Itali/ Pasaporta e vaksinimit COVID-19 për të gjithë punonjësit

Zgjerimi i pasaportës së vaksinimit për të gjithë punonjësit është një hipotezë në diskutim, ndërkohë që kompanitë duan siguri për ata që punojnë në departamente, tha ministri italian për Zhvillimin Ekonomik, Giancarlo Giorgetti.

“Vetëm një person i infektuar, pa pasoja shëndetësore, rrezikon të mbyllë të gjithë kompaninë. Ne duhet të garantojmë një sistem sigurish, si nga pikëpamja shëndetësore, ashtu edhe nga pikëpamja e organizimit të punës”, shtoi Giorgetti.

Ministri theksoi se duhet bërë gjithçka që frymëzon maturia për frenimin e pandemisë.