BP: Vazhdon tendenca e rënies së normës mesatare të interesit në totalin e kredive

Shkup, 29 prill – Trendi i uljes së normës mesatare të interesit në totalin  e kredive, vazhdoi edhe në mars të vitit 2022 dhe u zvogëlua në 4,3 për qind, ndërsa norma mesatare e interesit të totoalit të depozitave ishte 0,7 për qind.

“Në mars të vitit 2022, norma mesatare e interesit në totalin e kredive ishte 4.3 për qind, që është një rënie mujore prej 0.03 pikë përqindjeje (pp) dhe një rënie vjetore prej 0.29 pp. Norma mesatare e interesit në totalin e depozitave shënoi rënie mujore dhe vjetore me 0.01 pp. . dhe 0.19 pp. dhe është 0.7 për qind. Norma mesatare e interesit për kreditë reja të miratuara ka rënë në baza mujore dhe vjetore me 0.19 pikë përqindjeje  dhe është 3.75 për qind. Norma mesatare e interesit për depozitat e reja  të pranuara ishte 0,68 për qind, duke u rritur me 0,12 pikë përqindjeje në baza mujore por duke u ulur me 0,08 pikë përqindjeje në bazë vjetore, njofton BP.

Në muajin mars, citohet në deklaratë, norma mesatare e interesit për totalin e kredive për sektorin korporativ ishte 3.43% për qind dhe ishte më e ulët për 0.02 pikë përqindjeje në bazë mujore.

“Ndryshimi në rënie është rezultat i zvogëlimit të normave të interesit për kreditë në denarë me dhe pa klauzolë valutore (për 0,03 pp dhe 0,02 pp), ndërsa normat e interesit për kreditë në valutë janë të pandryshuara. Krahasuar me muajin mars të vitit të kaluar, norma mesatare e interesit në totalin e kredive për sektorin e korporatave ra me 0.27 pikë përqindje, sipas BP.

Norma e interesit për kreditë e reja të miratuar për sektorin e korporatave, nga ana tjetër, në muajin mars shënoi vlerën 3.31 për qind dhe shënoi një rënie mujore prej 0.17 pikë përqindjeje.

“Rënia vjen si pasojë e rënies në të gjitha komponentët: normat e interesit për kreditë në valutë (për 0,30 p.m.) dhe normat e interesit për kreditë në denarë pa dhe me klauzolë valutore (për 0,17 p.m. dhe 0 , 09 p.p.). E analizuar në bazë vjetore, kjo normë interesi është ulur me 0.20 pikë përqindjeje”, specifikojnë nga BP-ja.

Në muajin mars, norma e interesit në totoalin e  depozitave të sektorit të korporatave ishte 0.94% dhe ishte më e lartë për 0.04 pikë përqindje, krahasuar me muajin paraardhës.

“Ndryshimi mujor është rezultat i rritjes në të gjitha komponentët: normat e interesit për depozitat në valutë (për 0,07 p.p.) dhe normat e interesit për depozitat në denarë me dhe pa klauzolë valutore (për 0,06 pp dhe 0 , 01 p.p.). Norma e interesit në totalin e depozitave të sektorit të korporatave shënoi një rënie vjetore prej 0.21 pikë përqindjeje”, thonë nga BK-ja.

Ata theksojnë se norma e interesit për depozitat e sapo pranuara të sektorit të korporatave është rritur me 0.48 pp. në bazë mujore dhe është 0.77 për qind.

“Rritja është rezultat i rritjes së normave të interesit për depozitat në valutë (për 0,99 pikë përqindje) dhe normave të interesit për depozitat në denarë pa klauzolë valutore (për 0,34 pikë përqindje). Në të njëjtën kohë, norma e interesit për depozitat në denarë me klauzolë valutore në mars ishte 0,23%, për dallim nga muaji paraprak kur bankat dhe kursimoret nuk pranuan këto lloj depozitash. Në bazë vjetore, kjo normë interesi është më e lartë me 0.02 pikë përqindjeje”, theksojnë nga BK-ja.

Në muajin mars, norma e interesit në totalin e kredisë për individët është ulur me 0.03 pikë përqindjeje, krahasuar me muajin shkurt dhe është 5.11 për qind. Sipas BP, ndryshimi në rënie është rezultat i rënies së të gjitha komponentëve: normat e interesit të kredive në valutë (për 0,04 p.p.) dhe normat e interesit për kreditë në denarë me dhe pa klauzolë valutore (për 0,02 p.p.). Norma e interesit në totalin e kredisë për individët është ulur me 0.29 pikë përqindjeje në bazë vjetore.

BP-ja vë në dukje se norma mesatare e interesit për kreditë e reja të miratuara për individët në muajin mars ishte 4.47 për qind, që është një rënie mujore prej 0.07 pp.

“Analizuar sipas strukturës, rënia në tërësi shpjegohet me uljen e normave të interesit për kreditë në denarë me klauzolë valutore (për 0,12 pp), në kushte të rritjes së normave të interesit për kreditë në valutë dhe kredive në denarë pa klauzolë valutore (për 0,10 p.p. dhe 0.01 pp). Krahasuar me muajin mars 2021, norma mesatare e interesit për kreditë e e reja të miratuara për individët është ulur me 0,14 pikë përqindje”, specifikojnë nga BP-ja.

Sipas të dhënave të BP-së, në mars të këtij viti, norma e interesit në totalin e depozitave të individëve është ulur me 0.01 pikë përqindjeje në bazë mujore dhe është 0.68 për qind.

“Ndryshimi në rënie vjen si pasojë e rënies së të gjitha komponentëve: normat e interesit për depozitat në denarë me klauzolë valutore (për 0,03 pp), si dhe normat e interesit për depozitat në valutë dhe normat e interesit për depozitat në denarë pa klauzolë valutore (për 0,01 pp) . Ulja vjetore e kësaj norme interesi është 0.18 pikë përqindjeje”, thonë nga  BP-ja.

Norma e interesit për depozitat e pranuara rishtazi të individëve në muajin mars, siç tregohet nga BP-ja, ishte 0.63 për qind dhe u ul me 0.02 pp. krahasuar me muajin shkurt, që në tërësi rezulton nga rënia e normave të interesit për depozitat në valutë (për 0,03 p.p.), në kushtet e rritjes së normave të interesit për depozitat në denarë pa klauzolë valutore (për 0,21 p.p.).

“Depozitat e sapo pranuara në denarë me klauzolë valutore nuk janë regjistruar gjatë këtij muaji”, theksojnë nga BP-ja dhe shtojnë se norma e interesit për depozitat e reja të pranuara të amvisërive është më e ulët për 0,14 pikë përqindjeje në baza vjetore./Zhurnal.mk