Bursa në kuadër të Programit kombëtar sllovak për lëvizshmëri

Shkup, 17 mars – Ambasada e Sllovakisë në Shkup njofton për thirrje për aplikime për bursa në kuadër të Programit kombëtar sllovak për lëvizshmëri.

Thirrja i referohet qëndrimit studimor të studentëve të huaj, studentëve në studimet e doktoraturës, profesorëve universitarë, studiuesve dhe artistëve të institucioneve të arsimit të lartë dhe organizatave kërkimore sllovake, për vitin akademik 2022/2023.

Informacione për kushtet e bursave janë të publikuara në ueb faqen www.stipendia.sk dhe www.scholarship.sk. Në publikimin e MASH renditen edhe kontaktet për informata shtesë.

Aplikimet duhet të dorëzohen në mënyrë elektronike në ueb faqen: www.scholarship.sk, jo më vonë se 30 prill 2022, deri në orën 16:00 me kohën e Evropës Qendrore