COVID-19 – Rastet e infektimit në SHBA sërish mbi 100 000

Infeksionet e reja të COVID-19 në SHBA u rikthyen në shifrat mbi 100 000. Me 109 824 raste shtesë të raportuara dje, totali kombëtar ka shkuar në 35 440 509, sipas të dhënave të fundit nga Universiteti “Johns Hopkins”.

Nga një mesatare prej rreth 18 000 rastesh të raportuara më 5 korrik, mesatarja shtatëditore është shumëzuar me më shumë se pesë herë, në 10 199, brenda një muaji, sipas të dhënave të analizuara nga “Neë York Times”.

Kjo është mesatarja më e lartë javore e regjistruar që nga 12 shkurti dhe shënon një rritje prej 119 për qind në dy javë. Mesatarja shtatëditore e pranimeve në spitale është rreth 7 348 në ditë, një rritje prej rreth 41 për qind nga periudha e mëparshme shtatëditore.