“Burj Khalifa” bëhet kuq e zi për festën e 28 Nëntorit

Ndërtesa më e lartë në botë “Burj Khalifa” e cila ndodhet në Dubai ka marrë ngjyrat e flamurit shqiptar.

Për nder të 109 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë të Shqipërisë kjo ndërtesë ka marrë pamjen “Kuq e zi”.

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka publikuar pamjet e ndërtesës.

“Një pamje e bukur nga Dubai. Jemi një”, shkruan Pacolli në Facebook.

Festa e 28 Nëntorit është shënuar me aktivitete të shumta.

https://www.facebook.com/behgjeti/posts/438904797598417