Eksporti i automjeteve, rekord në gjashtëmujorin e parë

Zyra Doganore e Shangait ka njoftuar se ky qytet ka eksportuar një numër rekord prej 206 mijë automjetesh në gjysmën e parë të vitit, 1.6 herë më shumë se gjatë së njëjtës periudhë të vitit të kaluar.

Vlera e përgjithshme e makinave të eksportuara u rrit në 20.6 miliardë juanë, ose rreth 3.2 miliardë dollarë amerikanë, gati dyfish krahasuar me të njëjtën periudhë të vjetshme.

Shumica e makinave, 63 mijë, u shitën në vendet e zhvilluara, si ato të Bashkimit Evropian, Australi dhe Shtetet e Bashkuara, duke përbërë 30.5 për qind të vëllimit të përgjithshëm të eksporteve.

Shangai eksportoi 60 mijë automjete elektrike, me një rritje 7.5 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vjetshme dhe duke zënë 34.3 për qind të vëllimit të përgjithshëm të vendit.