Tre të vdekur dhe dy të arrestuar pas përplasjes së tmerrit midis një kamioni, minibusi dhe një veture në Essex të Anglisë

Tre persona kanë vdekur dhe një person i katërt po lufton për jetën pas një aksidenti në një autostradë në Angli ku janë përfshirë një kamion, një minibus dhe një makinë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, dy persona janë arrestuar pas përplasjes, e cila ndodhi pranë Waltham Abbey në Essex rreth orës 18:15, të hënën.

Nëntë ambulanca, dy ambulanca ajrore, disa automjete policie plus makina zjarrfikëse nga katër zona lokale u nxituan për në vendngjarje.

Vonesat ishin të mëdha pasi një pjesë e autostradës midis nyjeve 27 dhe 26 u mbyll për rreth 11 orë.

Policia e Essex tha se dy shoferë u arrestuan nën dyshimin se kishin shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e rëndë nga drejtimi i rrezikshëm.

Policia tha se ata ishin të etur për të gjetur lëvizjet e të tre automjeteve – një Ford Mondeo, një minibus dhe një kamion – që çuan në përplasje.

Shërbimet e urgjencës gjithashtu kanë falënderuar shoferët për durimin e tyre përballë vonesave disa orëshe për shkak të përplasjes.