Makroni e prezantoi planin ambicioz për investime të gjelbra “Franca 2030”

Paris, 12 tetor – Franca dëshiron të jetë lider në sferën e investimeve të gjelbra deri në vitin 2030 dhe do të ndërtojë reaktorë të ri më të vogla bërthamore si pjesë e planit investues në vlerë 30 miliardë euro qëllimi i së cilës është të forcojë industrinë e saj dhe të nxis inovacionet, ka thënë sot presidenti i Francës, Emanuel Makron.

Në fjalimin e tij, gjashtë muaj para zgjedhjeve presidenciale, Makroni ka thënë se harta e tij afatgjate e quajtur “Franca 2030” do t’i mundësojë vendit masivisht të dekarbonizojë industrinë dhe ta afrojë prodhimin në sferat kyçe industriale.

“Patjetër të luftojmë për inovacione dhe industrializim njëkohësisht. Na duhet shtet që prodhon më shumë”, ka thënë ai në bisedën me një grup sipërmarrësish.

Makroni ka shtuar se në planin e tij, rol kyç në ndërtimin e të ardhmes industriale të Francës do të luajnë kompanitë e vogla dhe të gjalla startap bashkë me gjigantë të njohur francez.

“Duhet ta rindërtojmë kornizën e pavarësisë prodhuese të Francës dhe Evropës”, ka thënë ai.

Franca planifikon të prodhojë aeroplanin e parë me nivel të ulët të karbonit deri në vitin 2030 si dhe prodhimit masiv të makinave elektrike.

Planin i ri investues në vlerë prej 30 miliardë euro vjen bashkë me programin për rikuperim ekonomik prej 100 miliardë euro publikuar vitin e kaluar për mbështetje të Francës në përballje me pasojat e pandemisë së koronavirusit ku pjesa më e madhe është përmirësimi i politikës së gjelbër.