kur ishte dëbuar nga Kosova në kampet e refugjatëve në Suedi, përcjell albinfo.ch.

I pikëlluar dhe me duar në faqe është ky imazhi i Gëzimit, i cili bëri që Suedia tash në një nga sheshet e saj, ta ketë Gëzimin, fëmijën e mërzitur nga Kosova që ushtria serbe e dëboi nga shtëpia dhe ai shkoi në Suedi.

Është vetë Gëzimi ai që ka publikuar disa foto nga qyteti i Vasterasit në Suedi me mbishkrimin ‘Sa më gëzim e prita këtë ditë të përqafoj një herë’.

Kosova Post merr vesh se Gëzimi që është një personazh për shtetin suedez deri më tani në mungesë vize nuk ka mundur që të vizitojë skulpturën e tij, edhe pse ishte bërë bujë e madhe mungesa e vizës për të, por regjisori suedez kishte ardhur nga Suedia dhe e kishte vizituar Gëzimin i cili ishte kthyer së bashku me familjen e tij në fshatin Gradicë të Drenasit.

Ndryshe, historia me Gëzimin kishte filluar në vitin 2002, kur regjisori suedez Knutte Wester ishte zhvendosur me studion e tij nga veriu i Suedisë në një nga kampet refugjateve në pjesën qendrore te Suedisë. Atëbotë Gëzim Dervishi 8 vjeçar e vizitonte çdo ditë studion e artistit suedez.

Përjetimet gjatë luftës së Gëzim Dervishit ishin filmuar nga regjisori suedez, Knutte Wester.

Dokumentari i realizuar për Gëzimin, “Gëzim Rewind” është dokumentari me i suksesshëm, dhe ka marrë shpërblime në disa festivale të filmit në Suedi.

Burimi: https://www.albinfo.ch

Shqiptarët nga Zvicra, ndihmojnë familjet në Kosovë

në kategorine Diaspora

E Shtunë, 22 Dhjetor 2018 – 14:20
albinfo.ch

KlanKosova

Familja Shkodra nga Gjilani e cila jeton dhe vepron në Zvicër së bashku, me ndihmën e shqiptarëve tjerë që jetojnë atje kanë mbledhur 11 mijë euro.

Ata kanë qenë nismëtar të këtij organizmi, i cili ka për qëllim t’i ndihmojë shumë njerëz dhe familje në Kosovës me gjëra ushqimore dhe veshmbathje.

Ata  të cilët përfituan nga këto ndihma u shprehen shumë të lumtur dhe falënderuan këtë familje, përcjell albinfo.ch

Gjatë ditës së sotme  ata kanë shpërndarë 100 pako ushqimore në Kamenicë, vlera e secilës pako është 50 euro.

Banoret e Kamenicës nuk do të jenë të vetmit që do të përfitojnë nga këto ndihma, ato nesër do të shpërndahen në Gjilan e Viti dhe disa qytetet tjera të Kosovës.

KlanKosova

 

KlanKosova

Burimi: https://www.albinfo.ch

Dënim i përjetshëm për 67-vjeçarin që vrau bashkëshorten dhe dy gra të tjera

në kategorine Diaspora

Një burrë 67-vjeçar, i cili e theri me thikë gruan e tij në rrugë publike në Vjenë Faworiten më 20 maj, 2018, të hënën është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata rajonale për vrasje

E Premte, 21 Dhjetor 2018 – 12:19
albinfo.ch

Vendimi i jurisë ishte unanim. Për shkak të fakteve dhe dosjeve masive relevante penale të të akuzuarit “është pritur dënimini maksimal”, pohoi gjykatësja Eva Brandstetter, shkruan albinfo.ch.

Kur u pyetën nëse e kishte kuptuar vendimin, 67-vjeçari u përgjigj me një heshtje të gjatë para se të pohonte. Pastaj shtoi më tej: “Nuk u dënova pasi e kam kryer këtë akt, por sepse jam shqiptar”. Pyetjes tjetër, nëse ai e pranon aktgjykimin, nuk iu përgjigj. Në vend të kësaj, ai mbajti një monolog në gjuhën e tij amtare dhe më pas u shoqërua nga salla nga dy roje të burgut. Mbrojtësja Irene Pfeifer kërkoi kohë për të menduar. Aktgjykimi nuk është përfundimtar.

Ai, 59-vjeçaren e kishte therur me një thikë tetë herë, pasi gjatë një takimi në rrugë, si pjesë e zënkës me fjalë, ajo i kishte thënë një “fjalë të pistë”, që ai nuk e shqiptoi dot, shkruajnë mediat austriake, përcjell Albinfo.ch.

Përveç kësaj, ajo e rrëmbeu atë “si një burrë” nga jaka dhe e pështyu. Sipas mendimit të tij, deklaratat blasfemuese të gruas së tij e zemëruan pa masë dhe nuk duroi më.

Megjithatë, kosovari 67-vjeçar, në moshën më të re kishte vrarë edhe dy gra të tjera dhe ka qenë i burgosur edhe më parë. Në vitet e 70-ta, ai ishte dënuar në Gjermani, sepse kishte therur të dashurën e tij në një gjendje të dehur. Sipas informacionit personal, ai ka vuajtur burg për 20 muaj. Në vitin 1992, gjykata kantonale zvicerane e Graubundenit i shqiptoi 17.5 vite burg për vrasje. Gjatë një grabitje, ai e kishte sulmuar njëmbëdhjetë herë me thikë në fytyrë, qafë dhe gjoks një grua, përcjell tutje albinfo.ch.

Edhe në Austri ai ka qenë i njohur për delikte të ndryshme me lëndë narkotike. Në vitin 2008, në Vjenë ai ishte dënuar me pesë vite burg, ku edhe njoftoi bashkëshorten e tij të ardhshme. Kur u lirua, që të dy u martuan

Në fund të dhjetorit 2016, gruaja e la bashkëshortin dhe u kthye në vendlindjen e saj për disa javë. Pasi kthehet në Vjenë, në shkurt 2017, ajo banonte me djalin e saj nga një marrëdhënie e mëparshme.

Burimi: https://www.albinfo.ch

Fotoja e Jetmirës shkakton shumë reagime në Zvicër

në kategorine Diaspora

Jetmira është edhe humanitare e madhe, dhe ka ndihmuar shumë personat që kanë pasur nevojë në Kosovë

E Enjte, 20 Dhjetor 2018 – 11:40
albinfo.ch

Një fotografi e Jetmira Avdilit të Solothurnit (24), që e mban uniformën ushtarake të Kosovës, ka bërë bujë të madhe në rrjetet sociale. Ajo nuk priste kaq shumë reagime, shkruan ‘Blick’.

Foton e ka shpërndarë në rrjetet sociale, ku shkruan: “Ushtria është e të gjithëve që jetojnë në Kosovë. Jam krenare me ju. Rrnof Ushtria e Kosovës”, shkruan ajo, përcjell albinfo.ch.

Kjo foto është pëlqyer më shumë se 21 mijë herë në Instagram, por ka marrë edhe shumë komente.

Sa për njohuri, ajo ka shërbyer 300 ditë shërbimin ushtarak në Zvicër, dhe gjithashtu edhe sa ishte në ushtrinë zvicerane ka bërë shqiponjën, shkruan albinfo.ch.

“Nuk kam menduar se do të kishte kaq shumë reagime. Foto është bërë më 14 dhjetor, kur Kosova ka njoftuar se do të kishte ushtrinë e saj”, thotë Jetmirja.

Shumë akuza në drejtim të saj, nëse e ka tradhtar vendin. “Tradhtia do të ishte nëse vërtet do të bashkohesha me ushtrinë e Kosovës, por nuk do ta bëja këtë. Kam shërbyer në ushtrinë zvicerane dhe jam shumë e lumtur”, thotë tutje ajo, shkruan albinfo.ch.

Ajo kishte shërbyer në ushtrinë zvicerane, por një fotografi me shqiponjë e ‘solli përfundimin e karrierës’. Ajo ishte ushtare e aeroportit në vitin 2013, kur u fotografua me ushtarë të tjerë, duke bërë shqiponjën.

“Dëshiroja t’i bashkohesha Ushtrisë Zvicerane në Kosovë, por u refuzova. Arsyeja ishte çështja e shqiponjës. Do të isha e përsosur në atë pozitë”, shprehet 24-vjeçarja.

Ajo është jo-politike dhe nuk dëshiron të flet për luftë. “I shes këto këmisha për të mbledhur fonde për Kosovën. Nuk dua të flas për luftën, sepse duhet të kemi paqe”, shprehet tutje 24-vjeçarja.

Jetmira është edhe humanitare e madhe, dhe ka ndihmuar shumë personat që kanë pasur nevojë në Kosovë.

“Kur përmendet Kosova në dritën pozitive, mua më hapet zemra dhe gëzohem për çdo mendim të mirë ndaj Kosovës apo shqiptarëve”, ishte shprehur ajo kohë më parë.

https://www.albinfo.ch/bashkatdhetaria-nga-zvicra-ndihmoi-2-mije-franga-femijet-e-gjilanit/

https://www.albinfo.ch/jetmira-zbulon-identitetin-krenare-qe-jemi-zvicerane-dhe-njeheresh-shqiptare/

Burimi: https://www.albinfo.ch

Gjysmëfinalja e “Miss Shqiptarja në Botë” të premten në “Rinora 4”

në kategorine Diaspora

Diskoteka më e njohur shqiptare në Zvicër, “Rinora 4” do të jetë nikoqire e bukurosheve të spektaklit “Miss Shqiptarja në Botë”

E Mërkurë, 19 Dhjetor 2018 – 21:30
albinfo.ch

Me datën 21 dhjetor, të premten në mbrëmje në këtë diskotekë do të mbahet gjysmëfinalja e “Miss Shqiptarja në botë”. Pas spektaklit, të pranishmit do t’i argëton këngëtari, Meda, njofton albinfo.ch.

Bukuroshet shqiptare kanë “pushtuar” sërish Zvicrën. Vajzat tona nga e gjitha bota do të janë në sfidë për kurorën e më të bukurës “Miss Shqiptarja në botë”.

Që nga data 18 dhjetor të gjitha vajzat gjysmëfinaliste janë grumbulluar në Zvicër. Ato do të qëndrojnë deri më 22 dhjetor. Përveç angazhimeve të tyre me ushtrime, sete fotografish nga fotografi Avni Selmani, vajzat do të kenë mundësinë që të vizitojnë edhe vende të bukura në Zvicër, ndërkohë për ushqimin e tyre janë rezervuar disa nga restorantet më të mira shqiptare në këtë vend, raporton albinfo.ch.

Me datën 21 dhjetor, të premten në mbrëmje, në diskotekën “Rinora 4” do të mbahet gjysmëfinalja. “Do të jetë një spektakël i madh, garë e fort dhe emocion pa fund… Nga kjo gjysmëfinale, juria profesionale do të zgjedh 15 finalistet të cilat do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre për në finalen e madhe që do të mbahet në Suedi”, ka thënë organizatori i këtij spektakli Ilir Geci.

Pas spektaklit, mbrëmja do të vazhdojë me këngë e valle. E për atmosferën dhe argëtimin e të pranishmeve, do të përkujdeset, këngëtari i njohur, Meda.

Në finalen e spektaklit në Suedi, pritet të ndahen mbi 20 mijë euro para, shpërblime dhe dhurata për vajzat fituese.

Burimi: https://www.albinfo.ch

“Erë emërohen”, fitues i Konkursit të ISEAL-it dhe UNIL-it

në kategorine Diaspora

Instituti Zviceran i Studimeve Shqiptare (ISEAL) dhe Universiteti i Lozanës (UNIL), organizuan ceremoninë e dhënies së çmimit letrar të Konkursit letrar «Rrënjë për t’u rritur gjetiu», organizuar nga UNIL dhe ISEAL

E Mërkurë, 19 Dhjetor 2018 – 20:43
Arsim Ferizi

Driton Kajtazi, drejtor I ISEAL-it dhe Daniele Maggetti, drejtor I CRLR UNIL

Në Bibliotekën e qytetit të Lozanës, me përkrahjen e qytetit të Lozanës, në ceremoninë e organizuar, të martën, më 18 dhjetor 2018, pjesëmarrësit patën rastin të njiheshin me 3 fituesit e këtij konkursi, por edhe të ndiqnin një program të thuktë artistik.

Fillimisht fjalën e mori Z. Fréderic Sardet, drejtor i Bibliotekës së qytetit të Lozanës, i cili përmendi edhe bashkëpunimin e mirë që kanë pasur edhe më herët me komunitetin shqiptar.

Pastaj fjalën e mori Z. Francis Cousin, Kryetar Nderi i ISEAL-it. Z. Cousin falënderoi Universitetin e Lozanës dhe sidomos Qendrën e Kërkimeve Letrare të Zvicrës franceze dhe drejtorin Daniele Maggetti për këtë konkurs akademik, në të cilin Z. Maggetti pati një përkushtim të rrallë. Falënderime drejtoi edhe në adresë të  qytetit e Lozanës e në veçanti për Z. Oscar Tosato, drejtues i Qytetit, për përkrahjen e vazhduar për ISEAL-in dhe Bibliotekën e Lozanës për bashkëpunim.

Daniele Maggetti paraqiti idenë dhe përmbajtjen e këtij konkursi, të realizuar me Z. Driton Kajtazi, drejtor I ISEAL-it. Ka kohë që donim të bënim këtë konkurs dhe, falë Driton Kajtazit, u bë realitet.

Një botim i një libri me shkrimet më të mira dhe një seri e aktiviteteve do të organizohen në të ardhmen, theksoi Z. Maggetti, i cili edhe falënderoi anëtarët e jurisë për përkushtimin e tyre. Anëtarë të jurisë ishin: Prof. dr. Camille Luscher, Prof. dr. Nerimane Kamberi, Prof. dr. Daniel Maggetti (président), Corinne Desarzens, Prof. dr. Muriel Zeender Berset. Prof. dr. Berset është edhe zonja e parë e Konfederatës.

Camille Luscher CTL UNIL

Visar Qusaj, drejtues i teatrit KURORA nga Nyoni, dhe Camille Luscher, nga Qendra e Përkthimeve Letrare të Universitetit të Lozanës, me leximet e fragmenteve të teksteve të fituesve të konkursit dhe Alban Lishi me saksofon, i dhanë ngjyrë të thellë letrare mbrëmjes.

Daniele Maggetti, drejtor i CRLR UNIL

Dhe, në fund, publiku pati rastin të njihej me fituesit e konkursit letrar.

Çmimi i parë i takoi Valmir Rexhepit për shkrimin “Erë emërohen”.

Zonja Carina Carballo e fitoi Çmimin e dytë me tekstin “Shamatë”

Çmimi i tretë i takoi Zonjës Renata Vujica me tekstin “Musa dhe unë”.

Visar Qusaj, drejtor i teatrit KURORA Nyon

Ceremonia u nderua me prani të institucioneve akademike dhe letrare të Zvicrës franceze, me Ambasadorin e Shqipërisë në Zvicër, Z. Ilir Gjoni, me Ministren Konsulle të Kosovës në Bernë, Zonjën Valbona Fazliu, Konsullin e Kosovës në Cyrih, Z. Visar Rrecaj, Mediatorin e kantonit Vaud, Z. Christian Raetz, me historianin dhe kuadron e lartë të kantonit vaud Dr Olivier Meuwly, kuadron e Caritasit zviceran, z. Patrick Busmann me përgjegjësit e Shoqatës TEUTA nga Lozana, përgjegjësit e organizatës balkan.ch, deputetë të kuvendit komual të Lozanës, Kryetarin e ISEAL-it, Prof Dr Régis Marion Veyron, etj.

Francis Cousin, kryetar Nderi ISEAL

Burimi: https://www.albinfo.ch

Shqiptarët, më punëtorët në Itali

në kategorine Diaspora

Shqiptarët mbajnë vendin e parë me gati 300 mijë të punësuar të regjistruar në INPS

E Mërkurë, 19 Dhjetor 2018 – 8:30
albinfo.ch

Shqiptarët janë komuniteti më punëtorë në Itali. Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore në Itali numri i të punësuarve të huaj të regjistruar për efekt të sigurime shoqërore u rrit gjatë 2017-s, shkruan “Il Sole 24”.

Shqiptarët mbajnë vendin e parë me gati 300 mijë të punësuar të regjistruar në INPS, megjithëse ato nuk renditet të parët në numër për sa i përket komuniteteve të huaja që jetojnë në Itali.

Komuniteti shqiptar në Itali sipas vlerësimit të ISTAT ishte 450 mijë në 2017-n. Më shumë se gjysma e komunitetit shqiptarë në Itali është i regjistruar në Institutin Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore (INPS).

Komuniteti rumun renditet si komuniteti i parë i të huajve në Itali, me 1.1 milionë, megjithatë nuk është në gjashtë komunitetet me numër më të lartë të punësuarish të regjistruar.

Më pas renditen marokenët me 262 mijë të punësuar, kinezët me 209 mijë të punësuar, ukrainasit me 166 mijë të punësuar, filipinët më 117 mijë dhe moldavët me 106 mijë të punësuar të regjistruar, raporton ‘Monitor’.

Në total, në Itali janë rreth 2.2 milionë të regjistruar të hua në Institutin Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore. 1.7 milionë janë të punësuar në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, ndërsa pjesa tjetër janë pensionistë ose individë që marrin përkrahje sociale, përcjell albinfo.ch.

Pjesa më e madhe e të punësuarve punojnë në sektorin jo-bujqësore, thuajse 1.1 milionë të huaj të regjistruar, 375 mijë punojnë në sektorin e shërbimit familjar dhe 139 mijë punojnë në sektorin bujqësor.

Në 10 vitet e fundit numri i të punësuarve të huaj është rritur me 26%, nga 1.3 milionë në 2008 në 1.7 milionë në 2017-n.

Burimi: https://www.albinfo.ch

Thirrja e diasporës shqiptare të Suedisë

në kategorine Diaspora

E Mërkurë, 19 Dhjetor 2018 – 0:05
albinfo.ch

Grupi përfaqësues i Diasporës shqiptare në Suedi lobon në Parlamentin Evropian.

Ata i bëjnë thirrje Diasporës shqiptare në 27 vendet e tjera anëtare në Unionin Evropian për tu organizuar e për të lobuar për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, shkruan albinfo.ch.

Diaspora gjithmonë ka dhënë kontribut të madh në vendlindje në çfarë formë që kanë mundur. Ata gjithashtu me remitenca ndihmojnë familjet e tyre, duke dërguar rreth 1 miliard euro në vit.

Burimi: https://www.albinfo.ch

Hapet ekspozita nga artistja kosovare në Berlin

në kategorine Diaspora

E Martë, 18 Dhjetor 2018 – 18:30
albinfo.ch

Është hapur ekspozita e artistes Shpresa Faqi në hapësirat e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin.

Artistja, Shpresa Faqi me makinën e saj udhëtoti nga ta nga qyteti Kassel, përmes Gjermanisë, Austrisë, Sllovenisë, Kroacisë, Bosnje e Hercegovinës, Malit të Zi deri në Kosovë. Gjatë këtij rrugëtimi, ajo njoftoi njerëz dhe vende dhe ekspozoi vizatimet e saj. Në stacionet e saj ajo shfaqi projeksionet dhe ekspozitat- fare në fund edhe në Galerinë Kombëtare të Kosovës.

Me ekspozitën e saj në Ambasadën e Kosovës në Berlin, Shpresa Faqi e përmbyll ciklin e këtij projekti. Ekspozita e saj do të jetë e hapur për vizitorët në tre muajt në vijim, shkruan albinfo.ch

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani Beqë Cufaj mysafirëve shprehu kënaqësinë që një artiste kaq e njohur prezanton punën e saj në Ambasadës.

Këshilltarja e Amasadës së Kosovës, Shota Bukoshi foli për konceptimin dhe bashkëpunimin me Shpresa Faqin kurse historianja e njohur e artit, Prof. Dr. Ursula Panhans-Bühler foli për vlerën e vizatimeve dhe ngjyrat e kapakëve të rrotave të makinës.

Ekspozita e Shpresa Faqit shënon përmbylljen e aktiviteteve të shumta që Ambasada e Kosovës në Berlin zhvilloi me rastin e shënimit të 10 Vjetorit të Marrëdhënieve Diplomatike mes Kosovës e Gjermanisë.

 

 

Burimi: https://www.albinfo.ch

Shko lartë