Bushati: S’ka asnjë provë për manipulimin e zgjedhjeve. Kikia: Jo për të gjitha krimet ka prova

Kryetari i PS-së për Tiranë, Ervin Bushati thotë se pretendimet e opozitës për manipulim të zgjedhjeve bëhet për faktorë të brendshëm.

Sipas tij, lideri i opozitës po përpiqet që të ruajë pozitat e tij në PD por edhe të mbajë gjallë aksionin opozitar.

Z. Bushati madje bëri edhe një krahasim me zgjedhjet në SHBA duke thënë se edhe atje ka mosnjohje të rezultatit.

“Problem ka pasur më shumë në procesin pas zgjedhor në Uashington se sa në Shqipëri. Nuk ka asnjë fakt për përdorimin e administratës, po ngrihet një argument politik për të mbajt në jetë aksionin opozitar dhe mirë bëjnë por është një argument për tata nuk është një provë. Deri tani nuk ka asnjë provë”, tha ai.

Ndërsa lidhur me pretendimet se janë bllokuar automjete duke shpërndarë ushqime, z. Bushati tha se nuk mund të blihen votat me ushqime.

Ndërsa kryeredaktori i Euronews Albania, Mentor Kikia reagoi duke thënë se “jo për të gjitha krimet ka prova”.

Në këtë kuadër, kreu i PS për Tiranë tha se opozita “sot po ndërtojnë argumentin politik se çfarë do të thonë në fushatën e 2025”.