Zëdhënësi i Talebanëve, Mujahid: Amerikanët nuk kanë vend në Afganistan pas 31 gushtit

Talebanët nuk janë në favor të lejimit të afganëve të largohen nga vendi, tha zëdhënësi i tyre, Zabiullah Mujahid gjatë një konference për shtyp kur u pyet për afatin e 31 gushtit.

“Afganët që largohen, ne nuk do ta lejojmë atë dhe as nuk jemi të lumtur për këtë”, tha Mujahid.

Mujahid tha se Talebanët nuk do të pranojnë një zgjatje të afatit të evakuimit, duke thënë se “mesazhi im për amerikanët është që të largohen para datës 31 gusht”.

“Duhet t’ju kujtoj se qëndrimi përtej 31 gushtit do të jetë një vendim i njëanshëm nga amerikanët dhe kundër marrëveshjes”, tha Mujahid, raporton cnn.

“Ata duhet të evakuojnë të gjitha forcat e tyre, të gjithë kontraktorët e tyre para asaj date”, shtoi ai.

I pyetur nëse është e vërtetë që Talebanët po bëjnë kërkojnë derë më derë bashkëpuntorët e forcave perëndimore, Mujahid tha se “Mund t’ju them me siguri, mund t’ju siguroj se askush nuk do të ndiqet penalisht apo hetohet në asnjë pjesë të vendit”.

“Dua të siguroj të gjithë bashkatdhetarët dhe gratë e tona se askush nuk do të ndiqet penalisht, askush nuk do të ndiqet sepse ka pasur amnisti të përgjithshme. Ne kemi harruar gjithçka, nuk do të kërkojmë llogari nga askush për të kaluarën. Për shkak të paqes dhe sigurisë dhe prosperitetit, ne nuk do ta bëjmë atë”, shtoi ai.

Ndryshe, drejtori i CIA-s, William Burns ka udhëtuar sot drejt Kabulit ku do të takohet me udhëheqësit e Talebanëve rreth evakuimit të njerëzve nga Afganistani.