Bolsonaro pozitiv edhe në testimin e përsëritur të koronavirusit

Brasilia, 16 korrik 2020 (MEDIAL) – Presidenti brazilian Zhair Bolsonaro përsëri është pozitiv në testin e koronavirusit, transmeton Si-En-En Brazil.

Bolsonaro, i njohur për mohimin e fuqisë së virusit Kovid-19 dhe vazhdimisht duke e quajtur atë grip të zakonshëm, njoftoi më 7 korrik se ishte pozitiv me koronavirus.

Si-En-En Brazil transmeton se Bolsonaro për rrjetin e tyre ka deklaruar se testi i tij i Kovid-19 ishte përsëri pozitiv dhe shtoi se do të testohej përsëri brenda disa ditësh.

Prej se u infektua, ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe do të kthehet në punë nëse testimi më vonë këtë javë tregon se ai është negativ me koronavirus, njoftojnë mediat britanike.

Brazili renditet i dyti në botë për sa i përket numrit të personave të infektuar dhe të vdekurve nga efektet e koronavirusit, me 1.939.167 të infektuar dhe 74.445 raste të vdekjes, tregojnë të dhënat e Worldometers. bs/