Carovska: Shteti të rinjve do t’u ofrojë 15.000 euro për hapjen e biznesit personal

Makedonski Brod, 28 qershor 2020 (MEDIAL) – Bartësja e listës së deputetëve në Njësinë zgjedhore 1 dhe nënkryetare e LSDM-së, Mila Carovska dhe kandidate për deputete nga Makedonski Brodi, Aneta Simeska Dimoska sot me të rinjtë nga Makedonski Brodi biseduan për gjithçka që e ofron programi i koalicionit “Mundemi” për zgjedhjet e ardhshme, por edhe për atë që është bërë për të rinjtë në periudhën e fundit.

“Shteti do të ofrojë grante deri në 15.000 euro për hapjen e biznesit personal, ndërsa do t’i lirojmë nga pagesa edhe të gjitha kompanitë e sapoformuara nën 29 vjet dhe gra”, ka thënë Carovska.

Periudhën e fundit kemi bërë shumë për përforcimin e të rinjve. Kemi vendosur garanci rinore me të cilin e kemi rritur punësimin e të rinjve.

Carovska theksoi se LSDM-ja është parti e cila me të vërtetë kujdeset për të rinjtë dhe u bëri thirrje të votojnë për koalicionin “Mundemi” më 15 korrik. fb/