Category archive

Diaspora - page 21

Skënderbeu në pullën postare të Francës

në kategorine Diaspora

E Mërkurë, 30 Janar 2019 – 13:20
albinfo.ch

Franca nxjerr në qarkullim pullën postare me imazhin e Skënderbeut, heroi i kombit shqiptar.

Imazhi i heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu është propozuar nga “La Maison de l’Albanie” me vizatim grafik sipas projektit për sheshin “Skanderbeg, Paris”, të piktorit Zamir Mati, përcjell albinfo.ch.

Pulla postare, me të cilën nderohet figura e heroit kombëtar shqiptar, nxirret në qarkullim nga “La Poste, France”.

Kujtojmë se viti 2018 ishte shpallur vit i Skënderbeut në Shqipëri, dhe ku janë organizuar shumë aktivitete për heroin e kombit shqiptar.

Burimi: https://www.albinfo.ch/

Shefe e lartë në Swisscom, tifoze e zjarrtë e Kombëtares Shqiptare

në kategorine Diaspora

Fazile Ademi mban poste të larta në Swisscom. Por kjo nuk e ka penguar të shprehë përkushtimin e saj për çdo gjë shqiptare. Ajo i ndjek ndeshjet e Kombëtares Shqiptare me veshjet përkatëse

 

E Martë, 29 Janar 2019 – 16:30
Alban Hamza

Në prag të festave të fundvitit kudo në Zvicër ndodh që nëpër ambiente të punës të shtrohen tavolina me ushqim e pije për të festuar. Edhe në zyrat e Swisscom-it në Liebefeld të Bernës ishte shtruar po ashtu një tavolinë e tillë, por për dallim nga të tjerat, kjo tavolinë kishte djathë sharri, suxhuk nga Prizreni, zarzavate të ndryshme si dhe verë nga Kosova. Festat e fundvitit nuk ishin arsyeja kryesore për këtë tavolinë, por ishte edhe 20-vjetori i punës së saj në Swisscom.  Fazile Ademi ishte „organizatorja“ e këtyre ushqimeve.

Edhe pse e lindur në Zvicër, e duke qenë se atëherë numri i të huajve ishte jo shumë i madh, qysh në fillim kishin filluar paragjykimet ndaj saj si „e huaj“.

Pas shkollimit të obligueshëm fillor në Sursee të Luzernit, Fazilja interesohet për të ndjekur shkollimin profesional për “Kauffrau”. Edhe pse në mesin e 50 kandidatëve, kishte arritur rezultatet më të mira në teste, ajo nuk pranohet nga punëdhënësi, për shkak të përkatësisë së saj fetare që figuronte në dokumentet e aplikimit, përkundër faktit se ishte rritur në një familje liberale.

Por për Fazilen ky nuk ishte fundi i botës. Ajo fiton zanatin e saj diku tjetër dhe  e kryen me sukses.

 Tregon aftësi për menaxhim

Dëshira e saj ishte që të shëtiste nëpër botë, ajo ëndërronte të bëhej stjuardesë apo edhe udhëheqëse e udhëtimeve, por fati kishte rezervuar diç tjetër për të.

Pas disa aventurave nëpër kompani të ndryshme, në vitin 1998 punësohet në kompaninë zvicerane të Telekomunikacionit, “Swisscom” në Olten si agjente për përkujdesjen e klientëve. Duke parë aftësitë e saj në menaxhimin e punës, shpejt bie në sy tek ekspertët që vinin nga qendra në Bernë, të cilët e ftojnë të bashkohet në ekipin e tyre.

Falë përkushtimit, të cilin e kishte kultivuar qysh në fëmijëri, duke qenë se ishte fëmija më i madh në familjen 7 anëtarëshe, aftësitë e saj në menaxhim dhe në thjeshtësimin e detyrave, shtyn mbikëqyrësit e saj që ta promovojnë por edhe t`i japin mundësi të shumta shkollimi, të cilat ajo i shfrytëzon dhe i kryen me sukses.

Edhe pse nuk kishte fakultet të kryer, falë kurseve të shumta dhe certifikatave të ndryshme në IT Menaxhment dhe Strategji, udhëheqësi e të tjera, në vitin 2016 kryen Magjistraturën në Teknologji Informative-Analiste e Biznesit.

Ndërkohë promovimet e saj nuk kishin të ndalur. Më 2014 ajo merr kontratën e parë si një kuadër në Swisscom, e cila i mundëson që për dy vjet të bëhet udhëheqëse në Inxhiniering të Biznesit si dhe Menaxhim të kërkesave brenda Swisscom-it.

E prirur gjithmonë për gjëra të reja, ajo braktis pozitën që kishte, për t’iu bashkuar një projekti tjetër në zhvillim brenda kompanisë, duke pranuar kështu edhe degradimin e saj në pozitë. Por kjo nuk paraqiste problem për Fazilen.

Drejton ekipin prej 80 punëtorësh

Me angazhimin dhe me përkushtimin, e saj, shpejt nga një “Product Owner” arrin që të bëhet një “Release Train Engineer” (RTE) dhe “Agile Coach”, duke pasur nën komandë një numër të konsiderueshëm punëtorësh (80) në njërën ndër qendrat e Swisscom në Zvicër.

Por jo gjithçka ka qenë aq e lehtë sa duket. Duke qenë se ishte e lindur në Zvicër, pos për zviceranët, kishte shumë raste kur edhe nga vetë komuniteti shqiptar, apo edhe gjatë vizitave në Kosovë, konsiderohej si e huaj. Ishte në atë situatën „as mish as peshk“. Por zhvillimet e viteve 90-ta në Kosovë kishin bërë që të krijohet një lidhje më e fortë me vendlindjen.

Gjatë luftës në Kosovë, ishte paraqitur si vullnetare për tu kyqur në luftë në një pikë rekrutimi në Zvicër, por ishte refuzuar, për arsye të panjohura.

Gjatë pushimeve verore, Fazilja, në vend që të shfrytëzojë kohën për vizita familjare, ishte angazhuar në disa projekte të DEZA dhe Swisscontact në Kosovë. Përmes tyre tentohej krijimi i planprogrameve të reja në shkolla teknike, qëllimi i të cilave ishte mësimi sa më i mirë i punës me kompjuter.

Fazilja është kudo ku është Kombëtarja Shqiptare

Ndërsa për të dëshmuar edhe më tej dashurinë e saj per atdheun, në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Zvicrës në Evropianin“France 2016”, fotoja e saj e bërë rastësisht nga një gazetar i albinfo.ch, kishte marrë vëmendje të madhe nga një numër i madh i mediave. Aty Fazilja paraqitej me veshje të Kombëtares së Shqipërisë, përderisa syzet i kishte me flamur zviceran, duke treguar dashurinë e saj për këto dy vende. Në ngjarje të tilla, ajo është gjithmonë e pranishme me simbole kombëtare.

Në punën që bën, është  shqiptarja e vetme në ekipin e saj. Edhe pse në pakicë, asaj nuk i mungon krenaria. Shfrytëzon çdo rast për të promovuar produkte shqiptare apo duke ndërlidhur gjëra me Kosovë apo Shqipëri. Kanë qenë të shumta edhe rastet kur ka udhëtuar me grupe kolegësh nga kompania drejt viseve shqiptare, vetëm për t`ua prezantuar atyre bukuritë shqiptare.

Duke qenë se koha që i mbetet për familjen është shumë e shkurtër, vendos të ndërtojë shtëpi në Ulqin, duke i mundësuar vetes dhe familjarëve të saj që së paku një herë në vit t`i kalojnë ca kohë nga pushimet së bashku. Këto pushime për të mbeten ndër momentet më cilësore të vitit, sepse familja  është e shenjtë për Fazilen.

Ishte paraqitur vullnetare për të luftuar në Kosovë

Gjatë luftës në Kosovë, ishte paraqitur si vullnetare për t’u kyçur në luftë në një pikë rekrutimi në Zvicër, por ishte refuzuar, për arsye të panjohura. Gjatë pushimeve verore, Fazilja, në vend që të shfrytëzojë kohën për vizita familjare, ishte angazhuar në disa projekte të DEZA dhe Swisscontact në Kosovë.

Burimi: https://www.albinfo.ch/

“Parandalo”: Hapat që duhet të ndiqni për të gjetur një punë në Zvicër

në kategorine Diaspora

 Shoqata “Parandalo” edhe zyrtarisht nga muaji mars do të hapë qendrën e saj, ku mund të kërkoni zgjidhje të problemeve eventuale edhe në gjuhën shqipe dhe të trajtohen të gjitha rastet falas dhe në mirëbesim.

E Hënë, 28 Janar 2019 – 13:48
albinfo.ch

Nëse keni punuar në Zvicër për të paktën një vit, e pastaj keni mbetur pa punë, atëherë mos u shqetësoni, sepse Zvicra ka një sistem të jashtëzakonshëm të përfitimit të papunësisë.

Shumica e njerëzve, përfshirë edhe të huajt me leje pune të vlefshme, kanë të drejtën e 80 për qind të pagës së tyre të fundit.

Ata që përfitojnë pagesë papunësie janë nën detyrime të caktuara, duke përfshirë takime të shpeshta me qendrën e punës dhe presionin për të aplikuar për punë.

Megjithatë, nuk është edhe kaq lehtë.

© 2019 ALBINFO.CH

Janë jo pak rregulla që duhet t’i ndiqni gjatë kohës që jeni i papunë në Zvicër.

Pikërisht për këtë temë shoqata “PARANDALO” kishte organizuar një debat të dielën në Oerikon.

“I/e i papunë – Ku? Çfarë? Si? dhe orientimi në profesion!” janë disa nga pyetje që kanë marrë përgjigje nga Hanni Bütler, këshilltare për profesion, studim dhe karrierë dhe Ruzhdi Ibrahimi, ekspert i diplomuar i sigurimeve shoqërore.

Zvicerania Bütler shpalosi ofertën e qendrës “Laufbahnzentrum” në  Zürich.

Ajo thotë se i këshillojnë të gjithë të interesuarit për t’i orientuar më shpejt në tregun e punës.

Ofertat e tyre për profesion, studim dhe karrierë janë të dedikuara edhe për të huajt në Zvicër.

Bütler ka bërë të ditur se janë 41 mijë vende pune të lira për zanat. Gjithashtu ajo ka thënë se ndërmjetësojnë njohjen e diplomave të huaja në Zvicër.

© 2019 ALBINFO.CH

Nga ana tjetër, Ruzhdi Ibrahimi, ekspert i diplomuar i sigurimeve shoqërore, ka kërkuar nga të pranishmit që të kenë kujdes në rregullat që duhet të ndiqen në kohë sa janë të papunë.

Përveç afateve ligjore për paraqitjen e tyre në qendrat e punësimit RAV, të papunët duhet të jenë aktivë duke kërkuar punë.

“Sigurimi i papunësisë është i obligueshëm dhe punëtorët paguajnë kontribute për të siguruar veten e tyre kur të mbeten pa punë”, thotë Ibrahimi, duke treguar se sigurimi i papunësisë daton nga viti 1984, ndërsa origjinën e kanë nga sindikatat.

© 2019 ALBINFO.CH

Në Zvicër operojnë 30 arka të papunësisë

 Të pranishmit kanë marrë përgjigje për të drejtat e tyre dhe përgjegjësitë ndaj arkës së punësimit nëse sëmuren ose aksidentohen.

Shoqata “Parandalo” edhe zyrtarisht do të hapë nga muaji mars qendrën e saj, ku mund të gjejnë zgjidhje problemet edhe në gjuhën shqipe dhe të trajtohen të gjitha rastet falas dhe në mirëbesim.

Në një qendër të tillë do të organizohen edhe aktivitete të tjera dhe se do të jetë e hapur edhe për komunitetet e tjera, përveç shqiptarëve, tha Valdete Hoti, kryetare e shoqatës “Parandalo”.

Përveç ndërmjetësimit të rasteve të ndryshme, shoqata “Parandalo” ishte bërë e njohur edhe me organizimin e tryezave, në të cilat të interesuarit, shumica shqiptarë, kanë marrë informacione të dorës së parë nga ekspertët e fushave të ndryshme.

© 2019 ALBINFO.CH

Xhemal Selimi, organizator dhe themelues i shoqatës “Parandalo”, në fund ka ftuar të pranishmit që të anëtarësohen në shoqatën e tyre, duke iu bashkangjitur në aktivitetet e tyre.

Financiarisht organizimin e tryezave e kishte mbështetur Enti për Integrim i qytetit të Cyrihut, ndërsa tani disa nga tryezat janë organizuar edhe në qytetin e Bazelit.

Burimi: https://www.albinfo.ch

Iliri, mjeshtër i fitnesit: “Të gjithë dëshirojnë të duken bukur”

në kategorine Diaspora

Ilir Halili fitnesin e kishte filluar për të hequr mbipeshën, ndërsa me kohë ai u bë vetë instruktor dhe pronar i një klubi specifik të fitnesit, “Klub der Sportfreunde”, në Cyrih

 

E Diel, 27 Janar 2019 – 18:30
albinfo.ch

Fitnesi, sporti i trupit të bukur, ka pushtuar botën. Janë miliona persona në botë që i janë përkushtuar stërvitjes së muskujve, me synim formimin e trupit perfekt dhe në kërkim të rinisë së përjetshme.

Por, mos harroni se për t’i arritur të gjitha këto nuk është lehtë dhe duhet përkushtim, motivim dhe durim, të cilat jo çdo kush mund t’i ketë. Ilir Halili në Cyrih është në mesin e atyre, të cilët duket t’i kenë këto karakteristika. Ai është tejet i dhënë pas fitnesit – fushës me të cilën merret tash e disa vjet edhe profesionalisht.

 

Fitnesin, siç tregon Ilir Halili, e kishte filluar për shkak të mbipeshës që kishte si i ri, me qëllim skalitjen e muskujve dhe mirëmbajtjen e shëndetit. Por, tani atij fitnesi i është bërë profesion, kështu që njohuritë e veta i shfrytëzon për të ndihmuar të tjerët, me qëllim që edhe ata t’i arrijnë rezultatet e deshiruara dhe të krijojnë shprehi të shëndetshme të jetesës.

Që nga mosha tetëmbdhjetëvjeçare Iliri kishte kaluar shumë kohë nëpër salla të fitnesit.

Përmes instruktorëve kishte përfituar nga programe të “dobësimit”, duke djegur kaloritë e tepërta.

“Klub der Sportfreunde”, unik në çdo aspekt

Tani jo vetëm që nuk ka mbipeshë, por prej më shumë se një viti menaxhon edhe një qendër fitnesi bashkë me një shok zviceran(dy partenrë biznesi). Kjo qendër, si nga jashtë ashtu dhe në brendi të saj, duket në çdo aspekt unike.

Është fjala për klubin e fitnesit të quajtur “Klub der Sportfreunde”, i cili gjendet në lagjen “Altstetten” të Cyrihut.

Përse një palestër e këtillë fitnesi është më ndryshe se të tjerat?

Këtu stërvitja bëhet me trajner personal për secilin klient ndërsa pajisjet e vendosura në këtë palestër prej 1 mijë metrash katrorë janë fjala e fundit e modeleve që përdoren në Zvicër.

Iliri urren vrapimin në vend në shiritin për vrapim dhe për këtë arsye do të gjeni shumë pak shirita dhe bicikleta për stërvitje në palestrën “Klub der Sportfreunde”, që nuk e kishte quajtur rastësisht me atë emër.

Jetesa e shëndetshme, prioritet 

“Të tjerët e bëjnë këtë që të mos humbin kohë me klientët dhe i përkushtohen më pak fitnesit. Ndërsa stërvitja individuale me peshëngritje etj., është më e kushtueshme. Te klubet tjera zakonisht hyn e del dhe nuk te njeh kush. Ndërsa këtu jemi të gjithë të familjarizuar. Të gjithë dëshirojnë të duken më bukur, por jeta më e shëndteshme është prioritet”, thotë 31 vjeçari, i cili i kalon për çdo ditë 13-14 orë në fitnesin që e ka bërë edhe biznes .

“Dyert hapen nga ora 6 dhe mbyllen në ora 22. Këtu është shërbimi më i veçantë dhe klienti është mbret”.

Mund të befasoheni kur në klubin e Ilirit të shihni sportistë garash olimpike pastaj persona me aftësi të kufizuara e deri te gjyshet mbi 80 vjeç.

“Stërvitjet janë individuale për secilin, duke u bazuar në planin që përckatohet nga trajnerët tanë që ndjekin gjendjen e tyre. Pyetjet e para që bëhen, janë: ku doni të arrini pas tre muaj, gjysmë viti apo një viti. Nuk është program kompjuteri “copy paste”, por secili ka specifikat e tij”, tregon eksperti i fitnesit Ilir Halili, i cili ka lindur dhe është rritur në Thurgau, ndërsa prej 6 vitesh jeton në Cyrih.

Një klub, ku mbahen edhe seminare e ligjërata

Ai pretendon të mos jetë konkurrencë e të tjerëve por është “krejt më ndryshe” ngase në këtë qendër mbahen edhe seminare, ligjërata të shpeshta për ushtrimet fizike nga instruktorë që vijnë nga e tërë bota. Ky klub fitnesi ka një ambient shumë më ndryshe se të gjithë të tjerët, një ambient shumë motivues për të gjithë ata që dëshirojnë që të formësojnë trupin e tyre.

“Ne nuk kemi vendosur pasqyra, që klientët të mos hutohen gjatë stërvitjeve. Një trajner i mirë të ndryshon stilin e jetës, jo vetëm me programin për stërvitje por të tregon edhe me çfarë të ushqehesh, si të evitosh stresin etj. Në këtë mënyrë, trajneri shqiptar garanton ndryshimin e trupit tuaj. Ai madje thotë se me ekipin e tij, “po sfidojnë edhe mjekësinë zvicerane”.

 

Në Cyrih zyrtarisht frekuentohen rreth 200 studio fitnesi, dhe ky qytet thuhet të jetë njëra prej qendrave më të mëdha botërore të fitnesit.

Nuk është program “Copy paste”

“Stërvitjet janë individuale për secilin, duke u bazuar në planin që përckatohet nga trajnerët tanë që ndjekin gjendjen e tyre. Pyetjet e para që bëhen janë: ku doni të arrini pas një jave, një muaji apo tre muajsh. Nuk është program kompjuteri “copy paste”, por secili ka specifikat e tij”.

Klubi që sfidon edhe mjekësinë zvicerane

Një trajner i mirë të ndryshon stilin e jetës, jo vetëm me programin për stërvitje, por të tregon edhe me çfarë të ushqehesh, si të evitosh stresin etj. Në këtë mënyrë, trajneri shqiptar garanton ndryshimin e trupit tuaj. Ai madje thotë se me ekipin e tij “po sfidojnë edhe mjekësinë zvicerane”.

 

Burimi: https://www.albinfo.ch

Iliri, mjeshtër i fitnesit: “Të gjithë dëshirojnë të duken më bukur”

në kategorine Diaspora

Ilir Halili, fitnesin e kishte filluar për të hequr mbipeshën ndërsa me kohë ai u bë vetë instruktor dhe pronar i një klubi specifik të fitnesit, “Klub der Sportfreunde”, në Cyrih

 

E Diel, 27 Janar 2019 – 18:30
albinfo.ch

Fitnesi, sporti i trupit të bukur, ka pushtuar botën. Janë miliona persona në botë, që i janë përkushtuar stërvitjes së muskujve, me synim formimin e trupit perfekt e pa dhjamë dhe në kërkim të rinisë së përjetshme.

Por mos harroni se për t’i arritur të gjitha këto nuk është lehtë dhe duhet përkushtim, motivim dhe durim, të cilat jo çdo kush mund t’i ketë. Ilir Halili në Cyrih, është në mesin e atyre, të cilët duket t’i kenë këto karakteristika. Ai është tejet i dhënë pas fitnesit – fushës me të cilën merret tash e disa vite edhe profesionalisht.

 

Fitnesin, siç tregon Ilir Halili, e kishte filluar për shkak të mbipeshës që kishte si i ri, me qëllim skalitjen e muskujve dhe mirëmbajtjen e shëndetit. Por tani atij fitnesi i është bërë profesion kështu që njohuritë e veta i shfrytëzon për të ndihmuar të tjerët, me qëllim që edhe ata t’i arrijnë rezultatet e deshiruara dhe të krijojnë shprehi të shëndetshme të jetesës.

Që nga mosha tetëmbdhjetë vjeçare Iliri kishte kaluar shumë kohë nëpër salla të fitnesit.

Përmes instruktorëve kishte përfituar nga programe të “dobësimit ” duke djegur kaloritë e tepërta.

“Klub der Sportfreunde”, unik në çdo aspekt

Tani jo vetëm që nuk ka mbipeshë, por prej më shumë se një viti menaxhon edhe një qendër fitnesi bashkë me një shok zviceran(dy partenrë biznesi). Kjo qendër, si nga jashtë ashtu dhe në brendi të saj, duket në çdo aspekt unike.

Është fjala për klubin e fitnesit të quajtur “Klub der Sportfreunde”, i cili gjendet në lagjen “Altstetten” të Cyrihut.

Përse një palestër e këtillë fitnesi është më ndryshe se të tjerat?

Këtu stërvitja bëhet me trajner personal për secilin klient ndërsa pajisjet e vendosura në këtë palestër prej 1 mijë metrash katrorë janë fjala e fundit e modeleve që përdoren në Zvicër.

Iliri urren vrapimin në vend në shiritin për vrapim dhe për këtë arsye do të gjeni shumë pak shirita dhe bicikleta për stërvitje në palestrën “Klub der Sportfreunde”, që nuk e kishte quajtur rastësisht me atë emër.

Jetesa e shëndetshme, prioritet 

“Të tjerët e bëjnë këtë që të mos humbin kohë me klientët dhe i përkushtohen më pak fitnesit. Ndërsa stërvitja individuale me peshëngritje etj., është më e kushtueshme. Te klubet tjera zakonisht hyn e del dhe nuk te njeh kush. Ndërsa këtu jemi të gjithë të familjarizuar. Të gjithë dëshirojnë të duken më bukur, por jeta më e shëndteshme është prioritet”, thotë 31 vjeçari, i cili i kalon për çdo ditë 13-14 orë në fitnesin që e ka bërë edhe biznes .

“Dyert hapen nga ora 6 dhe mbyllen në ora 22. Këtu është shërbimi më i veçantë dhe klienti është mbret”.

Mund të befasoheni kur në klubin e Ilirit të shihni sportistë garash olimpike pastaj persona me aftësi të kufizuara e deri te gjyshet mbi 80 vjeç.

“Stërvitjet janë individuale për secilin, duke u bazuar në planin që përckatohet nga trajnerët tanë që ndjekin gjendjen e tyre. Pyetjet e para që bëhen, janë: ku doni të arrini pas tre muaj, gjysmë viti apo një viti. Nuk është program kompjuteri “copy paste”, por secili ka specifikat e tij”, tregon eksperti i fitnesit Ilir Halili, i cili ka lindur dhe është rritur në Thurgau, ndërsa prej 6 vitesh jeton në Cyrih.

Një klub ku mbahen edhe seminare dhe ligjërata

Ai pretendon të mos jetë konkurrencë e të tjerëve por është “krejt më ndryshe” ngase në këtë qendër mbahen edhe seminare, ligjërata të shpeshta për ushtrimet fizike nga instruktorë që vijnë nga e tërë bota. Ky klub fitnesi ka një ambient shumë më ndryshe se të gjithë të tjerët, një ambient shumë motivues për të gjithë ata që dëshirojnë që të formësojnë trupin e tyre.

“Ne nuk kemi vendosur pasqyra, që klientët të mos hutohen gjatë stërvitjeve. Një trajner i mirë të ndryshon stilin e jetës, jo vetëm me programin për stërvitje por të tregon edhe me çfarë të ushqehesh, si të evitosh stresin etj. Në këtë mënyrë, trajneri shqiptar garanton ndryshimin e trupit tuaj. Ai madje thotë se me ekipin e tij, “po sfidojnë edhe mjekësinë zvicerane”.

 

Në Cyrih zyrtarisht frekuentohen rreth 200 studio fitnesi, dhe ky qytet thuhet të jetë njëra prej qendrave më të mëdha botërore të fitnesit.

Nuk është prgram “Copy paste”

“Stërvitjet janë individuale për secilin, duke u bazuar në planin që përckatohet nga trajnerët tanë që ndjekin gjendjen e tyre. Pyetjet e para që bëhen, janë: ku doni të arrini pas një jave, një muaji apo tre muajsh. Nuk është program kompjuteri “copy paste”, por secili ka specifikat e tij”.

Klubi që sfidon edhe mjekësinë zvicerane

Një trajner i mirë të ndryshon stilin e jetës, jo vetëm me programin për stërvitje por të tregon edhe me çfarë të ushqehesh, si të evitosh stresin etj. Në këtë mënyrë, trajneri shqiptar garanton ndryshimin e trupit tuaj. Ai madje thotë se me ekipin e tij, “po sfidojnë edhe mjekësinë zvicerane”.

 

Burimi: https://www.albinfo.ch

VIDEO: Kosovarët “shpëtojnë” përkujdesjen gjermane

në kategorine Diaspora

E Diel, 27 Janar 2019 – 16:30
albinfo.ch

Përderisa në Gjermani sundon mungesa akute e personelit përkujdesës, shumë infermierë në Kosovë nuk po mund të gjejnë punë.

Për shkak se vetë ëndërrojnë për një të ardhme më të mirë, ata investojnë shumë para në një shkollim në gjuhën gjermane dhe kështu kontrollojnë nevojat për kujdes.

Në një reportazh të Televizionit gjerman N-TV, mund të ndiqni se si infermierët kosovarë trajnohen në Kosovë, për një vend pune në Gjermani. Një punë e tillë, për Elmedinën 20-vjeçare është shumë atraktive.

“Dua të shkoj në Gjermani, pasi vendi im nuk më ofron diçka të mjaftueshme për një jetë dinjitoze”, deklaron Elmedina për N-TV, përcjell Albinfo.ch.

Në Kosovë jo vetëm për infermierët që është e vështirë të gjendet ndonjë punë, por 35 për qind e popullatës janë të papunë. Sidomos, të rinjtë këtu nuk shohin ndonjë perspektivë.

Akademia gjermane e infermierëve, për çdo vit trajnon rreth 70 inferimerë të cilët për çdo muaj paguajnë nga 140 euro për trajnimin e tyre, që për në Kosovë janë para të mëdha. Për më tepër, mund ta ndiqni reportazhin në fjalë, në vegzën në vijim:

 https://www.n-tv.de/mediathek/sendungen/auslandsreport/Kosovaren-retten-deutsche-Pflege-article20826951.html?fbclid=IwAR1EcFqiz8twZkImUA76t-L3v4Lj-WDtfBRQlo12ZsU0N0QIeiUpFX6HLF4

Burimi: https://www.albinfo.ch

Ansambli “Arbëresha”, 15 vjet histori suksesi

në kategorine Diaspora

Një numër i madh bashkatdhetarësh kanë qenë të pranishëm në solemnitetin e mbajtur në mbrëmjen e 26 janarit, në shenjë të 15- vjetorit të themelimit të ansamblit “Arbëresha”, në Aadorf të Kantonit Thurgau

E Diel, 27 Janar 2019 – 13:45
albinfo.ch

15 vjet nuk janë shumë për historinë, por 15 vjetët e ansamblit “Arbëresha” paraqesin një kohë të ngjeshur me aktivitete të shumta, me qindra koncerte, udhëtime, vizita dhe mbi të gjitha, me një numër të madh njerëzish të frymëzuar për të ruajtur dhe kultivuar kulturën dhe traditën shqiptare në mërgim. Kështu mund të përmblidhet me pak fjalë historia e suksesit e një ansambli i cili është i lidhur fort me komunitetin, i cili e ka krijuar, mërgatën shqiptare të Zvicrës lindore.

 

Një numër i madh bashkatdhetarësh kanë qenë të pranishëm në solemnitetin e mbajtur në mbrëmjen e 26 janarit në shenjë të 15-vjetorit të themelimit të ansamblit “Arbëresha”, në Aadorf të Kantonit Thurgau. Ata kanë ndjekur një program artistik të përgatitur me shije dhe me përkushtim nga ansambli, tashmë i njohur në gjithë komunitetin shqiptar të Zvicrës e më gjerë.

Mbrëmja jubilare ishte konceptuar më ndryshe nga aktivitetet e ngjashme. Fare pak fjalime dhe më shumë bashkëbisedim në skenë, në mes të themeluesve dhe kontribuesve të ansamblit, kanë shënuar këtë mbrëmje. Po ashtu janë bërë edhe prezantime filmike të anëtarëve dhe janë interpretuar shumë valle nga valltarët e talentuar të “Arbëreshës”.

 

Kryetari i ansamblit “Arbëresha”, Nua Ukaj, në një fjalim spontan ka përmbledhur në pak fjalë historinë e ansamblit. Ai, sipas tij, është krijuar në vitin 2003, me mbështetjen e Misionit Katolik Shqiptar të Zvicrës Lindore, me seli në Sirnach dhe me ndihmën e pakursyer të kreut të atëhershëm të këtij misioni, Don Marjan Markaj. Që nga ajo kohë, ansambli është rritur dhe ka perfeksionuar në vazhdimësi punën e tij ndërsa synimi kryesor i tij ka qenë dhe mbetet, kultivimi i vlerave kulturore nga tradita shqiptare dhe përcjellja e tyre te brezat e rinj të mërgimtarëve.

Për të realizuar këtë synim, ansambli ka pasur gjatë gjithë kohës edhe mbështetjen e Misionit të përmendur, gjë që u dëshmua edhe në fjalën e rastit që e mbajti kreu aktual i këtij misioni, Don Albert Demaj. Ai u shpreh se shqiptarët kanë arritur një shkallë të kënaqshme të integrimit në Zvicër, falë edhe kushteve që Zvicra ka krijuar për këtë. Por, ka shtuar ai, është detyrë e jona që krahas integrimit me vlera, të ruhemi nga asimilimi. Dhe në këtë pikë, kontributi i ansamblit “Arbëresha” është i padiskutueshëm.

.

Kryetari Ukaj dhe folësit e tjerë kanë shprehur mirënjohje për të gjithë ata që në faza të ndryshme kanë dhënë kontributin e tyre për mbajtjen dhe rritjen e ansamblit. Në mesin e tyre janë veçuar dhe janë nderuar me një minutë heshtje kryetari i parë, tashmë i ndjerë, Lulzim Saliquni dhe koreografi i parë, po ashtu i ndjerë, Agron Bajrami. Në shenjë mirënjohje për Agron Bajramin dhe si vlerësim për bashkëpunimin e ngushtë të “Arbëreshës” me Shkollën e Vallëzimit Shqip në Zvicër, “Shota”, të themeluar nga Bajrami, i është dhënë një mirënjohje Lirije Bajramit, kryetares së tashme të “Shotës”.

 

Po ashtu është nderuar edhe koreografi i shquar, profesori Xhemali Berisha, i cili është autor i një numri të madh vallesh që “Arbëresha” i ka në repertorin e saj aktiv. Ai me këtë rast ka falënderuar ansamblin mikpritës për rëndësinë që i jep kultivimit të vlerave nga tradita jonë dhe ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejmë. Loja koreografike “Gjergj Kastrioti”, krijimi më i ri i profesorit Berisha ka qenë në qendër të programit artistik të mbrëmjes jubilare, pasi që edhe ishte krijuar enkas me ansamblin “Arbëresha” në shenjë të “Vitit të Skënderbeut”. Në këtë lojë koreografike dhe në paraqitjet e tjera skenike të kësaj mbrëmjeje është inkorporuar edhe figura e Shenjtëreshës shqiptare, Nënë Terezës.

Një numër i madh i valleve të luajtura nga grupe të ndryshme që janë pjesë e ansamblit kanë qenë pjesë e programit të pasur të mbrëmjes. Në secilën valle ka gjetur shprehje përkushtimi dhe dashuria e këtyre të rinjve dhe fëmijëve për traditën e të parëve të tyre.

Në një video që u prezantua si befasi për publikun dhe për vetë kryesinë e ansamblit, të gjithë anëtarët e tij i kanë shprehur kryetarit të ansamblit, Nua Ukaj falënderimin e tyre për punën e bërë në drejtimin e kësaj vatre të kulturës e traditës shqiptare. E përbashkëta e të gjitha fjalëve të shprehura nga ta ishte se në ansamblin “Arbëresha” ata kanë gjetur një familje të dytë, ku me dashuri dhe përkushtim kanë kontribuuar në të mirë të komunitetit dhe kulturës së prejardhjes.

Veç ansamblit “Arbëresha”, me një valle është paraqitur edhe Shkolla e Vallëzimit Shqip në Zvicër “Shota”, e cila ka mbështetur kështu festën e simotrës së saj më të re, “Arbëreshës”.

Grupi teatror “Aktrimi” ka freskuar programin me disa skeçe humoristike satirike, duke vënë në thumb të kriikës dukuri nga aktualiteti shqiptar, ndërsa pas programit zyrtar ka vazhduar argëtimi në shoqëri të këngëtarit të njohur nga Kosova, Afrim Muçiqit.

Burimi: https://www.albinfo.ch

Studenti nga Kosova, i punësuar në NASA

në kategorine Diaspora

Xhafer Rama, 24-vjeçar, me prejardhje nga fshati Turuçicë i Podujevës, është llapjani që ka vazhduar me suksese në Amerikë

E Diel, 27 Janar 2019 – 11:55
albinfo.ch

Shumë të rinj nga Kosova ia kanë mësyrë botës. Edhe pse për ndonjërin një gjë e tillë nuk ka dalë si vendim i duhur, për shumicën diçka e tillë është treguar shumë e suksesshme.

Këtë e dëshmojnë edhe të rinj të shumtë të Kosovës, njëri ndër ta është edhe Xhafer Rama nga Podujeva.

Xhafer Rama, 24-vjeçar, me prejardhje nga fshati Turuçicë i Podujevës, është llapjani që ka vazhduar me suksese në Amerikë. Si 21-vjeçar Rama ishte punësuar si asistent i matematikës në “Berea Collage” në Kentucky të Amerikës. Por, ai nuk u ndal me kaq. Së fundi Rama është punësuar edhe në NASA.

Vetëm 24-vjeçar dhe me gjithë këto suksese, për shumë kë duket paksa e çuditshme, por e arritshme për Ramën. Në këtë universitet Rama thotë se është personi i parë që përfundon tri drejtime brenda një afati të shkurtër kohor. Ai thotë se tani punon si inxhinier në Agjencinë Hapësinore në Amerikë, NASA.

“Kam përfunduar tri drejtime, matematikë, shkenca kompjuterike dhe ekonomi brenda katër viteve në “Bera Collage”, në Ketucky të Amerikës. Ky universitet njihet se Harvardi i Amerikës Jugore. Kam diplomuar si nxënës i dalluar, por njëkohësisht edhe nxënësi i parë në historinë e universitetit që përfundon të tri drejtime brenda një kohe të shkurtër. Kam aplikuar në shume vende për punë, njëra prej tyre ishte edhe NASA. Aktualisht jam duke punuar si inxhinier i softuerit (Softëare Engineer) te NASA në Uashington. Puna ime është t’i zbatoj analizat matematikore në mënyrë që të dizajnoj dhe zhvilloj faqe të ndryshme të internetit, ku personeli i Ministrisë së Brendshme marrin rezultatet e që unë ua ofroj”, ka rrëfyer Rama për Llapi.info.

Por, kjo nuk është puna e vetme për të. Kjo, pasi që ai punon dhe në kompani tjera, transmeton albinfo.ch.

“Gjithashtu jam duke punuar në një kompani “Blue Raster”, ku menaxhoj data-bazat dhe faqet e internetit. Njëkohësisht kontraktoj edhe për firma të pasurive të patundshme, ku në bazë të algoritmeve që i përpiloj, ata janë në gjendje të dinë ku mund të ndërtojnë banesa dhe zyre që janë përfituese. Në bazë të ekspertizës që kam treguar në fushën e matematikës, ekonometrisë dhe programit jam gjithmonë në kërkesë në vendin ku punoj, po dhe në kompani të tjera që t’ua përpiloj algoritmet që me të vërtetë janë vendimtarë ku kompanitë do ta bëjnë hapin e radhës”, ka vazhduar ai.

Pas gjithë këtyre, Rama ka edhe një synim, që në të ardhmen të zotërojë një kompani.

“Unë synoj që një ditë të kem kompaninë time, ku do t’u dorëzoj klientëve të ndryshme në Amerikë softuerë që ua mundëson të marrin vendime se ku do të përhapet sëmundja e radhës apo ku është vendi më oportunist ku kompanitë mund të hapin ndërtesa që janë fitimprurëse. Në përfundim, unë jam veç 24 vjeç. Shkollën fillore e përfundova në fshatin Orllan, ku edhe kam jetuar pas luftës, ndërsa shkollën e mesme në Prishtinë në shkollën “Prishtina High School”, derisa tani jeton në Uashington”, ka thënë ai.

Rama ka marrë pjesë në shumë aktivitete, me ç’rast atij i janë ndarë edhe shumë mirënjohje.

https://www.linkedin.com/in/xhaferrama

Burimi: https://www.albinfo.ch

Godet shtyllën e dritës pranë rrugës me veturë, dëmi 15 mijë franga

në kategorine Diaspora

E Diel, 27 Janar 2019 – 10:00
albinfo.ch

Një shtetas i Kosovës (23-vjeçar) është aksidentuar me një Citroen në Villnachern AG, duke goditur shtyllën e dritës afër rrugës.

Ngjarja ndodhi të premten, rreth orës 17:30, në Villnachern AG. Drita ndodhet afër rrugës, shkruan ‘Blick’.

Raportohet se nuk kishte të lënduar, derisa dëmi vlerësohej në 15 mijë franga, përcjell albinfo.ch.

Për të hetuar dyshimin pse ndodhi ky aksident, policia ka urdhëruar marrjen e mostrës të gjakut dhe urinës. Gjithashtu edhe si provë është marrë patentë shoferi.

linku i plote

Burimi: https://www.albinfo.ch

“I/e i papunë – Ku? Çfarë? Si?

në kategorine Diaspora

E Premte, 25 Janar 2019 – 14:35
albinfo.ch

Të nderuara anëtare dhe të nderuar anëtarë të shoqatës PARANDALO
Të nderuara bashkatdhetare dhe të nderuar bashkatdhetarë

Kemi knaqësinë të ju ftojmë për pjesëmarrje në ligjëratën e radhës që
organizohet nga shoqata PARANDALO me temën “I/e i papunë – Ku? Çfarë?
Si? dhe orientimi në profesion!”.

Të ftuar në ligjëratë janë:
Hanni Bütler, këshilltare për profesion, studim dhe karrierë dhe
Ruzhdi Ibrahimi, ekspert i diplomuar i sigurimeve Shoqërore,
qendra e arkës së papunësisë Unia në Bernë

Ligjërata mbahet ditën e dielë, më 27 janar 2019
Koha:      Në orën 14:00 – 16:00
Vendi:     Salla e Gemeinschaftszentrum Oerlikon
Adresa:    Gubelstrasse 10, 8050 Zürich

Për më shumë informata na kontaktoni
Tel. 076 419 11 10, [email protected]https://nam04.safelinks.protection.outlook.com/?url=www.parandalo.ch&data=02%7C01%7C%7C18d6f9989cd340306b1a08d682be0c22%7C84df9e7fe9f640afb435aaaaaaaaaaaa%7C1%7C0%7C636840150174502347&sdata=AEyG%2BLBk09zk628ISxQ%2FBCBC8zA96vkHTaCVudQKhEY%3D&reserved=0

Burimi: https://www.albinfo.ch

Televizioni italian, kronikë të veçantë për shkollën shqipe në Itali

në kategorine Diaspora

E Enjte, 24 Janar 2019 – 19:50
albinfo.ch

Televizioni italian Rai i ka kushtuar një kronikë të veçantë shkollës shqipe në Larino të Italisë.

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook e ka ndarë me ndjekësit e tij kronikën e televizionit italian.

Ai gjithashtu ka shkruar se projekti i shkollës shqipe në Itali ka për qëllim zbulimin e rrënjëve të shqiptarëve.

“Kronika e televizionit italian Rai, për shkollën shqipe në Larino. Ky projekt i komunës ka për qëllim mësimin e gjuhës shqipe nga fëmijët e komunitetit shqiptar, një mënyrë kjo për të zbuluar rrënjët e tyre. #diasporashqiptare #unëjamshqiptar”, ka shkruar ministri Majko.

A scuola di albanese

Un progetto del Comune di Larino portato avanti da volontari: l’insegnamento della lingua albanese a bambini molisani che hanno origini albanesi. Un modo per scoprire le proprie radici. Un esempio di rafforzamento del legame tra Molise e Albania. Servizio di Marcella Maresca

Publiée par Tgr Rai Molise sur Lundi 21 janvier 2019

Burimi: https://www.albinfo.ch

Zhduken dy adoleshente shqiptare në Angli

në kategorine Diaspora

E Enjte, 24 Janar 2019 – 12:04
albinfo.ch

Dy adoleshente shqiptare janë zhdukur pa gjurmë në Angli, duke vënë ne alarm jo vetëm familjarët dhe të afërmit e tyre, por edhe policinë britanike.

Bëhet fjalë për Griselda Dautin, njohur me emrin Risa, 14-vjeçare, dhe Gabriella Shenbitrasi, e njohur si Bella, 17-vjeçare, shkruajnë mediat shqiptare.

Zyrtarisht, Policia në Cardiff ka publikuar në Twitter fotografitë e të dy vajzave shqiptare, duke treguar detaje për të dhënat e tyre dhe duke bërë apel për ndihmë, ndaj kujtdo që mund t’i ketë parë apo t’i shohë, përcjell albinfo.ch.

“Nëse i shihni ato, telefononi në numrin 101 ose të numri 004975”- bën thirrje policia.

Grisilda, ose “Risa’:

Ajo mendohet të jetë në zonën e Londrës dhe besohet të jetë me shoqen e saj Bella.

Mosha : 14

Zhdukur që nga 14 janar 2019.

Zhdukur në Cardiff, South Glamorgan.

Gabriella ose ‘Bella’:

Mendohet të jetë në zonën e Londrës dhe besohet të jetë me shoqen e saj Risa.

Mosha: 17.

Zhdukur që nga: 14 janari 2019.

Zhdukur në, Cardiff, South Glamorgan.

Burimi: https://www.albinfo.ch

Ja sa shqiptarë jetojnë në Zvicër?

në kategorine Diaspora

Sipas këtij raporti, në Zvicër më së shumti të huaj ka nga Italia, Gjermania dhe Portugalia, duke u ndjekur nga Franca, Kosova, Spanja dhe Turqia

E Enjte, 24 Janar 2019 – 10:30
albinfo.ch

© 2018 ALBINFO.CH

Në Zvicër jetojnë 2.1 milionë persona të huaj. Në shtetin helvetik janë 122 grupe të mëdha të të huajve.

Me një popullsi të përgjithshme prej 8.526 milionë banorë, kjo përbën 25% të të huajve, përcjell albinfo.ch.

Në bazë të këtyre të dhënëve, Zvicra është me të vërtetë një shembull kryesor i integrimit të suksesshëm.

Shumica e të huajve në Zvicër (85.9%) janë nga Evropa. Pastaj janë nga Azia, Afrika, Amerika dhe Oqeania.

Sipas këtij raporti, në Zvicër më së shumti të huaj ka nga Italia, Gjermania dhe Portugalia, duke u ndjekur nga Franca, Kosova, Spanja dhe Turqia, përcjell tutje albinfo.ch.

Pra, në bazë të raportit, shtetasit nga Kosova renditen në vendin e pestë me 113 380 banorë.

Qytetarët e Shqipërisë në Zvicër janë vetëm 1916, derisa Shqipëria është e 70-ta në këtë listë.

Maqedonia është në vendin e tetë, derisa Serbia në të nëntin.

Renditja

Burimi: https://www.albinfo.ch

Arrestohet i dyshuari që vrau bashkëshorten e tij në Gjermani

në kategorine Diaspora

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, në bazë të një fletarrestimi ndërkombëtar, të lëshuar nga autoritetet e Republikës Federale të Gjermanisë, ka ndaluar të dyshuarin D.R. në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Vrasje e rëndë’’, duke vrarë bashkëshorten e tij në Gjermani.

 Ekziston dyshimi i bazuar që më 11 prill 2018, në qytetin Essen, në Gjermani, i dyshuari në banesën e tij e ka vrarë bashkëshorten e tij, tani të ndjerën J.R. dhe pas kryerjes së kësaj vepre penale është larguar nga vendi i ngjarjes, duke marrë me vete edhe dy fëmijët e tij të mitur, njëri i moshës 10-vjeçare, ndërsa tjetri 15 vjeç, thuhet në komunikatën për media, përcjell albinfo.ch.

Gjithashtu, i njëjti pas arratisjes ka lënë pas vajzën e tij të mitur, të cilës nga autoritetet gjermane iu ka caktuar kujdestari ligjor.

I dyshuari pas arratisjes nga organet e ndjekjes,  fëmijët e tij, të cilët kanë shtetësi gjermane, i ka mbajtur të mbyllur, duke paraqit rrezik të madh për ta. Nga autoritetet gjermane të dyshuarit i është marrë e drejta prindërore, në bazë të Aktgjykimit të Gjykatës së Qarkut në Essen, të cilin aktgjykim e ka njohur Gjykata Themelore në Gjilan.

Pas arrestimit të të dyshuarit, fëmijët janë strehuar përkohësisht në Strehimoren për Mbrojtjen e Viktimave, në Gjilan.

 Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda afatit ligjor, do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, në kohëzgjatje prej 40 ditësh, në Gjykatën kompetente në Gjilan.

Burimi: https://www.albinfo.ch

Ambasadorja falënderon Zvicrën për ndihmën e madhe që i jep Kosovës

në kategorine Diaspora

E Mërkurë, 23 Janar 2019 – 12:20
albinfo.ch

Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Zvicër, Nazane Breca e shoqëruar nga Mustafë Xhemaili, ministër Këshilltar në Ambasadën e Kosovës në Bernë, mori pjesë në pritjen e fillimvitit, të organizuar më 16 janar nga presidenti i ri për vitin kalendarik 2019 i Konfederatës zvicerane, Ueli Maurer.

Takimi organizohet për çdo fillimviti për Trupën Diplomatike të akredituar në Bernë dhe përpersonalitetet e larta të shtetit me rastin e promovimit me rotacion, e në mënyrë tradicionale, të presidentit të Zvicrës, transmeton albinfo.ch.

Ambasadorja Breca, duke takuar presidentin Ueli Maurer, ka uruar Vitin e Ri 2019 dhe ka falënderuar Zvicrën për mbështetjen që ka dhënë dhe po jep në mënyrë të vazhdueshme për shtetin e Kosovës, duke shprehur besimin në bashkëpunim edhe më të zgjeruar dypalësh mes Kosovës dhe Zvicrës. Ambasadorja ka takuar dhe uruar edhe ministrin e punëve të jashtme të Konfederatës, Ignazio Cassis.

Foto: ambasada e Kosovës në Zvicër (Facebook)
Foto: ambasada e Kosovës në Zvicër (Facebook)

Burimi: https://www.albinfo.ch

Gjermani: Turnir futbolli mes ekipeve përfaqësuese të bizneseve shqiptare

në kategorine Diaspora

E Martë, 22 Janar 2019 – 21:30
albinfo.ch

Në Ludwigsburg të Gjermanisë është mbajtur turniri i përvitshëm në futboll të vogël mes ekipeve përfaqësuese nga bizneset e shqiptarëve në këtë rajon të Gjermanisë. Nën organizimin e klubit futbollistik Drita-Kosova, turniri tradicional këtë vit ka mbledhur 13 ekipe të bizneseve.

“Duke u nisur nga ideja që bizneset këtu në diasporë të afrohen edhe më tepër mes vete, të krijojnë njohje dhe lidhje bashkëpunimi profesional, ky organizim po ia del që me vetëfinancimin e bizneseve të shënohet si duhet. Gjithmonë jemi në kërkim të opsioneve për ta bërë edhe me të fuqishëm këtë takim tradicional, duke shtuar numrin e bizneseve që përfaqësohen me ekipet e tyre.  Gara u zhvillua në një frymë mjaft sportive dhe fituesit ishin të merituar”, ka thënë për KP, Enver Muzliukaj, kryetar i klubit të futbollit Drita – Kosova, shkruan rtv21, përcjell albinfo.ch.

Vendi i parë në turnir i takoi ekipit Oroshi Clean 1, vendi i dytë u fitua nga firma Bajrami, vendi i tretë për firmën Duraku dhe vendi i katërt për Dessa-Market. Lojtari më i mirë i turnirit u shpall Fatlum Bajrami. 

Drita-Kosova është një prej klubeve që përveç këtij organizimi, funksionon si ekip profesional futbolli me lojtarë shqiptarë që jetojnë e veprojnë në Gjermani. Klubi ka edhe shoqatën, e cila merret me organizime të ndryshme kulturore, artistike dhe edukative.

Burimi: https://www.albinfo.ch

Diaspora kujton presidentin Rugova përmes eksponateve të një ekspozite

në kategorine Diaspora

Ekspozita “Kontributi i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova në Shtetformimin e Republikës së Kosovës”, e përgatitur nga Muzeu i Kosovës dhe nën përkujdesjen e Ministrisë së Diasporës, përmban eksponate të ndryshme që lidhen me presidentin Rugova

E Martë, 22 Janar 2019 – 12:02
albinfo.ch

© 2019 ALBINFO.CH
© 2019 ALBINFO.CH

“Kontributi i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova në Shtetformimin e Republikës së Kosovës”. Kështu është titulluar ekspozita e hapur mbrëmë, më 21 janar në një ambient të restorantit “Salmen” të Schlierenit, afër Cyrihut.

Hapjen e ekspozitës e ka bërë konsullja e Republikës së Kosovës në Cyrih, Shukrije Ramadani ndërsa fjalën përshëndetëse e ka mbajtur ambasadorja e Republikës së Kosovës në Zvicër, Nazane Breca. Ajo, duke iu referuar ekspozitës, foli gjerësisht për shemblltyrën dhe rolin e presidentit të ndjerë, dr. Ibrahim Rugova në shtetndërtimin e Kosovës, shkruan albinfo.ch.

Zonja Breca me këtë rast kujtoi rrugën jetësore të dr. Rugovës që nga lindja e tij në një familje patriotike dhe të persekutuar e deri te periudha kur ai dha  kontributin e tij madhor në ngritjen e shtetit të Kosovës. Është ironi e fatit, nënvizoi ndër të tjera znj. Breca, që presidenti Rugova nuk arriti ta shohë rezultatin final të përpjekjeve të tij jetësore, shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Një fjalë rasti e ka mbajtur zëvendësministri në Ministrinë e Diasporës dhe të investimeve strategjike, Arian Daci. Ai, në emrin e ministrisë së përmendur ka përkujtuar rolin vendimtar që presidenti i ndjerë ka pasur në gjithë periudhën rreth njëzetvjeçare të ndërtimit të shtetit të Kosovës. Këtë periudhë, siç ka theksuar Daci, e karakterizojnë dy personalitete emblema të historisë më të re të Kosovës: komandanti i UÇK-së, Adem Jashari dhe presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova.

© 2019 ALBINFO.CH

Dr. Sadik Krasniqi si bashkautor i ekspozitës, (krahas Ma Besnik Rraci) nga Muzeu i Kosovës, është ndalur në punën që ky muze, me mbështetjen e Ministrisë së Diasporës ka bërë për hapjen e ekspozitës në Zvicër. Ai ka sqaruar se eksponatet janë kryesisht ato që qëndrojnë në ekspozitën e përhershme, që është hapur në maj të vitit të kluar në muzeun në Prishtinë. Dr. Krasniqi ka folur edhe për personalitetin dhe shembëlltyrën e Presidentit hiostorik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova. Kjo ekspozitë do të bartet edhe në disa qytete të Evropës Perëndimore ku jetojnë shqiptarët.

© 2019 ALBINFO.CH

Ekspozita, e përgatitur nga Muzeu i Kosovës dhe nën përkujdesjen e Ministrisë së Diasporës, përmban eksponate të ndryshme që lidhen me presidentin Rugova, duke filluar nga kostumi origjinal që ka veshur ai në aktivitetet zyrtare, rekuizita të ndryshme, si një stilograf të dhuruar nga presidenti Clinton, disa letra, dorëshkrime të tij të hershme, një gur kristalor të Trepçës, etj. Por, sigurisht ato që mbizotërojnë, janë fotografitë e shumta që pasqyrojnë aktivitetet e presidentit të ndjerë përgjatë periudhës së shtetformimit të Kosvës. Mbresëlënëse në këtë vazhdë ishte sidomos panoja ku jepet trungu gjenealogjik i familjes së Ibrahim Rugovës, i përbërë nga 15 gjenerata.

© 2019 ALBINFO.CH
© 2019 ALBINFO.CH
© 2019 ALBINFO.CH
© 2019 ALBINFO.CH
© 2019 ALBINFO.CH

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri të shtunën, 26 janar 2019.
Adresa: Restoran “Salmen” Uitikonerstrasse 17 8952 Schliren, Cyrih.

Burimi: https://www.albinfo.ch

Shkencëtarja shqiptare po mahnit në Zvicër

në kategorine Diaspora

Në punimin e saj shkencor ajo ka testuar nivelin e vetëbesimit dhe të sigurisë që kemi kur gjykojmë shprehjet emocionale në fytyrën e njerëzve të tjerë dhe ka zbuluar se cilat zona të trurit aktivizohen gjatë këtij procesi

E Hënë, 21 Janar 2019 – 11:20
albinfo.ch

Punimi i një shkencëtareje të re shqiptare në fushën e neuroshkencës ka tërhequr vëmendjen e mediave më prestigjioze zvicerane.

Ishte pasioni i saj i madh për neuroshkencën dhe misteret e trurit që e çuan të studiojë dhe, më pas, të punojë si mjeke dhe kërkuese shkencore në Zvicër, kontributi i së cilës zë një vend të veçantë në këtë fushë të dijes njerëzore.

Indrit Bègue (Sinanaj), Doktore Shkencash në Neuroshkencë, është kërkuese postdoktorale në Departamentin e Psikiatrisë së Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Gjenevës dhe mjeke psikiatre në specializim në Departamentin e Shëndetit Mendor dhe Psikiatrisë në Spitalin Universitar të Gjenevës, shkruan “RTSH”.

Në punimin e saj shkencor, ajo ka testuar nivelin e vetëbesimit dhe të sigurisë që kemi kur gjykojmë shprehjet emocionale në fytyrën e njerëzve të tjerë dhe ka zbuluar se cilat zona të trurit aktivizohen gjatë këtij procesi, përcjell albinfo.ch.

Shkencëtarët kryen një studim në 34 persona dhe konstatuan që vetëbesimi në njohjen e shprehive emocionale të fytyrës ishte më i madh se ç’duhej, ndërsa saktësia e njohjes së këtyre shprehive ishte më e ulët. Dr. Bègue provon se bindja në interpretimin tonë emocional rrjedh drejtpërdrejt nga përvojat e ruajtura në kujtesën tonë.

Studiuesja ka ekzaminuar zonat e trurit duke përftuar skanime nga pjesëmarrësit në studim përmes një rezonance magnetike funksionale dhe ka evidentuar aktivizimin e zonave të kujtesës autobiografike dhe kontekstuale.

Burimi: https://www.albinfo.ch

Kantarena Gjelaj, me projekt interesant për gjuhën shqipe për publikun frëngjishtfolës

në kategorine Diaspora

Podkasti mund të dëgjohet në telefona Apple ose Android, por dhe në kompjuter, në shumë platforma si ApplePodcast, Google Podcast, Anchor FM, Spotify

E Hënë, 21 Janar 2019 – 10:30
albinfo.ch

Në Zvicër ka shumë shkolla për të mësuar gjuhën shqipe. Megjithatë, për të bërë më të lehtë prindërve, ka edhe shumë online.
Kantarena Gjelaj ka sjellë projektin e saj shumë interesant, i cili quhet “Apprendre l’Albanais” (Të mësojmë gjuhën shqipe), drejtuar një publiku frëngjishtfolës në Zvicër, shkruan albinfo.ch.

“Podkasti është i përbërë nga dy pjesë: pjesa e parë është për mësimin e gjuhës shqipe dhe pjesa e dytë është për t’u njohur së afërmi me shoqërinë shqiptare, duke lënë mënjanë çdo paragjykim që shoqëria në Zvicër mund të ketë ndaj kulturës sonë. Çdo episod zgjat rreth 5/6 minuta. Çdo episod del online në platformat përkatëse çdo të hënë mbrëma”, thotë Gjelaj për albinfo.ch.

Madje, për të bërë më atraktive dhe më të lehtë, ka disa mënyra se si të dëgjohet projekti i saj. “Podkasti mund të dëgjohet në telefona Apple ose Android, por dhe në kompjuter, në shumë platforma si ApplePodcast, Google Podcast, Anchor FM, Spotify etj.

Në çdo platformë ndodhet episodi, por dhe një përshkrim i shkurtër mbi episodin në fjalë, për shembull, episodi i parë është për mësimin e alfabetit shqip”, ka shtuar tutje ajo.

Ja disa linqe për të dëgjuar Podcastin:

Itunes :  https://itunes.apple.com/ch/podcast/apprendre-lalbanais-nenshkruar-kantarena/id1446247067?mt=2

Google Podcast : https://www.google.com/podcasts?feed=aHR0cHM6Ly9hbmNob3IuZm0vcy83ZjU0NWNjL3BvZGNhc3QvcnNz

Spotify : https://open.spotify.com/show/02p2ASqDfMMMaYLJ7FBMDz

 

Burimi: https://www.albinfo.ch

Çfarë e bën Gjermaninë ndryshe nga Zvicra?

në kategorine Diaspora

E Diel, 20 Janar 2019 – 19:00
albinfo.ch

David Schaffner, 25-vjeçar, la Zvicrën pas romancës së tij me një vajzë dhe u vendos në Gjermani.

David tregon se nuk ishte thjesht dashuria e tij e jetës që bëri atë të linte Zvicrën, por ai përjetoi një lidhje tjetër me Gjermaninë.

Ai tregon në një intervistë për Swissinfo.ch për jetën e tij, përcjell albinfo.ch.

“Për dashuri. U largova nga Zvicra në vitin 2016 për të dashurën time, e cila tani është gruaja ime. Nuk po planifikoj të kthehem (në Zvicër), por unë gjithashtu nuk do ta përjashtoja si mundësi”, tha David.

Tutje ai tregon se si shkon puna e tij.

“Unë punoj në industrinë ushqimore, në marketing. Ne jemi te specializuar ne “paketimin e etiketave private” për çaj dhe perime organike dhe kanë klient të madh dhe të vogël në Evropën Qendrore. Sektori organik po rritet dhe po ndryshon vazhdimisht. Është një punë shumë interesante dhe e larmishme. Kam marrë këtë punë në mënyrë tradicionale, duke aplikuar në një shpallje. Krahas punës sime, po studioj administratën e biznesit. Orari im është mjaft i plotë, por është mirë të kemi një sfidë”, tregon ai, shkruan Swissinfo, përcjell albinfo.ch.

Si jeton David?

“Jetoj në një qytet të vogël në veri të Hesse, afër kufirit me Saksoninë e Ulët dhe Thuringia. Jeta këtu është shumë e qetë, dhe kështu më pëlqen. Kuzhina gjermane nuk është aq shumë e ndryshme nga kuzhina zvicerane. Ne rrallë shkojmë jashtë për të ngrënë si gruaja ime dhe unë si të gatuajmë dhe përpiqemi të blejmë produkte të shëndetshme rajonale”, thotë David.

Çka e tërheq David në Gjermani më shumë se në Zvicër.

“Gjermania është më e larmishme sa i përket artit dhe kulturës. Mundësitë e shkollimit janë shumë të larta dhe kushtojnë shumë pak krahasuar me Zvicrën. Përveç kësaj, ka disa përfitime në BE, të tilla si kostot e roamingut në telefon celular dhe kostot e kursit të këmbimit brenda BE-së. Dy dallime të mëdha që vijnë në mendje janë mënyra e hapur dhe e drejtpërdrejtë e gjermanëve dhe se mund të vozisni aq shpejt sa të doni në autostradë”, thotë ai.

Cilat janë pikëpamjet e David për Zvicrën.

“Nga një distancë, Zvicra duket shumë e vogël, dhe megjithatë ajo është gjithandej në jetën time. Unë ndjek lajmin dhe rezultatet e sportit, flas me miqtë dhe familjen në telefon dhe këtu në Gjermani, unë i përkas një klubi zviceran”, thotë ai.

Sa është integruar David në Gjermani?

“Në fillim nuk ishte e lehtë, pasi kisha për të ndërtuar një komunitet të ri shoqëror. Lëvizja jashtë vendit do të thotë të braktisësh familjen dhe miqtë. Kjo nuk ishte e lehtë, dhe nganjëherë edhe sot ka momente kur është e vështirë. Por tani ndihem mirë i integruar. Përmes punës sime, aktivitetet e universitetit dhe të klubit i kam bërë kontaktet relativisht shpejt. Një marrëdhënie e ngrohtë dhe e hapur me familjen e gruas sime ka kontribuar shumë në procesin e suksesshëm të integrimit”, tha ai.

Sa është ambientuar me kulturën gjermane David?

“Unë e di shumë mirë me njerëzit dhe kulturën këtu. Ndoshta kjo është për shkak se e kam njohur bashkëshorten time për tetë vjet dhe natyrisht që kam ardhur në Gjermani rregullisht para vitit 2016. Për më tepër, ne zviceranët njihen shumë të adaptueshëm”, tregon tutje David.

A merr pjesë David në në zgjedhjet dhe referendumet e Zvicrës?

“Po, votoj me votim elektronik në zgjedhje dhe referendume. Ne Zvicrën kemi privilegjin e një zëri në proceset politike. Kështu që unë e konsideroj të rëndësishme ta shfrytëzoj sa më shumë këtë mundësi. Si emigrant zviceran, disa referendume kanë një ndikim të tërthortë tek unë. Në raste të tilla, konsultohem me njerëz që janë prekur drejtpërdrejt nga një referendum”, tregon ai

 

 

Burimi: https://www.albinfo.ch

Komunikimi shqip me psikiatrin, lehtësim për shërimin

në kategorine Diaspora

E Shtunë, 19 Janar 2019 – 19:00
albinfo.ch

I lindur në Bitijë të Epërme, komuna e Shtërpcës, shkollimin fillor e ka kryer në vendlindje, shkollën e mesme në Ferizaj, drejtimin eksperimental Biologji-Kimi. Fakultetin e Mjekësisë e ka mbaruar në Prishtinë. Studimet postdiplomike gjegjësisht specializimin në degën e Psikiatrisë dhe Psikoterapisë i ka mbaruar në Zvicër. Që nga viti 2012 deri para pak kohësh ka punuar si shef i repartit për sëmundje akute dhe rehabilituese në Klinikën e Psikoterapisë në Chur, kurse tani punon si specialist për psikiatri dhe psikoterapi në ordinancën e tij private në Trimmis, afër Churit, shkruan albinfo.ch.

«Në Zvicër erdha në vitin 1992, atëherë kur situata politike në Kosovë mori përmasa drastike të keqësimit. Fillimisht mbarova një kurs të gjuhës gjermane, pastaj gjeta një vend pune si ndihmës tekniku medicinal, deri sa arrita ta zotëroj gjuhën gjermane në një shkallë të mjaftueshme komunikimi», fillon rrëfimin e tij për aöbinfo.ch dr Shemsi Bakiu, sot udhëheqës i një ordinance psikiatrike në Chur, Graubünden.

«Por atëherë lindën edhe probleme tjera integruese në kantonin ku jetoja, sepse duhej të posedoja vizën e qëndrimit të përhershëm (vizën C) që ishte si kusht për tu avancuar profesionalisht, kështu që si pasojë e kësaj u detyrova ta ushtroja këtë profesion për disa vite me radhë. Dëshira e flakt për një avancim profesional më shtyri ta ndërroj kantonin. Kështu më pas gjeta punë si praktikant në një klinikë rehabilituese për sëmundje reumatologjike në Valens të Kantonit St. Gallen. Aty u punësova fillimisht si ndihmës mjeku (Unterasistent), ndërsa pas një kohe të shkurtër mu besua funksioni si mjek asistent. Më pastaj kalova ne lëmin e psikiatrisë, profesion që e ushtrova në klinika të ndryshme te Zvicrës, si në Qendrën Psikiatrike të Brigut (Wallis) pastaj në Klinikën e Beverinit në Cazis, Klinikën psikiatrike të Churit… Kam mbaruar specializimin për psikiatri dhe psikoterapi për të rritur, studime këto që zgjasin 6 vite. Ndërkaq kurikulumin e psikoterapisë – në degën e terapisë së njohjes dhe sjelljes e cila zgjat 4 vite, e vijova fillimisht në Mynih dhe në St. Gallen. Në vazhdimësi e kam studiuar edhe një metodë për trajtimin e pacientëve të traumatizuar, e quajtur EMDR (Eye Movement Desensitization and Reprocessing), metodë kjo e re por shumë e suksesshme për trajtimin e sëmundjes posttraumatike (PTBS) por edhe sëmundjeve tjera mendore por edhe fizike si psh. te dhembjet e ndryshme trupore».

Mjekët zviceranë «i ikin » psikiatrisë, shans për mjekët me prejardhje të huaj

Ekziston perceptimi se mjekët e ardhur nga jashtë në Zvicër kur specializojnë psikiatrinë, e kanë më të lehtë të gjejnë punë në profesion në krahasim me të specializuarit në fusha tjera. Dhe, dr Shemsi Bakiu e pohon këtë.  «Sigurisht. Fakti se të rinjtë zviceranë kryesisht duan t`i shmangin vështirësitë e shumta që ka specializimi në psikiatri, e bën depërtimin e kuadrove të huaja shumë më të lehtë dhe rr jedhimisht që këto kuadro të huaja me kënaqësi e presin këtë mundësi».

Nga ana tjetër, ka shumë pacientë me prejardhje të huaj, në veçanti shqiptarë dhe ballkanas të tjerë, të cilët përfitojnë nga prania e mjekëve specialistë të kësaj fushe, që u flasin në gjuhën e tyre amtare.

«Numri i pacientëve shqiptarë në Zvicër por edhe i atyre nga Ballkani llogaritet të jetë bukur i madh, pjesa më e madhe e të cilëve vuajnë nga sëmundjet posttraumatike, psikosomatike/reumatizmale dhe psikike/ shpirtërore», shprehet dr. Shemsi Bakiu.

«Psikoterapia është ende një subjekt tabu/stigmatizues për shkak të paragjykimit se »nëse jam në trajtim psikiatrik dhe psikoterapik të tjerët mendojnë se jam i çmendur«.

Kjo dukuri në vitet e fundit ka rënë dukshëm ndër pacientët shqiptarë, kur dihet se ata kanë mundësi të shprehen në gjuhën e tyre amtare, gjë e cila u mundëson atyre një qasje ma të lehtë ndaj stigmatizimit të egër».

Por, çfarë është prania e pacientëve shqiptarë në ordinancën e dr Shemsi Bakiut?

«Duke marrë parasysh se jemi një komunitet i madh në Zvicër, një pjesë goxha e madhe e pacientëve të mi janë shqiptarë. Këta vijnë jo vetëm prej kantonit tim, Graubünden, por edhe nga kantonet përreth si St. Gallen, Glarus, Zürich si dhe nga Lichtensteini. Një numër i pacientëve janë ballkanas joshqiptarë, pastaj turq, armenë, irakianë. Vendësit, zviceranët e përbëjnë diku më pak se gjysmën e tyre. Pa dyshim, shumica e pacientëve të mi janë nga viset shqiptare. Madje mund të thuhet se nevojat e tyre për trajtim do të shpreheshin edhe më shumë, sikur këta pacientë të gëzonin një përkrahje më të madhe nga familja, rrethi i ngushtë dhe nga të gjithë ata që i rrethojnë, për shkak të stigmatizimit të sëmundjes, trajtimi i të cilës është po aq i rëndësishëm sikur ai i sëmundjeve të zemrës, diabetit, etj.».

Çfarë i dallon pacientët shqiptarë nga ata zviceranë

Por cili është dallimi në mes të pacientëve zviceranë dhe atyre shqiptarë sa i përket qasjes së tyre ndaj sëmundjeve psikike?

Sipas dr. Shemsi Bakiut ky dallim mund të shihet edhe në faktin se «pacientët zviceranë shkojnë te psikiatri edhe për një konflikt të thjeshtë në familje dhe ata që nga dita e parë e vizitës, pas konsultimit paraprak profesional, e mobilizojnë tërë potencialin e tyre për ta ndryshuar gjendjen e tyre të rëndë. Nga ana tjetër, pacientët tanë por edhe të tjerët, sidomos ballkanasit, presin ndihmë të drejtpërdrejtë nga doktori. Si një person autoritativ, ai, sipas tyre mund t‘i ndihmojë ata për të gjitha problemet që kanë: si ankesa fizike, psikike, psikosociale, financiare. Kjo shpjegohet me faktin se ata, të shumtën e rasteve paraqiten me vonesë për të kërkuar ndihmë profesionale. Prandaj një vizitë te psikiatri duhet të jetë po aq normale dhe shoqërisht e pranueshme si një vizitë te mjeku familjar për ankesa fizike. Sidoqoftë, qasja e pacientëve shqiptarë në Zvicër tash është dukshëm më e mirë se në vitet e kaluara», plotëson dr Shemsi Bakiu.

“Kjo edhe falë faktit se ata tashmë kanë mundësinë të paraqiten te doktori pa përkthyes dhe pa paragjykimin se nuk do të kuptohen nga doktori. Kundër stigmatizimit të personave me çrregullime psikike Megjithatë stigmatizimi i personave me çrregullime psikike respektivisht paragjykimi i egër për këtë kategori të të sëmurëve është një dukuri e dhimbshme kundër së cilës duhet luftuar me vendosmëri, duke filluar nga familja, mjeku, mësuesi, dhe secili që në një mënyrë është në kontakt me pacientin, në mënyrë që të shpëtohen jetëra njerëzish, tërheq vërejtjen dr Shemsi Bakiu.

«Duke qenë se popullata jonë ka kaluar përjetimet më të rënda të luftës, pastaj duke ditur për problemet e shumta sociale e financiare të shumë njerëzve që pa fajin e tyre nuk gëzojnë të drejtën e pensioneve invalidore, mungesa e perspektivës për jetë është shkak që numri i personave që vuajnë nga problemet shëndetësore mendore është shumë i madh. Megjithatë ata i shmangen shkuarjes te psikiatri ose psikologu. Kështu sëmundjet mentale ngelin të pakuruara dhe shpesh për fat të keq duke kaluar sëmundja në fazën kronike ata mbeten me pasoja të rënda dhe madje edhe invalidë të përjetshëm duke u bërë barrë e rëndë për familjen dhe shoqërinë. Nganjëherë kjo përfundon me fatalitet mu për shkak të paragjykimit se te psikiatri shkojnë vetëm »të trentit«.

Kështu këta pacientë të vetëdijshëm se diçka u mungon, shkojnë te specialistët tjerë duke e kërkuar shkakun e sëmundjes në organe trupore, vetëm e vetëm duke mos pasur guximin të ballafaqohen me paragjykimet e shoqërisë. Një pjesë e tyre përpiqen të mbijetojnë duke aplikuar të ashtuquajturin »vetëmjekim”, duke përdorur alkoolin, medikamentet qetësuese, duke frekuentuar hoxhallarët ose priftërinjtë etj.

Më në fund ata paraqiten te psikiatri kur u janë shteruar të gjitha resurset e mundshme por atëherë sëmundja tashmë ka kaluar në fazën kronike dhe shërimi bëhet shumë më i vështirë, ose paraqitet te psikiatri edhe kur ai është i detyruar nga policia ose organet gjegjëse për një kurim të detyrueshëm.

Ndihma më e madhe: mbështetja e prindërve për fëmijët e tyre

Por çfarë rekomandon dr. Shemsi Bakiu për prindërit ose familjarët shqiptarë dhe të tjerë, që përballen në rrethin e tyre me çrregullimet që kërkojnë trajtim psikiatrik?

“Mbi të gjitha mbështetja e prindërve për fëmijët e tyre është ndihma më e madhe që ata mund t`u ofrojnë atyre. Prindërit duhet të përcjellin me kujdes çdo sjellje apo ndryshim të sjelljes të fëmijëve të tyre, si shqetësimet e tyre shpirtërore, çrregullimet e gjumit, çrregullimin e oreksit, izolimin nga rrethi etj. Prindi duhet të mundohet të kuptojë fëmijën e vet për shkaqet që e shqetësojnë atë, të flasë me fëmijën hapur dhe pa emocione, të flasë me partnerin apo personin që ka kontakte të ngushta me të. Fëmija i juaj duhet inkurajuar të flasë për ndjenjat e tij vetëm atëherë kur do t`i kuptoni ndryshimet në sjelljen e tij. Në këto raste nuk duhet të hezitoni të kontaktoni mjekun e familjes nga se njerëzit e tillë është mjaft e vështirë të drejtohen qoftë te psikiatri apo psikologu mu për vet faktin e stigmës së tepruar. Por edhe mjeku familjar duhet të mjekojë të atakuarin në mënyrë të mirëfilltë, duke marrë masa preventive dhe psikoedukative dhe duke e inkurajuar pacientin të vizitojë psikiatrin ose psikologun e jo t`i përshkruajë barna të grupit të benzodiazepinve duke ia komplikuar edhe më tepër gjendjen shpirtërore për shkak të varshmërisë që krijon pacienti ndaj tyre.

Vijnë pacientë edhe nga Cyrihu

Ordinanca ime ka filluar punën me 1 janar 2017 fillimisht me një përqindje të vogël. Atëherë isha i punësuar edhe si kryemjek në klinikën e Psikiatrisë në Chur si udhëheqës i repartit për trajtimin e sëmundjeve akute dhe rehabilituese psikike. Nga 1 korriku 2018 kalova plotësisht në klinikën time private me një bashkëpunim të ngushtë nga bashkëpunëtorët e jashtëm, si me psikologun, punëtorin social dhe sekretarin e ordinancës. Nga stigmatizimi i pacientëve për tu paraqitur në klinikë psikiatrike dhe nga se shumica e tyre vijnë edhe nga Cyrihu dhe punojnë gjatë javës kurse vetëm të shtunën ose edhe të dielën e kanë të lirë, atëherë lindi nevoja të bëj diçka për ta!

Komunikimi në gjuhën shqipe me psikiatrin, me rëndësi vendimtare

«Fakti që terapeuti dhe pacienti komunikojnë të njëjtën gjuhë, ndërton themelet e forta të një baze terapeutike që ndihmon në shërimin më të shpejtë të sëmundjes ose lehtësimin e simptomeve të saj, dukuri që gjen mbështetje nga shoqëria dhe është vërtetuar edhe në mënyrë shkencore. Dhe këtë dukuri më së miri e ilustron fakti se shumë pacientë nga viset shqiptare udhëtojnë disa dhjetëra kilometra por edhe nga kantonet tjera përreth, për ta zhvilluar bisedën në gjuhën e tyre amtare».

Burimi: https://www.albinfo.ch

Shqipëria do të prezantohet në panairin e turizmit “Fespo 2019” në Cyrih

në kategorine Diaspora

E Shtunë, 19 Janar 2019 – 10:00
albinfo.ch

Shqipëria merr pjesë për herë të dytë në një panair ndërkombëtar turizmi në Cyrih. Ajo do të paraqitet në “Fespo 2019” prej datës 31 janar deri 03 shkurt 2019, në një format si asnjëherë më parë, shkruan albinfo.ch.

Shqipëria prezantohet në njërin nga pavionet të një panairi ndërkombëtar të këtyre përmasave. Edhe këtë herë bukuritë shqiptare do të prezantohen nga Saimir Shala, i cili tashmë organizon udhëtime grupore nga Zvicra për në Shqipëri.

Ai e kishte prezantuar i vetëm Shqipërinë edhe vitin e kaluar në këtë panair, mirëpo kësaj here do të ketë edhe risi të tjera.

“Në bashkëpunim me «Edelweiss» do të organizohet këtë vit edhe një lojë shpërblyese, ku të gjithë pjesëmarrësit mund t’i fitojnë 2 bileta të aeroplanit Zürich-Tiranë-Zürich”, bën të ditur për albinfo.ch Saimir Shala nga kompania “Albanien Reisen”.

Nga 31 janari deri më 3 shkurt 2019 vizitorët e FESPO-s mund të mësojnë për tradita mongoliane dhe kulturën nomade. Mongolia do ta nderojë këtë vit panairin më të madh të Zvicrës, si një vend pritës.

Pavionin e Shqipërisë mund ta gjeni në Sallën 3, Standi 3.030, dhe mund të shijoni një gotë verë nga Shqipëria!

Burimi: https://www.albinfo.ch

Migrimi ilegal: Ja sa shqiptarë u kapën në kufi në Zvicër më 2018

në kategorine Diaspora

E Premte, 18 Janar 2019 – 13:30
albinfo.ch

Rojet kufitare zvicerane regjistruan 16,563 raste të migrimit të paligjshëm vitin e kaluar, nga 27,300 raste në 2017 dhe 48,838 në vitin 2016.

Sipas të dhënave, Garda Kufitare Zvicerane kishte marrë mbi 9,552 njerëz në trena, 6,142 në automjete rrugore, 842 në avionë dhe 27 në anije, shkruan “Swissinfo.ch”.

Shumica e atyre pa letra të vlefshme u ndaluan në Zvicrën e Jugut: 4,832 në kantonin Ticino dhe 3,122 në kantonin Valais, përcjell albinfo.ch.

Lidhur me shtetësinë, 2,433 njerëz ishin nga Nigeria, 1,176 nga Gambia, 803 nga Algjeria, 792 nga Maroku, 685 nga Shqipëria dhe 663 nga Eritrea.

Lista e vitit të kaluar u drejtua nga njerëz nga Guinea, Nigeria dhe Gambia. Në 2016, rreth 12.294 njerëz kishin udhëtuar vetëm nga Eritrea.

Burimi: https://www.albinfo.ch

Shqiptarët pas afganëve, prijnë me kërkesa për azil në Francë

në kategorine Diaspora

E Premte, 18 Janar 2019 – 12:00
albinfo.ch

Në 2018-ën raportohet për 122.743 kërkesa për azil në Francë, shifër që është 22 për qind më e lartë se në vitin 2017, njoftoi Zyra e Refugjatëve për Refugjatët. Franca është e dyta në aspektin e numrit të azilkërkuesve në BE pas Gjermanisë. Kërkesat vijnë kryesisht nga Afganistani, Shqipëria, Gjeorgjia, Guinea dhe Bregu i Fildishtë, raportojnë mediat franceze, përcjell albinfo.ch.

Kjo është një rritje e re e kërkesave për azil të paraqitur në Francë në krahasim me vitin e kaluar, kur numri i 100,000 kërkesave u tejkalua për herë të parë, një rritje prej 17% krahasuar me 2016.

Vitin e kaluar, sipas OFPRA, 46,700 njerëz janë vendosur nën mbrojtjen e statusit të refugjatëve, një rritje prej nëntë për qind krahasuar me vitin 2017.

Azili mori 36 për qind e aplikantëve, përfshirë vendimet e Këshillit Nacional të Azilit (CNDA).

Vendet kryesore të origjinës së aplikuesve për azil janë Afganistani (10221 kërkesa), Shqipëria (8261), Gjeorgjia (6717), Guinea (6621) dhe Bregu i Fildishtë (5256). Krahasuar me vitin 2017, kërkesa nga Shqipërisë shënuar rënie me 28 për qind, ndërsa ato nga Gjeorgjia (+ 256%), Guinea (+ 61%) dhe Bregu i Fildishtë (+ 45%) u rritën.

Për krahasim, sipas shifrave të përkohshme, Gjermania regjistroi 174,000 aplikime në 11 muajt e parë të 2018-ës dhe Italia 54.000 kërkesa.

Burimi: https://www.albinfo.ch

SVP dëshiron policë vetëm me pasaportë zvicerane, mund të preken shumë shqiptarë

në kategorine Diaspora

Të shqetësuar janë policët me nënshtetësi të dyfishtë nga Shqipëria, Algjeria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Serbia, Sri Lanka dhe Turqia

E Premte, 18 Janar 2019 – 10:00
albinfo.ch

(KEYSTONE/Salvatore Di Nolfi)

Partia Popullore Zvicerane (SVP) po nis një iniciativë parlamentare për të përjashtuar shtetasit e dyfishtë nga Policia.

Pas debatit të dyfishtë të shqiponjës me futbollistët shqiptarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, dhe disa iniciativa tjera, tani SVP kërkon që shtetasit me nënshtetësi të dyfishtë të largohen nga Policia, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Sipas kësaj partie qytetarët zviceranë me shtetësi të dyfishtë nuk duhet të lejohen të punojnë si oficerë policie. SVP Zurich ka paraqitur një projektligj të tillë në Këshillin Kantonal.

Sipas kësaj partie, kush dëshiron të jetë oficer policie duhet të ketë vetëm pasaportën zvicerane, derisa ata me dy nënshtetësi të përjashtohen.

Nëse kjo realizohet edhe pse është e vështirë, atëherë 1.5 milionë qytetarë me nënshtetësi të dyfishtë do të prekeshin nga dëshira e tyre për t’u bërë polic.

Të shqetësuar janë policët me nënshtetësi të dyfishtë nga Shqipëria, Algjeria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Serbia, Sri Lanka dhe Turqia.

SVP filloi nismën e saj pasi një oficer policie në Bazel u dyshua për veprimtari spiunazhi për shërbimin e inteligjencës turke. Megjithatë, dyshimi nuk mund të vërtetohej dhe akuzat u hodhën poshtë.

Burimi: https://www.albinfo.ch

1 19 20 21 22 23 31
Shko lartë