Bllokohet ueb faqja e KSHZ-së

/

Ueb faqja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në të cilën duhet të publikohen rezultatet e para nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare, më shumë se një orë nuk po funksionon.

Nga KSHZ-ja thonë se bëhet fjalë për problem teknik, në tejkalimin e të cilit punojnë ekspertë të TI. Rezultatet e votimit arrijnë në KSHZ, por tani për tani nuk mund të shihen në ueb faqen e tyre.