Blero nis xhirimet e videoklipit të ri

Sezona e verës është e mbushur me projekte muzikore nga estrada jonë, si me single ashtu edhe me bashkëpunime, shkruan lajmi.net.

Një këngë të re e ka paralajmëruar edhe Blero me anë të rrjeteve sociale, ku publikoi fotografi nga prapaskenat e klipit.

Bashkëpunëtorët e këngëtarit në këtë projekt janë Imagine Films dhe Onima, ndërsa detaje të tjera nuk ka preferuar t’i bëjë të ditura.

Kujtojmë se “Lambo” mban titullin kënga e fundit e Bleros, të cilën e solli të vizualizuar edhe me klip. /Lajmi.net/