Bytyqi – Fajon: Rajoni i fortë është një vlerë e shtuar në rrugën drejt integrimit në BE

Shkup, 18 tetor – Zëvendëskryeministri i Qeverisë Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për Çështje Ekonomike, Koordinim me Resorët Ekonomikë dhe Investimet, Fatmir Bytyqi, sot e ka takuar zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovenisë, Tanja Fajon, e cila është në një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Biseda mes dy zëvendëskryeministrave, siç kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë, u fokusua në negociatat për anëtarësim me Bashkimin Evropian të Maqedonisë së Veriut, për të cilat ministrja Fajon i mirëpriti dhe shprehu mbështetjen e saj në fillim të takimit, si dhe për krizën aktuale energjetike dhe ballafaqimin me të.

Zëvendëskryeministri Bytyqi falënderoi për gjithë mbështetjen që Sllovenia, si dhe ministrja Fajon, po i jep vendit tonë në rrugën drejt integrimit në BE.

Dy zëvendëskryeministrat biseduan për zhvillimin e bashkëpunimit rajonal përmes investimeve dhe rritjes së konkurrueshmërisë. Bytyqi e konfirmoi rëndësinë e kompanive sllovene që investojnë në vendin tonë dhe që sjellin vlerë të shtuar në ekonominë tonë.

Fajon e konfirmoi bashkëpunimin dhe miqësinë e mirë që kanë dhe zhvillojnë tradicionalisht të dy vendet, gjë e cila konfirmohet nga 30-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve.

Ajo e konfirmoi bashkëpunimin dhe miqësinë e mirë që kanë dhe zhvillojnë tradicionalisht të dy vendet, gjë e cila konfirmohet nga 30-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve.