Gjenerali që mori pushtetin në Mianmar thotë se gjendja emergjente mund të zgjasë deri në vitin 2023

Gjenerali që mori pushtetin me një grusht shteti në Mianmar në muajin e shkurt, e ka emëruar vetën në pozitën e kryeministrit dhe tha se rregulli i urgjencës tani mund të zgjasë deri në gusht të vitit 2023.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, në një fjalim një orësh, Min Aung Hlaing, u zotua të mbajë “zgjedhje të lira dhe të ndershme shumë-partiake”, por gjithashtu e quajti partinë e zgjedhur që ai hoqi nga pushteti si “terrorista”.

Qindra persona kanë vdekur në protestat e vazhdueshme kundër puçit ushtarak.

Shumë protestues ishin në sistemin e kujdesit shëndetësor, që kolapsoi mes një rritje masive të infeksioneve me COVID-19.

Pasi ushtria mori pushtetin në muajin shkurt, u shpall një gjendje emergjente njëvjeçare.

Por fushata mbarëkombëtare e mosbindjes civile vazhdon, me dhjetëra mijëra punëtorë të shkarkuar ose në grevë.

Min Aung Hlaing këmbënguli se gjendja në vend ishte e qëndrueshme, duke shtuar se zotohet të zhvillojë zgjedhje shumë-partiake pa dështime.

Udhëheqësja e partisë Lidhja Kombëtare për Demokraci, Aung San Suu Kyi, partia e së cilës u rrëzua nga pushteti, është arrestuar që nga puçi ushtarak dhe përballet me një sërë akuzash penale.