Bushati zbulon se çfarë do të ndodhë nesër në Kongresin që do të mbajë PS

Deputeti Ervin Bushati ka komentuar zhvillimet e fundit politike.

Ai foli për Kongresin që do të mbajë nesër Partia Socialiste. Bushati tha se Kongresi vjen në një ditë të rëndësishme për partinë, në 30 vjetorin e formimit të saj.

“Nesër do të jetë një rivlerësim, një rilidhje e kontratës me qytetarët shqiptarë. Patjetër që vjen në një ditë të shënuar të PS që është edhe lindja e kësaj force politike 30 vite më parë. Një forcë politike që e ka treguar që ka qenë mazhorancë morale, pozitive, në fakt  edhe maxhorancë elektorale që në zgjedhjet e fundit ka treguar që është forca e parë politike që zgjdhin qytetarët.  Është zgjedhja e parë që ata kanë, është zgjedhja më e madhe edhe patjetër që falenderimet shkojnë për gjithë socialistët, antarët e PS, por edhe gjithë mbështetësit që që i besuan një mandat të tretë”, tha Bushati.

Në lidhje me kongresin që do të mbahet nesër nga PS, Bushati u shpreh se pjesë e punës do të jetë edhe analizimi i zgjedhjeve të 25 prillit. Bushati tha se do të fillojë një analizë e detajuar e të gjitha qendrave të votimit, duke filluar nga qeliza bazë e më pas për të kaluar në të gjithë partinë. Ndërkaq shtoi se kjo analizë do të zgjasë 6 muaj. Sipas tij, nëse fushata do të kishte qenë më e përqëndruar në numrin 12 që mbante PS, do të kishin marrë 78 mandate dhe jo 74. Ai tha se mund të kishin marrë 20 mandate në Tiranë.

“Një forcë politike më e madhja në vend patjetër që e ka këtë mekanizëm funksioni, gati perfekt në mënyrën sesi analizohet. Dhe ne do të fillojmë një analizë. Nëse ne do të kishim qenë më të përqëndruar në fokusin e numrit 12, numrit të PS, nuk do të kishte vota të pavlefshme, ne do kishim marrë 78 vende. Pra, kemi 4 vende që nëpërmjet votave të pavlefshme apo një gare që u kthye shpeshherë jo e fokusuar tek numri 12, do kishim më shumë mandate. Do kishim më shumë mandate edhe Tiranë, 19 patjetër ose edhe 20, kemi një tufë votash të pavlefshme, që shumica janë të PS. Në të gjitha qendrat e votimit do të kemi një analizë sepse në kemi strukturat tona në çdo qendër votimi, duke filluar nga qeliza bazë duke shkuar në drejtimin e strukturës sipas degëve, sipas qendrave deri në drejtimin politik.  Do të na duhet një 6 mujorsh për të bërë analizë të mbarë një proces zgjedhoi për të zgjedhur njerëzit më të mirë”, vijoi Bushati.

Ndërkaq Bushati është shprehur se fokusi i qeverisë së ardhshme do të jetë ekonomia, ringritja e bizneseve dhe e infrastrukturës. Sipas tij, një prioritet të madh do të ketë edhe turizmi e shërbimet.

“Mendoj që sfida e Shqipërisë sot është ekonomia. Ne duhet ta përballim me pozitivitet këtë sfidë të ngritur nga qytetarët. Fokusi i qeverisë do të jetë drejt zhvillimit ekonomik dhe rritjes së mirëqenies së familjes shqiptare, fuqisë blerëse, të ngrihet ekonomia. Prioritet turizmi dhe shërbimet. Shteti duhet të tregojë që është aktori kryesor në shoqëri dhe nëpërmjet financimit të ringrej ekonominë dhe bizneset. Buxheti i shtetit duhet të vihet në funksion të veprave të mëdha për të ndihmuar ekonominë dhe infrastrukturën. Infrastruktura duhet të jetë në funksion të ringritjes ekonomie. Ka shumë hapësirë për të financuar nëprmjet buxhetit të shtetit”, u shpreh Bushati për Report Tv.