Partia e Vladimir Putinit pëson rënie të popullaritetit në Rusi – opozita i cilëson zgjedhjet si mashtrim

Megjithëse masat e ndërmarra nga Kremlini kundër opozitës ruse, ndikimit në zgjedhje dhe përdorimit të regjimit për shtypje të zërave kritik, partia në pushtet “Rusia e Bashkuar” ka arritur të arrijë një fitore të zbehur.

Ajo gjithashtu ka humbur terren ndaj kundërshtarëve të saj. Rezultati përbënte një rezultat më të dobët se herën e fundit që u mbajtën zgjedhjet parlamentare në vitin 2016, kur partia fitoi pak më shumë se 54 për qind të votave.

Partia në pushtet ka pësuar një rënie të popullaritetit për shkak të rënies së standardeve të jetesës dhe i është dashur të përballet gjithashtu me një fushatë taktike votimi të organizuar nga aleatët e kritikut të burgosur të Kremlinit, Alexei Navalny.

Kritikët e Kremlinit thonë se votimi ishte një mashtrim, duke pasur parasysh një sërë goditjesh parazgjedhore që nxorën jashtë ligjit lëvizjen e Navalnyt, ndaluan aleatët e tij të kandidonin dhe vunë në shënjestër mediet kritike dhe organizatat joqeveritare të cilat autoritetet i konsideruan si armiqësore. Ata të cilët dyshuan për manipulim të madh të votave, thanë se zgjedhjet ishin në çdo rast një mashtrim, sipas tyre Rusia e Bashkuar do të kishte dalë shumë më keq në një garë të drejtë.

Aleatët e Navalnyt, i cili po vuan një dënim me burg për shkelje të lirimit me kusht, akuzë që ai mohon, kishte inkurajuar votimin taktik kundër “Rusia e Bashkuar”, një skemë sipas së cilës bëhet thirrje të mbështetet kandidati që ka shumë të ngjarë të mposhtë partinë në pushtet në një zonë elektorale të caktuar. Autoritetet u përpoqën të bllokonin iniciativën në internet.

Golos një mbikëqyrës i pavarur i zgjedhjeve, tha se kishte regjistruar shumë shkelje gjatë votimit, përfshirë kërcënimet kundër vëzhguesve dhe fletëve të shumëfishta votimi, shembuj të qartë të të cilave qarkulluan në mediet sociale, ku disa individë u kapën nga kamera duke futur pako të fletëvotimeve në kutitë e votimit.